Eklipsi Fituesit e Start Up Weekend Tirana 2012

eklipsi

Forumium maestatis

U mbyll për këtë vit aktiviteti Start Up Weekend Tirana. Skuadrat që morën pjesë ishin 12 dhe pasi ato prezantuan idetë e tyre para anëtarëve të jurisë fituesit u shpallën si mëposhtë:
Në vend të 1:
Grandmothers Employment
(Punësimi i Gjysheve) Një startup i cili ka si qëllim krijimin e një biznesi e-comerce i cili ofron produkte tipike shqiptare të bëra me dorë për klientët e tyre. Ky startup do ndihmojë në krijimin e vëndeve të reja të punës për gratë në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë do reklamojë dhe traditat shqiptare të punës me dorë.
Në vend të 2:
Sixframes
Një startup i cili do ndërtojë dhe mbajë njëkohësisht një platformë online e cila do ju mundësojë krijimin e një hapësirë personale videosh për artistët, studentët e artit, bizneset, universitetet etj.
Në vend të 3:
Albania Tourist Guide
Një startup qëllimi i të cilit është prodhimi, mirëmbajtja dhe menaxhimi i përmbajtjes të një platforme mobile e cila do shërbejë për promovimin e Shqipërisë tek turistët e huaj të cilët kanë qëllim të vizitojnë Shqipërinë.
Për të parë listën e plotë të skuadrave pjesëmarrëse ndiqni linkun.

Foto e Pjesemarresve ne StartUpWeekendTirana
Përshtypjet e aktivitetit nga organizatoret kanë qënë pozitive. Ajo që ra më shumë në sy është fakti që pjesëmarrja e femrave në këtë aktivitet ka qënë e lartë me më shumë se 20% të pjesëmarrësve.
Një mbulim më të zgjeruar në media aktiviteti ka marrë nga emsioni i mëngjesit wake-up në Top-Channel, ku Lindita Komani (drejtoreshë ne Shoqatën Shqiptare të Teknologjisë së Informacionit) flet më në detaje mbi aktivitetin e mbajtur.
Së fundmi, mund të shikoni këtu dhe çmimet e shumta për fituesit.
Nuk mbetet gjë tjetër vetëm të ju urojmë suksese skuadrave të këtij viti dhe një pjesëmarrje sa më të gjerë vitin tjetër.
Fituesit e Start Up Weekend Tirana 2012 shkruar tek: eklipsi.com
dPcdjFtOACA


Lexoni artikullin...
 
Top