Edi Rama dhe Fatos Nano si Arkani

RobertdeNiro

Primus registratum
Edi Rama dhe Fatos Nano si Arkani

Cfar ka te perbashket Edi Rama dhe Fatos Nano me Arkanin????

Te tre keta persona pasurine e vene ne menyre kriminele nuk e mbajne/mbanin ne emrin e tyre,por e kane/kishin kaluar ne emer te bashkeshorteve.

Klubi sportiv "Obiliq" i Beogradit kishte presidente gruan e Arkanit.

Per Xhoana Nanon ska nevoje te flas,pasi e dini se kush eshte?( "PrettyWoman" -Nga Prostitute ne Miliardere)

Rudina Maxhistari gruaja e re e Edvin Rames, bashkpronare te kinema "Milenium 1" dhe e kullave te Blloku.


Tos Qorri dhe Ed Palla e dine,qe me ligj ju takon gjysma e pasurive te grave te tyre edhe ne qofte se ndahen.

Ne Shqiperi ne perjashtim me gjithe boten perendimore, grate e politikaneve te ketij kalibri bejne "biznes" dhe jane me te suklsesshet ne vend.


Enver Hoxha e ka ditur, qe ka nje popull bageti nen vete,kur ju beri oferten per te ngrene bar.
 

lir

Primus registratum
Re: Edi Rama dhe Fatos Nano si Arkani

bobo ca te shame i ka bo arkanit ai, heheheh boj shaka <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
O ise "politikani i pasur" ska lind e so rrit vec ne ballkan...
Shpresoj mos ti futesh nje kerkimi shkencor ne lidhje me pasurine e politikaneve ne bote se do te zeje koka dhe nje koke si puna jote i duhet deshve shqiptar.
Ska asgje te keqe te kesh pushtet e te jesh i pasur(pushteti ate nenkupton; rendesi ka fakti sesi e ke ven pasurine. Pergjigjen tende e pres te jete e tipit droge, prostitucion etj..
 

SPORTELISTI

Primus registratum
Re: Edi Rama dhe Fatos Nano si Arkani

vetem nje gje me habit ose me mire pyetia lind vetvetiu..
edhe sa kohe do na duhet ta kuptojme qe politika dhe parate jane te perziera?

por me habit edhe fakti se sa shume ne shqipetaret i besojme perrallat qe tregohen per politikane te ndryshem e per pasurite e tyre.
kush nga ju ka fakte se te gjtha ato qe thuhen jane te verteta?
me c'dokumente,fakte apo vendime gjyqesore te miratuara mund te vertetohen gjithe keto spostime pasurish nga politikanet tek grate e tyre.

me kete nuk dua te them se sa thuhet nuk eshte e vertete por derisa nuk do te kemi dokumente per keto,ata zoterinjte do ti gezojne parate dhe kolltuqet.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Edi Rama dhe Fatos Nano si Arkani

Po sipas ketij mendimi edhe Berluskoni eshte si Arkani, edhe te gjithe ata politikene dhe jane shumica, qe kane grate aksionere.
Mesazhe te tilla nuk kane piken e kuptimit.
 

dbani

Primus registratum
Re: Edi Rama dhe Fatos Nano si Arkani

per autorin e temes: "po ti as qe e ke idene se kush jane ata... po ti njohesh nuk do te flasesh si ke folur me lart..."
 

Danae

Primus registratum
Re: Edi Rama dhe Fatos Nano si Arkani

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] Cfar ka te perbashket Edi Rama dhe Fatos Nano me Arkanin????

Te tre keta persona pasurine e vene ne menyre kriminele nuk e mbajne/mbanin ne emrin e tyre,por e kane/kishin kaluar ne emer te bashkeshorteve.

