E ardhmja e pasigurt e Ballkanit

Klinton

Primus registratum
E ardhmja e pasigurt e Ballkanit

E ardhmja e pasigurt e Ballkanit
Komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi nuk është i gatshëm të shqyrtojë statusin final të Kosovës.

Koha për diskutimin e statusit përfundimtar do të vijë më shpejt se ç'mendojnë disa, por për momentin Bashkimi Evropian është i përqëndruar në zgjerimin e tij, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë të përqëndruara në Irak dhe në luftën kundër terrorizmit.

Jane's Intelligence Review
Michael Steiner, kryeadministratori i Kosovës dhe njeriu përgjegjës për kthimin e Kosovës në një shtet vetqeverisës thotë se stabiliteti i vërtetë mund të arrihet në Ballkan vetëm kur bota të jetë e gatshme të merret me këtë çështje.
Komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi nuk është i gatshëm të shqyrtojë statusin final të Kosovës. Koha për diskutimin e statusit përfundimtar do të vijë më shpejt se ç'mendojnë disa, por për momentin Bashkimi Evropian është i përqëndruar në zgjerimin e tij, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë të përqëndruara në Irak dhe në luftën kundër terrorizmit.
Ndërkaq KFOR-i tani llogarit 25.000 trupa në përbërje të vet, krahasuar me 41.000 që kishte në gusht të 2001-shit. Status quoja e tashme në Kosovë sa vjen dhe i ngjan ndarjes së Bosnjës. Llogariten 50.000 serbë që jetojnë në veri të Kosovës, plotësisht të ndarë nga shumica shqiptare. Dhe nga 230.000 serbë të zhvendosur, vetëm 5.800 janë kthyer deri tani. Edhe ata që kanë mbetur në disa zona në Kosovë, kërkojnë mbrojtjen e KFOR-it për të lëvizur. Të gjithë, përveç një grupi të vogël ultra-nacionalistësh serbë, i janë nënshtruar idesë së humbjes së shumicës së Kosovës, dhe kjo sepse ata nuk pranojnë të jetojnë nën qeverisjen e shumicës shqiptare.
Shumica e informacioneve sugjerojnë se serbët në pjesë të ndryshme të Kosovës më shumë mendojnë për t'u larguar nga Kosova, por ata që jetojnë në veriun e Kosovës janë më kokëfortë.
Ndërkaq, asnjë nga tre partitë kryesore shqiptare nuk është e përgatitur të bëjë kompromis lidhur me kufijtë. Bashkësia ndërkombëtare gjithashtu nuk është e vullnetshme të shikojë ndarjen si mundësi. Steiner ka thënë se nuk i sheh çështjet etnike të zgjidhura përmes ndarjes territoriale. Interesat e serbëve, nënvizon ai, duhet të trajtohen me një mbrojtje të posaçme. Popullsia civile në veri të Kosovës dhe elementë të qeverisë së Beogradit mbeten të vullnetshme të kundërshtojnë përfshirjen e kësaj pjese në Kosovën si shtet të pavarur. Nuk ka dyshim se ka një aktivitet të shtuar të shërbimeve sekrete serbe në veri të Kosovës, ndonëse ato u bënë më pak të dukshme dhe më pak agresive gjatë vitit 2002. Në nëntor të vitit të kaluar, Steiner dhe Gjinxhiç nënshkruan një marrëveshje, ku Beogradi do t'i dorëzonte drejtimin e institucioneve paralele në veri të Kosovës, UNMIK-ut. Si pjesë e kësaj marëveshjeje Gjinxhiçi do të ndërpriste financimet për "Rojet e urës" në Mitrovicë, një bandë e organizuar që në të shkuarën ishte përgjegjëse për shumë incidente të dhunshme.
Beogradi kishte financuar "Rojet e urës" përmes rrugëve të ndryshme dhe padyshim anëtarë të shërbimit sekret serb, kanë vepruar brenda kësaj bande. Ndonëse "Rojat e urës" e vazhdojnë aktivitein e tyre, shërbimet perëndimore të inteligjencës thonë se ato nuk mbështeten financiarisht nga Beogradi.
Nga ana tjetër, ndërsa padurimi i shqiptarëve lidhur me statusin final të Kosovës po rritet, për momentin ka më shumë faktorë që mund të shkaktojnë destabilizimin e rajonit.
Mundësia se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës do të nxjerrë urdhëra arresti edhe ndaj drejtuesve të ndryshëm shqiptarë gjatë 2003-shit, përfaqëson një rrezik ndër më seriozët.
Tjetër element është lidhja që thuhet se ekziston mes disa politikanëve shqiptarë të Kosovës dhe krimit të organizuar. Lufta kundër trafikut të njerëzve, narkotikëve dhe duhanit, gjithashtu mund të krijojë trazira që mund të duken si të motivuara politikisht.
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: E ardhmja e pasigurt e Ballkanit

