Edhe Adela kundër Top Channel

Albforumi

Primus registratum
Edhe Adela kundër Top Channel

imagebutton.gif

adela-bjordi-300x189.jpg
Pas Lirikës, e cila ka hedhur baltë mbi televizionin Top Channel, këtë e ka bërë edhe pjesëtarja tjetër në shtëpinë e Big Brother, Adela, e cila më sa duket është paraqitur një kockë e fortë për drejtuesit e televizionit.Nuk kanë mbetur më shumë se tre muaj nga nisja e përgatitjeve për edicionin e ri të Big Brother dhe popullariteti i emisionit ka filluar të bijë, ndërkaq sipas Adelës, por edhe të tjerëve yje, që dalin nga ky spektakël, ato nuk shkëlqejnë më shumë se një vit.

Adela ka qenë njëra prej vajzave, e cila ka qenë temë e debatit nëpër televizionet shqiptare më të hyrë në shtëpi. Vajza kishte probleme në shtëpi me prindërit e saj, ndërkaq pas disa muajve qëndrimi shtëpi ajo u nda edhe nga i fejuari i saj.Pas gjithë këtyre problemeve, afirmimi në Top Channel dhe oferta që iu bë Adelës nga Adi Krasta, sezonin e kaluar, për të qenë bashkë-prezantuese, u dukën sikur i vunë kapakun gjithë problemeve, por ja që nuk ndodhi kështu.

Disa burime nga Top Channel kanë thënë për gazetën Shekulli, se televizioni, i cili në fakt krijoi figurën e Bjordit dhe Adelës, nuk dëshironte kurrsesi që Adela të largohej, por tekat e saj u bënë të padurueshme dhe ka qenë pikërisht kjo arsyeja që kanë plasur polemikat.Kontradiktat mes Adelës dhe stafit në Top Channel kanë qenë aq të forta, sa në një moment ajo ka kërcënuar se do të ikte në një tjetër televizion, për të punuar atje, konkretisht ne TV Klan.

Ndërkohë producentët e Big Brother i kanë kujtuar Adelës që ajo ka nënshkruar një kontratë dhe nëse largohej për të shkuar në televizionin tjetër, prej të cilit ajo thoshte se kishte marrë një ofertë, do ti duhej të përballej me procedura ligjore, për shkelje të kontratës.Sa ishte në shtëpi Adela filloi një lidhje dashurie me Bjordin, por edhe kjo lidhje nuk ishte pëlqyer shumë nga familjet e të dyja palëve.Tash çifti është parë në lokalet përreth Ambasadës Amerikane, pasi aty është vendi ku Bjordi dhe Adela po jetojnë në një banesë me qira.

Po ashtu, ditë më parë në Big Brother ishte ankuar edhe pjesëtarja tjetër nga Kosova e cila kishte banuar në këtë shtëpi, Lirita Halili, e cila kishte thënë se asnjë nga pjesëmarrësit e BB nuk kanë marrë para me përjashtim të finalistëve.Edhe Adela bashkë me Bjordin, po ashtu janë ankuar se Top Channel u ka borxh atyre rreth një milion e 200 mijë lekë të vjetra (10 000 euro) duke qenë edhe pjesë edhe programit të së dielës në Top Channel

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=5057. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=5057

Top