Dr.Sali Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem.

RobertdeNiro

Primus registratum
Dr.Sali Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem.

Parlamenti zhytet në sherre
TIRANË- Parlamenti zhytet në sherret e pafundme të politikanëve të pozitës dhe të opozitës. Shkaku i këtij sherri parlamentar është bërë diskutimi për projektligjin “Për deklarimin e pasurive të zyrtarëve të lartë dhe të nëpunësve”, si dhe lidhjet e politikanëve me konfliktin e interesave. Në fjalën e tij, lideri i PD-së, Sali Berisha kërkoi mbrëmë që ky projekt të kalojë sa më parë në seancë, si dhe ka sulmuar ministra të PS-së, si Agron Dukën, Besnik Dervishin, Valentina Leskajn, si dhe sekretarin e përgjithshëm të PS-së, Gramoz Ruçin. “Unë kërkoj që të futet për shqyrtim ligjin për deklarimin e pasurive, pasi janë një grup zyrtarësh që janë pasuruar nga bandat e vrasësve, fshehin pasuritë në Qipro, por blejnë TV dhe klube sportive. Këtu duhet rregulluar konflikti i interesave, sepse vetëm për magazinat doganore të klaneve të Agron Dukës dhe të Gramoz Ruçit keni shtyrë ligjin në Kuvend për një muaj”,-tha Berisha. Pas fjalës së tij, ministri Duka ka kërkuar që të ketë të drejtën e replikës. “Unë nuk e marr vesh se çfarë kërkon ti zoti Berisha, ke shumë kohë që sulmon biznesin, merresh me magazinat doganore të mia se çfarë do të gjesh. Hajde të më kontrollosh nëse ti gjen ndonjë kontrabandë atëherë hajde mbylli”, -theksoi Duka

Ç’janë magazinat doganore?
Magazinat doganore sipas Kodit Doganor të miratuar në vitin 2000 përshkruhen si vende të magazinimit të mallrave të ndryshme trazit. Sipas ligjit në këto mallra futen ato artikuj që vijnë nga importi, jo për t’u tregtuar në vend, por për t’u eksportuar përsëri në një vend të tretë. Sipas Kodit, këto mallra janë të përjashtuar nga taksat normale doganore të cilave u nënshtrohen mallrat e tjerë. Ligji, sipas ekspertëve është ndërtuar i tillë që të mos ngarkojë me taksa dyfishe tregtarët dhe për t’i lënë hapësirë që të mos taksohen për të njëjtin mall edhe kur e importojnë edhe kur e eksportojnë. Taksat doganore për këto mallra paguhen kur ato eksportohen për në vendin ku deklarohet fillimisht destinacioni. Por opozita kërkon mbylljen e disa prej tyre(20) pasi pretendon se mallrat e magazinuar në to nuk përfundojnë në një vend të tretë dhe Shqipëria nuk shërben si vend tranzit, por si treg ku ato shiten pa taksa. Fjala vjen karburantet që importohen deklarohen se do të shkojnë në Kosovë dhe në Shqipëri janë vetëm tranzit. Karburanti nuk taksohet kështu në doganë, por shpesh është shprehur se rrugës për në Morinë furnizohen pikat e ndryshme të karburantit

Sic e shihni nga artikujt e gazetes "Shekulli" Dr.Berisha edhe nje here eshte treguar "malok" sepse merr guximin e sulmon qeveritaret qe nate e dite po punojne per popullin shqiptar.
Tos Nano u nervozua aq shume nga kjo paturpesi, saqe perher te pare mbas kaq kohe filloj ti leviz gjaku me vrull pa perdorur "Viagra".Tableta keto qe i merr prej dites kur ne Greqi e njohen me Xhoin.
 

receli

Primus registratum
Re: Dr.Sali Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem.

Ndërsa Ramën e mbronin, Mafia goditi

Fatos Nano, ky Padrino i ligjëruar

Nga Fahri Balliu

Ajo që ndodhi dje në parlament, në fakt kishte nje domethënie të madhe persa i perket çështjes së vullnetit politik të së majtës, mazhorancës për luftën kundër krimit të organizuar.

Kerkesa e opozites shqiptare per ngritjen e komisionit hetimor per kryetarin e bashkise se Tiranes, Edi Rama, u sulmua ne nje menyre te eger, te ashper dhe primitive, nga ana e se majtes shqiptare. Problemi i kesaj egersie, reaksioni i menjehershem qe shkaktoi hetimi i Edi Rames, nuk ishte thjesht emri i tij.

