E-mail list....

bengu

Primus registratum
E-mail list....

Dua te krijoj nje e-mail list ne Microsoft Outlook qe te mund t'i dergoj te njejtin e-mail me teper personave (si distribution list), por nuk dua qe ata te kuptojne emrat e te tjereve te cilet do ta marrin te njejtin email. P.sh. ne fushen [qb] To: [/qb] te dale: [qb]Undisclosed recipients[/qb], ose dicka tjeter po jo emrat e te gjithe pranuesve.
Ka mundesi te me ndihmoje ndonjeri!
 

POMPACIU

Forumium praecox
Re: E-mail list....

Krijimi i "Mailing Group"(Grupimi i disa adresave ku mund te dergoni mesazhe) ne OutLook Express.

1) Hap programin Outlook Express dhe kliko ne butonin e adresave (Address Book).

2) Kliko tek butoni NEW me pas kliko tek NEW GROUP (si ne figuren me poshte).

outlook-express.mail.group-1.gif


Pas ketij procesi do te hapet paneli i kontrollit per krijimin e grupit te ri.

outlook-express.mail.group-2.gif


3) Emero grupin e Mail List dhe kliko tek butoni SELECT MEMBERS per te futur adresat.

outlook-express.mail.group-3.gif


4) Neqoftese adresat qe ju kerkoni ndodhen ne kontakt list atehere mjafton te klikoni ne adresat per ti zgjedhur dhe tek SELECT butoni per ti vendosur ne listen e grupit. Nese nuk ndodhet ne kontakt listen atehere ju duhet ti rregjistroni aty me pare duke klikuar tek butoni NEW CONTACT dhe me pas te kryeni procesin e zgjedhjes se kontakteve ne liste dhe kalimit ne listen e grupit perkates.

5) Kliko OK

../..

Per te derguar nje mesazh grupit pas hapjes se programit kliko tek NEW MESSAGE (per te krijuar nje mesazh te ri), dhe tek fusha aplikimit "TO:" shkruaj emrin e grupit i cili pas disa shkronjave do te vendoset automatikisht nga programi ne baze te korrektesise.

outlook-express.mail.group.use-1.gif


Pasi te shkruani mesazhin per ta derguar kliko ne butonin SEND.

../..

Per te ndryshuar preferencat per grupet dhe kontaktet pas hapjes se programit Outlook kliko tek Libri i adresave(Address Book) dhe me pas zgjidh tek lista kontaktin apo grupin qe deshironi te ndryshoni dhe kliko tek butoni PROPERTIES(Preferencat).

outlook-express.mail.group.edit-1.gif


Do te hapet dritarja e preferencave per grupin ose kontaktin si me poshte.

outlook-express.mail.group.edit-2.gif


Pas ndryshimit te preferencave per grupin ose kontaktin perkates kliko OK.
 

bengu

Primus registratum
Re: E-mail list....

Ne Microsoft Outlook (jo Outlook Express) nuk ka Bcc: fushe (te pakten une nuk kam) dhe as Mail Group (ka distribution list, nese kjo eshte e njejta gje). Por mua me duhet qe pranuesit te mos i shohin emrat e pranuesve tjere.

Thanks!
 

a-alket

Primus registratum
Re: E-mail list....

pasi hap nje mesazh te ri ne outlook shko tek view dhe zgjidh BCC sepse nuk tregohet automatikisht. BCC ka kuptimin blind carbon copy dmth ata qe e marrin nuk arrijne te shikojn se kush tjeter e mori pervec atyre qe jane ne listen To: tek e cila ti mund te vesh adresen tende ose e le bosh.
 
Top