Klubi sportiv "Obiliq" i Beogradit kishte presidente gruan e Arkanit.
e dine,qe me ligj ju takon gjysma e pasurive te grave te tyre edhe ne qofte se ndahen.
[/qb]
arkani nuk ishte i martuar,arkani nuk kish nevoje te kishte gje ne emer te gruas,e treta mos i krahaso fare keta njerez se po te dije tamam kush ish arkani do dije edhe pjelle e kujt ish.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Edi Rama dhe Fatos Nano si Arkani

mall-lulebore

Arkani ishte i martuar dhe dasmen e tij e kane dhene te gjitha televizionet boterore.
Gruaja e Arkanit ishte pronare e "Obiliqitr". E di kete sepse ekipi "Bayern" i Mynihut nuk pranonte para disas vjetesh te luante kunder ketij ekipi i cili kishte president de fakto Arkanin.


lir; fjorent

Berluskoni,Bush,etj,etj ndryshojne nga keta hajdutet tane per kete arsye:

Kur Berluskoni apo Bush u zgjodhen ne poste te lara shtetrore ishin prej vitesh Miliarder apo super milioner.

Edvin Rama shiste ikona neper Paris deri para 5-6 vjetesh per te mbushur mullen.

Fotiadh Nano ishte i burgosur deri ne 1997 dhe familja e tij jetonin vet i shtate ne shtepine e Thanasit.


Sportelisti

Pasuria e Xhoanes dhe e Rudines dihet sa e madhe eshte.
Ato u vune mbas 1998.

Faktete tjera nuk ka.
 

Danae

Primus registratum
Re: Edi Rama dhe Fatos Nano si Arkani

emri i gruas se Arkanit?une di Ceca kengetare serbe,po e di si te dashur e di qe bashkejetonin.
 

reservoir dog

Primus registratum
Re: Edi Rama dhe Fatos Nano si Arkani

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] mall-lulebore

Arkani ishte i martuar dhe dasmen e tij e kane dhene te gjitha televizionet boterore.
Gruaja e Arkanit ishte pronare e "Obiliqitr". E di kete sepse ekipi "Bayern" i Mynihut nuk pranonte para disas vjetesh te luante kunder ketij ekipi i cili kishte president de fakto Arkanin.


lir; fjorent

Berluskoni,Bush,etj,etj ndryshojne nga keta hajdutet tane per kete arsye:

Kur Berluskoni apo Bush u zgjodhen ne poste te lara shtetrore ishin prej vitesh Miliarder apo super milioner.

Edvin Rama shiste ikona neper Paris deri para 5-6 vjetesh per te mbushur mullen.

Fotiadh Nano ishte i burgosur deri ne 1997 dhe familja e tij jetonin vet i shtate ne shtepine e Thanasit.


Sportelisti

Pasuria e Xhoanes dhe e Rudines dihet sa e madhe eshte.
Ato u vune mbas 1998.

Faktete tjera nuk ka. [/qb]
per ate pune ti xhevrio,te gjithe shqiptaret e pasur sot,biznesmene,tregtare,ndertues,perfshire sali berishen dhe fatos nanon,pasurine e kane vene pas '91-shit.saliu i boni leket ne kohen e mbreterimit te vet,masnej i erdhi radha tosit te mushte xhepin.gjerat jane reciproke.nje date,pas '98-tes apo pas '92-shit,nuk ndryshon absolutisht asgje.

sa per kete perqasje idiote qe ben ti mes edi rames,fatos nanos dhe arkanit,eshte thjesht nje fantazi per te qare e per te qeshur.mes gjithe shpifjeve kolosale qe gamoret e saliut pellasin e trumbetojne gjithandej ne kurriz te edit,kjo e jotja eshte me te vertete fantashkence absurde!

pastaj,ti vete e pranove,e shkuara e edit eshte me e paster se ajo e saliut! ai e ka ndergjegjjen te qete ne cdo drejtim.saliu mban mbi supe peshen e rrenojave te godines shteterore qe u shemb me 1997,e qe akoma edhe per disa vjet ndoshta do jete problem.ai mban ne mdergjegjje pergjegjesine totale edhe per vdekjen e shume shqiptareve,etj.po kjo s'ka nevoje te perseritet! gjera qe dihen!
 

