E S S E

Kordelja

Valoris scriptorum
E S S E

Nese vjeshta eshte nje satuje e pambaruar; ky nuk eshte faji i askujt bile ketu qendron dhe bukuria e krijimit.Me trishtimin e vet te pambaruar ajo sikur reflekton ne faqet e saj te verdha trishtimin e Franc Kafkes i cili s’arriti te perfundonte kurre kryevepren e tij.A nuk jane me te bukura dhe shtatoret e te lashteve, qe te ndotura nga dheu, me nje krah te gjymtuar, apo koke te keputur percjellin nje dhimbje shekullore, shperhapin misterin e asaj qe ju mungon dhe qe ne sikur te benim me eshtra dinosauresh te zhdukur vetem e marrim me mend.Vjeshta eshte rileximi i pafund i bibles, te denohesh bashke me pemet per mekatin qe trashegon.Ajo ka dicka te perbashket me katastrofat, me ato ikje te lemerithshme zogjsh si prag i nje apokalipsi.Po te mundte ajo edhe me palcen e gurit do ushqehej e pangopur me shkaterrim.Ajo nuk kursen as varret e shenjte duke permbysur kurorat.Ne biblioteken e saj te pafund, skedaret fshehin vetem histori te neverithsme qe s’do shkruhen kurre.Dhe ndofta aty fle embrioni i deformimit tone, nje paragraf i izoluar me shemtine e pashfaqur. Yjet qe i admiruam me zbrazetine e tyre poetike e percollen ne rrembat e pyllit gjakun e tyre te verdhe, sepse u magjepsen prej mbremjes se saj te vranet.Vjeshta e zhytyr ne vasken e bere sipas shijes se nje pellgu nuk shfaq ne vetvete asnje nga tiparet e arrira femerore qe do te donte natyra t’i falte.Ajo i ka kthyer vitrinat e pyllit duke permbysur te gjitha shishet e parfumit me xhelozi, sepse aromen e tyre nuk e ndjen dot si te tjeret me embelsi.Ajo ka mbajtur vetem monopatin qe te percjell ne ekspoziten e kolonive te zhdukura, duke prezantuar format me te frikshme te pendeses.Nese vjeshta eshte stina e melankolise, do te ishte me mire te mos e afishonin portretin e saj te perseritur.Sikur bota te pesonte nje lloj mjegullimi me veshtrimin e vet elegjiak me ato renie absurde qe bie, keshtu pyjet do t’i ngjanin nje kinemaje te erret ku njerezit nuk do te mereshin me njeri-tjetrin por me ekranin e nje zgavre te ndritshme.Vjeshta nuk eshte plakja jone, por klithmi i ftohte i femijerise, te rrezohesh aty ne pellgjet e pashkelur, sikur ecja te ishte gjeja me e parendesishme ne bote.Vjeshta eshte gjyqi i stineve perpara se te denohen me nje dimmer te perjetshem.Deshmitaret e kesaj jane rrepirat e vetmuara, mbasi u largua shpendi i fundit fisnik.Salla eshte boshatisur nga feshferimat.procesi zhvillohet ne heshtje sepse gjithcka eshte vendosur qe ne fillim.Vjeshta kryen keshtu misionin e pakryer te perbuzjes duke ndotur identitetin e anonimeve me nje balte te perbotshme.Vjeshta endet rrugeve e zhveshur si nje femer e dyshimte.Prane saj ndalojne lumenj te turbullt epshore te kryer te cileve nuk u mungon deshira per te shkaterruar brigjet e moralit te vjeter, luginen e permbushur te zakoneve te tona. Vjeshta eshte aventura e fundit e Don Kishotit, i cili e percudnoi natyren e gjerave per hir te imagjinates se tij.Ai eshte gati te kthehet me trokun e shiut permes pyllit me fytyren e ndonjerit prej njerezve tane te dashur.
Nuk eshte mohim i respektit tone urban neper kornizat e qyteterimit nuk eshte ikja romantike e te vdekurit nga formalina e perditshme qe e mban te paprishur.Nuk eshte kaosi i dasmoreve qe pine sepse e urrejne nusen e bukur, jane druret e mpire qe ngrijne duke pare gjate me percmim kuroren e njeri- tjetrit me rrugen e ngushte, pusin e zbrazet vetmitar.Tre kater hapa ndan denimi i njerit nga mekati i tjetrit.Gjithmone i ka mallengjyer njerezit ky ferr potencial.Cdo njeri nga aktoret e gjelber eshte gati te luaje me jeten e vet mjafton qe te marre flake dhe fqinji i tij te cilin ai e perbuz ne jetegjatesi shekullore.Atje jane larguar dhe jo ne token e premtuar te dashurit tane, qe te mund te pergjojne mes degeve kroniken e lodhshme te thashethemeve.Keshtu ata kane mundesi qe te qortojne me nje ze biblik e te embel qe me kot ua veshim zogjve.Nuk jane bishtat, por hijet e tyre te zemeruara, qe na trazojne mebremjeve endacake deri ne portat e arkivit tone, i cili qendron si nje mal i fjetur nen zymtesine e vet te perkryer.Ata qe iken te popullojne nje bote e cila eshte kujtesa e mekatit e per kete s’duhej te mbetej bosh.Por dikush ka mbetur ne mes te rruges, rrobalaresi i reve, qe s’beri dot nje pelhure per merimangen shterpe te naivitetit.Keshtu vdiqen te gjitha lulet sakate te shpirtit te tij pa lene nje testament te besueshem per ngjyrat qe duhet te linte ne syte e pasardhesve te vet.Sikur te mbanim nje vdekje rezerve ashtu sikur zhytesh ne ujin tinzar nje tjeter bombul oksigjeni, do provonim nje ndjesi imcake neverie per shpirterat e dobet, qe duhet te provojne te gjithe instrumentistet e vuajtjes per te dale me tingujt e fundit ankues nga trupi i mposhtur, neper pyll qe padashur e quajme te virgjer.Nuk ka kaluar asnje lume i perzishem e megjithate mijera harqe urash kane ngritur deget e shelgjeve te zinj duke u perkulur mbi mjegullen e Ofelise, e cila edhe pse kaluan kaq shekuj, me pamjen e nje stergjyshe me rrudha, rri fshehur nen perden e mbytjes se saj per te mesuar kufirin e keqardhjes sone.

Brixhilda NDINI
 

alinos

Forumium maestatis
Re: E S S E

Brixhilda Ndini mund te kete thene shume ne kete krijim, por kjo nuk eshte esse. Ka nje gabim ne konceptin e esese ne gjuhen shqipe...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: E S S E

Për mua shqiponja është shpend fisnik që nuk ikën askund dhe femra asnjëherë e dyshimtë edhe sikur të mos jetë lindur e tillë.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: E S S E

Nuk ka mbetur me asnje pyll i virgjer e per me teper asnje femer e paperlyer, per te mos folur per shqiponjat qe tashme i perkasin epokes se tyre te historise dhe jane simbol i lirise neper perrallat e femijeve sikunder zanat e malit simboli i deliresise.
Zogjte jane shenderruar ne re te dyshimta qe s'dine te behen kurre shterpe dhe perngadhnjimet e tyre te perhimta jane kurore statike mbi fytyra te rudhura nga pritja e gjate qe nuk sos kurre. Zbehtesine e se nesermes se zbardhur me mundim e gjen nder gjethe te rena qe numerojne faqe te kthyera rrembimthi nga padeshira per te gjetur po te njejten zverdhetine te pabukur qe vulos te nesermen.

Quo vadis!
 
Top