Duarbutes...

bebi

Primus registratum
Duarbutes...

Sa kisha dasht me fol me ty sot... Si dikur te shtrati te penxherja, me durt ne fytyre e me brrylat mbi jasteke, tu ndi perrallat tuja e historinat tuja te fminis, rinis tande t'hershme, dashnis tande te pare, gershetave t'tuj...
Kujtoj kur shkoshim n'det me pushime e un lutesha qe ti t'vishe me ne...
E kam ala n'goje shijen e supes, qe me bashe me e hanger tuj me thane: hajee, se te rriten floket e te bahen si te kuklles, e un e hasha /pf/images/graemlins/laugh.gif
M'kujtohen mullagat e tuja neper shkalla e te ballkoni siper, shushuritjen e pemeve netve te fresketa te veres e kur une trembesha e ti me thoshe: shif asht vetem era qe lun me pemet.
E un te thosha: Pse edhe ata lujn?
T'kam parasysh me gjypnere ne dur, e un tuj t'ba miliona pytje.
Pse, pse, pse...
Me vjen me qeshe kur te pytsha per te nji milionten here: Pse nuk shkove ne Disney ti kur ishe e vogel? Pse shkove ne qytete t'tjera?
Ne ate kohe kaq e vogel isha sa mendosha se disney ndodhej n'Itali, vetem se shifsha domenica disney te RAI, e mendosha se asht qytet ne Itali.
Po zio Paperone e pe? Qui, Quo, Qua?



Mandej me durt e buta me krehte floket e me perkdhelte...

Sa shum kisha dasht me fol me ty sot...
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Duarbutes...

:wub:
mengjeseve, sapo zgjoheshim, te gjithe ne kalamajte qe mblidheshim ne shtepine tende te embel, na nisje te lanim duart, syte, dhembet, te kriheshim, te zhvishnim bizhamet e te vishnim rrobat e lojes, dhe pastaj mund te uleshim ne tavoline e te hanim buken e ngrohte me veze, ose gjalpe e recel, te gjitha nga duart e tua :wub:
dhe ngadale per mua, por shpejt per ty, ditet iken, ne u rritem, e nje nga nje lame pragun e deres tende per nje shtepi ku ti nuk je, ku askush nuk n'a zgjon me nje puthje te embel ne balle, ku nuk ka oborr qe vjen ere lule e freski nga uji qe sapo e kishe lagur ne mengjeset e veres...
Une te merrja cdo te diele ne telefon, dhe qellonte rrallehere te mos merrja te dielen por te shtunen, dhe ti me ankth me pyesje: cfare ka ndodh?
Asgje, thjesht me merrte malli per zerin tend...
E pyetja e dyte, ritual i konversacionit tone: ndonje te re nga ajo qe pres une?
Dhe pergjigjia ime negative qe te trishtonte. Ti nuk e shprehje, por e ndieja ne zerin tend /pf/images/graemlins/frown.gif

Por nje te diel te bukur e plot diell, ku aroma e luleve mbushte rruget, une ndihesha e lumtur, e dashuruar, e kenaqur me gjithcka kisha, po behesha gati per te shkuar ne nje feste, kur zilja e papritur e telefonit me solli lajmin me te hidhur te jetes time...
Ti u largove ne nje dite te bukur, si ditet e mia kur ti ishe prezente...
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Duarbutes...

...e sot, me lot ne sy, te uroj ditelindjen ne mungese /pf/images/graemlins/frown.gif
me ka marre kaq shume malli per ty, e sa here te shkoj ne Tirane do te te kerkoj, ty, syte e tu, eren tende te mire, zerin tend te bute, pyetjet dhe verejtjet e tua per krehjen ose veshjen time...

...sot heret ne mengjes, vajza jote dhe nena ime, te kishte ne mend e ne goje e mori ne telefon tere pasardhesit e tu per tu uruar diten e sotme qe per shume vite me radhe t'a festuan si nje dasem e vertete...
heren e fundit qe e mbaj mend, festonim 70 vjetorin tend :wub: sa e bukur qe ishe, edhe 70 vjec. E bardhe, e bute, e me ata sy bojeqielli qe ime moter i trashegoi :wub:
me ka marre kaq shume malli te t'i puth ato duart eshtake qe me kenaqnin me gjera te mira e te embla, perkedhelira e modele flokesh :wub:
NANA ime e mire, te dua shume shume dhe pse nuk je me. kujtimi e imazhi yt jane te pavdekshem ne memorien time, bashke me gjithcka te bukur qe ti solle ne jeten time...
/pf/images/graemlins/frown.gif me ka marre kaq shume malli... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

ODISEA

Primus registratum
Re: Duarbutes...

Me mallengjeve dhe mu mbushen syte me lot...
Duarbuten tende nuk arrita t'a njoh, por e dua shume nga fjalet tuaja...
Me kujtove duarbuten time...
Fjale emblen time...
Ate shqipen cale-cale qe tingellonte me e embel dhe me e bute se perkedhelja vete...
Ato floket e bardha dhe fisnike qe nuk i linte kurre pas dore...
Ato xhepat plot me karamele qe na i jepte fshehtas...
Erdhe more biri? /pf/images/graemlins/frown.gif ... nuk do i degjoj me keto fjale, por do me tingellojne ne mendje sa te jem gjalle...
Te ruajta 3 dite e 3 nete me rradhe, por ti prite momentin kur une rashe per t'u qetesuar per te ikur pergjithmone...
Nuk deshe te me merzisje mua... /pf/images/graemlins/frown.gif
Nuk e di sa veta ishin aty kur ti erdhe ne kete bote, por ishin me qindra per te te percjelle...
U mbush nje det i tere me lotet e dashurise qe te falen me vete...
I mbaj mend akoma ato dy grushta dhe qe te hodha siper...
Nuk kishin mbajtur ndonjehere gje me te rende duart e mia... /pf/images/graemlins/frown.gif
Te mbaj mend mengjeseve kur vadisje lulet...
Dashuria qe na fale eshte pasuria me e madhe qe ne zoterojme...
Na mesove te duam dhe te falim...
Na mesove te jemi krenare...
Te dua shume dhe pse ti s'je me...
Me ka marre shume malli per ty dhe te premtoj qe kete rradhe do vij t'a mbeshtes koken ne prehrin tend te ftohte, t'a puth faqen tende te ftohte, te te fal ca lote qe te te ngrohin shpirtin, te te rregulloj floket qe t'i merr era e pameshirshme per brishtesine tende...
M'a fal nje buzeqeshje nga aty lart se me ka marre malli per ato syte e tu tere jete...
Te dua shume :kiss: :wub: :angel:
 
Top