fjorent

Primus registratum
Re: Edi Rama dhe Fatos Nano si Arkani

Kjo teme e hapur eshte me te vertete idiote, por mua me duket se edhe ai qe e ka hapur kete teme e kupton fare mire qe ky krahasim eshte i kote. Gjothmone keto tema te hapura cojne pastaj ne luften e perditshme se cfare ka bere Saliu e cfare ka bere Fatosi, duke vazhduar me te njejtat gjera, 1997, Tos hajduti etj.
Me thene te drejten u lodhem duke folur per keta 2 personazhe. Derisa shqiptaret e tjere nuk lodhen por i mbajne ne pushtet ose opozite me taksat qe paguajne atehere eshte e kote qe ne te diskutojme per ta. Populli sovran e dha pergjigjen. U pelqejne keta 2 tipa.
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Edi Rama dhe Fatos Nano si Arkani

per Arkanin duhet pyetur Doktorr QofteLargu se ai ka pas bere tregti dhe kontrabande nafte kur kishte pushtetin e Rremujokracise <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Edi Rama dhe Fatos Nano si Arkani

Marre tek gazeta "Thema"

Në një miting kulmor të lëvizjes "Nano Ik" të muajit shkurt, në Pallatin e Brigadave në Tiranë, Kryeministri, i çoroditur nga dhjetëra mijëra njerëz që kishin mbushur bulevardin, firmosi me një dorë tek celulari dhe tjetrën tek stilolapsi, të ashtuquajturin "Projekt Francez" për qendrën e Tiranës. Prej asaj dite bota e biznesit të ndërtimeve në Tiranë, po përjeton një tronditje të madhe jo vetëm financiare, por mbi të gjitha profesionale. Prej atij momenti "Projekti Francez" nuk është më një projekt për të ardhmen e Tiranës, por një projekt shantazhesh për botën e sotme të biznesit të ndërtimit, për konkurrencën e lirë në Tiranë dhe, mbi të gjitha, një mekanizëm gjigant korrupsioni që po thith me shpejtësi gjithë botën e nëndheshme të krimit dhe parave të pista në kryeqytet. Prej asaj dite, nuk ka më një projekt francez, por një maket që lëviz me qetësi sa herë që dikush troket në dyert e sekserëve për të kthyer lulishtet në sheshe ndërtimi dhe sheshet e ndërtimit në lulishte ose hapësira publike. Prej asaj dite, ai projekt nuk i përket më të ardhmes së Tiranës sipas një vizioni perëndimor, siç përpiqet ta paraqesë mafia e ndërtimeve në Tiranë, por thjesht një maket me "shkumë deti" që është ndërtuar mbi një tavolinë dhe jo duke pasur parasysh Tiranën e sotme. Së paku redaksia jonë ka kontaktuar disa ekspertë të arkitekturës në Tiranë që të tregojnë mashtrimet e mëdha të projektit. Të tregojnë se si, për shembull, pallatet 12 katëshe të Xhillarit (dhe Xhillari me Magjistarin janë bashkë tek Milleniumi) tek tregu çam, nuk figurojnë në maketin e ri të paraqitur sikur s'janë, ndërsa janë devijuar dhjetëra akse rrugore apo janë shmangur parime urbanistike për të mbrojtur dhe legjitimuar bizneset që kanë lidhje me kryebashkiakun. Është zvogëluar pasuria më e madhe e Tiranës "Sheshi Skënderbej", për t'u shitur tani dhe jo për hir të së "nesërmes" së Tiranës që pretendohet dhe, nga ana tjetër, lulishte historike si lulishtja mes Parlamentit, PD dhe Institutit të Monumenteve, një herë është paraqitur lulishte nga francezët, herën tjetër po nga francezët është paraqitur si 22-katësh. Firma franceze e cila nuk ka ardhur në Shqipëri për herë të parë për konkurs, por për të projektuar një gjigant të Rudina Magjistarit dhe Xhillarit te 'Millenium 1', po noterizon gjithë bizneset gjigante të Edi Ramës në fushën e ndërtimit. Në të vërtetë ajo që po bën Edi Rama, ka pasoja të pallogaritshme për të ardhmen e kryeqytetit, nga ato çfarë po bën Fatos Nano. Fatos Nano është një kryeministër që mund të largohet sot ose nesër dhe të na lërë tregues të këqinj ekonomikë, banda me pushtet, monopole a ku di çfarë tjetër. Ajo që po bën Edi Rama është një korrupsion historik. Ai nuk riparohet më. Kullat e tij shumicën e të cilave i ka firma e Kinema "Millenium" nuk janë kioskat e Sali Kelmendit që mund t'i prishë edhe Mitat Havari. Ato janë dhuna reale që po ushtrohet jo vetëm mbi urbanistikën e Tiranës, por mbi të gjitha mbi tregun dhe historinë e zhvillimit të Tiranës. Ai po ndal orën e Tiranës, për t'u pasuruar dhe për të krijuar një klasë të re pronarësh në Tiranë, përmes zyrës së tij të lejeve të ndërtimit, të cilat nuk firmosin asgjë që nuk kalon prej tyre, ose që nuk paguhet tek ata. Ai është sot kështjella e korrupsionit zyrtar dhe historik të Shqipërisë, edhe për faktin se po përpiqet të shfrytëzojë tymin e luftës politike për të fshehur malin e parave të pista që po vë në lëvizje për të prodhuar "Një Tiranë të Re", e cila nuk ka as vlerën e së vjetrës, as hijeshinë e së resë. Projekti francez nuk është as "francez", as shqiptar, as vizionar, as profesional. E ç'mund të dalë nga ngrysjet dhe gdhirjet së bashku të Magjistarit me arkitekten franceze, ngrysjet dhe gdhirjet së bashku të Ramës me disa biznesmenë që nuk kanë kohë të lajnë duart nga plastelina e butë e maketit të "Projektit francez?! Kjo që po ndodh është thjesht shantazh mbi Tiranën, mbi biznesin, mbi traditën dhe mbi politikën e hutuar shqiptare, e cila kurrë ndonjë herë nuk i ka bërë nder padrejtësisë dhe korrupsionit, si në rastin e këtij projekti, i cili nuk po shpërfytyron vetëm Tiranën.
 

