E perseriti! Ky eshte i papare!

komino

Valoris scriptorum
E perseriti! Ky eshte i papare!

Kryeministri viziton Institutin Kombëtar të Nxënësve me Aftësi të Kufizuara

1/6/2007
Kryeministri Berisha uroi sot dhe shpërndau dhurata për fëmijët e Institutit Kombëtar të Nxënësve me Aftësi të Kufizuara në Tiranë për festën e 1 qershorit. Kryeministri qëndroi disa momente me fëmijët, ndoqi nga afër një ekspozitë me punimet e tyre dhe u kujdes që t’u shpërndante edhe dhurata.

Gjatë takimit me stafin pedagogjik, Z. Berisha vlerësoi përkushtimin në këtë mision fisnik dhe siguroi se qeveria do të bëjë çdo përpjekje që fëmijët të gëzojnë të drejtat e tyre për shkollim dhe më pas për mundësi më të mira punësimi.

- Përshëndetja e Kryeministrit në Institutin Kombëtar të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara.

“Të dashur fëmijë, mësues, edukatorë, punonjës të këtij institucioni të mrekullueshëm.

Së pari, dëshiroj që në këtë ditë t’ju uroj gëzime, t’ju përqafoj të gjithëve, t’ju përgëzoj për përpjekjet dhe sukseset që ju keni arritur në procesin e edukimit, rritjes, mësimit, në këtë institucion më të madhin e këtij lloji në vendin tonë.

Dua të përshëndes në mënyrë të veçantë mësueset dhe mësuesit tuaj, edukatorët tuaj, të cilët me një përkushtim të madh, me dashurinë e tyre, me aftësinë e tyre, përfaqësojnë anët më njerëzore të familjes dhe të shoqërisë shqiptare.

Unë kam ardhur sot për të përshëndetur, përmes jush këtu, të gjithë fëmijët e Shqipërisë. Kam ardhur për t’u zotuar se qeveria do të bëjë çdo përpjekje që ju dhe mbarë fëmijët e vendit të keni ditë më të mbara, shkollim më të mirë, punësim më të mirë. Të investojmë sa më shumë tek ju, në mënyrë që talenti, gjenia juaj krijuese të ndërtojë shtëpinë e përbashkët, ashtu siç e keni ju në mendje. Unë pashë ekspozitën tuaj, pikturat e mrekullueshme, qëndisjet, punëdoret, që janë me të vërtetë dëshmi e një talenti të madh që keni. Ky talent do të shkëlqejë gjithnjë e më shumë në Shqipëri.

Dua të siguroj stafin pedagogjik se ne jemi të prirur t’ju japim të gjithë mbështetjen, të ndihmojmë në pajisjen me teknologjitë më moderne këto qendra, në mënyrë që të përmbushin këtë mision kaq fisnik që këta edukatorë e mësues kanë. Të gjithë mësuesit kanë misionin më fisnik në shoqëri, por mësuesit e institucioneve të kësaj natyre janë më të parët në detyrën e madhe të mësuesve. Janë pa asnjë lloj mëdyshje më të rëndësishmit dhe më përfaqësuesit e mbarë shoqërisë shqiptare, e të gjithë familjeve, prindërve, nënave dhe baballarëve, të cilët shohin tek fëmija dritën e syrit.

Ndaj unë, edhe njëherë, ju uroj gëzuar nga zemra këtë festë dhe ju premtoj se do të jem një mik i juaji, një prind i juaji dhe një anëtar i stafit të kësaj shkolle.

Gjithashtu, dua të bëj dhe një falënderim të veçantë, sepse në këtë vizitë timen këtu, gjeta edhe Kryqin e Kuq, gjeta edhe përfaqësues të një kompanie sigurimesh, të cilët kanë përzgjedhur këtë ditë për të qenë së bashku me ju”.

Në Insitutin Kombetar të Nxënësve me Aftësi të Kufizuara në Tiranë mësojnë 140 nxënës të moshave nga 6-17 vjeç. Sistemi arsimor në këtë Insitut është 9 vjeçar.
Insituti Kombëtar i Nxenësve me Aftësi të Kufizuara administrohet nga shteti, ndërsa Kryqi i Kuq është donator kryesor në të gjitha projektet që zhvillohen për integrimin e fëmijëve në jetën shoqërore.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: E perseriti! Ky eshte i papare!

"ju jeni e ardhmja e shqiperise" e kish thene vite me pare dhe historia trego se kish te drejte.
 

antip

Primus registratum
Re: E perseriti! Ky eshte i papare!

hahahahaha e nigjova /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
 
Top