E ka thënë Latini i lashtë
<span style="font-weight: bold">Latini e ka fjalen per te persekutuarit e rregjimeve te kaluara megjithate Latini kishte dicka te citonte per ne gjithashtu.</span>
E ka thënë Latini i lashtë
"Kursejini të nënshtruarit, vritini krenarët"
Nga Qemal SAKAJEVA
1.
Kjo thënie e Latinit të lashtë, ka pasur kuptim të drejtpërdrejt, se, cilët ia vlente të kurseheshin dhe cilët duhet të vriteshin. Filozofia e atëhershme për Pushtim, në ditët tona, nga forca e majtë në pushtet, po përdoret për Pushtet.
Latinët e kohëve moderne kanë në pararojën botërore për demokraci. Ne, përkëtej detit, qeverisemi me mendësinë e Latinit të lashtë e kjo, nuk po na le as të kacaviremi diku pas vagonit të trenit të tyre të sotëm, le më për t'u bërë udhëtarë të tij, apo për të qënë vagon, diku në fund, qoftë dhe i fundit.
Kush u kursye dhe kush u vra në luftë?
Filozofia politike e së majtës, si drejt pushtetit dhe si në pushtet, nuk ndryshoi asnjëherë. Ajo, duke dalë nga lufta, më e fuqishme se çdo krah tjetër, u kumtoi bashkëluftëtarëve dhe u bëri me dije bashkëatdhetarëve, siç i porosiste stalinizmi: O me ne, o kundër nesh! Pa u futur në histori dhe pa bërë statistikë, gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ndodhi si në thënien e Latinit: U vranë komandantët më trima, u çuan drejt pritave luftëtarët më krenarë, u eliminua pjesa dërrmuese e më të zotëve në çdo formacion luftarak dhe politik. Vërehet një përzgjedhje vrasjeje në hierarkinë ushtarake dhe politike sa mbetesh pa mend. Ata që, përgjithësisht shpëtuan, ishin të nënshtruarit. Asaj tragjedie i ka bërë interpretim të thjeshtëzuar, por të vërtetë, në mënyrën e tij, Myslym Peza. Siç tregohej që në gjalljen e tij, pati thënë për vete dhe të tjerë si vetja në krahasim me Sejfulla Malëshovën dhe të ngjashmit me të: Profesori (Sejfullai), që shkruante e hëngri. Unë që s'dija të shkruaja shpëtova.
Kjo sëmundje politike shfarosëse nuk u kurua kurrë. Më vonë, ushtarakë më të zotë të të gjitha gradave, u pushkatuan, u burgosën, u internuan, u zhveshën nga uniforma, ua hoqën gradat, duke e kthyer një ushtri të tërë në parti me uniformë.
2.
Kush u kursye dhe kush u vra në paqë?
Kur pati mbaruar lufta për "pushtimin e pushtetit", nisi paqa për "mbajtjen e pushtetit". Ata që ishin kursyer qenë militantët komunistë, të bindurit ndaj diktaturës. Të tjerët, ose krenarët, ata që mendonin ndryshe, që kërkonin të kishte liri, të mbahej e mbrohej prona private, të ndërtohej demokracia perëndimore, i vranë. Në qoftë se krejt vendi u kthye në një burg të madh, lista e ekzekutimit brenda tij ka qënë përzgjedhje e thjeshtë: Familjet e mëdha, emra të mëdhenj të shkolluar në Europën Perëndimore, guximtarë të mëdhenj që shpreheshin se lufta nuk e çliroi shoqërinë, mendje të mëdha që kërkonin ndryshim. Forca politike diktatoriale e futi popullin në luftë të brendshme ku vrasjet qenë strukturuar kështu:
Të pasurit të eliminoheshin, të varfëroheshin, të fyheshin dhe nëpërkëmbeshin.
Të diturit të vriteshin fizikisht dhe shpirtërisht.