DFV

Primus registratum
Re: Edi Rama dhe Fatos Nano si Arkani

Me Arkanin vetem nje shqiptare mund te barazohet, ai eshte Arkani shqiptare Sali idjot bajraktare berisha.
Dhe ti o isak nuk je gje tjeter vecse nje sherbetor besnik i bajraktarit. Sa per Edi Ramen
ti bashke me Berishen tend nuk i vini as te maja e thoit, sepse te pakten Edi Rama beri dicka , ndertoj nje parke apo nje rruge dhe e pastroj Lanen nga halet qe kishte ndertuar Sali Berisha me Sali Kelmendin.
Po mbushen 4 vjet qe prapaganda e bajraktarit Berisha nuk pushon se shpifuri kunder nje njeriu
qe cdo dite mundohet te punoj dhe tu sherbej qytetarve te qytetit te tij me sa di dhe me sa mundet.
Por pikerishte ketu qendron esenca e shpifjeve
nga me te ndyrat si "mafjozi me i madh i Ballkanit" e te tje. sepse Edi Rama quhet sot si me i sukseshmi ne punen e tij dhe asnje qeveritar tjeter ne keto 13 vjet post kumunizem nuk ka mundur te bej sa ka ber e po ben Edi Rama per qytetaret e vet.
Popullariteti i Edit vjen cdo dite duke u rritur
dhe kjo fal perkushtimit qe ka ky njeri per tu sherbyer qytetarve te tij.
E keqja qendron se Berisha dhe militantet e tij nuk
mund ti pertypin lehte keto suksese te Rames prandaj mundohen si ato hienat te nxijne realitetin duke shpifur ne gazeten e Mero Bazes, nje kobure bosh ne duart Berishes.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Edi Rama dhe Fatos Nano si Arkani

