doreheqja e metes .meta doli i fituar apo i humbur

mondi - 002

Primus registratum
doreheqja e metes .meta doli i fituar apo i humbur

mendoj qe meta i ka hapur rruge vetes per te ecur perpara ne nje kohe tjeter , dhe qe nano nuk e kishte parashikuar nje dorheqje te parevokueshme nga ana e tij .
ne fund te fundit te dy figurat jane te konsumuara deri ne palce.
 

assassino26

Primus registratum
Re: doreheqja e metes .meta doli i fituar apo i humbur

Ore ata te fituar dalin te gjithe,mos e vrit menjen ti,se meta ka qe kur ishte kryekar i preshit qe zihej me nanon.Poplli or ti poplli e ka mrene te gjithin.
Ehh mer popull sa i mire je,sa te dhimen kta politikane
 

Albinos

Primus registratum
Re: doreheqja e metes .meta doli i fituar apo i humbur

Shume mire qe ka dhane doreheqjen Meta.
Ai ishte nje mysliman(qe duhej larguar) nga qeveria e kryeministrit tone te nderuar dhe respektuar nga te gjithe organizmat nderkombetare.


<ul style="list-style-type: disc">[*]Teksti i plotë i dialogut Nano-Meta dje në mbledhjen e qeverisë[/list]


<ul style="list-style-type: disc">[*]Nano:[/list]
Dorëheqja, e papritur dhe e papërgjegjshme

Pas mbledhjes së qeverise e cila po përfundonte analizën e veprimtarisë 6-mujore të ekzekutivit, pas pesë orësh arsyetimesh serioze të përgjegjshme dhe konstruktive, në mënyrë krejt të papritur, madje pa i dhënë kohë vetes të raportojë si gjithë ministrat e tjerë të kabinetit, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta deklaroi se largohej në mënyrë të parevokueshme nga tavolina qeverisëse dhe bashkëpunimi me kryeministrin Fatos Nano pa pritur as reagimin e kryeministrit dhe të anëtarëve të tjerë të qeverisë. Më poshtë po publikojmë debatin e orës 22:05 kur ndodhi ngjarja e papritur:


<ul style="list-style-type: disc">[*]ILIR META :[/list]
Së pari, dua të shpreh zhgënjimin tim dhe të kundërshtoj vlerësimet kritike që bëhen për punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilat i konsideroj si nihiliste, tendencioze dhe denigruese, për këtë institucion, siç doli edhe nga analiza 6-mujore, që u zhvillua atje, ku ministri Klosi dhe përfaqësues të tjerë nga Kryeministria, morën pjesë dhe ku u ftuan të bëjnë pyetje apo vërejtje dhe nuk bënë asnjë të tillë. Duke e lidhur këtë analizë edhe me shkresat e fundit të ardhura nga kabineti juaj, ku në mënyrë arbitrare synohet të eliminohet Ministria e Punëve të Jashtme si institucion përgjegjës për zbatimin e politikës së jashtme, duke e vendosur në një tutelë të plotë personale nga ana juaj dhe e këshilltarëve tuaj dhe duke i konsideruar këto veprime si vazhdim të luftës tuaj personale, në kuadër të përpjekjes për absolutizimin personal të qeverisjes, dëshiroj t&amp;#8217;ju njoftoj largimin tim të parevokueshëm nga kjo tavolinë, që drejtoni ju, duke mos pranuar më që të bëhem pjesë e falsitetit dhe e hipokrizisë tënde qeverisëse.
Faleminderit.

<ul style="list-style-type: disc">[*]FATOS NANO :[/list]
Do largoheni tani, pa qëndruar për reagime?

<ul style="list-style-type: disc">[*]ILIR META :[/list]
Për reagime nuk ka nevojë.

