E pa parë

Hotboy

Primus registratum
E pa parë

Hej, nuk e di nese jeni te afte te me jepni nje keshille per kete problem, por nese mundeni te me ndihmoni, do tiua dija per nder.

Ka nja dy dite qe windowsi im ka filluar te sillet cuditshem. Sapo e ndez kompjuterin, futet ne windows, del welcome screen, dhe sapo shfaqet desktopi, behet menjehere shut down ose log off. Tani kam instaluar nje windows xp tjeter, por nuk mund te hyj te file-at e windows-it te vjeter, megjithese e di qe nuk jane fshire. Puna eshte se me duhet te nxjerr nje file shume te rendesishem nga windowsi i vjeter, dhe nuk e di si ta bej.

A e di ndonjeri prej jush se nga cfare shkaku vjen kjo anomali? Do me benit nje nder shume te madh, sikur edhe me nje keshille te vogel.
 

GuJack20

Primus registratum
Re: E pa parë

Ndoshta pa e instaluar Windowsin tjeter do kishe patur mundesi te provoje te riparoje FS e windowsit...
Tanio provo ti besh noi scandisk se mos ke errore ne particionin qe ka windowsin e vjeter... provoje te hysh nga DOS me ndoonje soft qe te jep mundesine e akcesimit te NTFS nga Dos (tipi i NTFSPro.)
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: E pa parë

Nqs file nuk asht shume e madhe hin me nji live cd Knoppix edhe mund t'ja nisesh vedit me email.
Nqs asht teper e madhe ne nji rast si ky te laptopi i nji kushrinit i kam instalu nji SuSe linux 9.1 q1 i njeh shume mire NTFS file edhe per 30 min asht gati.Athere mundesh me e marre apo me e hedh ne cd at file q1 te duhet.Po kujdes se mos ta formatosh komplet hard diskun gabimisht.
 

Hoffa Jr.

Primus registratum
Re: E pa parë

Plako,

Nese ke instaluar dy sisteme te ndryshme operime, gjithmone ne windows te jep mundesin te selectosh se cili sistem boot(ohet) i pari. Kjo, nese nuk ke caktuar boot priority. Zakonisht, hapet ai qe eshte instaluar i dyti. Nese je ne kete varjant, load windows ne Safe mode. (F8 on start up) dhe selecto varjantin e pare. Do te shohesh nje pamje ndryshe nga loadimi normal. Me andej, mund te kopjosh ne CD, zip drive ose t;i dergosh ne nje adrese emaili materjalet dhe ti shkarkosh me vone.
Megjithate...... Per aq kohe, sa nuk ke bere particione, ka vetem nje HARDdisk, vend ne te cilin ruan dokumentat. Windows eshte sistem operimi dhe jo sistem gatimi. (bej shaka, mik)
Nese ke bere particione, mund te load(osh) cdo lloj sistemi dhe te kopjosh diku materjalet qe kerkon.
:book: Gjithashtu, beje praktike pune te kopjosh, ruash dokumentat ne nje folder qe e mban mend kollaj dhe me e rendesishmja, pasi krijon nje tjeter particion, ruaj keto te fundit ne jo te njejtin particion ku eshte instaluar sistemi operues. Kjo, sepse, ne rast problemi, do te te duhet te formatosh vetem kete particion (zakonisht C), nderkohe qe dokumentat e ruajtura ne kete particion tjeter jane po aty (safe and clear).
:book: Nese ke problem me Windows, mund te besh nje system restore (nese e kupton se per cfare bejet fjale). Kuptohet, ky eshte nje mase fillestare per t'u kthyer disa hapa prapa. Ka edhe te tjere si: DOS, repair, scan disc, format, etc.

Bye for now. :thumbsup:
 

ciksi

Primus registratum
Re: E pa parë

Me sa e kuptova une pyetjen, ka mundesi te jete diçka shume me e thjeshte ...

Po supozoj se do t'i gjesh fajllat qe i ke pasur me para ne Desktop, atehere i gjen ne C:Documents and Settings<login i vjeter> ...
 

Princi i Bardhe

Primus registratum
Re: E pa parë

o Hot boy mos ke instaluar gje programin Pc Security??? jo per gje po mua ky program me jepte te njejtin difekt...mu desh te futem ne safe mode ( F8 )qe te mund ta dizinstaloja dhe pastaj mu hap komp normal!!ato qe te kane shkruar kta djemt me lart jane te dobishme!!
shnet
 

Antic

Primus registratum
Re: E pa parë

Une per vete perdor Winternals 2005 dhe eshte shume praktike mund ti marresh dokumentet hde ne usb, mund te besh riparimin e tij si dhe mund te besh nje restore ne nje dite qe windows-i juaj ka punuar mire. Nqs je i interesuar per kete program mund te me nisesh nje e-mail ne: njishi@gmail.com.
Tung.
 

kuriozi000000000000000000

Primus registratum
Re: E pa parë

ej nese e ke desktop hiqi hardiskun dhe lidhe me nje computer tjeter qe i punon windowsi per mrekulli. merr file qe deshiron dhe zgjidhet problemi yt. pastaj meqe se paske problem instalimin e windowsit keputi nje formatim dhe kaq. mos u lodh me shume gjera.
 
Top