Edhe një lexues i ri elektronik nga Sony

Albforumi

Primus registratum
Edhe një lexues i ri elektronik nga Sony

jjjjjjjjjjjjjjjjj.jpg

Sony ka paraqitur lexuesin e vet më të ri elektronik të librave, produktin e parë të kompanisë i cili mund të lavdërohet për lidhje pa tela.

Nën emërtimin e plotë Sony Reader Daily Edition vjen lexuesi i librave elektronike me diagonale të ekranit prej shtatë inçësh, i pajisur me E Ink Vizplex e-letër e cila ofron paraqitje deri në 16 nivele të ngjyrës së hirtë dhe mbështetje të plotë për teknologjinë e gjeneratës së tretë 3G. Leximi i përmbajtjes në ekran mund të bëhet nga cilado pozitë e pajisjes.

Së bashku me pajisjen në fjalë, Sony ka paraqitur edhe softuerin e vet eBook Library në versionin 3, nëpërmes të cilit pronarët e Sony Reader Daily Edition do të mund të manipulojnë me përmbajtjet e shkarkuara.

Kjo pajisje pritet të paraqitet gjatë festave të fundvitit me çmim prej 400 dollarësh.

www.sony.com

Ky artikull eshte marre nga: http://dardan.blog.al/?p=43. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://dardan.blog.al/?p=43

Top