efektet e liberalizimit te vizve

gene

Forumium praecox
ideja ime eshte qe do te ndodhe krejt e kunderta ne fakt
liberalizimi do sjelle ndryshime ne tregun e punes pikerisht ne sektoret ku delokalizohet me teper (per shkak te pages) e qe po mbajne gjalle sot exportin shqipetar dhe ajo rritje rroge e pritshme do te kompensohej nga inflacioni. Keta tani thone qe as inflacion nuk do te lejojne te kete.

Ke guxim ti sot te nenshkruash nje kontrate, nderkohe qe nuk je i sigurte se sa punetore do te mbeten ne fabrike pas 15 dhjetorit?
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Nese lexon ate shkrim me te gjate me siper duket sikur bizneset e vogla (ato qe kane ngel dmth sepse me sa di une i ka kataloguar te gjithe si te medha dhe i ka mbyt me taksa) kane prit liberalizimin e vizave per ti dhene hov biznesit te tyre. Nese nuk gabohem, me pare personat qe kishin biznese kane pasur me teper lehtesime per marrjen e vizave nga ambasada keshtu qe nuk mendoj se kane prit kete gje per ti dhene hov biznesit te tyre!
Une nuk jam kaq i sigurte qe gjerat do kalojne ne kete menyre dhe ta pranojme...120 pika te vendosura nga shtete qe jane fut ne BE me fallsifikim te dhenash me duket disi qesharake. Le ta themi haptaz qe nuk na duan dhe keshtu nuk rrejme veten (ketu flas per ata qe seriozisht besojne se ne kemi plotesu kushtet qe na kane vene). Edhe pak edhe ekziston mundesia qe te na fusnin sepse pengojme rrugen e shteteve qe jane pas nesh ose per si ka marre Europa, do futemi atehere kur BE te shperbehet!
Rradhat per berjen e pashaportave jane nje tjeter pike qe me ben icik te dyshoj per ate qe pritet. cuditerisht te gjithe jane cuar per te bere pashaporta dhe "te shkojne te shohin te afermit"...personalisht e shoh si nje eksod te dyte, tani me avione dhe anije ne menyre disi me njerezore!
Tregu jone nuk eshte qe i pershtatet shume rregullave te tregjeve jasht vendit keshtu qe cdo parashikim qe behet eshte i kote! Tek ne rritet cmimi dhe kur e pyet te thote "u rrit nafta" (edhe te njejten dite qe mund te ndodhe nje krize ne Amerike ose ne vendet arabe) dhe kur bie cmimi i naftes cmimi rri i larte te thone "osh rrit nafta"! nga ana tjeter "Qeveria po bon demek se spo ni e ne po bojm demek se spo hame"....
 

Hank

Valoris scriptorum
@gene, ka shume njerez ne Tirane qe thone te kishim te fitonim 300 000 leke (te vjetra sigurisht) ne muaj, do jemi mire. Kjo shtrese eshte teresisht e pashprese dhe per emigracion! Shkaqet jane mosha, gjuha e frika e te tjera (pra njerez qe nuk mund te nisin jeten nga e para, gra e burra te anashkaluar nga koha).
Pune ne volum per krah te lire gjen plot sot ne Shqiperi. Mos te shikojme bllokun e Tiranes dhe pordhet e adoleshenteve, por dhe pak me tej, atje ku varferia eshte ekstreme dhe ku njerezit jetojne akoma me pensionet e komunizmit dhe duke vjedhur telat e elektrikut e duke i shitur per baker.
 

gene

Forumium praecox
gjen sot delirium por te perseris pyetjen: ke guximin ti sot te firmosesh nje kontrate qe varet nga disponibiliteti i fuqise punetore me kosto te ulet?
 