<ul style="list-style-type: disc">[*]FATOS NANO :[/list]
Ky është një veprim i papritur dhe inkoherent me këtë mbledhje shumë funksionale, konstruktive dhe të dobishme për vazhdimin e punës së këtij kabineti. I papritur dhe inkoherent, sepse, gjithashtu, krahas vlerësimit objektiv të punës së Ministrisë së Jashtme nga struktura e monitorimit si për të gjitha ministritë e tjera, unë dhe kabineti prisnim nje reagim, gjithashtu, koherent, me debatin e kryer për çështje të ngritura nga zoti Meta deri pak përpara dhe me angazhimin e rishfaqur të zotit Meta edhe me shkrim pranë Kryeministrit, në datën 10.7.2003, me një letër me numër protokolli 2171, të Ministrisë së Punëve të Jashtme, me lëndë: &amp;#8220;Mbi angazhimin tim si zëvendëskryeministër&amp;#8221;. Përmbajtja e saj është : &amp;#8220;Zoti Kryeministër, krahas angazhimit tim si ministër i Punëve të Jashtme, i qeverisë që Ju drejtoni, në vijimësi kam ndjekur me përparësi mbarëvajtjen e punës së institucioneve në varësi të Këshillit të Ministrave, veprimtarinë e të cilave e ndjek zëvendëskryeministri. Gjithashtu jam angazhuar me seriozitetin e përkushtimin e duhur në drejtimin e këshillave, komiteteve apo grupeve ndërministrore, që drejtohen nga unë, në cilësinë e zëvendëskryeministrit. Duke qenë i bindur për mundësinë e një angazhimi më të madh në drejtim të intensifikimit të mëtejshëm të punës së qeverisë, shpreh gatishmërinë time për të marrë përsipër dhe realizuar me sukses të gjitha detyrat që së bashku mund të vendosim të ndiqen nga zëvendëskryeministri. Në pritje të një përgjigje Tuajën, Me respekt Ilir Meta&amp;#8221;

Në funksion të kësaj letre dhe në konkluzion te analizave politike, që i paraprinë kësaj analize të ekzekutivit, në datën 10.7.2003, unë realizova takim zyrtar dhe institucional me zotin Meta, ku raportoi për detyrat që ndjek, ku dëgjoi vlerësimet e Kryeministrit, që nuk janë të ndryshme nga përmbajtja e materialit të analizës dhe thekset kritike që unë kam vënë për mosbashkëveprimin e tij si minister i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër me qeverinë dhe me kryeministrin gjatë 11 muajve të kaluar dhe ramë dakord së bashku dhe në këtë funksion është hartuar një urdhër i kryeministrit, për një rishikim të përgjegjësive dhe ngarkim akoma më funksional dhe koherent të zëvendëskryeministrit me detyra për të ndihmuar kryeministrin në drejtimin e qeverisë, që lidhen me komitete ndërministrore dhe institucione dhe agjenci vartëse të Këshillit të Ministrave apo të specializuara që kanë të bëjnë me zbatimin e objektivave të ekzekutivit. Kështu që qëndrimi i sotëm dhe veprimi i sotëm është, e përsëris, i papritur, inkoherent dhe më në fund jofunksional dhe me sa duket i papërgjegjshëm në vazhdën e qëndrimit të papërgjegjshëm, mosbashkëpunues dhe shmangës ndaj detyrave dhe përgjegjësive, për të cilat zoti Meta, është mandatuar dhe votuar, te 11 muajve që kanë kaluar. Pra shpreh keqardhjen time për këtë ngjarje dhe për humbjen e një bashkëpunëtori që ka aftësi krejt të tjera nga ato që nuk ka dashur të shfaq në këta gati 12 muaj. Natyrisht, kjo nuk e cënon punën e qeverisë, ashtu siç nuk e ka cënuar realizimin e objektivave të programit në gati 12 muajt e fundit, për arsye se unë dhe kabineti im, i mbështetur edhe nga 2 ministrat e shtetit, kemi arritur, me më shumë ngarkesë të përballojmë deficitin e punës të pakryer nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme.

Më në fund kjo çështje, me sa duket, ka konotacion opozitë politike dhe nga kjo pikëpamje dhe vetëm nga kjo pikëpamje, vendimi i njëanshëm i marrë nga zoti Meta, i shpallur në këtë mbledhje dhe konsumimi i veprimit me largimin e tij, është koherent, sepse opozitë politike brenda qeverisë, nuk besoj se mund të arsyetohet nga ndonjë pikëpamje e përfaqësimit politik të kësaj qeverie të maxhorancës dhe të partisë kryesore në të dhe as nga pikëpamja e disiplinës dhe e dispozitave kushtetuese dhe ligjore.

