Eklipsi iPhone regjistron te gjitha levizjet tuaja

Al-Punk

Still here

Levizjet e 1 iPhone
Dy studiues të sigurisë online, Alistair Allan dhe Peter Warden, kanë zbuluar që iPhone i Apple mban të dhëna mbi spostimet e përdoruesve të tij duke ruajtur çdo detaj të kësaj lëvizjeje në një file sekret në aparaturë, të cilat, pastaj, kopjohen dhe ruhen tek kompjuteri personal kur iPhone sinkronizohet me të.
File në fjalë mban të shënuar gjerësinë dhe gjatësinë e koordinatave të vendndodhjes të cilat memorizohen së bashku me kohën e saktë, gjë që nënkupton që, kushdo që vjedh telefonin apo kompjuterin mund të zbulojë detaje të sakta mbi lëvizjet e pronarit me një program të thjeshtë, për të mos folur për thyerjen blatante të privatësisë.
Për telefonë të ndryshëm (në varësi të kohës së blerjes), të dhënat mund të arrijnë dhe një periudhë 1 vjeçare, pasi ruajtja e tyre me sa duket ka filluar që me axhiornimin e sistemit operativ, Apple iOS 4, të telefonit, lëshuar në Qershor të 2010!
“Alasdair ka kërkuar gjithashtu për kod të tillë ndjekës në telefonët Android të Google dhe nuk ka gjetur asnjë gjë të ngjashme”​
Thotë Warden.

“Nuk kemi rastisur në asnjë gjë të ngjashme as nga prodhues të tjerë telefonësh deri tani.”..​
“Fakti që file në fjalë transferohet tek telefoni i ri iPhone apo iPad në rast migrimi në produktin e ri është prova që mbledhja e këtyre të dhënave nuk është aksidentale.”​
Sistemi i iPhone me sa duket i ruan të dhënat me apo pa pranimin e përdoruesit. Apple ka refuzuar të japë komente mbi situatën e krijuar, se pse file në fjalë është krijuar apo nëse është e mundur ta ç’aktivizosh atë…
Allan dhe Warden kanë vendosur një faqe online ku ju përgjigjen pyetjeve të ndryshme që kanë lindur nga ky zbulim i tyre.
Apple, sidoqoftë, mund të pranojë se nuk po thyen asnjë ligj mbi këtë mbledhje të dhënash që po bën: Afer fundit të TOS për programin e tij iTunes, i cili përdoret për sinkronizimin me iPhone, iPods dhe iPads, ka një paragraf ku flet mbi “Location-Based Services” i cili e bën të ligjshme këtë praktikë të saj në momentin që ështe pranuar TOS në fjalë.
Për më shumë informacione mbi këtë lajm mund të lexoni artikullin e zgjeruar të Guardian.


iPhone regjistron te gjitha levizjet tuaja shkruar tek: eklipsi.com

Lexoni artikullin...
 

eklipsi

Forumium maestatis
lol In these days everybody knows what you did last summer, they just read your fb status, :p the problem is that iPhone isn't doing anything wrong, which is wrong, because her TOS provides permission in knowing where you are, apart the fact that she is doing it...
 

gurax

Pan ignoramus
Ne keta 10 vjetet e fundit, personalisht, *cdo* teknologji, software apo hardware, qe eshte origjinuar nga kompani me baza te forta ne USA te tera kane patur ndonje back-door/supervisor-api/govt-switch-encryption-override, apo tracking. Apple eshte nje misherim i mendesise amerikane ne shume gjera, qe ne menyren se si konceptohet fushata e marketingut, ne menyren se si cfare eshte e mire per perdoruesin e vendos kompania ndonese perdoruesi e ka blere me leket e veta produktin, e deri ne lidhjen e kembeve te perdoruesit me produktin ne nje varesi pothuajse totale nga kompania per cdo hap ne te ardhmen [aka. AppStore]. Nuk di per iPhone te tanishem, por deri ne veren e kaluar psh, 4 shoket e mi qe kishin iPhone, lidheshin me blutooth *vetem* me iPhone tjeter dhe me absolutisht asnje lloj telefoni tjeter. Tashti eshte shtuar dhe aftesia (e heshtur) per te ndjekur.

Nderkohe duhet filluar te kihet kujdes nga kjo ane dhe nga Nokia. Nokia ka bere "stop" produktet e veta Symbian dhe telefonat e ardhshem Nokia pritet te jene *vetem* me Windows Mobile 7. Shume eksperte kane parashikuar nje renie te Nokia si rezultat i kesaj. WM7 qe tashti i ka disa "njolla ne biografi": hapje e here pas hershme e GPRS data connection gjate kohes qe eshte 'idle' e cila pervec dyshimeve per geo-tracking location broadcast, coi ne shuma fantastike faturash per disa perdorues qe udhetonin shpesh dhe qe ky aktivitet i dyshimte i kalonte ne sherbime "roaming data connection" gjate kohes qe telefonin e kishin ne xhep.
 
Top