Hank

Valoris scriptorum
PO kam guxim! Megjithate ne Shqiperi ka nje "mungese kulture" pune dhe kjo nuk ka te beje me lirshmerine (liberalizimin) apo jo te vizave.
Ne Shqiperi ka me shume papunesi sec mendohet, ka me shume shtresa te varfra sec mendohet. Pertej diplomave boshe, pertej udheheqesve politike ka nje shtrese tifoze qe ben tifozllek se shpreson per pak pune ..., qofte dhe me rroge te lire.
 

gene

Forumium praecox
EMPLOYEES
The total number of employees in the Republic of
Serbia in August 2010 decreased in relation to July 2010,
by 0.3% and the number of employees with legal persons
(enterprises, institutions, cooperatives and organizations)
decreased in August 2010 also remained unchanged in
July 2010 in relation to July by 0.4%.
The total number of employees in the Republic of
Serbia in August 2010 in relation to August 2009
decresed by 4.2%, while the number of employees with
legal persons (enterprises, institutions, cooperatives and
organizations) decresed by 2.6%.
AVERAGE SALARIES AND WAGES PAID
IN AUGUST 2010
Average salaries and wages in the Republic of
Serbia paid in August 2010 amounted to 47190 RSD. In
relation to the average salaries and wages paid in July
2010, the same increased in nominal terms by 2.5%, and
in real terms by 4.1% while in relation to the average
salaries and wages paid in August 2009, they increased
by 8.2% in nominal terms, and by 1.8% in real terms.
Average salaries and wages, without taxes and
contributions, paid in August 2010 in the Republic of
Serbia, amounted to 33955 RSD. In relation to the
average salaries and wages without taxes and
contributions paid in July 2010 they decreased by 1.8% in
nominal terms, and by 3.4% in real terms, while in relation
to the average salaries and wages without taxes and
contributions paid in August 2009 the same increased by
8.4% in nominal terms and 2.0% in real terms.
 

gene

Forumium praecox
vlora%2014.JPG


per serbine
 

gene

Forumium praecox
Nderkohe, Lutfi Dervishi, e prek per nje moment temen e efektit te liberalizimit mbi bizneset ne emisionin shqip (http://www.top-channel.tv/video.php?id=20858 shih minuta 28) dhe na jep 3 pershtypje (negativet mo marr)

1- eshte debat i munguar dhe pritet te behet (pas pilafit si gjithmone)
2- ka perceptuar nje stepje te tregut te brendshem (qe e konsideron efekt te pritjes se udhetimit jashte)
3- druajtjen e bizneseve te medha per forcen e punes (qe kane trajnuar)
 

Sweety el

Locus omnem
Sa kohe mund te qendrojne qytetaret shqiptare ne zonen Shengen?
Sipas rregullave të reja, qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike mund të qëndrojnë në zonën Shengen, (që përfshin Islandën, Norvegjinë, Zvicrën, si edhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës) maksimumi 90 ditë që nga dita e hyrjes brenda një periudhë kohore prej gjashtë muajsh (180 ditë).

Periudha fillon që nga momenti kur ju hyni për herë të parë në këtë zonë, brenda periudhës gjashtë mujore. Për shembull, nëse më datë 1 janar ju hyni për herë të parë në zonën Shengen, periudha e ardhshme gjashtë mujore fillon më datë 1 korrik. Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen, duhet të numëroni ditët e mbetura nga periudha gjashtë mujore. Pra, ju mund të bëni disa udhëtime afatshkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos kalojë 90 ditët brenda periudhës gjashtë mujore (180 ditë).

Keto rregulla jane te vlefshme vetem per shtetasit shqiptare mbajtes te pasaportes biometrike
Meqenëse pasaportat jo-biometrike nuk vlejnë për lëvizjen e lirë pa viza, mbajtësit e tyre janë të detyruar të pajisen me vizë, para se të udhëtojnë për në këto vende. Për informacione të mëtejshme, duhet të kontaktoni autoritetet e shtetit shqiptar ose përfaqësitë konsullore të shteteve Shengen.

Koha e vlefshmërisë së pasaportave jo-biometrike do të përcaktohet nga autoritetet kompetente shqiptare.

Ne cilat shtete mund te udhetohet pa viza?
Rregullat e reja do të zbatohen për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës. Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza edhe në Islandë, Norvegji e Zvicër.

Shtetet për të cilat nuk kërkohet vizë: Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Greqi, Gjermani, Holandë, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Norvegji, Poloni, Portugali, Qipro, Republika Çeke, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër.

