Duetto

Albforumi

Primus registratum
Duetto

uomo_solo1.jpg

nga Vedat Kokona, Botuar më 1937

E njoh prej kohësh. Kur erdhi për të parën herë në shtëpinë time ishte ende e vogël, e bardhë, si pambuku. Rinte si e huaj. Më shëkonte, e habitur, me një vështrim ku shprehej një ndjesi e butë, një dëshirë e pakuptuar. E mirnja pranë edhe e gëzonja lehtazi dyke ia shkuar dorën time mbi flokët e pambukta. Nuk lëvizte dhe unë vazhdonja ta përkëdhelnja.

U-rrit shpejt. Hodhi shtat në pak kohë e sipër. Syt i ndritnin edhe më shumë, edhe më shumë i qeshte fytyra e saj e vogël, por ajo mbeti gjithmonë ashtu e bardhë, ashtu e bardhë si pambuku. Sot u-mbushnë tre vjet që nga dita qe kam njohur për të parën herë. Më duket tashti sikur e njoh prej shumë vjetësh. Sikur ka qënë kurdoherë pranë meje dhe sikur më ka shoqëruar gjithmonë në gëzimet dhe në mjerimet e mia. Sikur smë ësht ndarë kurrë!

Mbrëmanet kur kthehem në shtëpi e dij sigurisht që do ta gjej te pragu i portës. Më shëkon që prej së largu dhe shpejton në drejtimin tim. Më vjen pranë dhe unë e përkëdhel, i gëzuar. Një natë, koha ishte e bukur. Qielli i llambaritur. Yjzit xixëllonin pafundësit kristalore. E pashë në rrugë kur zbardhëllente në rrezet e hënës. Mu duk me bukur, më ledhatare, më dashnore se çdo herë tjetër. Dola fushave me të dhe shëtitëm bashkë mbi barin e njomur nga lotët e natës. Ishte e gëzuar, i gëzuar isha dhe unë. I thashë se mos ishte e lodhur dhe në se donte të pushonim pak mbi një gur, nanën e rrugës. Nuk më foli. Më shëkoi me syt e saj të vegjël, me një vështrim tëmbël, kokën pak tanuar. Ndënja pak mbi gurin e math qishte nanën e rrugës edhe ajo erdhi e pushoi pranë meje. E mora edhe më pranë, e gëzova lehtazi dyke ia shkuar dorën time mbi flokët e pambukta nërsa ajo e shëkonte rolen e hënës pa folur.

Kur vjen dimri dhe thëllimi, ajo nuk del te pragu i portës që të më presë si çbën në prendverë. Por e dij se do ta gjej prapa derës dhe do të hidhet sapo të më shëkojë. Rimë së bashku natën vonë, pranë vatrës, unë me një libër në dorë edhe ajo pranë meje. Kur lodhem së kënduari e syt më vriten nga gërmat e vogla shëkoj gjarpërimin e zhdërvjelltë të flakave. Rimë së bashku dyke e shëkuar zjarrin, për një kohë të gjatë, unë dyke i-a përkëdhelur lehtazi flokët e pambukta dhe ajo dyke i mbyllur përgjysmë syt e vogjël. E kam shoqen më të mirë në jetë. Më rri pranë dhe më kupton shumë herë. E dua shumë qenin tim Titi, të bardhë, si pambuku.

Posted in Lart & Poshtë, Letërsi, Në rrënjët penës shqiptare Tagged: tregim shqip, vedat kokona
2514
2514
2514
2514
2514
b.gif

Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2514. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2514

Top