Re: EDI RAMA ne Uashington siguron mbeshtetje......
Ne mbreterine e Rames
Salla te veshura me mermer dhe dru, kollona veneciane e bojra te ndezura. Projekti qe i ndryshoi pamjen bashkise se Tiranes, per ta kthyer ne institucionin me modern te administrates shqiptare
<span style="font-weight: bold">nga Erjon Tase</span>
kryetari i bashkise se Tiranes ne ambientet e Bashkise
Kryetarit te Bashkise se Tiranes i duhet te kerkoje falje, pasi do te duhet te shtyjme rreth 30 minuta pertej ores se percaktuar, takimin ne zyren e re te tij. Nje telefonate e papritur nga ambasada amerikane i ka ndryshuar te gjitha planet e Edi Rames ne mengjesin e se premtes se Shen Valentinit. Zakonisht, kryediplomati amerikan nuk eshte njeri i surprizave, por duket se edhe ai nuk i ka rezistuar gjate deshires per te "pare me syte e tij" ambientet e rikonstruktuara te Bashkise se kryeqytetit. Dhe mesa duket, superlativat per fytyren e re te "shtepise se Tiranes", sic preferon ta quaje shpeshhere Rama, nuk i kishin kaluar kufijte e realitetit.
Por ambasadori Xhejms Xhefri nuk eshte i vetmi prej atyre diplomateve te huaj te apasionuar pas penelatave me ngjyra te ndezura te kryebashkiakut te kryeqytetit. Vetem pak dite me pare, nje tjeter vizitor special i bashkise, presidenti i BE-se, Romano Prodi, do te mbetej i habitur per zbulimin e ketij oazi ne xhunglen e kryeqytetit shqiptar, qe vete ai do te percaktonte si vizioni real i ambicjeve per te ardhmen e qytetit.
Por cfare ka ndodhur ne te vertete pas mureve hijerenda te godines se bashkise? Per nje sy realist gjithcka mund te permblidhet ne nje rikonstruksion gjeneral te godines: ne nje kombinim te mermerit dhe stukos veneciane me drurin qe mbeshtjell embel te gjithe godinen; ne fasadat e bojatisura me ngjyrat e preferuara te ish-piktorit Edi Rama; shtimin e nje salle te re mbledhjesh te keshillit bashkiak, apo parlamentit te bashkise; kompiuterizimin dhe komoditetin e zyres se pritjes se popullit apo ne sistemin modern te kaldajes qe ka nxjerre jashte perdorimit kaloriferet dhe rezistencat e dikurshme. Por per cdo vizionar te mirefillte, pamja e re e Bashkise se Kryeqytetit do te thote me teper se rindertimi, krijimi i nje prototipi krejt te ri te administrates shqiptare.
"E keni pyetur veten perse nuk bertitet me ne korridoret e bashkise? Une ju siguroj se ka ndikuar roli imponues i ambientit. Nuk eshte gjithnje e nevojshme qe te perdoresh masat shtrenguese per te vendosur rregullin dhe disiplinen ne nje institucion", shpjegon njeriu i pare i Tiranes. Me te njejten filozofi, mund te justifikohet sipas Rames edhe devotshmeria e punonjesve te tij per te mos dale nga zyra pergjate orarit zyrtar: "Asnje kafe nuk eshte me komode se zyrat e tyre".
Tashme qe skelat dhe llaci i kane lene vendin rregullit, jane shuar edhe zerat e atyre qe ishin rreshtuar kunder projektit te nderhyrjes mbi godinen e vjeter te bashkise. Shkak i gjithckaje ishte shtesa ne pjesen e prapme te nderteses se cilesuar me nje vendim te pergatitur nga vete Edi Rama, si pasuri kulturore apo ndryshe e perfshire ne listen e gjate te objekteve te mbrojtura. Por ashtu si ne te gjitha projektet e tjera te inicuara prej tij gjate ketyre pese viteve te fundit, Rama nuk mund te terhiqej kaq lehte. Se bashku me tre arkitektet qe kishin ideuar shtesen e re te salles se mbledhjeve te Keshillit Bashkiak, kreu i qytetit vendosi te kryente ndryshimet e nevojshme per te krijuar nje mishele te kendshme mes stilit te vjeter te nderteses dhe modernes. "Ka patur shume debate per kete projekt dhe eshte e natyrshme qe te kete, por koha na dha ne te drejte. U arrit te realizohej nje ide qe ndryshe nga cfare aludohej, e pasuroi nga pikepamja arkitektonike godinen. Nxorri ne pah te gjitha vlerat e saj, por njekohesisht e shnderroi ate ne nje ndertese shumefunksionale per te plotesuar nevojat e institucionit dhe qytetareve", sqaron Rama. Ne te njejten menyre origjinale, u arrit qe te siguroheshin edhe fondet e nevojshme per te kthyer ne realitet kete projekt te guximshem. Arka e bashkise mund te premtonte vetem nje fond prej 90 milion lekesh, nje shume e paperfillshme per te mbajtur ne kembe endrren e Rames. "Zgjidhja u gjet tek donatoret e huaj", kujton ate periudhe kreu i qytetit. Ashtu si shume projekte te tij, edhe ideja e rindertimit te Bashkise kishte premisat e duhura per te ngjallur interesin e organizatave te huaja. Pas kontakteve te para, projekti gjeti mbeshtetjen e nje programi te qeverise hollandeze, por edhe viston e fondacionit "Soros" per informatizimin e ambienteve te brendshme. "Pjesen tjeter te investimit e perballuan mbi 20 kompani shqiptare, te cilat u treguan te gatshme per te ndihmuar me materiale dhe sherbime te ndryshme ndertimin. Dikush ka sjelle mermerin, dikush tavanin e varur, ndricimin e keshtu me rradhe. Ky lloj kontributi mund te paragjykohet si nje kontribut i dyshimte, por gjithcka ka qene nje veprim i vullnetshem i kompanive, qe kane punuar me pare me bashkine dhe kane gjetur nje partner te besueshem", thote kreu i bashkise. Nje marke te tille bashkepunimi mban edhe zyra plot hapesire e Edi Rames. Nje ambient plot hapesire me nje siperfaqe prej mbi 25 metrash katrore, ende e pamobiluar per nje zyre, por e zbukuruar me pllaka mermeri, veshje druri, kollona me stuko veneciane apo tavanin e varur, per te cilin kryetari i bashkise ka qejf t'u deftoje miqve edhe nje histori me humor. Mesa duket, shpenzimet per ndertimin e tavanit luksoz ishin marre persiper nga pronari i nje hoteli te njohur ne Kryeqytet, i cili kishte patur imazhin e nje zyre te zakonshme te administrates shqiptare. Ne perballjen e pare me permasat e pamata te zyres se rindertuar, kishte pesuar nje zhgenjim te vertete, por sigurisht qe nuk mund te terhiqej me nga oferta bujare per te ndihmuar bashkine. Sepse ne te vertete nuk eshte rindertuar zyra e Edi Rames, por zyra e kryetarit te bashkise. "Jam i bindur se edhe per 50 vite te tjera keto ambiente nuk do te kene nevoje per te vene dore dhe do te sherbejne si zyra e kreut te bashkise. Dhe une nuk mund te jem kryetari i bashkise per gjysem shekulli", shprehet Rama.
Kryetari na kerkon serish falje. Pas pak minutash e presin ne ceremonine e mbjelljes se fidaneve te pemeve ne krahet e pastruara nga ndertimet pa leje te Lanes. Dhe ai nuk deshiron t'i lere te tjeret te presin