Edhe një transformim i Nokias 8800

Albforumi

Primus registratum
Edhe një transformim i Nokias 8800

Edhe_nje_transformim_i_Nokias_8800.jpg

Edhe pse Nokia 8800 gjithmonë ka qenë model i dedikuar për ata me xhepa të thellë dhe pa mbulesë të duhur në funksionet e tij, në fakt është mirë të shohësh që një model i celularit mund të qëndroj aq gjatë në treg.

Në fakt, Nokia 8800 ka përjetuar disa transformime, e më i fundit emërohet Carbon Arte. Mundësitë e kësaj pajisje nuk janë aspak të vogla: komunikim 3G, kamerë me rezolucion prej 3.2 megapikselash, katër GB të memories për ruajtjen e të dhënave dhe ekran OLED të rezistueshëm ndaj gërvishtjeve të gishtave.

Natyrisht, ajo që këtë model e bën të veçantë është shtëpiza e cila është e punuar nga titani, çeliku që nuk ndryshket dhe fijet karbonike, dhe pikërisht këto e rrisin çmimin në 1.100 euro, sa edhe do të kushtojë Nokia 8800 Carbon Arte kur të paraqitet nëpër dyqane për disa muaj.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=432. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=432

Top