E drejte eshte qe USA(Republikanet) kane vene rregulla te reja per studentet?

ASI

Primus registratum
E drejte eshte qe USA(Republikanet) kane vene rregulla te reja per studentet?

Ju duket e drejte qe senati amerikan(republikanet) kane miratuar ligj te ri ne lidhje me monitorimin e studenteve nderkombetar, ku midis te tjerave, duhet qe te gjithe studentet te shkojne ne vendet e tyre dhe te aplikojne per rinovim vizash amerikane nese deshirojne te levizin jashte amerike?

Po nese nje student kerkon te iki me pushime ne nje vend tjeter, dhe jo kombin e tij? Si duhet t'ja beje? Ju lutem shprehni mendimet tuaja ne lidhje me kete situate delikate qe i prek studentet ne usa.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: E drejte eshte qe USA(Republikanet) kane vene rregulla te reja per studentet?

Për analogji, të gjithë ata me viza të përkohëshme apo pa viza në USA, nëse janë fitues të Green Card-it, duhet të shkojnë në vendet e tyre (detyrimisht), të plotësojnë gjithë dokumentacionin, dhe të marrin ose jo vizën përfundimtare po i them. Po ta marrin mirë, po nuk e morën...
Studentët nuk ka pse të bëjnë përjashtim.
Pa idealizma, amerika nuk mund të shkollojë gjithë botën, studentët i kanë mundësitë të krijojnë familje, e të bëhen qytetarë të saj.
E kështu si shkuan punët, edhe demokratët do bënin të njëjtën gjë. Nuk e di a e keni parë një profesor Irakian të punësuar diku nëpër universitetet e USA. Ju kishte paguar Iraku studimet që të specializoheshin për të krijuar dhe bombën atomike. E ajo punë u ndërpre me kohë, por edhe vetë ky i sipërpërmenduri nga amerika thotë "Vetem ne (Iraku) nuk ka bombë atomike në rajon".
Por bomba atomike tani janë dhe kompjuterat, bursat, e kur digjesh nga qulli i fryn dhe kosit.
 

pacaktueshmeri

Primus registratum
Re: E drejte eshte qe USA(Republikanet) kane vene rregulla te reja per studentet?

Eshte me te vertete dicka e rende qe po na ndodh, jo vetem neve studenteve shqipetare por te gjithe "international students". Une doja te vija ne shqiperi per pushime, dhe drejtori i studenteve te huaj me tha se do ishte me rrezik te shkoja te rinovoja vizen ne Toronto. Ai me tha se ambasada amerikane ne Toronto ka 1 milion e nje arsye te mos ma jape vizen.
Puna eshte se ka dale ligji i ri qe nese nuk te jepet viza ngelesh ne canada dhe s'mund te kthehesh me ne amerike.
Eshte frike tani... E smundesh as te vesh ne rrezik shkollen ketu te shkosh ta provosh fatin ne Shqiperi...
Eshte me te vertete dicka e keqe te mos kesh mundesi te besh dicka kunder ketyre ligjeve qe administrata e Bush-it nxjerr here pas here.
Tani vetem me duhet te rri ne pritje te dickaje me te mire.
Por dicka eshte e sigurt, me keto ligje qe ata po nxjerrin, ne me pak se 5 vjet amerika do humbase shume. A nuk e dine ata se ne studentet e huaj u japim shkollave te tyre parate dhe me shume emrin me te cilin mburren ne gjithe boten. Nese s'do ishin shkencetaret qe dalin nga studentet e huaj, universitet amerikane nuk do ishin aspak ne listen e me te mireve.
Shpresoj qe tju vine mendet ketyre republikaneve!!!! Ose me mire tju vijne mendet amerikaneve e te mos votojne me per ta!!!!
E kjo te duket pak si e pamundur te ndodhin...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: E drejte eshte qe USA(Republikanet) kane vene rregulla te reja per studentet?

Ata vazhdojnë të marrin shkencëtarët dhe të lenë jashtë studentët. Rast i freskët i atij profesorit të Indisë që ka një teori për numrat që lidhet me encrypt-in në kompjutera, e që mund të sjellë botën up side down. Ambasada i dha vizë vetëm atij dhe jo studentëve me të cilët ai kishte bashkëpunuar.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: E drejte eshte qe USA(Republikanet) kane vene rregulla te reja per studentet?

kjo teme spostohet tek problemet e emigranteve.
mund ta vazhdoni atje, faleminderit.
 