Përjashtohen Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda të cilat janë jashtë zonës Shengen. Për rrjedhojë rregullat e reja nuk aplikohen në këto shtete. Për informimin mbi kërkesat e hyrjes në këto dy shtete, qytetarët shqiptarë duhet të kontaktojnë Seksionin e Vizave në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Tiranë dhe në Ambasadën e Irlandës në Greqi
 

Sweety el

Locus omnem
libera10.gif
Cfare ndodh nese qytetaret shqiptare do te shkelin rregullat e qendrimit.Qytetarëve shqiptarë do t’u kërkohet që të zbatojnë disa kërkesa dhe rregulla, jo vetëm gjatë hyrjes në vendet e BE-së por edhe gjatë qëndrimit të tyre në këto vende. Nëse qytetarët shqiptarë do të shkelin këto rregulla, ata do të bëhen subjekt i largimit apo deportimit me forcë, veprim i cili shoqërohet gjithmonë me ndalim hyrje nga 1-5 vjet. Për një kategori shkeljesh të rregullave të qëndrimit, shtetet anëtarë të BE-së aplikojnë masa administrative gjobe, të cilat shkojnë deri në 3000 euro. Në rast se këto shuma nuk paguhen, atëherë personi i gjobitur nuk do lejohet të hyjë në atë vend, që i ka vendosur gjobën, deri sa ta paguajë atë me gjithë kamatë vonesën. Me rëndësi është të dihet se cilat janë këto rregulla që shtetasit shqiptarë nuk duhet të shkelin:
Së pari, nuk duhet të shkelin afatin e lejuar të qëndrimit që është 90 ditë për 180 ditë.Së dyti, nuk duhet të shkelin legjislacionin vendas, kryesisht atë mbi punësimin. Pra, nëse kapen duke punuar, ata bëhen subjekt i largimit dhe ndalimit të hyrjes.Së treti, nuk duhet të bëhen problem për sigurinë publike, apo të përfshihen në aktivitete kriminale.Së katërti, nuk duhet të bëhen barrë publike. Barrë publike janë personat të cilët nuk kanë të siguruar strehimin, ushqimin apo nevojat e tjera jetësore.E thënë në mënyrë të përmbledhur, nëse shtetasit shqiptarë do të shkelin kushtet e lejuara për hyrjen dhe qëndrimin në një nga vendet e BE-së, atëherë ata do të penalizohen individualisht, - do t’u ndalohet hyrja në të gjitha vendet e BE-së për një periudhë deri në 5 vjet.
Të gjitha kushtet që u përmendën më lart që kanë të bëjnë me hyrjen dhe qëndrimin në zonën Shengen janë kushte që aplikohen për të gjithë të huajt në BE.
Kerkesat ndaj shtetasve shqiptare per te udhetuar lirisht drejt shteteve Shengen.
a) Pasaportë biometrike.
b) Deklarimi i qëllimit të udhëtimit si dhe paraqitja, para punonjësit të kontrollit kufitar, e dokumenteve që justifikojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit.
Kur deklaron në kufi se po udhëton për turizëm, për pushime, i pavarur nga pritja apo shoqërimi i një personi tjetër, shtetas apo rezident në atë vend etj., duhet të paraqitet një rezervim hoteli dhe bileta e kthimit, nëse udhëtohet me avion ose mjete të transportit ujor.
Kur deklaron se udhëton për aktivitete të ndryshme, paraqitet dokumentacioni mbi aktivitetin, për të cilin personi është ftuar.
Kur deklaron se udhëton për arsye shëndetësore, paraqitet konfirmimi i institucionit shëndetësor ku do shkohet apo rekomandimi nga institucioni shëndetësor shqiptar ( rastet e kryerjes së analizave etj.).
Kur deklaron se udhëton për vizitë tek një i afërm, duhet të jepet informacion mbi të dhënat e personit pritës, adresa e tij, nr. telefoni, etj.
Në të gjitha rastet, shtetasi duhet të ketë siguracionin shëndetësor (që përfshin udhëtimin dhe periudhën e qëndrimit) dhe nëse udhëtohet me makinë, dokumentacionin e nevojshëm të makinës (leje ndërkombëtare drejtimi automjeti dhe kartoni i gjelbër i sigurimit ndërkombëtar të makinës).
Mjetet e udhëtimit (bileta avioni, trageti,etj.)
Mjetet e jetesës gjatë qëndrimit në zonën Shengen