Prandaj dhe arsyetimi im i mëtejshëm për të zëvendësuar këtë humbje të një bashkëpunëtori me atribute të rëndësishme në qeveri, do të jetë politik dhe institucional.

Duke e quajtur të përfunduar me shumë përgjegjësi dhe rezultat analizën që kryem në më shumë se gati 5 orë, dua t&amp;#8217;ju rikapituloj vlerësimin dhe mbështetjen time për seriozitetin e punës time si dhe për vazhdimin e angazhimeve të ndërmarra jo vetëm në procesin e qeverisjes, por edhe në këtë mbledhje, ku nuk u kontestuan perfundimet e monitorimit dhe detyrat prioritare për 6-mujorin e dytë të vitit.

Besoj se po krijojmë, gjithashtu, një praktikë që jo vetëm përmbush një detyrim ligjor, siç është analiza e dikastereve dhe e qeverisë çdo 6 muaj, pra dy herë në vit, por edhe po krijojmë një precedent pozitiv për forcimin e punës në ekip dhe për kapërcimin ne mënyrë kolegjiale të diskordancave , të cilat nuk më rezultojnë konceptuale, por objektive dhe subjektive, që sjellin bashkërendimin e ritmeve të punës dhe të funksionimit ndërmjet dikastereve në një qeveri, në një institucion vendimmarrës të ekzekutivit.

Më në fund më lejoni t&amp;#8217;ju shpreh mirëkuptimin dhe mbështetjen time për rezultate të mëtejshme, të cilat nuk do te mungojnë edhe me detyrimin për të zëvendësuar karrigen bosh të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm. Natyrisht, kjo do të dojë kohën minimale të nevojshme për arsyetimin politik dhe institucional të ngjarjes.

gazeta &quot;shekulli&quot;
 

Albinos

Primus registratum
Re: doreheqja e metes .meta doli i fituar apo i humbur

E Shtune, 19 Korrik 2003


<ul style="list-style-type: disc">[*]KU PO SHKONI ZOTI NANO?[/list]

Largimi I zevendeskryeministrit dhe ministrit te jashtem Ilir Meta nga qeveria e fut vendin ne qorsokakun e krizes qeveritare. Ne plan te pergjithshem mund te thuhet se vendi ka hapur mbreme nje porte te madhe per krize politike. Kritikat dhe nxirrja e punes se zotit Meta ne raportin 6-mujor te kryeministrit ka sherbyer si pretekst I mjaftueshem per imponim largimi. Pra, kryeministri dashur pa dashur ka provokuar keshtu rikthimin e krizes ne marredheniet e brendshme te Partise se tij. Ky akt pare ne kuader te ecurise pergatitore te fushates elektorale te zotit Nano, duket si element I njevlefshem me reformen perzenese te aleateve te vegjel. Kreu socialist ne ditet e bisedimeve nderpartiake me lehtesi te madhe shenoi shperberjen e koalicionit &quot;Aleanca per shtetin&quot;. Divorci i pakthyeshem politik me PSD-ne, me PBDNJ-ne dhe me disa emra politikanesh te tjere te spektrit te majte kane qene rezultati ndjellakeq I investuar prej kryeminister-kryetarit. Ndersa akumulonte pushtet, ndersa u duk se siguroi vetem nje rezolute pakti ne kryesine e Partise, zoti Nano se fundi nisi spastrimet e perfaqesuesve aleate nga konkurenca elektorale en-blok e se majtes. Ky gabim u mor lehte prej tij dhe deklaratat qe pasuan cdo perzenie aleati, mbeten shqetesuese per perspektiven zgjedhore te PS-se. Kerkesa e shtirur e llogarise kryeministrore ne analizen 6-mujore, eshte preteksti I kerkuar e zotit Nano per te lare hesape e per te krijuar realitetin e dominimit te tij ne Qeveri. Me se shumti ky akt ka synuar rreshtimin klasik te anetareve te kabinetit dhe konfirmimin e realitetit te te nenshtruarve. Por reagimi shperthyes I zotit Meta, ka krijuar keshtu rastin tjeter te veshtiresise se neserme per kryeministrin Nano. Dilemat tashme jane me te shtuara. A do te kemi rrezim te qeverise? A do te arrihet votbesimi I qeverise Nano pa zotin Meta? A do te. I gjithe ky peshtjellim, kjo situate qe sjell edhe me teper mjegull dhe anarki politike brenda PS-se, i adreson kreut te saj zotit Nano vetem dilemen se ku po shkon.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Nano atakon Meten, lavderon Dervishin[/list]