Morea

Primus registratum
Re: E drejte eshte qe USA(Republikanet) kane vene rregulla te reja per studentet?

Fillimisht postuar nga pacaktueshmeri:
[qb]Por dicka eshte e sigurt, me keto ligje qe ata po nxjerrin, ne me pak se 5 vjet amerika do humbase shume. A nuk e dine ata se ne studentet e huaj u japim shkollave te tyre parate dhe me shume emrin me te cilin mburren ne gjithe boten. Nese s'do ishin shkencetaret qe dalin nga studentet e huaj, universitet amerikane nuk do ishin aspak ne listen e me te mireve.
Shpresoj qe tju vine mendet ketyre republikaneve!!!! Ose me mire tju vijne mendet amerikaneve e te mos votojne me per ta!!!!
E kjo te duket pak si e pamundur te ndodhin...[/qb]
me duket se studentet e huaj vijne ne shkollat amerikane sepse ato jane me te mirat dhe jo per tu dhene emrin e mire atyre. Te qe ashtu sic shkruani ju, atehere pse e merrni mundimin e vini nga ana e anes, beni c'pune te mundni qe te paguani shkollen dhe harxhoni parate ketu? Kishit ndenjur ne Shqiperi dhe i kishit dhene Universiteteve atje emrin e mire! Edhe parate meqe e permendet vete! Edhe ketu, besoj te rralle jane shqipot, ashtu si edhe te huajt e tjere qe vazhdojne studimet ne shkolla me reputacion absolut, pjesa me e madhe eshte ne kolegje komunitetesh, pa ndonje peshe te madhe dhe rrine a nuk rrine ne Amerike, studiojne a nuk studiojne ketu, pak rendesi ka.
Nqs siguria kombetare e Amerikes tashti kerkon qe te kontrollohen te gjithe, perfshi edhe studentet - ashtu le te behet. Pse nuk i pelqen nje grupi njerezish, apo nuk eshte "convenient" per ca te tjere, pune e madhe fort. Asnje nuk i ka detyruar studentet e huaj te vijne ketu dhe nqs rregullat nuk u pelqejne, le te mos rrine. Ama te huajt nuk kane as te drejte morale e as ligjore te sugjerojne per ke te votoje publiku amerikan.
Perpara se te revoltoheni me politikanet amerikane dhe te propozoni ndryshime, revoltohuni me ata shqiptare dhe kerkoni ndryshime atje, qe brezat e tjere te mos enden rrugeve te botes duke lypur nga nje leje qendrimi.
 

marko

Primus registratum
Re: E drejte eshte qe USA(Republikanet) kane vene rregulla te reja per studentet?

Te lumte goja moj Morea.
U perpoq amerika shkret, ka kaq vjet qe ja hapi dyert te gjitheve, hajdeni te studioni te jetoni te edukoheni. Si u falenderuan?
Studente ishin dhe ata qe fluturuan ne kullat binjake.
Tashi s'ka pun tjeter Amerika po te filloje jo ky eshte Hashoni, (burre i mire) jo ky eshte Hyseni(i poshter). Edhe te duan ta bejn at gje, nuk dua un te me shkojn paret e taksave qe paguaj per te gjemuar studentet neper bote. MOs ik, maro shkollen masnej ik, do sakrifikosh per shkollen si gjith dynjoja. Une punoj diten e shkoj ne shkolle naten, kjo eshte sakrifica ime, ty te bie mos shofesh prinderit per 4-5 vjet kshu shko kjo pun, nji dor la tjetren te dyja fytyren.
Fakti eshte fakt, qe ja keni nevojen prandaj vini, perndryshe kishit ik ne Rusi per studime se Evropa perendimore nuk na qas.
Tja dini per nder Amerikes se perndryshe akoma ne Tirone do ishit do kishit hap nai kafene me ato pare.
 

tutu

Primus registratum
Re: E drejte eshte qe USA(Republikanet) kane vene rregulla te reja per studentet?