Shtetasi duhet të ketë mjete të mjaftueshme të jetesës, si për periudhën e qëndrimit të synuar edhe për kthimin në vendin e prejardhjes ose tranzitin në një shtet të tretë në të cilin ai është i sigurt se do të pranohet, apo është në gjendje të përfitojë mjete të tilla në mënyrë të ligjshme. Po sa është kjo shumë?. Vende të ndryshme kanë përcaktuar shuma të ndryshme. Përafërsisht kjo shumë nuk e kalon 50 euro dita, kur shtetasi ka një rezervim hoteli.
c) Shtetasi udhëtar nuk duhet të figurojë në listat e personave që përbëjnë kërcënim për rendin, shëndetin publik apo sigurinë e brendshme.
d) Emri i këtij shtetasi nuk duhet të figurojë ndër emrat e personave ndaj të cilëve është dhënë masa ndalim hyrje qoftë edhe në një nga vendet në fjalë.
Nëse për çdo njerin shtetas është marrë një vendim nga autoritetet administrative kufitare apo ato gjyqësore të qoftë edhe njerit nga 24 vendet e Shengenit, përfshirë dhe Zvicrën, për t’i ndaluar hyrjen në atë vënd, dhe ky informacion është hedhur në sistemin SIS, ky person nuk mundet dhe nuk do lejohet të hyjë në asnjë nga këto vende; pra do të prapësohet, me të mbërritur në pikën e kalimit të kufirit të vendit të parë të hapësirës Shengen. Vendimet për të ndaluar hyrjen, janë kompëtencë e këtyre autoriteteve. Këto vendime meren për raste, të cilat i ka përcaktuar Kodi Shengen, dhe që janë:
Kur personi është dënuar për një vepër penale për të cilën Kodi Penal parashikon dënim minimal 1 vit burg.
Kur personi ka qenë subjekt i një urdhër largimi, largimi me forcë (deportimi, kthimi apo dëbimi), që kryesisht zbatohen pë raste të qëndrimit të paligjshëm.
Kur ka të dhëna se personi është përfshirë në aktivitete kriminale apo dëshmi të qarta se ka për qëllim një gjë të tillë.
Vendimet të tilla, në të gjitha rastet u janë komunikuar me shkrim të interesuarve.
e) Për minorenët kërkohet të respektohen kushtet e lëvizjes së minorenëve nëse nuk janë të shoqëruar nga të dy prindërit.
Çdo udhëtar duhet të ketë parasysh se:
Autoritetet kufitare të shteteve anëtare Shengen kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen e personave që nuk plotësojnë këto kërkesa dhe të vendosin përfundimisht nëse do të lejojnë hyrjen në zonën Shengen.
A mund te jetohet dhe te punohet ne shtetet e zones Shengen sipas rregullave te reja?
Jo. Rregullat e reja aplikohen vetëm për qëllime udhëtimi. Ato nuk u japin qytetarëve shqiptarë të drejtën për të qëndruar më shumë se 3 muaj dhe as të drejtën për t’u punësuar, apo për të kërkuar azil, në këto shtete. Ata shtetas që kanë ndërmend të punësohen apo të studiojnë për një periudhë që tejkalon 90 ditët, më parë duhet të aplikojnë për vizë afatgjatë ose për leje qëndrimi, pranë ambasadës apo konsullatës së shtetit ku dëshirojnë të shkojnë. Është e ndaluar të punohet në zonën Shengen pa leje pune apo të jetohet aty pa lejen përkatëse të qëndrimit.
Liberalizimi i regjimit të vizave nuk u jep mundësi shtetasve shqiptarë të punojnë në vendet në të cilat ata do të mund të lëvizin, brenda periudhës së lejuar për të qëndruar. Madje vendimi për liberalizimin e regjimit të vizave do të përmendë si kusht, lëvizjen për qëllime të ndryshme, përjashtuar punësimin.
Punësimi i ligjshëm i shtetasve shqiptarë në një prej këtyre vendeve, do të mundësohet vetëm nëpërmjet lejeve të punës. Lejet e punës mund të merren vetëm në bazë të kontratave të punës dhe vizave të tipit D të cilat merren në ambasadën e atij vendi në të cilin është marrë kontrata e punës. Nëse një qytetar shqiptar ka siguruar një kontratë të vlefshme pune, atëherë ai do të mund të pajiset në Shqipëri me një vizë të tipi D dhe më pas, këtë vizë do ta kthejë, në vendin përkatës, në leje qëndrimi, me një afat deri në një vit
 