Eshte shume i sakte mendimi i disa analisteve dhe disa deputeteve qe, perse per Klosin me urdher te Padrinos na u zbatua gjithçka shpejt e shpejt? Tani kur vjen puna per nje thuapalarë qe vjen nga Parisi per t'u bere minister i Kultures se Shqiperise me urdher te Athines, reaksioni eshte i jashtezakonshem. Eshte shume e thjeshte pergjigja, e cila nuk ka lidhje me emrin e Edvin Rames, por ka lidhje me aferat dhe kryesisht ate te droges. Eshte droga qe shkakton krimet me monstruoze dhe me te tmerrshme, eshte droga qe sjell fitimet me te majme, eshte droga ajo qe shkakton nje reaksion te papare ne ate parlament, ne fakt te perlyer, jo vetem me miellin e bardhe te Valentina Leckës.

Por njekohesisht ndodhi nje tjeter ngjarje e rende dhe jo e zakonte per nje seance te tille. Heqja e energjise elektrike per kryeqytetin, ishte ne fakt nje ngjarje e rende. Jo se kryeqyteti ka pasur drita dhe kjo ishte nje traume. Problemi ne fakt, ka qene se Tirana ka vuajtur me orare te caktuara qe ia caktonte, natyrisht mafia ne pushtet. Oraret kane qene te shtrira per te gjithe Tiranen, dhe pothuajse 90% e kryeqytetit e dinte pak a shume se kur mafiozet ne karriket qeveritare, ia kishin taksur terrin. Ne pamundesi per te na e sterrosur jeten si me pare me burgje e tortura dhe me leng preshi per ta ngrene mengjes, dreke, darke, tani na sterrosin me forma me te moderuara. Kur transmetohej seanca e mbremshme per hetimin e Edi Rames, i cili ne fakt akuzohet direkt per implikim ne afera droge e pastaj larje parash ne "Milleniume" e ca afera te tjera, gjithnje ne funksion te droges, mafia dhe Padrinoja i saj kishin vendosur qe Tirana nuk duhej te degjonte keto fakte drejtperdrejt dhe duhej te zhdukeshin sekuencat nga ekranet, ashtu siç jane zhdukur pasqyrat e shtypit.

Mafia e padrinoja nuk donin qe fondi "Gina" dhe implikimet e Rames e shume te tjereve pas tij, te degjoheshin nga kryeqytetasit. Natyrisht, aty behet fjale per miliona e miliarda dollare. Burime te besueshme prane KESH-it ( se jo te gjithe atje jane te lerosur me miell te bardhe), bene te ditur per gazeten se, dje jane nisur per nje vizite zyrtare per nje Kine, drejtori i KESH-it Andis Harasani, Ylli Demiri, drejtor i divizionit te transmetimit, si dhe Fatmir Hoxha, drejtor i investimeve. Keta te tre jane jashte nderhyrjes se turpshme qe ka ndodhur mbreme.

Nderkohe, zyrtaret e mbetur ne KESH jane Engjell Zeqo, drejtor i shperndarjes dhe Gazmend Daci, te cilet bashke me Petrit Ahmetajn, kane ngrene nje dreke dje ne "Lion Park". Ky i fundit, Petrit Ahmetaj, njihet si nje mik i ngushte i Fatos Klosit dhe njihet gjithashtu, qe Klosi ka qene mbeshtetes i fuqishem i Rames dhe jo vetem per ate punen e "Prince Park"-ut.

Edhe sikur ta rrezonim kete variant, e ta linim dreken thjesht nje gje miqesore e personale e te parendesishme, ajo ç'ka ndodhi mbreme me kryeqytetin, eshte nje fature qe bie mbi keta dhe leverdine asaj ia pa mafia e Edi Rames. I rende ishte rreshtimi i tyre nje per nje, sipas urdhrit te Padrinos, per te mos e votuar hetimin e Edi Rames, sepse ne fakt, secili prej tyre eshte nje Edi Rame. Keto jane ato qe sjell ligjerimi i pushtetit te padrinove dhe asnje segment i faktorit nderkombetar ende nuk e ka kuptuar se, cila eshte arsyeja qe mazhoranca nuk i hapi rrugen hetimit te kryebashkiakut.