Fillimisht postuar nga DFV:

Dhe ti o isak nuk je gje tjeter vecse nje sherbetor besnik i bajraktarit.


Newton:

Sa qeif i ke epitetet o te qivja udhet. <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
Jo po sherbetor besnik , jo po kshu ,jo po ashtu.

Une me dr.Sali Berishen kam bashkpunuar nga
9 dhjetor 1990 deri me 31 Mars 1992. Me pas jam larguar nga Shqiperia dhe atje shkoi vetem si vizitor.( Pra nuk perfitoi asgje,perkundrazi harxhoi parate,frymen,kohen,nervat si shumica e jone ne AF)


Fillimisht postuar nga DFV:

Sa per Edi Ramen
ti bashke me Berishen tend nuk i vini as te maja e thoit, sepse te pakten Edi Rama ...e pastroj Lanen nga halet...


Newton:

Pse pastroi Lanen nga halet i takon te perlaj milionat???
Pse s`thu ti na rrofshin dipllomat ne, se pastrusit e haleve po u bokan milioner.
lol.gif



Nejse.Po i le shakate.

Lexo ket zoterine nga USA,qe shkruante sot tek nje e perditshme Shqiptare.


A e ka bekuar Zoti, "Projektin francez"

Ing. arkitekt Lorjan Agalliu

Lajmin për ideimin dhe miratimin e një projekti në qendër të Tiranës për një periudhë rekord gjashtë mujore, por akoma më tepër, lajmi për projektimin e tij për njëzetë ditë, la pa mend dhe entuziazmoi çdo njeri. Duke pasur parasysh që kjo është një qendër që karakterizohet nga dendësia e madhe urbane dhe një prezencë e fortë historike dhe për më tepër me një sipërfaqe 250 ha, dhe gjithashtu që ky projekt nuk ishte thjesht një studim trafiku apo një studim mbi dendësinë dhe perspektivën e zhvillimit të një zone apo thjesht për perspektivat e zhvillimit social, kulturor apo tregtar, por ishte zgjidhja përfundimtare e të gjitha halleve dhe problemeve tona, duhet thënë se ishte një sukses i paparë. Kurse mua personalisht që ushtroj profesionin e arkitektit në një vend siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka biznesin e ndërtimit më të madh dhe nga më efikasët në botë, ishte më shumë se shokues dhe më bëri krenar për vendin tim, por njëkohësisht dhe më indinjoi. Sa për të krijuar një ide, këtu vetëm për të kryer dhe miratuar studimin urban të pesë shtëpive në një fushë ku me milje të tëra nuk gjen ndonjë godinë rreth e rrotull, të duhet të shpenzosh gjashtë muaj...


...Zërat e këtyre mëkatarëve nuk pushojnë së përgojuari madje as arkitektët francezë që e ndihmuan Edin të hidhte idetë e tij në letër. Si është e mundur që këta të paudhë nuk kanë respekt për asnjë njeri, e aq më tepër për femrat. Këta e akuzojnë Edin se i paska përdorur të njëjtët arkitektë për të projektuar një kullë që na e paskësh shumë për zemër, dhe për këtë do prishë edhe kinema "Republikën". Na e akuzojnë Edin se gjatë konkursit bënte sikur nuk i njihte arkitektët francezë dhe nga pas u shkelte syrin. Po si guxojnë këta xhanëm. Ndërkohë, dhe po qenë të vërteta ato që thuhen, çfarë? Të gjitha gjepura. Qentë le të lehin karvani të ecë përpara...