Ilir Meta dha doreheqjen pas mbledhjes se djeshme te Keshillit te Ministrave qe zgjati per kater ore me rradhe. Zevendeskryeministri, e cilesoi &quot;keshillin e ministrave&quot; si nje &quot;tavoline personale te kryeministrit&quot;, ne deklaraten perfundimtare qe mbajti pas mbledhjes se qeverise, pasi kishte perfunduar raportimi i te gjithe ministrave. Ironia me e madhe e raportit te pergatitur per analizen gjashtemujore te punes ishte verejtjet e shumta ne adrese te dikasterit te Metes dhe lavderohej puna e Ministrit te Turizmit Besnik Dervishi. Gjate leximit te raportit perfundimtar, ku Ministri i Jashtem u atakua per mosrealizim marreveshjes dhe mosakordim palesh per nenshkrim te tyre; per mungese perparimi per marredheniet ekonomike me vendet ne zhvillim; ineficense e perfaqesive tona diplomatike; mosshtim i vendeve ku shqiptaret te levizin lirisht; numer i vogel takimesh me vendet e BE-se dhe apati e punes me diasporen, zevendeskryeministri dhe Ministri I jashtem shqiptar, ne tavolinen e qeverise paraqiti doreheqjen. Lajmi ne fakt ka tensionuar edhe anetaret e tjere te Keshillit te Ministrave present ne mbledhje, te cilet nuk prisnin qe perfundimi i raportit te ishte i tille. Meta i ka permendur Nanos ne mbledhjen e qeverise edhe faktin se ne analizen gjashtemujore te dikasterit qe ai drejton ka qene edhe Ministri i Shtetit per reformat Blendi Klosi dhe ky i fundit nuk ka pasur asnje kontestim, apo asnje pyetje e verejtje ne adrese te dikasterit.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Ja si i realizuan detyrat 16 ministrite keta 6 muaj:

<ul style="list-style-type: disc">[*] Grupi Gjithsej Te realizuara

Tekniko-administrative 597 503 (84 %)

Strukturore 184 158 (86 %)

Ligjore 316 277 (78 %)

_________________________________

Te realizuara ne total 908 (83 %)

Te parealizuara ne total 189 (17 %)[/list][*]

Qeveria atakon kundershtaret e kreut te saj edhe gjate raporteve per analizat 6-mujore! Ne ate te fundit, ministrite me te sulmuara per mosrealizime detyrash jane Ministria e Jashtme, e Shendetesise, Arsimit dhe verejtje per secilen nga ministrite e tjera. Ndersa puna e dikastereve ku drejtojne ministrat Besnik Dervishi, Viktor Doda dhe Luan Rama eshte pershkruar me nota me shume se pozitive ne raportin e qeverise. Madje arrihet deri aty sa per ministrine e Rregullimit te Territorit thuhet qe gjate ketyre 6 muajve ka patur nje organizim mjaft te mire te punes dhe rritje te kerkeses se llogarise ne staf. Raporti i lexuar gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, cileson se punen me te mire e kane bere ministria e Mbrojtjes, ajo e Energjetikes dhe e Punes e Ceshtjeve Sociale. Ndersa ministria e Jashtme ne raport ka nje radhe verejtjesh per mosrealizimeve te detyrave, ashtu si edhe ministria e Shendetesise dhe e Arsimit. Sipas te dhenave te ketij raporti, 16 ministrite ne 6 muajt e pare te ketij viti arriten te realizonin vetem 83 % te detyrave. Qeveria veren se grupi i me i parealizuar eshte ai i detyrave ligjore. Ministrite kane arritur te perpunojne vetem 47 % te projektligjeve qe qeveria ka lene si detyre per kete 6-mujor. Me dobet ne kete aspekt paraqiten ministria e Rregullimit te Territorit, e Bujqesise dhe e Arsimit. Deri tani, Kuvendi ka miratuar vetem 120 prej projektligjeve te derguara gjate 6-mujorit nga qeveria, pra vetem sasine prej75%.

