Eklipsi Cfare do sjelle SOPA? Lexoni eksperiencen Daneze!

eklipsi

Forumium maestatis

Para 7 vjetësh Danimarka aprovoi filtrin kundra pornografisë së fëmijëve. Njerëz të ndryshëm thanë që kjo ishte një ide e keqe, por përgjigjia ishte se këta kundërshtues ishin thjesht pedofilë, ose njerëz që po tentonin të ndihmonin pedofilët. Njerëz të tjerë mëshuan mbi faktin që kjo ishte kundra kushtetutës, e cila në fakt ishte.
Censura u implementua në një mënyrë e cila ishte formalisht, por jo në të vërtetë, vullnetare, mënyrë e cila dha sigurinë që kjo nuk ishte formalisht në kundërshtim me kushtetutën.
Disa njerez lajmëruan se në momentin që kjo infrastrukturë çensure do vihej në funksionim do përdorej, me shumë mundësi, për të çensuruar gjëra të tjera. Por, përgjigjia që ata morën ishte
“Asnjëherë! Kjo është VETEM për të ndaluar këtë krim të tmërrshëm, dhe nuk do përdoret asnjëherë për të çensuruar gjëra të tjera.”​
Kaluan disa vite, dhe industrisë së muzikës Daneze nuk i pëlqente faqja allofmp3.com, e hodhën në gjyq për të marrë një mandat nga gjykata për të urdheruar ISP-të Daneze të fillonin çensurimin e allofmp3 nga interneti Danez. Gjykatësi, shkurt, tha
-” Ahh, dmth infrastruktura është e ndërtuar, pra nuk do ketë kosto plus”​
, dhe dha urdhërin për të çensuruar allofmp3.com Nuk ishte një thyerje e kushtetutës pasi ishte një urdhër nga një gjykatës.
Që nga ky rast faqe të tjera “pirate” janë çensuruar. Një nga ato faqe, më e famshmja, The Pirate Bay, të cilët morën vesh që gjykata nuk do i lejonte as të flisnin për çështjen e tyre në gjykatë, apo të jepnin motivet e tyre , mbrojtjen.
Më pas politikanët Daneze zbuluan se donin të mbronin dhe rrisnin hyrjet nga taksat. Në veçanti taksat e larta që bizneset e bixhozit online paguajnë. Justifikimi zyrtar ishte limitimi i sëmundjes së tmerrshme të bixhozit.
Në këtë mënyre ata vendosën që bizneset e huaja të bixhozit duhet të paguanin taksa në Danimarkë gjithashtu, nëse donin të perdornin internetin Danez. Nëse refuzonin të paguanin taksat ata do çensuroheshin në Danimarkë.
Ndaj, ata aprovuan një ligj i cili thoshte që nëse një biznes bixhozi i huaj refuzonte të paguante taksat në Danimarkë, një gjykatë, me kërkesën e qeverisë, do jepte urdhërin për ISP-të të çensuronin faqet e tyre nga interneti Danez, dhe të mos lejohej asnjë pagesë ndaj këtyre faqeve. Nëse ndonjë nga ISP-të nuk bindet apo bankat lejojnë pagesat atëherë gjoba të majme do vendoseshin ndaj tyre.
Kohët e fundit disa nga politikanët Danezë po merakosen pasi disa kompani të huaja që shesin ilaçe në internet nuk janë të liçensuara ti shesin ato në Danimarkë. Ndaj po përgatisin një legjislacion të ri i cili do çensurojë këto faqe nga interneti Danez, dhe të bllokohen pagesat ndaj tyre.
Me pak fjale, çensura e internetit filloi para disa vitesh në një mënyrë të limituar dhe qëllime të mira. U premtua solemnisht që asgjë tjetër përveç pornografisë fëminore (kush do ishte kundra kësaj?) nuk do çensurohej. Por në momentin që infrastruktura e çensurës ishte ndërtuar, çensura filloi të shtrihej dhe në fusha të tjera. Kjo mënyrë çensurimi po zgjerohet vit pas viti.
burimi: Techdirt
imazhi: Censured
Cfare do sjelle SOPA? Lexoni eksperiencen Daneze! shkruar tek: eklipsi.com
mYKsMIZrnkQ


Lexoni artikullin...
 
Top