...Këto zëra të këqinj nuk pushojnë së ankuari dhe flasim për një ndryshim pa kuptim destinacionesh në institucionet kulturore dhe shtetërore duke harxhuar parà të tepërta, dhe për më keq duke e akuzuar Edin se do ta rrëzojë një nga këto godina thjesht për një kapriçio të vjetër. Po si guxojnë këta mëkatarë t'i tregojnë Edit se cilën godinë do shpallë mëkatare dhe cilën jo. Dhe sa për atë kupolën e parlamentit, përse mos ta bëjmë dhe ne tani parlamentin me kupolë siç e bëri Gjermania pasi u bashkua? Dhe ne po të duam mund ta bashkojmë Tiranën me Bathoren. Me që jemi te parlamenti, meqenëse shumica e parlamentarëve tanë janë agronomë, tani mund të ushtrojnë dhe profesionin e tyre dhe të përdorin kupolën e xhamit si serë...
 

Isdca

Primus registratum
Re: Edi Rama dhe Fatos Nano si Arkani

Sala ka qene Sekretar i PPSH.
Njeriu me i poshter i historise Shqiptare ai do ngelet.
Edi Rama mbase dhe ka bere dy Pallate per vete por per Tiranen ka bere 100 here me shume se Saliu dhe Fatosi do bejne tere jeten e tyre.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Edi Rama dhe Fatos Nano si Arkani

Eshte e tmerrshme te shikosh se sa dangalle jane te djathtet ne Shqiperi, sidomos ata te PD me ne krye llahtaren Berishe.

Pyesni ju lutem, cfare arritje kishin ata ne 92-97? Cfare meritash kane ata ne civilizimin shqiptar, ne stabilitetin e brendshem, ne politiken e jashtme ne zhvillimin ekonomik. Sa rruge shtruan ata, sa investime strategjike bene? Pyesni sa vete humben jeten nen pushtetin e tyre, sa u plagosen e u sakatuan, sa arme u shperndane. Sa vuajti shoqeria shqiptare nga qeverisja e tyre dhe sa po vuan ajo sot nga gruaja apo dashnorja e Edit apo Fatosit.

Si ka mundesi qe shqiptaret arrijne te pranojne qe perpara tyre te dalin dhe te propagandojne njerez ma kaq pak merita, pa asnje vlere dhe pa asnje arritje.

Mbi cfare rekordi, suksesi apo arritje kritikon sot Berisha apo PD, Nanon dhe PS?! A nuk eshte Berisha lideri me i falimentuar i gjithe shekullit te kaluar ne Shqiperi? A nuk eshte e vertet se 5 vitet e tij ishin me negative dhe me paaritje se cdo 5 vjecar i Hoxhes? Njeriu dhe partia me kot, me hic, me pavlere, me e pasuksesshme, dhe me rezultate me katastrofike ne qeverisje, sot hiqet si subjekti me i afte dhe me premtues per shoqerine shqiptare. Ata nen pushtetin e te cileve shqiperia u dogj si kurre ndonjehere, dhe shqiptaret u vrane me njeri tjetrin me keq se fiset e Angoles, pikerisht keta dalin sot si pretenduesit kryesore te pushtetit, keta shpalosen si njerez te zote per te qeverisur.

O zot i madh, se here duhet ta djegin keta si ne 97 qe ne te veme mend.

Xhahilet e PD kane 12 vjet qe mbajne peng civilizimin shqiptar. Kane 12 vjet qe e kane polarizuar dhe vazhdojne ta polarizojne shoqerine shqiptare duke e futur ate ne nje konflikt dhe destabilitet shkaterrues, dhe kete e bejne pikerisht me fjalorin plot mallkim, urrejtje, mllef dhe inat, me krahasime te tilla me figura te anti-shqiptare dhe te urryera si Milosevici dhe Arkani etj etj.

