Re: Dyshja
Fillimisht postuar nga mengjesi:
[qb] Thjesht doja te ndaja me ju nje fije mendimi. Shumica ketu jeni te zgjuar, me bote, te dashur, keni ato huqet tuaja po zere se nuk e thashe. E punoni me kujdes veten, e pastroni, e lemoni, e pikturoni. Dhe keni kaq shume per te treguar e per te ndare. Po nganjehere thjesht nuk arrini ta ndani. Mungese guximi, mungese besimi, mungese mundesish....nuk e di, arsyet mund te jene te ndryshme. Nuk duhet te gjeje secili nga ju aq besim e guxim e faktorin x per te thene: ky/kjo jam une, do te shohesh me shume?
E di qe i rashe pak nga Afganistani, po dua te them pse nuk kerkoni te gjithe nje lidhje, apo ciftezim po e deshet ne terma evolucioni, qe t'ju ngrohe shpirtin, megjithe rrezikun e qarkut te shkruter nervor? E di qe forumi eshte publik dhe jo te gjithe i duan zorrushet perjashta, po mund te beni nje analize sado siperfaqesore te asaj qe ju mban larg nje lidhjeje, e te perfundoni nese ja vlen a jo (fjala lidhje ta shpif, e di, po mos vizualizoni shume)?
PS: E ka pare njeri Teuten gjekundi, ka humbur pa lene gjurme fare... /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
Mengjes,I really love this nick-name.
Ne ato heret qe lexoj ne forum has me temen tende dhe ferkoj barkun nga kenaqesia.
Po i hudh ca llafe shpejt e shpejt:
Lidhja Vs dashurise
Ne rradhe te pare desha te sqaroj kete pike qe per mua eshte shume e rendesishme.Shpesh mendohet se lidhemi me personat qe
dashurojme. Por ne fakt lidhja dhe dashuria rralle qellojne te pjekin binaret me njera-tjetren.
Mbaj mend ate dashurine qe lindi nga gjashte koincidenca dhe ciftimin qe ne vetvete ishte krejt i paperfillshem.
Lidhesh me dike dhe mbase me kohen dashurohesh por nuk eshte e domosdoshme te duash per tu ciftuar.
Kurse dashuria eshte e lire,nuk e ka te nevojshem ciftimin.Ben edhe pa krizat ne cift(Nuk me more ne telefon mbreme,me ke genjyer per festen e te shtunes,pse vjen kaq shpesh ky shoku yt te ne,etj).
Lidhjet ashtu si martesat une i quaj si ciftime te domosdoshme.Me pelqen ti emeroj lidhje te bazuara mbi respekt e doemos mbi nje nevoje per dike perkrahu...
Shkaqet e nje lidhjeje:
1.Pasiguria :Ndonjehere te jemi vetem ne bote na frikeson.Ka njerez qe jane te lindur per te qene dyshe.Ka rob qe s'jetojne dot pa dike perkrahu e me keq akoma ka te tjere qe per te ecur perpara kane nevoje per nje shpatull.Nuk ka fort rendesi se e kujt eshte shpatulla,rendesi ka te jete e forte dhe e plote per te rrasur suratin mire e mire kur qan.
2.Pse jo?
Shpesh gjendemi para dilemes.jemi vetem,nuk kemi asnje dashuri ne jeten tone,asgje qe te na mbaje lidhur shkurt fare.E per kete hedhim syte anedj nga horizonti tjeter,tek dikush qe kujdeset per ty,te sjell lule,te con letra e mesazhe ne dy te nates.Dhe thua:
Pse jo?
Dhe ketu ja nis lufta....
Lufta:
Jo gjithnje eshte e lehte te rrish ne cift.Je e kufizuar per shume gjera,per shume te tjera duhet te kesh parasyh ca mendon e ca do tjetri e ne fund te fundit kjo per nje lidhje qe ti desheron ta cosh perpara.
Plani i kapjes:
Akoma s'kam arritur ta kuptoj se si ne nje lidhje s'kam arritur kurre te mbaj njeri.Edhe kur e kam ditur se nuk shtyhej me perpara kam patur frike te them boll!
Me ndodhi madje njehere qe dikush i nisur nga heshtja ime(qe une e interpretoja si liri totale) kish filluar te hante me dhembe hekurat iluzive te burgut te lidhjes.
Justifikimet:
Asnjehere s'duhen besuar justifikimet.Dicka behet nese do ta besh.Njeriu eshte krejt i lire te zgjedhe qe te doje,te lidhet apo te zgidhet.Nese dicka nuk shkon,atehere eshte mire te flitet dhe jo te shpiken situata imagjinare.
Tutto ciò che ha un inizio ha anche una fine. (Po ngordh me pa Matrix).
Sakrifica reciproke:
Asnjehere s'duhen bere sakrifica te nejanshme.Njera pale do ndjehet gjithnje e fyer,o nga perkedhelia e tepert qe interpretohet si menyre per te ta futur,o nga mos marrja e kompensimi i asaj qe jep.
Ne te gjitha rastet fola per lidhje.
A ja vlen?
Ti dje me puthje doren dhe pervecse mbeta e shtangur,me rrenqethi nxehtesia e buzeve te tua por me shume ftohtesia e duarve te mia.Perceptoret nuk me punojne me.S'percjellin mesazhe.Me vjen keq!
Nje here e nje kohe:
Si e thashe me siper une jam e prirur qe te bej aludimin e nje lidhjeje duke marre dashuyrine apriori.
-Te kam dashur-thote Josif Gjipali te kenga.
Frike,frike,frike:
SA here duhet ti hyj dickaje une kam frike,frike se duke qene fataliste nga natyra ndjell fundet e keqija.Frike se duke patur inat me boten dhe me veten dua te jem deri ne fund une dhe askush tjeter.
Nese dy njerez qe jetojne nje lidhje arrijne te njihen aq mire sa te njohin cdo difekt te tjetrit(duke mos marre parasysh paparashikushmerine time) eshte e veshtire te rrine ende bashke.
Love is the answer:
Ndodh te ngaterrohet afeksioni(affetto) me dashurine.Mendoj se me afeksion(me nje te kam xhan,shpirt e zemer) mund te shkohet mbase edhe me larg se me nje dashuri por kjo nuk me intereson fare.
Une ndjek zemren,ndjek zerin e saj qe me thote qe kur do ben gjithcka per tjetrin.Ben pa kushte,pa konvencione,pa asnje ndjenje absolute marrjeje.Sepse kur do duhet te japesh pa fund duke rrezikuar edhe te mos marresh asgje vec terbimit te atyre qe u dhe.Nuk eshte e thene te kesh te dashur dike qe dashuron,as te kesh patur nje histori,apo me keq mund edhe qe tjetri te mos dije asgje mbi ekzistencen e ndjenjes.
Une mendoj se lart ka nje Zot i cili do na coje ne rrugeicen me drite hene,do na udheheqe te njeriu i duhur,e kur te jete i duhuri do ndalemi...
P.s: Osh bo Dylqinja Tobozes, si kryqzimi Cerrikut!
:rockband: -P.p.s:I have a party tonight /pf/images/graemlins/laugh.gif !