E djela e kufomave

Albforumi

Primus registratum
E djela e kufomave

la-domenica-delle-salme.jpg

E djela e Kufomave.

La domenica delle salme, marrë prej albumit Le Nuvole (1990) i Fabrizio De André, është një gjest poetik i mirëfilltë. Vargjet e De André-s përcjellin një imazh. Fjalët  janë shpërbërja në hapësirën e vetëdijes së një çasti, shkrepja imagjinare e një blici mbi kohën tonë.

U mundua të arratisej
Aty rreth orës gjashtë të mengjesit
Prej filxhanit me kafe elbi
Ku plluskonte Milano (T)
Aspak e vështirë të ndiqje gjurmët e tij

Ja dhe lypësi, poet në pension
Shpirti i ndezur
Hidhte dritë llambushke
I vunë flakën shtratit të tij
gjatë rrugës për Trento

Arriti të shpëtonte prej mjekrës
Ai, gushëkuqi luftëtar

Polakët nuk dhanë shpirt menjëherë
E të përulur nëpër semaforët e fundit
Rifreskonin trukun e kurvave të regjimit
Të nisura në drejtim të detit

Trafikantët e sapunëve
Majmeshin duke vështruar lindjen
Kush konvertohej në nëndhjetën
Falej në nëntëdhjetë e njëshin

Majmuni i Rajhut të katërt
Kërcente polkën përmbi mur
Dhe ndërsa kacavirrej
i pamë të gjithë të ndenjurat

Piramida e Keopsit
Kërkonte të rindërtohej atë ditë feste
Gurë për gurë
Skllav për skllav
Komunist për komunist

Të djelën e kufomave
Nuk u dëgjua as edhe një e shtënë
Gazi esilarant
Ruante rrugët
E djela e kufomave
Morri pas çdo mendim
Dhe mbretëreshat e tua culpa
Vërshuan nëpër parukeri

Në të rrezatuarin burg atdhe
I dyti prej rojtarëve
I thosh Mustaqemadhit, që ish i parë
gjë që bëhet sapo të zbardh
Dhe dërguan menjëherë lajmëtarë
Fantë kuaj qenë dhe gomarë
Që të shpallnin prerjen e këmbës
Së Renato Curcios
Qymyrxhiut

Ministri i stuhisë
Në brohorinë e trumpetave
Ndillte demokracinë
Me pecetë në duar dhe duart në koqe
dëshiroj të jetoj në një qytet
Ku gjatë orës së aperitivit
Të mos derdhet gjaku
Apo ilaçi i rrobave
Vonë në mbrëmje unë dhe kushëriri im,
i shquari De Andrade
Ishim të fundit qytetar të lirë
Të këtij qyteti të famshëm civil
Sepse kishim një top nën hardhinë

Të djelën e kufomave
Askush nuk u lëndua
Të gjithë ndiqnin arkivolin
E të vdekurit Ideal
Të djelën e kufomave
Dëgjonim të këndohej
Sa e bukur është rinia
Ne nuk duam më të plakemi

Kalimtarët e fundit
Tërhiqeshin nëpër katakombe
Ndiznin televizorë dhe na vështronin tek sa këndonim
Për ndonjë gjys ore
Për të na dhënë duart sakaq
Ju që keni kënduar përmbi hunj e mbi gjunjë
Me piano supi të maskuar si Pinoku
Ju që keni kënduar për Longobardët dhe për Centristët
Për Amazonën dhe për të hollat
Për kongresmen
E për priftërinj
Ju keni zë të fuqishëm
Gjuhë të stërvitura për ti rënë dajres
zërat të fuqishëm ju i kishit
bash për t’i cuar në pidh të s’ëmës”

Të djelën e kufomave
Mirëmbajtësit e nostalgjisë
Shoqëruan midis flautëve
Kufomën e Utopisë
E djela e kufomave
Ish një e djelë si shumë të tjera
Të nesërmen veç shenjat
e një paqe të tmerrshme
Ndërsa zemra e Italisë (Sh)
Nga Palermo (K) në Aostë (BC)
Rrihte në një kor
Protestash të ashpra

Përkth. Kukunja E.

2.jpg

Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook
facebook-icon.png

Archiviato in:Ata që na kanë shpëtuar jetën, Lart & Poshtë, Muzikë Tagged: edvin kukunja, fabrizio de andre, perkthim, poezi
3602
3602
3602
3602
3602
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3602

Top