Të mëvonshmit që do të përsëritnin po ato "gabime", të pësonin fatin e të mëparshmëve.
3.
Kush ka mbetur në Shqipëri?
Kur shikon rrallimin strategjik që komunistët dhe socialistët i kanë bërë me pushtetin e tyre popullit, të kap paniku. Nuk është çështja thjesht nga që, prej këtu janë larguar pa kthim rreth 1 milion shqiptarë, nën trysninë e kahjes politike në pushtet dhe të interesave të saj për t'i lënë ata pa punë, si mënyrë dëbimi. Trysni edhe më e madhe është shkatërrimi i çdo mendimi për t'u kthyer këtu përsëri. Kjo po arrihet përmes një politike ekonomike nga më të këqija: Qeveritë nuk e duan energjinë elektrike të vendit, sepse fitimet, siç edhe janë bërë akuza të mëdha, nuk nxirren nga këtu, por me tenderat e importimit të saj, me shitjen e gjeneratorëve të llojllojshëm. Këtu nuk e duan prodhimin bujqësor vendas, sepse fitimet më të mëdha burojnë nga sjellja e tij prej plantacioneve të shteteve fqinje, ku derdhin djersë emigrantët shqiptarë. Këtu, nuk e duan naftën e vendit, sepse fitimet e mëdha nxirren duke sjellë anijet çisterne e autobote nga jashtë. Të vetmit e kthyer janë emrat e lidhur me nomenklaturën diktatoriale që patën ikur më 1992. Të tjerët janë shporrur pa asnjë shpresë punësimi e vlerësimi në vendin e vet, ose pjesa krenare dhe cilësore e shoqërisë. Kanë ikur fshatarët dhe punëtorët, sepse qeveria, gati e huaj për mënyrën e qeverisjes, nuk i ngop me bukë as nga toka e tij dhe as nga industria e ndaluar. Ka ikur pjesa protestuese e popullit, e cila u lodh nga një socdiktaturë në pushtet, që është akuzuar me zë të lartë brenda dhe jashtë Shqipërisë për krim, vjedhje, trafiqe e drogë. Kjo vrasje e bardhë, ka çuar në shndërrime të thella demokratike e sociale, vështirë të ndreqshme. Këtu, tashmë jeton një popull i lodhur, domethënë i nënshtruar. Pafuqia e tij protestuese shpreh nënshtrimin edhe të shpirtit ndaj fuqisë politike me pushtet dhe para. Media e varfër në nevoja të përditshme, drejtues të dyshimtë në politikë dhe profesion, janë shitur e blerë për t'u pasuruar apo mbijetuar me shërbime. Intelektualët janë ndër më të poshtëruarit nga pushteti, sepse këtu nuk ka kohë të mendjes, por sundon koha e çmendur e fitimit me vjedhje. Malli i tyre - librat - janë gjëja më me pak vlerë ndër të gjitha mallrat që shiten nëpër dyqane apo rrugë. Deri më sot, ende nuk dihet ndonjë emër politikani apo zyrtari të lartë të jetë akuzuar për futjen kontrabandë të librave dhe ideve. Po të kishte asi tregu, do të kishte pasur dhe kësi trafiku. Filozofia politike sunduese është vrastare: Më jep mend sa për të shtrënguar kravatën, të tjerat i dua pushtet për të vjedhur! Vrasja më e keqe në Shqipëri, pas ekzekutimeve dhe eliminimeve të jetëve njerëzore, duhet quajtur shpërfillja dhe nëpërkëmbja e krenarëve. Eshtë, ndoshta, çasti i fundit për bërtimën e madhe: Dihet që i kurseni të nënshtruarit, por mos vrisni krenarët! Të parët e mbijetojnë pushtetin duke ngrënë pak bukë e duke dhënë një votë, por të dytët e ngrenë, e sendërtojnë dhe e bëjnë të qenësishme demokracinë