Per kete qeveria pohon se e ka furnizuar shume mire Kuvendin me projektligje, por ai eshte i ngadalte me miratimin e tyre. Nga ana tjeter, detyrat strukturore jane realizuar mesaatarisht deri ne masen perj 86 %. Me dobet peree kete paraqiten ministria e Ekonomise dhe ajo e Arsimit. Detyrat tekniko-administrative brenda nje ministrie jane realizuar ne total ne masen prej 84 %. Me dobet ne lidhje me kete tregues kane qene ministria e Transporteve dhe ajo e Kultures.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Ja vleresimet qe jep raporti kryeministror per disa nga ministrite:[/list]<ul style="list-style-type: disc">[*]Ministria e Puneve te Jashtme[/list]<ul style="list-style-type: disc">[*]- mosrealizim marreveshjes dhe mosakordim palesh per nenshkrim te tyre

- mungese perparimi per marredheniet ekonomike me vendet ne zhvillim

- ineficense e perfaqesive tona diplomatike

- mosshtim i vendeve ku shqiptaret te levizin lirisht

- numer i vogel takimesh me vendet e BE-se

- apati e punes me diasporen

Ministria e Rendit Publik

- Ka punuar mire ne luften kunder krimit dhe trafiqeve

- ka punuar mire per kapjen e krimeve, droges e kontrabandes

Ministria e Financave

- realizim i detyrave te vena nga qeveria

- hartim ne kohe i projekt-ligjeve te rendesishme

- nenshkrime te suksesshme me FMN

- realizim i te ardhurave tatimore e doganore

Ministria e Ekonomise

- sukses per projekt-ligjin per Konkurencen

- kerkohet perfundimi i marreveshjeve te Tregtise se Lire

- vonesat e krijuara nga delegacioni i KE-se per 6 projekte

- ka ralizime te paprogramuara ne kete gjashte mujor

Ministria e Drejtesise

- kritikon vonesat ne hartimin e projektligjeve.

- mosrealizim i projekt-ligjit per magjistraturen&quot;.

- mosrealizim i projektit per kalimin e sistemit te paraburgimit ne varesi te Ministrise se Drejtesise

Ministria e Industrise dhe Energjetikes

- vleresohet puna per projektin &quot;Per energjine elektrike&quot;,

- vleresohet hartimi i strategjise kombetare te energjise

- ndjekje me prioritet e privatizimit te kompanive shteeterore te naftes &quot;Armo&quot;, &quot;Albpetrol&quot; dhe &quot;Servcom&quot;


Ministria e Rregullimit te Terrritorit dhe Turizmit

- vleresim per miratimin e strategjive sektoriale te turizmit dhe ujit

- ka rritje te punes, stafit e organizimit[/list][*]




gazeta &quot;koha jone&quot;[/list]
 

Albinos

Primus registratum
Re: doreheqja e metes .meta doli i fituar apo i humbur

Tani dy fjale per Meten.
Ky eshte i vetmi zvkryeminister dhe minister i jashtem qe ka shkaterruar punen e qeverise socialiste me ne krye Fatos Nanon.
Po ta shihni edhe me vemendje raportin kryeministror do te dalloni se e vetmja ministri qe nuk funksionoi ishte ministria e Metes.
Lexojeni me vemendje lexojeni
Ministria e Puneve te Jashtme

- mosrealizim marreveshjes dhe mosakordim palesh per nenshkrim te tyre

- mungese perparimi per marredheniet ekonomike me vendet ne zhvillim

- ineficense e perfaqesive tona diplomatike

- mosshtim i vendeve ku shqiptaret te levizin lirisht

- numer i vogel takimesh me vendet e BE-se

- apati e punes me diasporen

Pra Meta nuk eshte i afte dhe i zhdervjellet ne takimet me te huajt per cdo mundesi bashkepunimi.
Jam shume dakort qe cdo anetar i kabinetit duhet te jape doreheqjen neqoftese nuk realizon detyrat.
Keto jane masat antikorrupsion.
 