Nuk e di pse e quani Ameriken te shkrete apo pse duhet t'ia di per nder qe jam ne shkolle ketu...S'ka asgje per nder, eshte thjesht ceshtje parash; te jap leket me jep diplomen - eshte biznes i kulluar...Dhe bursat nuk jepen thjeshte kush ka nevoje me shume, por te duhen dhe notat (te cilat ne fund te fundit i sherbejne emrit te shkolles)
Pas 4 vjetesh e gjysem ne universitet e kam kuptuar se me keto leke mund te behej dicka shume me e mire se sa arsimi im ketu apo hapja e kafenese ne Tirane.
Problemi do thjeshtohej goxha nese viza do merrej pa veshtiresi te pakten ne Tirane. Personalisht u ktheva ne vere duke rrezikuar qe te mbetesha pa diplome, por ma rinovuan. Me cka degjoj nuk eshte gjithmone keshtu.
 

Morea

Primus registratum
Re: E drejte eshte qe USA(Republikanet) kane vene rregulla te reja per studentet?

Fillimisht postuar nga tutu:
[qb]S'ka asgje per nder, eshte thjesht ceshtje parash; te jap leket me jep diplomen - eshte biznes i kulluar...Dhe bursat nuk jepen thjeshte kush ka nevoje me shume, por te duhen dhe notat (te cilat ne fund te fundit i sherbejne emrit te shkolles)
Pas 4 vjetesh e gjysem ne universitet e kam kuptuar se me keto leke mund te behej dicka shume me e mire se sa arsimi im ketu apo hapja e kafenese ne Tirane.
Problemi do thjeshtohej goxha nese viza do merrej pa veshtiresi te pakten ne Tirane. Personalisht u ktheva ne vere duke rrezikuar qe te mbetesha pa diplome, por ma rinovuan. Me cka degjoj nuk eshte gjithmone keshtu.[/qb]
Eshte vertete ceshtje biznesi, me jep leket te jap diplomen dhe si ne cdo biznes tjeter secili ka te drejte qe te ndryshoje rregullat e lojes, aq me teper kur behet fjale per interesat jetike te nje kombi. Nqs ju pelqen vazhdoni, nqs jo dera eshte e hapur per tu larguar. Nuk besoj se dikush do te mbetej i fyer nqs ju do ti paguanit parate tuaja diku tjeter. Aq me teper, qe nuk ma ha mendja se ndonje nga shkollat amerikane, ju gjeti adresen ne Tirane dhe ju dergoi nje ftese per te studiuar ketu e per t'ju marre leket! Pse nuk e bete biznesin tuaj diku tjeter psh Maqedoni a Zanzibar a Senegal? Sepse, per ato para qe paguan ketu merr maksimumin e dijeve dhe bashke me te edhe nje emer te mire. Dhe po ta shohesh ne kete prizem eshte nje investim i madh per te ardhmen. Notat e mira nuk e bejne nje shkolle te mire, eshte e anasjellta. Nota te mira si ju, e ndofta me te mira, kane plot bashkekombas shqiptare qe studiojne ne Tirane e nuk kane gjetur mundesine qe te vijne ketej. Por kur te mbarojne, nuk do te kene njohurite tuaja, megjithese mesataren mund ta kene me te larte.
Po ne si komb, fatkeqesisht punojme nen moton " kalova lumin te dhjefsha kalin" dhe na eshte mbushur mendja se jemi te zgjedhur e i dime te gjitha.
Nqs jeni i vertete ne ato qe thoni, tregohuni te gjitheve se si mund ti shpenzojne me mire leket e tyre, sepse ka shume studente qe jane ne vit te pare apo te dyte dhe duan vite te mbarojne! Le te mesojne ata nga pervoja juaj dhe te mos bejne te njejtin gabim!
 

tutu

Primus registratum
Re: E drejte eshte qe USA(Republikanet) kane vene rregulla te reja per studentet?

Nqs ju pelqen vazhdoni, nqs jo dera eshte e hapur per tu larguar.
Nuk e kuptoj pse ke marre persiper 'te tregosh deren'. te cilen, ma ha mendja, e dine te gjithe se ku eshte. Shume gjera diskutohen per tu permiresuar, dhe arbitrariteti i tregimit te deres nuk me duket gje tjeter vecse arrogance boshe qe nuk te con kurrkund.