Me sa duket, gjema te tjera edhe me te zeza e presin kete vend.





Pse u zhdukën pasqyrat e shtypit nga televizionet?!

Ka qenë një traditë jashtëzakonisht e mirë dhe e trajtuar në mënyrë të saktë e konçize nga televizionet italiane, leximi i titujve kryesorë të gazetave në mesnatë dhe keshtu, opinioni publik njihej me informacionet kryesore te shtypit te shkruar. Ne Shqiperi gjithashtu, u krijua nje tradite e mrekullueshme persa i perket pasqyrave te shtypit, por njekohesisht, eshte per t'u theksuar se nje merite te madhe kane gazetaret e kryeredaktoret, qe nje pjese e mire e shtypit shqiptar te shkruar e viziv, kane prirje perendimore dhe mbizoteron modeli italian. Edhe pse nje pjese e madhe kete e ka ne çeshtje forme dhe jo permbajtjeje, gjithsesi, pati nje kualitet dhe profesionalizem ne nivele te larta.

Por vlen per t'u theksuar, qe televizionet qe merreshin me pasqyrat e shtypit dhe me debatet që organizoheshin ne keto pasqyra shtypi me te ftuarit te ndryshem, ishin gjithashtu nje eksperience e jashtezakonshme, sepse ne fund te fundit, te gjithe lexoheshin mire para kamerave, se sa vlente X apo Y politikan. Aty para kamerave kuptohej, nese X ishte analist, apo ishte vetëshpallur i tille.

Aty dilnin figura te ndryshme, politikane, drejtore e botues gazetash, redaktore e kryeredaktore, perplaseshin mendimet, sepse te gjitha emisionet ishin ndertuar ne forme te tille, qe nuk para vuajten nga censura. Ato ishin pasqyre e gjithçkaje ne jeten politike, ekonomike, sociale e kulturore te vendit, ishin emisione qe arriten te zberthenin, jo vetem politiken.

Por duket se dikush me "shkop magjik, i zhduku ato". Se pari, nisi "TV Koha" e cila, pasi u ble nga ministri i Bujqesise e Ushqimit, Duka, nderpreu emisionin dhe natyrisht nje ministri, aq me teper kur ka interesa gati të puthitura fort me kryeministrin, nuk ia ka fort qejfi per emisione te kesaj natyre. Me pas e nderpreu dhe "TV Arberia", i cili eshte nen ndikimin e drejtperdrejte te Fatos Nanos dhe grupit te tij.

Ndoshta dhe "TOP Channel" e ka nderprere nje gje te tille, si pasoje e presioneve. U mbyll keshtu neper ekrane, nje mundesi e te gjitheve edhe e opozites, mbi te gjitha, e opozites.

Por ajo qe eshte me e frikshmja, me e renda, me kobndjellesja, edhe per vete mediat qe kane rene dakord per kete çeshtje, eshte mbyllur mundësia per lirine e shtypit, per lirine e fjales. Dhe ndoshta kjo fjali e fundit, u kujton diçka, jo vetem atyre qe jane denuar me nenin "55" per agjitacion e propagande. Edhe asokohe, Fatos Nano ishte ende duke marre e duke dhene urdhra, njesoj si sot.



g55
 

kastriot

Primus registratum
Re: Dr.Sali Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem.

<span style="font-weight: bold">Sulmohen &quot;qeveritaret e pafajshem&quot;!!!!!!!!!!!!????????????</span>

Mos ka qene nen ndikimin e forte te HASHASHIT ku hapesi i temes???????????????????


Kastriot
 

Guest
Re: Dr.Sali Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem.

duhet te jete femija e ndonje qeverritari te &quot;pafajshem&quot;
 

Tirana1614

Primus registratum
Re: Dr.Sali Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem.

Mendoj qe Berisha e ka gabim. Qeveritaret jo vetem qe nuk vjedhin, por po shkrijne edhe ate pak pasuri qe vune neper piramidat e viteve 94-96 per te miren e ketij populli trim dhe paqedashes, sidomos kujdes me i madh po i kushtohet ngritjes se pub-eve per defrimin e popullates qe ben jete &quot;nate&quot;. Prandaj nuk pajtohem me dy mesazheret e fundit qe sulmojne iniciusin e ketij forumi ashtu sic sulmon Berisha qeveritaret dhe ministrat socialiste.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Dr.Sali Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem.