AnilaM

Primus registratum
Re: doreheqja e metes .meta doli i fituar apo i humbur

per mu loje &quot;kurvash...&quot;te dy te korruptuar deri ne palce ashtu sic e tha ne turi.
Por i gjo se kuptoj ,kaq popull budalla jena mer jahu,qe votojme e votojme per k`to &quot;bushtra&quot;.Do thoni ju se ato i morrin vet votat ,pra s`presin gjo ka populli.Jo mer shqiptar ,pa le te ngrihen dhe te rezojne k`et qeveri t`qelbet,mo mir pa qeveri se sa me k`ta gjakpires.
Iliri o bo si ato kurvat e rruges,sa her qe ja do qejfi Nanos ,ja ka hap shalet,keni per ta pa se s`ka per t`ka lu shum koh ne lirin do ta shikoni prap n`qeveri.
S`kom pa noi ministri,qe t`ket realizu detyrat a punet e ministris.Ah sa per protokolle jon t`vetmit,por konkretisht asgjo.
Populli osht vlersuesi me i sakte,....te gjith ankohen,ateher ca kon bo ministrat,i kon ron me dore ne kaq.
m`falni per fjalorin por mi ngernje nervat,kto lloj lojrash,ne kurriz te popullit.., familjve tona.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: doreheqja e metes .meta doli i fituar apo i humbur

Meta nuk doli as i humbur as i fituar ne kete mes.
Ajo qe deshtoi eshte marreveshja e Rucit. Pra arme-pushimi deri pas zgjedhjeve lokale nuk funksionoi, qofte kjo per shkak te divergjencave te medha qe ka midis Nanos dhe Metes, qofte per shkak se marreveshja nuk ishte lidhese per palet qe e pranuan.

Se dyti, nuk mund te flitet per rezultate ne punen e ministrise se tij ne kushtet ku ndodhet Shqiperia. S'ma merr mendja se gjera te tilla ishin ne dore te Metes. Pa vendosjen e shtetit ligjor dhe zbutjen e korrupsionit, nuk mund te kete lirshmeri ne politiken e jashtme shqiptare sepse paragjykohemi apriori.
Se treti, te flasim pak per ato qe po ndodh ne qeverine socialiste.
Ne mungese te opozites reale ne Shqiperi, eshte zhvilluar nje fenomen qe quhet opozite brenda partise dominuese. Brenda PS sot ka disa grupe: ai i Nanos, i Metes, katharcistet dhe flitet dhe per nje grup te Servet Pellumbit. Qe grupe te tilla te mbijetojne brenda se njejtes parti, duhet qe te kene koalicione te fuqishme, dhe ai i propozuar nga Ruci kesaj rradhe sic thash me lart, thjesht deshtoi.
Tani mbetet te shohim nese Meta do te qendroje brenda PS, apo do te krijoje nje parti me vete, sic ndodhi me PD dhe PDr.
I rendesishem eshte fakti se nese Meta merr me vete 12 deputete socialiste, pra nese grupi i tij eshte kaq i shtrire ne sallen e parlamentit, ai mund ta vere ne krize te plote qeverisjen socialiste, kjo natyrisht nese opozita parlamentare pozicionohet ne krah te Metes.
Te shohim cdo te ndodhe...
 

mostro

Putraku
Re: doreheqja e metes .meta doli i fituar apo i humbur

Fillimisht postuar nga albinos:
[qb] , të cilat i konsideroj si nihiliste, tendencioze dhe denigruese [/qb]
a ka njeri me e shpjegu ket lloj fjalori qe zoti meta PERDOR....c'nenkuptoni me NIHILIM?po me NIHILOSJE?NIHILITUR'??
A mer MET BEG ILIR NIHILITI....cer te ka gjet me amon?te paskan rraskapitur ene NIHILITUR O I ZIIIIIIII &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Klinton

Primus registratum
Re: doreheqja e metes .meta doli i fituar apo i humbur

Ilir Meta nepermjet intervistes se tij nxjerr ne pah te metat e qeverisjes se sotshme.
Kryeministri shqiptar akuzohet nga Meta per personalizim te qeverise dhe pushtetit.
Jam dakort me doreheqjen e tij sepse nje qeverisje pa moral nuk ka jetegjatesi.