Nuk besoj se dikush do te mbetej i fyer nqs ju do ti paguanit parate tuaja diku tjeter.
E c'hyn fyerja ketu?

Aq me teper, qe nuk ma ha mendja se ndonje nga shkollat amerikane, ju gjeti adresen ne Tirane dhe ju dergoi nje ftese per te studiuar ketu e per t'ju marre leket!
Ketu ta ka 'ngrene' mendja gabim, sepse PO ma gjeten adresen dhe JO leket nuk m'i moren, po i dhashe vete.

Sepse, per ato para qe paguan ketu merr maksimumin e dijeve dhe bashke me te edhe nje emer te mire.
Fatkeqesia e nje shkolle qendron atehere kur i blihet thjeshte emri. Nga eksperienca ime di te te them qe raporti pagese-dije, ne kete shkolle ku jam une, eshte shume larg optimales dhe asaj qe pershkruan ti. Jam e vetedijshme qe ndryshon nga njeriu ne njeri e nga shkolla ne shkolle.

Po ne si komb, fatkeqesisht punojme nen moton " kalova lumin te dhjefsha kalin" dhe na eshte mbushur mendja se jemi te zgjedhur e i dime te gjitha.
:rolleyes:

Nqs jeni i vertete ne ato qe thoni, tregohuni te gjitheve se si mund ti shpenzojne me mire leket e tyre, sepse ka shume studente qe jane ne vit te pare apo te dyte dhe duan vite te mbarojne! Le te mesojne ata nga pervoja juaj dhe te mos bejne te njejtin gabim!
Zgjedhja, per te mos treguar rrugen, eshte morale.

Gjithe te mirat!
 

Morea

Primus registratum
Re: E drejte eshte qe USA(Republikanet) kane vene rregulla te reja per studentet?

E dashur Tutu,

te citosh nje gjysem fjalie dhe ta analizosh jashte paragrafit eshte shume e thjeshte dhe mund te perdoret sic mund t'ju vije per mbare. Deren nuk jua tregoj juve dhe aq me pak me arrogance, sepse eshte e njejta dere edhe per mua. Por ama nuk eshte e drejte te gjykosh ligjet e nje shteti qe eshte ne lufte, se nuk i vijne nje pjese pas midese, aq me teper kur ky shtet nuk detyron askend te rrije apo te studioje ketu! Sa per fyerjen (po ta shohesh te gjithe fjaline qe kam shkruar pa i rene me sepate sic bete ju), ndonese shkollat me emer perpiqen te mbledhin "creme de la creme" nuk ndihen te fyera apo te lena pas dore nese nje student qofte edhe absolut zgjedh nje shkolle tjeter.
Nese e ju vete e keni kuptuar me kohe, se ajo qe paguani nuk ju jep ate qe prisni, pse vazhdoni ne te njejten shkolle? Pse nuk shkoni diku tjeter? Qofte edhe ne Shqiperi, ku meqe pagesa eshte aq e ulet, koeficienti dije/pagese do t'ju dale disa here me i larte se ketu! Dhe persa i perket shpenzimit me te mire te lekeve qe ju vete e permendet, na japni nje ide dhe mos kaloni ne zgjedhje morale, se ajo eshte gjeja me e thjeshte per ti bere bisht pergjigjes. Po flasim per gjera materiale.
Dhe se fundi, publikisht ne Albforum, meqe pretendon se ""Ketu ta ka 'ngrene' mendja gabim, sepse PO ma gjeten adresen dhe JO leket nuk m'i moren, po i dhashe vete.", ""Ketu ta ka 'ngrene' mendja gabim, sepse PO ma gjeten adresen dhe JO leket nuk m'i moren, po i dhashe vete.", dmth qe shkolla ka qene ajo qe te ka kontaktuar e para, provoje po pati nje fije te vertete dhe vitin e fundit te shkolles ta paguaj une! Nqs dikush do t'ju kish kontaktuar do te qe thjesht nese kishin interes ( it's business as usual). Une njoh ca djem e vajza shqiptare qe i kane thirrur nga US, po vetem pse ishin sportiste qe ju duheshin universiteteve dhe nuk kane paguar nje qindarke nga xhepi i tyre e per vizat e tyre edhe sot e kesaj dite interesohet shkolla ku jane. Po ju, fatkeqesisht si shume te tjere, e keni perballuar vete shkollen nga ana financiare ( dhe per kete ju vleresoj sa s'ka), keshtu qe eshte e pamundur ajo qe pretendoni.
Gjithe te mirat
 

tutu

Primus registratum
Re: E drejte eshte qe USA(Republikanet) kane vene rregulla te reja per studentet?

