Re: edhe nje varg per dashurin
Meqe ketu flitet per dashuri...
Dhe fantazite s'kane te sosur!
Jam nje kuzhinier i specializuar,
Ti je gjella ime e preferuar.
Per ty kam nje uri te tepruar, e kurre s'do te lodhem duke te te shijuar, te servivur me kujdes, me garniture e pak
majoneze, e shijshme mbi nje pjatance. Ose brenda ne nje ambulance,
ndersa ti me ben frymemarrje artificiale. Do te ishte teper origjinale,
maje nje peme me portokalle, ne nje ndermarrje bujqesore, une
brigadier,
ti punetore, tejkalojme planin ne menyre shembullore. ... Prit se ende
nuk kam mbaruar, kam akoma per te treguar, per çka mund te bejme une
edhe
ti, brenda nje supermarketi te ri, hipur mbi nje karroce dore. E
paligjshme,gjate nje seance gjyqesore, ti avokate me pamje engjellore,
une i akuzuari me surrat terrroristi. Duke pritur tek dentisti, ne nje
klinike dentare. Ose ne nje seance parlamentare, ku marrim votbesimin
nga
shumica. Ne fshat, brenda tek plevica, rehat permbi kashte, pasi
nxjerrim
lopen jashte.
Shpirt, me beso kur te them, asgje tjeter nuk me pelqen, asgje tjeter
perveç teje, dhe çka mund te kurdisnim brenda nje kioske pa leje, ose
permbi nje rruge te sapoasfaltuar, brenda nje ndertese te paperfunduar,
ne ashensor,tek hotel "Tirana", duke zbritur te holli veshur me
pizhama.
Gjithe siklet,brenda ne bagazh, ndersa makina futet ne autolavazh.
Romantike,mbi ne varke nga liqeni, te fshehur brenda vagonit te
mallrave
te nje treni, Drejtperdrejt, tek e "Diela Debat", embelsisht,ne nje
vaske
me vanilje e çokollate, me shpejtesi sketerre,
sic ben shumakeri cdohere.
O Zot, sa shume te dua, mekatare, ne kishe, nen driten e qirinjve, ose poshte ures se lanes, ne shoqerine e arixhinjve. Veshur me
kominoshe,ne nje ofiçine, duke rregulluar nje kamionçine, paksa
fantastike, ne nje anije kozmike, duke sfiduar forcen e gravitetit. Te
zhytur ne ujin e kripur te detit, ndersa peshqit na shohin me çudi.
Perrallore,brenda slites se Plakut te Vitit te Ri, siper malit me
dhurata. Permbi nje grumbulli me gjethe te thata, ne oret e vona te
nates, perpara gjykates, ndersa fshesaxhinjte bejne tifozllik.
Zemer,mos ki frike, se me ty nuk velem kurre. Me ty dua te jetoj çdo
aventure: p.sh: ti sekretare te Vodafoni, une bossi,mik shpie i
Berluskonit: "Kalo pak te zyra ime, te firmosim nja dy shkrime..."
"Shef,
o shef , na bone telef! Po nuk me ngrite..,ne detyre, nuk te vij me ne
zyre!" E pamundur te ndaloj imagjinaten, per ty mendoj diten e naten,
te
dy klandestine ne nje anije peshkimi, ose duke drejtuar trafikun ne mes
te nje kryqezimi. Ne nje stan, nen zhurmen e dybekut, te lyer me miell
mbi petet e byrekut. Brenda syrit te nje cikloni, mbi rimorkion e nje
kamioni, te ngarkuar me zhavor. Ne Ferr, ne Parajse apo Purgator. Te
sheshi "Skenderbej", gjate nje mitingu, ne nje ndeshje boksi, brenda te
ringu, ti me hedh me nokaut permbi tapet. Rrezuar brenda ne nje pusete,
siper ne tarrace duke ndrequr antenen e televizorit. Ne nje
aeroplanmbajtese, ne ujrat e Paqesorit, marrezisht, ne mes te nje kampi
te minuar, duke kercyer kengen tone te preferuar. Siper nje kaloriferi,
brenda nje bunkeri, e te tjere e te tjera...
Dhe kur dielli te perendoje, kur lodhja te me pushtoje, do prehem afer
teje, do te puth ne sy, e i lumtur do te vdes aty...