<ul style="list-style-type: disc">[*]Me poshte eshte dhe intervista e Ilir Metes.[/list]


<ul style="list-style-type: disc">[*]Meta:[/list]
Nuk do rrezoj qeverine &quot;Nano&quot;
Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem sqaron arsyet qe e shtyne te largohej nga ekzekutivi. Ai akuzon Kryeministrin per pabesi dhe afera qe cenojne pronen publike, por hedh poshte mundesine e nje krize

Ergys GJENCAJ

Zv/kryeministri dhe minister i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, nje dite pas doreheqjes, duke bere nje ekspoze te arritjeve te insitucionit qe drejtoi prej afro 12 muajsh, i eshte pergjigjur pretendimeve te ngritura ne analizen e qeverise. Meta, gjate nje konference per shtyp, te thirrur enkas per te dhene aresyet e largimit nga posti i numrit dy te kabinetit qeveritar, ka renditur disa nga aktivitetet me te sukseshme te Ministrise ne politiken e jashtme me vendet fqinje dhe te tjera. Por, ai eshte fokusuar me shume ne deklaraten e tij, ne pergjigje, sipas tij, te pikpamjeve te ndryshme qe ndan me Kryeministrin Fatos Nano. &quot;Ndaj koncepte teresisht te ndryshme me Kryeministrin Fatos Nano, jo vetem per politiken e jashtme, por edhe mbi shtetin dhe qeverisjen ne pergjithesi&quot;. &quot;Morali im politik dhe institucional nuk mund te pranoje nje qeverisje te tille dhe per te gjitha keto paraqita doreheqjen time te parevokueshme ne mbledhjen e qeverise&quot;, tha Meta. I cili ka sulmuar shefin e ekzekutivit shqiptar, duke e akuzuar ate per nje sere aferash, te mbeshtetura nga keshilltaret e tij. Ai ka theksuar se doreheqja e tij nuk ka si qellim rrezimin e qeverise se drejtuar nga Nano, por &quot;distancimin tim te plote nga kjo menyre qeverisese e vendit, qe nuk sjell stabilitet, por vetem akumulon probleme dhe pjelle kriza institucionale, politike dhe ekonomike&quot;. Ish-kryeminister dhe tashme zv/kryeminister i dorehequr, ka theksuar se Partia Socialiste po humb konrollin mbi qeverine dhe qeverisjen, pasi sipas Metes, ajo eshte e uzurpuar nga Nano. &quot;Ajo, gjithnje e me shume po shnderrohet nga nje qeveri dhe qeverisje e PS-se, ne nje qeveri dhe qeverisje e Fatos Nanos dhe te nje rrethi te ngushte personal te tij&quot;.

<ul style="list-style-type: disc">[*]A do te ndikoni me mbeshtetesit tuaj ne Parlament per te arritur rrezimin e qeverise?[/list]

Asnjehere nuk kam patur synim rrezimin e qeverise se zotit Nano, per arsye sepse une bashkohem me nje kolegun tim politikan, qe ka thene se &quot;ne Shqiperi nuk eshte burreri te rrezosh qeverine, por eshte burreri te mbash qeverine&quot;. Ne kuptimin, qe qeverite mund te rrezohen shume lehte, per arsye se cdo qeveri eshte e detyruar te perballet me probleme dhe me sfida te rendesishme, te cilat nuk eshte e lehte per t'i zgjidhur. Me kete doreheqje une nuk synoj rrezimin e qeverise, perkundrazi, une synoj distancimin tim te plote nga kjo menyre qeverisese e vendit, qe per mendimin tim nuk sjell stabilitet, por vetem akumulon probleme dhe pjelle kriza institucionale, politike dhe ekonomike dhe po keshtu ndryshimin e kesaj situate nuk e shoh thjesht ne nderrimin e disa emrave ne kabinetin qeveritar, gje qe e kam shprehur edhe me perpara, por e shoh ne ndryshimin e konceptit per qeverine, per drejtimin e saj dhe njekohesisht ne ate qe PS te ushtroje pergjegjesite e saj politike per qeverisjen e vendit. Sepse, sipas mendimit tim, asaj i ka dale krejtesisht nga kontrolli politik qeverisja e vendit. Ajo, gjithnje e me shume po shnderrohet nga nje qeveri dhe qeverisje e PS-se, ne nje qeveri dhe qeverisje e Fatos Nanos dhe te nje rrethi te ngushte personal te tij.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Si e konceptoni kerkesen e Kryeministrit per doreheqjen tuaj pas mbledhjes se kryesise se PS?[/list]