Morea, hanxharin nuk e futa me qellim per te nxjerre ato qe ke thene nga konteksti, por ashtu i (keq)kuptova une dhe mgjse eshte bere pa qellim te kerkoj ndjese.
Per te tjerat, pak rendesi ka.
Hedhja e topit te krizave shoqerore ne sfere ligjore per qellime qe mund te diskutohen eshte zbuluar nga te tjere para meje. Mua ky rast me kujton pikerisht kete lloj sporti. E ne fund te fundit, meqe une nuk shoh se si mund te ndryshoj gje, po e le ketu.

Shendet
 

a-alket

Primus registratum
Re: E drejte eshte qe USA(Republikanet) kane vene rregulla te reja per studentet?

biznesi nuk i ndryshon rregullat ne mes te kontrates. Ndryshe hidhet ne gjyq per prishje kontrate. Kjo sa per anen e biznesit qe ti e paske shume qejf.

qe nuk kemi ca ti bejme, nuk kemi, dhe qe ti gezohesh me pamundesine tone te kerkojme te drejten tregon karakterin tend prej langaraqi.
 

Visitor

Primus registratum
Re: E drejte eshte qe USA(Republikanet) kane vene rregulla te reja per studentet?

Fillimisht postuar nga bscemscs:
[qb]biznesi nuk i ndryshon rregullat ne mes te kontrates. Ndryshe hidhet ne gjyq per prishje kontrate. Kjo sa per anen e biznesit qe ti e paske shume qejf.

qe nuk kemi ca ti bejme, nuk kemi, dhe qe ti gezohesh me pamundesine tone te kerkojme te drejten tregon karakterin tend prej langaraqi.[/qb]
S'ka lidhur gje njeri kontrate me Sh.B.A. kur ka ardhur ketu per te studiuar, perkundrazi kemi ardhur ketu ne vendin e nje tjetri, dhe s'kemi firmosur gje. Kur te vine Amerikanet ne Shqiperi le ti bejme ne rregullat, tani qe jemi ne Amerike besoj se duhet ti leme ata ti vendosin, se ndryshe s'ka per ta njohur gomari te zotin!!!!!!!!!!!!
Dhe sa per ata qe revoltohen, asgje te vecante s'kane kerkuar nga studentet e huaj. S'ka arsye pse mos ta marresh vizen ne vendin tend nqs nuk rri dot pa dale nga Amerika. Ambasadat ne Kanada jane per Kanadezet, jo per Shqiptaret.
 

bona

Primus registratum
Re: E drejte eshte qe USA(Republikanet) kane vene rregulla te reja per studentet?

me falni zonjusha dhe zoteri te forumit qe nuk i lexova dot te gjitha shkrimet por me kapi syri se dikush tha se America i shkollon njerzit per ti marre paret dhe kujt shqiptareve.

Falna o zot .

me kujtohet nje here ku u permend vetem buxheti i IBM dhe u krahasua me buxhetin e ushtrise se Frances.

America qe rrejp gjithe boten !!!!!!!

O zot mos me trembni duke thene se po pasurohet america tu na marre ne paret .

une nje frike kam se mos i mbylle nje dite fare dyert per studentet. jam e sigurte sikur tu ve atyre nje detyrim qe do paguani tre fishin nga paguat deri tani, prap jam e sigurte qe do vijme me vrap.
 

Muminin

Primus registratum
Re: E drejte eshte qe USA(Republikanet) kane vene rregulla te reja per studentet?

une nje frike kam se mos i mbylle nje dite fare dyert per studentet. jam e sigurte sikur tu ve atyre nje detyrim qe do paguani tre fishin nga paguat deri tani, prap jam e sigurte qe do vijme me vrap.[/QB][/QUOTE]
Faktikisht studentat e hauj ketu ne amerike paguajne jo trefish me shume por kater fish me shume dhe scholarship nuk te japin sepse je student i huaj..
 
Top