Eklipsi Jasteku Glo – Teknologjia ne ndihme te njerezve

Al-Punk

Still here

Nëse je një nënpunës zyre apo një i fiksuar pas lojrave online apo internetit, mund të kalosh kohën më të madhe të orëve duke fiksuar një ekran, duke mos shijuar, prekur, nuhatur, pra duke mos përdour shumë nga senset e tua. Sa më përfshirës, joshës, do ishte ambienti që na rrethon nëse do kishim kompjuter më interaktivë me senset tona? Kjo është pikërisht baza e dekorimit të informacionit, i cili tenton të shtrijë ndërfaqen digjitale përtej ekranit të një kompjuteri apo telefoni celular.

Jasteku Glo
Teknologjia Humane tenton të trajtojë njerëzit si organizma sensoriale, për të jetuar në një ambient të pasur tridimensional. Neurologet deri tani kanë gjetur nga 9 në 20 sense të ndryshme tek njerëzit. Ka ardhur momenti për tu përkushtuar më shumë kundrejt atyre që mund të na përmirësohen me funksionimin e teknologjisë. Alarmi në 7 të mëngjesit mund të jetë zakoni, por sigurisht do ndiheshim më mirë nëse zgjimi do bëhej me anë të një drite graduale nga jastëku ynë.
Këtë po tenton te bëjë Glo dhe kjo është me të vërtetë një gjë e dobishme.
Jasteku Glo – Teknologjia ne ndihme te njerezve shkruar tek: eklipsi.com


Lexoni artikullin...
 
Top