edi rama leter berishes

trebeshina

Primus registratum
edi rama leter berishes

Ftesa, Rama letër Berishës: Interesat e vendit përcaktojnë udhën tonë!



Më 18 shkurt të këtij viti, Shqipëria mbylli një konsultim të rëndësishëm elektoral. Verdikti popullor i 18 shkurtit na dha sinjalin e qartë se shqiptarët duan ekuilibrin e pushteteve, bashkëpunimin mes tyre në funksion të zhvillimit e të mirëqenies dhe bashkëjetesën jokonfliktuale mes forcave politike në vend. Ky është një mesazh që gjykoj se na takon më së pari neve, drejtuesve të forcave politike, ta lexojmë drejt duke ecur pa ngurrim në rrugën e dëshiruar prej qytetarëve tanë.
18 shkurti solli edhe njëherë në vëmendjen e opinionit publik dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë nevojën urgjente për ndryshime të shpejta thelbësore të sistemit e të infrastrukturës zgjedhore në Shqipëri. Zgjedhjet e lira e të ndershme, në kuptimin që ky koncept ka në jetën e Familjes Europiane, vazhdojnë të mbeten për ne shqiptarët një objektiv për t’u arritur. Dhe pa arritur këtë objektiv ne s’mund të shkojmë larg në rrugën aspak të lehtë të integrimit në Bashkimin Europian dhe në NATO.
Kjo rrugë është një sfidë e përbashkët historike që nuk mund të kapërcehet pa reforma të mëdha të shtetit, të cilat kërkojnë një frymë dhe angazhim bipartizan.
Prandaj, me shqetësimin e thellë për ecurinë e proceseve integruese, të cilat janë në thelb procese të demokratizimit të shoqërisë e të modernizimit të shtetit, Ju bëj apel që të mos humbasim tjetër kohë të çmuar në ndërtimin e një fryme dhe angazhimi bipartizan për reformat e mëdha.
Deklaratat e ndërsjella për përkushtim ndaj kauzës së demokratizimit e të integrimit europian të Shqipërisë si edhe prononcimet e gjithanshme për gatishmërinë e bashkëpunimit me palën tjetër jo vetëm nuk mjaftojnë, por janë bërë të lodhshme për qytetarët shqiptarë.
Propozimi konkret i Partisë Socialiste është ngritja pa humbur kohë e një tryeze të përbashkët me përfaqësues nga qeveria e nga opozita për të përgatitur fillimisht një draft propozimesh për temat që partitë tona do të duhet të trajtojnë bashkarisht dhe mekanizmat e mundshëm të një pune të përbashkët. Për sa na takon jemi gati të vemë në dispozicion përfaqësuesit tanë dhe të sugjerojmë konkretisht një rend pune.
Unë besoj se, fillimi me kurajo i kësaj pune të përbashkët do të ishte një hap përpara drejt çeljes së një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes forcave politike në Shqipëri, duke plotësuar kërkesën e qytetarëve shqiptarë për një politikë që krijon shpresë e qetësi dhe jo dëshpërim e tension, duke mundësuar trajtimin e temave të mëdha me seriozitetin që kaq shumë i mungon klasës sonë politike dhe parlamentit shqiptar në gjendjen e krizës permanente të komunikimit, duke krijuar kushte të favorshme për ndërtimin e një sistemi dhe infrastrukture zgjedhore të denjë për aspiratën e qytetarëve tanë si edhe, duke dhënë një sinjal të fortë të vullnetit të mirë për partnerët tanë të pazëvendësueshëm.
Eshtë e ditur se ne kemi qenë dhe mbetemi të vendosur të shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme në rast se nga ana Juaj nuk do të ketë reflektim konkret dhe vullnet të mirë për t’u hapur udhë disa reformave të mëdha, që janë shpallur prej nesh si objektiva të këtij bashkëpunimi, apo edhe reformave të tjera që me gjasë Ju do të donit t’i kthenit në objektiva të punës së përbashkët me opozitën.
Prandaj, më lejoni të nënvizoj se çdo vonesë në udhën e shpresuar prej shqiptarëve të neveritur prej politikës së vjetër të barrikadave partiake, të dhunës verbale ndaj kundërshtarit e të bilancit dëshpërues qeverisës, do të ishte një zhgënjim i ri për bashkëqytetarët tanë dhe një tjetër vit i dështuar për reformat e mëdha.
Këtë vonesë, e cila pa asnjë dyshim do ta bënte të paarritshme NATO-n vitin e ardhshëm dhe do ta zgjaste edhe më shumë rrugën drejt Bashkimit Europian, ne socialistët shqiptarë nuk e dëshirojmë. Zgjedhja jonë është e qartë: Interesat e vendit përcaktojnë udhën tonë!
Në pritje të shprehjes së qëndrimit Tuaj, Ju uroj të jeni mirë.

Kryetari
Edi Rama
 

99999

Primus registratum
Re: edi rama leter berishes

Nga po shkruan ky, nga Marsi?
Sali Berisha ka 1 vit qe po kerkon rregullimin e kodit zgjedhor. Na dalka ky karabushi tani si kofini pas te vjelit.
 
Top