Hahahahahahahahahah

Kastriot dhe Naver Say Naver!

Lexojeni deri ne fund dhe pastaj shani.
Ju me norme nuk e keni.Aq sa keni takat lexoni.Nuk ju ngut njeri
Ta kishit kthyer pergjidjen pas mesnate epo hajde edhe mund tju falej,por ora kur kthyet pergjigjen eshte koha me produktive e njeriut.
Apo ngriheni nga gjumi gjith nerva dhe te shamet i hame ne qe munohemi me ju bo ju me qesh me tragjikomedine shqiptar.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Dr.Sali Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem.

Isaac
Keta e kane me norme dhe jo me mend dhe duket qe edhe shkrimin nuk e kuptojne, por sapo te shkruash pershembull <span style="font-weight: bold">D,r S.Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem</span> , keta menjehere kercejne a thua nuk eshte e vertete qe Berisha i sulmon &quot;qeveritaret&quot; e pafajshem.
Ne fakt me disa ketu, me shume behesh burre i keq se sa mik i tyre, por kjo eshte tradita e fundit e kultivuar ne gjak dhe jo ne te shkruar.
<span style="font-weight: bold">Populli thote kur nuk ke mend ke kembe</span>
Edhe ne kemi pasur kembe te atilla sa qe kemi mberritur ne faqen tjeter te Globit &lt;img border=&quot;0&quot; alt=&quot;[mesy]&quot; title=&quot;&quot; src=&quot;graemlins/wink-.gif&quot; /&gt;
 

eM

Paper Moon
Re: Dr.Sali Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem.

sme duket dhe aq te pafajshme!
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Dr.Sali Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem.

Sigurisht që të kuqtë e të majtët ekstrem i çmojn politikanët e regjimit të tashëm si patriotë e të pafajshëm, kur dihet që janë vetem egoistë të mëdhenj, që parësore e kanë pasurimin personal. Janë kuislingë e kukulla të Athinës, të cilët po e shndërrojn Shqipërinë në koloni greke. Po ia mbyllin perspektiven popullit, po e varfërojn, dhe po i nxisin shqiptarët, sidomos të rinjtë të emigrojn. Ata janë të lidhur edhe me mafijen dhe përfitojn prej sajë.
 

u74

Primus registratum
Re: Dr.Sali Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem.

Se korruosioni vazhdone sot ne Shqiperi kjo as qe diskutohet .
Por a ka fytyre Sali Berisha dhe ish pushtetaret
e djeshem te PD-se qe sot perbejne opoziten te cirren dhe kercenojne gjoja ne emer te antikorupsinit.
Pse mendojne keta &quot;demokrate te medhenje&quot; se ne hame bare akoma dhe kemi harruar se c'fare beri klika e PD kure ishin ne pushtet,piramidad,hajdutat e kriminelet e pa shkolle u bene shefa policie e te SHIK-ut,vjellja banale e votave te 26 majit 1996
E Berisha na cirret tani sikur ka te drejtat e autorit mbi demokracine boterore!!!!
A iu kujtohet kur Berisha thoshte per radio BBC
se eshte radio komuniste.Se domosdo kur shtypi Anglez dhe perendimore shkruanin se Shqiperia qeveriset nga nje qeveri gangstere me nje president gangstere e fjala ishte per Brishen!?
E kur ishte puna qe ta dorezonte pushtetin ne baze te normave demokratike djegu gjithe Shqiperine ne 1997.
Gje te cilen nuk e kishin bere as komunistat ne 1990.
Berisha,Hajdari,Meksi e Arbnori keto paliaco gjakpires e cun SHqiperine buze humneres ne nje kohe qe Shqiperia kishte kushtet me te favorshme ne te gjitha vended e evropes lindore qe te ndertonte ekonomine e tregut.
Tani i sulen EDI RAMES qe eshte pothuajse i vetmi
zyretare shqipetare ne keto 12 vjetet e fundid qe
dha rezultate te dukshme ne detyren qe kryente.

PO te ishte e mundur qe EDI RAMA TE vendosej ne krye te shtetit shqipetare atehere do te thonja ne djall shkofshin BERISHA,NANO,ZOGU e te tjeret qe iu mbajne ison.
 

une_une

Primus registratum
Re: Dr.Sali Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem.