gene

Forumium praecox
Ti klodiana ke te drejte qe thekson se nuk u liberalizua e drejta per te punuar por nuk duhet te harrosh qe shqipetaret vazhdonin te paguanin para te kaluar kufirin ne menyre klandestine edhe pak dite para liberalizimit qe u be.

Ne kemi akoma ne fuqi moratoriumin e mjeteve lundruese (u rinovua pak kohe me pare me duket)
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
ne fakt tani paguajne ne menyre zyrtare dhe natyrisht paret u shkojne po atyre qe kishin ne dore levizjen klandestine! Po degjoja fjale qe kane kthyer persona. A jane te verteta keto fjale? Sa eshte shifra dhe cilat kane qene arsyet kryesore?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Sa qeif kam me dal jashte shtetit qe te trajtohem si zezak

Tani mund t'i përmbushësh qefet e tua Peshko.

Nuk mund të ketë emigrim të madh të krahut të punës pas liberalizimit të vizave për disa arsye. E para, përvojat e të parëve nuk janë dhe aq ndjellëse. Së dyti, problemi nuk ka qenë dalja jashtë kufijve të RSH por qëndrimi në vendin destinacion. Së treti, mundësia e qëndrimit në vendet pritëse apo pajisja me dokumente në këto vende, bëhet e pamundur legalisht. Pra, për prapanice përjashta të gjith ata që nuk kan zon men. Shqipëria e Bosnja u pranuan në liberalizimin e vizave pasi ishin 2 vendet e fundit në Europë që nuk kishin të drejtë (pasi UK nuk pranon vetë).
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
po shihja kete pamje tek po kontrolloja cmimet e biletave te belleair dhe zbulova qe kohet e fundit jo vetem qe ka Administration Cost 12 euro per cdo rruge, por kemi edhe spese amministrative 10 euro qe do te thote...34 euro me teper? Sinqerisht kete gje se kuptoj por nese ndokush ma shpjegon, do tia dija per nder. Une di qe ka udhetim vajtje ardhje po me 34 euro me teper i bie vatje ardhe vajtje!
Me kete shof qe Low nuk ngelet mo gjo nga kjo kompani...meqenese hoqen vizat , kompania ka dit si me u bere dhurata te rejave shqiptareve...ashtu sic eshte edhe Sky knej edhe kjo kompani ...ti sorprende sempre!
belleair.jpg
 

Hank

Valoris scriptorum
po shihja kete pamje tek po kontrolloja cmimet e biletave te belleair dhe zbulova qe kohet e fundit jo vetem qe ka Administration Cost 12 euro per cdo rruge, por kemi edhe spese amministrative 10 euro qe do te thote...34 euro me teper? Sinqerisht kete gje se kuptoj por nese ndokush ma shpjegon, do tia dija per nder. Une di qe ka udhetim vajtje ardhje po me 34 euro me teper i bie vatje ardhe vajtje!
Me kete shof qe Low nuk ngelet mo gjo nga kjo kompani...meqenese hoqen vizat , kompania ka dit si me u bere dhurata te rejave shqiptareve...ashtu sic eshte edhe Sky knej edhe kjo kompani ...ti sorprende sempre!
View attachment 55
Kjo futet tek praktika e punes e bizneseve qe kane te drejte (e drejte me berryla, me gjoba shteterore, e praktika te ngjashme) te ngrene cmimet sa te duan e te bllokojne operatore te rinj te futen ne treg. Psh AlbanianAirlines ka nja 100 vjet qe udheton Tirane-Frankfurt. Por po te kerkosh fluturime pas javes tjeter, do shohesh qe jane pezulluar dhe pritet nje vendim ne Prill!!?

Skyair apo si quhej, sic pata marre vesh ishte prap pjese e atyre qe kishin pasur dikur Albatros Air, por kjo kompania qe i ke vene siper print-screen nuk do te tjera kompani te operojne dhe u prishi pune direkt.


Po lexoja diku qe RyanAir dhe kompani te tjera, suvencionohen nga shteti per uljet ne Aeroportet e tyre pasi sjellin turiste dhe lehtesojne qarkullimin e qytetareve. Sa mire do ishte sikur te kishte nje kompani qe operonte lowcost (realisht) e te ndikonte ne rritjen e trafikut te nje shtrese studentore, dinamike dhe teper kulturore ne Shqiperi.

Nejse, rrjepja e shqiptarit do vazhdoje gjate, ndoshta deri ne diten kur te aderojme plotesisht ne EU dhe te kete rregulla EU e jo vetem SQ
 
Top