Dy fjalë për librin e ri E kuqja e demave nga Mira Meksi

Albforumi

Primus registratum
Dy fjalë për librin e ri E kuqja e demave nga Mira Meksi

Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit Luftëtarë kundër harresës së Ikonës kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen egërsisht Dashuria dhe Vdekja.

e_kuqja_e_demave_mira_meksi_v.jpg
Sikundërse kemi vënë në dukje edhe në disa hapësira të tjera, e tërë krijimtaria e Mira Meksit lind dhe kristalizohet nën dritën e hapjes ndaj tjetrit, duke rrëfyer për tjetrin. Kjo hapje, ky përtejësim, në faqet e këtij romani jepet në formë më të qartë dhe më të shprehur se në çdo roman apo tregim të saj të mëparshëm. Ndërsa tek krijimtaria e mëparshme lexuesin e vërejmë të jepet si element strukturor i rrëfimit, porse në një trajtë fort të ndërfshehur, në faqet e këtij romani prania e tij jepet në formën më të hapur; ndryshe nga sa më parë, tek E kuqja e demave Meksi i drejtohet drejtpërsëdrejti dhe në emër lexuesit, madje, duke e shoqëruar këtë dialog me një ndriçim të fortë dhe mbresëlënës…

E kuqja e demave është një ikonë e madhe, një ikonë e gjallë, e mbrujtur me ngjyra të bollshme, me një vizualizëm ekspresionist dhe me një imazheri të prekshme surreale, por edhe me plot dritë-hije dhe me mister; porse, mbi të gjitha, është një ikonë vërtet e arrirë, në të gjitha kuptimet, ngjyresat dhe përftesat e këtij termi, për vetë ikonën, për natyrën dhe misterin e saj, një ikonë e përftuar nga soditja e ngulmët dhe misterike, nga bashkimi dhe shkrirja e dy universeve, e dy pafundësive, e pafundësisë së dritës hyjnore dhe asaj të shpirtit të soditësit.

Pikërisht kjo befasi, këto lëvizje plot zigzage, larg çdo skeme kanonike, të cilat i hasim të pranishme edhe tek hapësira ikonografike, janë gjithë sa na mbajnë gjithhershëm në suspense në tërë rrëfimtarinë e Mira Meksit, duke na shtyrë vazhdimisht drejt leximit të saj. Madje, më tepër sesa një herë.

Mira Meksi ka mbaruar studimet e larta për filologji frënge dhe hispanike. Është e njohur si përkthyese e Dumas-së, Yourcenar-it, Duras-it, Borges-it, Marquez-it, Paz-it, Cortazar-it, Neruda-s, etj dhe si autore romanesh, përmbledhjesh me tregime e librash për të rinj dhe fëmijë. Mira Meksi është kryeredaktore e revistës letrare Mehr Licht!.

Bibliografi:

Mali i shpirtrave (tregime 1994), Dituria
Buzë të panjohura gruaje (tregime – 1997), Onufri
Frosina e Janinës (roman – 2001), Onufri
Ballo në Versajë (novele 2003), Onufri
Porfida (roman 2006), Ideart
E kuqja e demave (roman 2009), Ideart

Romane dhe libra për të rinj dhe fëmijë:

Letra e mjekërkaltrit ( përralla) 1990, Naim Frashëri;
Teotihuakani (roman për adoleshentë) 1992, Dituria;
Planetthi i ngrirë ( roman adoleshentë) 1996, Onufri;
Magjistrica e dymbëdhjetë pasqyrave ( novelë për fëmijë) 1996, Çabej;
Fantazma me sy njeriu ( roman per adoleshente) 2007, Ideart;

Postime të tjera me interesAnija e gjumit & Vajza e Agamemnonit (0)Librat më të shitur gjatë vitit 2008 (16)Kadare nderohet me cmimin Princi i Asturias për Letërsinë (0)Për romanin Në kohën e britmës nga Visar Zhiti (0)Bashkim Shehu prezanton “Mozart me vonesë” (0)
ShtepiaeLibritBlog

ShtepiaeLibritBlog

ShtepiaeLibritBlog

IPwXSOdM6_4

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shtepiaelibrit.com/blog/?p=1175. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shtepiaelibrit.com/blog/?p=1175

Top