Eklipsi Editor i nje faqeje interneti? Mund te ndiqesh penalisht!

Al-Punk

Still here

Drejtesia
European Journal of International Law publikoi, në një faqe interneti partnere (affiliate), një vlerësim (review) të një libri.
Autori i librit nuk kishte mbetur i kënaqur, ndaj, kontakton editorin duke kërkuar që vlerësimi “negativ” të hiqej nga faqja e internetit në fjalë.
Editori refuzoi në një letër drejtuar autorit të librit dhe një pjesë e korespondencës gjendet këtu [pdf]. Ai i sugjeroi autorit të librit që do i dërgonte letrën e ankesës personit që kishte bërë vlerësimin e librit dhe nëse ky i fundit do pranonte atëherë editori do ishte i disponueshem të aprovonte një ndryshim të vlerësimit të mëparshëm të librit.
Vlerësuesi refuzoi të bënte ndonjë ndryshim nga versioni i parë dhe editori vendosi të mbante versionin origjinal duke mos e ndryshuar atë.
Tre muaj më vonë, editori – jo vlerësuesi – gjendet nën shenjestrën e një hetimi penal/kriminal në Francë. Vend i çuditshëm duke qënë se…
Autori i librit ishte një akademik Izraelit. Libri ishte në Anglisht. Publikuesi ishte Hollandez. Vlerësuesi ishte një profesor Gjerman i famshëm. Vlerësimi ishte publikuar në një faqe interneti Amerikane.
Eksperiencën e plotë me gjykimin e tij, editori në fjalë, e ka përshkruar këtu. Një lexim shumë interesant!


Editor i nje faqeje interneti? Mund te ndiqesh penalisht! shkruar tek: eklipsi.com

Lexoni artikullin...
 

Hank

Valoris scriptorum
Morali eshte kujdes kur kritikon izraelitet besoj!?

Franca po ben ca gafa ne fushen e Teknologjise. Para ca kohesh donin te hiqnin te drejten e informimit publik. U desh shume zhurme nga nje komunitet kerkuesish qe te ftilloheshin parlamentaret per veprimin qe po benin, praktikisht fshehjen e informacionit publik mbi transparencen e shtetit.

Eshte e cuditshme qe shteti qe ka krijuar konceptet e demokracise moderne te tentoje kaq shume ne mbyllje dhe hermetizim te lirive te te shprehurit ne ditet tona.
 

eklipsi

Forumium maestatis
Delirium, ndoshta fakti qe autori ishte Izraelit dhe vleresuesi Gjerman mund te jete thjesht nje koinçidence... perveç ketij detaji, interesant eshte fakti qe po gjykohet ne nje proçes "penal" dhe jo "civil"... te shikojme si do veje puna...
 

Hank

Valoris scriptorum
Delirium, ndoshta fakti qe autori ishte Izraelit dhe vleresuesi Gjerman mund te jete thjesht nje koinçidence... perveç ketij detaji, interesant eshte fakti qe po gjykohet ne nje proçes "penal" dhe jo "civil"... te shikojme si do veje puna...
Nuk e di si do veje, por e gjej shume komike si situate. Te gjykohesh se ke nje mendim kundra dhe kete mendim ta shprehesh publikisht?
I vetmi rast kur mund te gjykohesh eshte nese shprehjen e mendimit kundra e ben me nje qellim keqdashes, psh prishje imazhi. Qe te vleresohet kjo gje, do duhet qe te vertetohet qe kritikuesi ka marre te mira materiale ne nje forme te caktuar nga dikush per kritikin, apo ka perfitime nga "humbjet" e te kritikuarit... Edhe kjo nuk eshte juridike, eshte thjesht nje mendim i imi dhe nuk besoj se do kete gjykate qe te gjykoje gjykimin individual. Cfare kuptimi do kishte gjykata pastaj :)
 
Top