LONDËR (11 Korrik)

Gazeta serioze londineze "Daily telegraph" shkruan se presidenti francez ka lidhur marrëveshje sekrete, me anë të së cilës është mbrojtur i akuzuari i Hagës Ratko Mladiç. Zhak Shirak, sipas dokumentave të prokurorisë së gjykatës së Hagës të marra nga një shërbim i paidentifikuar sekret, në vitin 1995 ka pranuar të sabotojë ekstradimin e gjeneralit të serbëve të Bosnjës Mladiç, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit, në mënyrë që si kompensim të sigurojë lirimin e dy pilotëve francezë që mbaheshin si pengje, pasi avioni i tyre ishte rrëzuar afër Sarajevës. Zëdhënësi i presidentit francez kategorikisht ka hedhur poshtë këto akuza, por ish presidenti jugosllav Zoran Liliç, dëshmitar i në gjykimin e Millosheviçit në Hagë, ka konfirmuar se transkripti i bisedës së tij telefonike me Zhak Shirakun është i saktë. Liliç nuk ka dhënë detaje dhe nuk është përgjigjur nëse ka pasur marrëveshje ndërmjet Shirakut e Mlladiç të përgjigjet me po ose jo.
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: E ardhmja e pasigurt e Ballkanit

Grekërit në listën e zezë te SHBA-s
7 Tetor 2003

Greqia do t'u kërkojë Shteteve të Bashkuara të korrigjojnë listën e organizatave terroriste ndërkombëtare, të publikuar prej tyre të enjten e kaluar, me qëllim që të merret parasysh shkatërrimi i grupit terrorist grek "17 Nëntori", njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme greke.

Shefi i diplomacisë greke, Georges Papandreu, urdhëroi ambasadorin e Greqisë në Uashington të kërkojë korrigjimin e kësaj liste, në mënyrë që ajo të përputhet me realitetin", tha zëdhënësi i tij, Panos Beglitis, gjatë një takimi me shtypin. Një ndërmarrje e ngjashme duhet të bëhet edhe pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Athinë, saktësoi ai.

Në listen e 25 organizatave terroriste ndërkombëtare, të bërë publike të enjten në një version të rishikuar, përmendet edhe grupi "17 Nëntori". "Greqia dëshiron që ky raport, që nuk pasqyron zhvillimet e fundit, të plotësohet, duke marrë parasysh vlerësimet e saj", shpjegoi Beglitis, duke përsëritur se, për Athinën, ky grup ishte shkatërruar. Media greke kishte reaguar ashpër ndaj faktit të përfshirjes së këtij grupi në listën amerikane. Kjo e fundit citon edhe një grup tjetër grek, "Celulat Revolucionare", që, sipas policisë greke, janë formuar nga organizata e dytë "historike" në vend, ELA (Lufta Popullore Revolucionare). Grupi "Celulat revolucionare" kishte marrë përsipër një atentat me bombë kundër një hoteli interkontinental në Athinë në vitin 1999, si pasojë e të cilit kishte gjetur vdekjen një punonjës.

Të shqetësuar nga rrezikimi i Lojërave Olimpike, autoritetet zyrtare deklaruan javën e kaluar se "përtej çdo skenari fantastik dhe hiperbolizimi ka vetëm një realitet: Greqia po përgatitet me përpjekje të madhe për të organizuar Lojëra Olimpike krejtësisht të sigurta në 2004".
 
Top