Te flase ndonje i persekutuar politik ende mire por te flase Baleta dhe Berisha qe kane kryer internimet jashte shtetit dhe bere komunist me dhune.
 

Stake

Primus registratum
Re: Dr.Sali Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem.

Kjo hija e zeze do kete bere internim se ka luftu per vdekje komunizmin duke thane: &quot;Hapra na jepni pak djathe se ngordhem&quot;

Shume si ty kane luftu kshu komunizmin o p...!
 

Prim

Primus registratum
Re: Dr.Sali Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem.

u74, e ke shume domethenese logon. Mos perto shtoi edhe nje fjale &quot;komunist&quot; nga mbrapa, dhe behesh tamam.

Mos na cudit shume me bemat e hajduteve me cizme qe kane zaptuar Shqiperine. Sali Berisha, ka c'ka, hajdut e imoral nuk eshte. Eshte ca kokforte e do t'i dali e tia, deshi ti bjeri murit (Amerikes) me koke, dhe e hengri. Leri ato perralla me vjedhje zgjedhjesh, se ato te 26 majit nuk ishin me te vjedhura se keto te Dushkut. Korrupsion dhe kriminalitet si tani, s'eshte pare ndonjehere. Ndryshimi eshte se Berishen donin ta rrezonin, se nuk ua hengri mendja qe do iu dilte situata nga dora dhe do sillnin ca plehra ne pushtet. Tani, per hir te stabilitetit, qe te mesohemi me zgjedhje ne afat te rregullt, po i durojme ne, po i duron edhe bota, keta qelbesira, qe mbyten bankat e botes me para te vjedhura, ndersa populli po vdes ne te ftohte e ne erresire.
 

u74

Primus registratum
Re: Dr.Sali Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem.

PRIM-Avash mos perdor shprehjet e Berishes &quot;komuniste&quot; se u ka dalur boja ketyre thenjeve.
Po te isha me pikepamje komuniste nuk do te hezitoja te deklarohesha i tille.
Fundja Berisha vete ka qene komuniste,dhe gjate gjithe karrieres se tije politike i zbatoi me perpikmeri metodat e Hoxhes duke eleminuar gjithe
njerezit qe bashkarishte kishin formuar PD-ne ne '91.!
Prej E.SELAMI, N.CEKA, G.PASHKO, A.IMAMI,G.POLLO,
T.KEKO,etj..etj..
Nuk po them se keta qe jane sot ne pushtet jane te paperlyer ne korrupsion,por te pakten gjerat po ndryshojne dhe dhunen politike nuk po e perdorin sic ka bere Sala me shoke.
Sali Berisha dhe injorantet e tije u munduan qe te fusnin percarjen veri-juge dhe per pak arriten ta fusnin Shqiperine ne lufte civile.
Po si e djegen Shqiperine per karriget e tyre keta PD-iste te degjeneruar,flas vetem per drejtuesit e PD-se.
Po kush ishin patriotat tani????????????
Bashkim Gazidede, Agim Shehu, Rrapush Xhaferi,
Sali Berisha,Maksude Kademi,Pjeter Arbnori,
Shemsije Kadrija,Azem Hajdari,Vehbi Alimuca,apo
Shaban Memia dhe Safet Zhulali qe ky i fundid braktisi detyren dhe u arratise kur Shqiperia po digjej.
Me thoni tani a ndodhen keto gjera ne 1990-92?
Keta legenat e mesiperm te shkojne dhe t'ia lajne kembet RAMIZ ALISE dhe pastaj te pine ujin.
Se RAMIZ ALIJA komunist por Shqiperine ia u dorezoj te paprekur ketyre plehrave.
Se sote ne bote njerezit kur kujtojne Shqiperine e '97 mendojne se ne kemi luftuar me ndonje ushtri te huajen por ne te vertete ne kemi luftuar me njeri-tjetrin.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Dr.Sali Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem.