5 vjet ne pushtet anadollaket e PD nuk diten kurre te ftojne opoziten ne debat, te arrijne kompromise, marrveshje dhe te shtrengojne duart ne emer te ekuilibrave te brendshem dhe stabilitetit ne vend. Ata vetem hoqen nga puna, demonizuan, mallkuan, burgosen, rrahen si kafshe opozitaret, dogjen gazeta dhe prishen cdo ekuiliber te brendshem. Sa erdhen ne pushtet i mohuan dhe i shkaterruan te gjitha nen filozofine e gjendjes se shokut, dhe nen parrullen "Oburra ta shkaterrojme se e ka bere komunizmi". Pastaj ne zhyten ne nje gjendje shoku ashtu sic kishin parashikuar. Shqiperise iu shkaterrua cdo lloj dinamizmi social. Shqiptaret u bene njerez te kotit e te hicit, qe rrinin klubeve dhe bingove gjithe diten dhe merrnin para qyl, qe u morren me te gjitha llojet e kontrabandave dhe trafiqeve, krimeve dhe aktiviteteve ilegale, dhe ne nje shoqeri ku per here te pare mbas 50 vitesh, horri dhe gangua u kthyen ne simbole te suksesit dhe ne "ajke" te shoqerise, sepse te shkolluarit ishin te gjithe ish te privilegjuarit e Hoxhes dhe si te tille u lane mbas dore.

Kafshe hesapi cfare pret nga ata.
 

DFV

Primus registratum
Re: Edi Rama dhe Fatos Nano si Arkani

Isako, per mendimin tim , kushdo qe ta bente projektin e qendres se Tiranes perseri do kritikohej dhe kjo eshte e natyrshme.
Njerez te ndryshem me kulture dhe arsimim te
diferencuar do kene edhe preferenca te ndryshme.
Disa pelqejne Tiranen me ndertesa shume kateshe,
disa te tjere thone se ato i marrin frymen Tiranes
e shume mendime te tjera si keto, por une do thosha se te pakten me ne fund do punohet ne baze te nje projekti dhe jo si me pare.
Eshte folur dhe vazhdon te flitet shume per "mafjozin" Edi Rama, por deri me sot as edhe nje prokuror a hetues nuk ka mundur ti vertetoj
Edit asnje nga akuzat e bera nga opozita me ne krye doktor adhamudh rrumpallen dhe megjithe presionin qe bene ky fare doktori ndaj prekurorise.
Sido qofte une vlersoj punen qe bene per dite ne
qytetin e tij z.Edi Rama dhe ne te njejten kohe dua ti uroj atij suksese ne inisjativen e tij per
te ngritur ne nje shkalle me te larte te gjitha shkollat e Tiranes.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Edi Rama dhe Fatos Nano si Arkani

Po mbushen 4 vjet qe prapaganda e bajraktarit Berisha nuk pushon se shpifuri kunder nje njeriu
qe cdo dite mundohet te punoj dhe tu sherbej qytetarve te qytetit te tij me sa di dhe me sa mundet
Kjo eshte e keqja qe na karakterizon,ju llogarisni vetem vitet kur jeni ne pushtet.
Fjala dhe shkrimet tuaja pasqyrojne vetem te verteten,e verteta qorre qe na ka zene syte!
Harruat valle qe e verteta juaj bazohet vetem ne shpifje dhe hi syve??
 

blendiys

Primus registratum
Re: Edi Rama dhe Fatos Nano si Arkani

Fillimisht postuar nga DFV:
Eshte folur dhe vazhdon te flitet shume per "mafjozin" Edi Rama, por deri me sot as edhe nje prokuror a hetues nuk ka mundur ti vertetoj
Njerez si ju akuzojne per krime lufte,bombardime,diktature dhe dhune!
Dhe perseri deri me sot nuk ka dale prokurori apo hetuesi qe te vertetoje ate qe trumpetoni.
 
Top