<span style="font-weight: bold">Sali Berisha eshte njeriu me i ndergjegjshmi me atdhetari dhe me i drejti nder ata shqiptare qe kane luftuar per atdhe</span>
Vetme zeri i Sali Berishes eshte ndier keto 6 vjet ne parlamentin shqiptar dhe askerkush nga P.D nuk ka qene ne gjendje te jete kaq burre sa Sali Berisha megjithe te keqijat dhe te metat qe jalane ne shpine.
Edhe futjen e Shqiperise ne organizaten e islamikeve nuk ja dedikoj drejtperdrejt Sali Berishes, por &quot;shokeve te tij te ngushte&quot; qe e mashtruan per ta fundosur, ne kete organizate.
Zeri i Sali Berishes eshte zeri me i paster dhe me atdhetari per nje Shqiperi te vertete.
Tashme P.S dhe Edi Rama jane pergatitur per te nxjerre &quot;dosjet&quot; e pashkruara per Sali berishen, por vete Berisha duhej te deklaronte ne popull , se cfare gabimesh ka bere ne menyre qe edhe populli te mos jete i dizinforumar dhe kur te vije koha per zgjedhje, atehere te themi te rroje demokracia e vertete.
Sa per Edi Ramen e dija njeri te paster dhe te mire por sot me hapjen e dosjeve te zeza ne emrin e tij, kur populli i Tiranes nuk ka as gjerat me elementare te jeteses, per mua Sali Berisha ka te drejte dhe jam dakort edhe me zgjedhje te reja.
Sali Berisha eshte zgjedhur president ne menyren me legjitime qe ka njohur historia shqiptare.
Sali Berisha meriton perseri pushtetin sepse kesaj rradhe ka kuptuar gabimet qe ka bere.
Edi Rama edhe nje here po e ritheksoj qe ka tradhetuar mirebesimin e gjithe popullit te Tiranes dhe me dosjet e zeza te vjedhjes,ka vulosur qe ai eshte nje pasardhes i Sadamit, me falni i Enverit.

Keta vjedhin dhe pa piken e turpit te dehur tallin dhe lesht.
Por ata qe tallen me Sali Berishen qe eshte votuar ne Tropoje, tallen me popullin e Tropojes
Ata deputete qe zgerdhihen dhe vjedhin ne emer te elektoratit te tyre , ata injorojne nje popull qe i ka dhene voten.

Jepi Sali Berisha dhe rrofte Demokracia
 

Guest
Re: Dr.Sali Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem.

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] Hahahahahahahahahah

Kastriot dhe Naver Say Naver!

Lexojeni deri ne fund dhe pastaj shani.
Ju me norme nuk e keni.Aq sa keni takat lexoni.Nuk ju ngut njeri
Ta kishit kthyer pergjidjen pas mesnate epo hajde edhe mund tju falej,por ora kur kthyet pergjigjen eshte koha me produktive e njeriut.
Apo ngriheni nga gjumi gjith nerva dhe te shamet i hame ne qe munohemi me ju bo ju me qesh me tragjikomedine shqiptar. [/qb]
 

Guest
Re: Dr.Sali Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem.

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] Hahahahahahahahahah

Kastriot dhe Naver Say Naver!

Lexojeni deri ne fund dhe pastaj shani.
Ju me norme nuk e keni.Aq sa keni takat lexoni.Nuk ju ngut njeri
Ta kishit kthyer pergjidjen pas mesnate epo hajde edhe mund tju falej,por ora kur kthyet pergjigjen eshte koha me produktive e njeriut.
Apo ngriheni nga gjumi gjith nerva dhe te shamet i hame ne qe munohemi me ju bo ju me qesh me tragjikomedine shqiptar. [/qb]
Te jem i sinqerte nuk e lexova fare ate artikullin qe kishe vene ti. Me intrigoi titulli i temes dhe te them te drejten qeveritaret çdo gje mund te jene,por vetem te pafajshem jo. Prandaj te lutem radhes tjeter qe te te mos te keqkuptoj veri ato dreq thonjzash. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

u74

Primus registratum
Re: Dr.Sali Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem.

Fillimisht postuar nga pe.ili.sh:
[qb]
Sa per Edi Ramen....kur populli i Tiranes nuk ka as gjerat me elementare te jeteses,

[/qb]
Po per cilen TIRANE e keni fjalen mor vella!!!!???
smash.gif
 

Guest
Re: Dr.Sali Berisha sulmon qeveritaret e pafajshem.

<span style="font-weight: bold">Ndërsa Ramën e mbronin, Mafia goditi </span>
he heeeee paskan shfrytwezuar rastin ...... Po edi rama clidhje ka ketu ?
rolleyes.gif
ai eshte i mire
 
Top