Mendoj se kerkesa e zotit Nano per terheqjen apo doreheqjen time pas mbledhjes se kryesise dhe miratimit te rezolutes, ishte nje veprim i nxituar, i papjekur, hakmarres dhe primitiv, per arsye se ai e beri nje kerkese te tille, pra qe kjo kerkese te perfshihej ne rezoluten e kryesise se PS-se, gje qe nuk u pranua nga kryesia. U shpreh se pranonte rezoluten dhe po keshtu, ne menyre te pabese dhe tinzare, pas deklarates se sekretarit te Pergjithshem ne emer te kryesise se PS, doli me qellim per te provokuar nje nxitim nga ana ime per te reaguar ne nje menyre te papershtatshme. Por, nese nuk dhashe doreheqjen para dy javesh, sepse nuk mund te jepja doreheqjen se ma kerkoi zoti Nano, sepse nuk mendoj se nuk kam permbushur detyrat e mia politike dhe qeverisese, pervec ne ato raste kur jam shmangur me qellim ndaj zotit Nano dhe njekohesisht nuk kisha asnje arsye te terhiqesha nga problemet qe kisha ngritur, sot pas dy javesh, pas perpjekieve qe bera ne zbatim te rezolutes se kryesise se PS, per te vendosur marredhenie sa me normale bashkepunuese me Kryeministrin Nano, duke pare se ai vazhdon qe ne menyre te pabese te provokoje, jo vetem zotin Meta si minister i Jashtem apo zv/kryeminister, por edhe nje institucion te tere. Duke qene se ai vazhdon te perpiqet te eliminoje, jo vetem institucionin e Ministrise se Puneve te Jashtme dhe zotin Meta, si perfaqesues te ketij instutcioni, une vendosta qe te distancohem nga ajo qe e quajta, &quot;falsiteti dhe hipokrizia qeverisese e zotit Nano&quot;. Edhe kur dhashe doreheqjen nga posti i Kryeministrit, nuk ika se me hoqi zoti Nano, sepse mund t'ju bej te qarte se zoti Nano, as atehere nuk mund te me hiqte dot dhe as tani nuk me heq dot. Atehere ika, sepse nuk mund te vazhdoja ne ate kohe te isha nje Kryeminister pa dinjitet, cilido tjeter mund te vazhdoje si Kryeminister pa dinjitet, vecanerisht kur lidhje me dinjitetin dhe moralin nuk ka.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Doreheqja juaj, a ka lidhje me zhvillimin e Kongresit te ardhshem ne PS? Dhe c'qendrim do te mbani ne zgjedhjet vendore?[/list]

Asnjehere nuk nuk kam permendur dhe nuk kam ndermend te merrem me Kongresin e ardhshem te PS, por jam perqendruar ne problemet e qeverisjes se vendit, duke synuar te kontribuoj per thellimin e mireqeverisjes, per ndalimin e degradimit te qeverisjes se vendit. Persa i takon zgjedhjeve vendore, do te vazhdoj te kontribuoj qe mazhoranca te konfirmohet perseri si e tille dhe te ruaje te pakten pozitat e zgjedhjeve te meparshme vendore. Persa i takon perpjekjeve te zotit Nano per te faturuar pergjegjesine e ndonje rezultati tek zoti Meta, dua t'ju bej te qarte te gjitheve se cdo fature i takon zoti Nano.

<ul style="list-style-type: disc">[*]A do te kerkoni doreheqjen e zotit Nano?[/list]

Persa i takon doreheqjes se zotit Nano, ajo eshte individuale dhe eshte nje akt qe bazohet ne vullnetin e lire te cilitdo. Sikurse e tille eshte edhe doreheqja ime. Se dyti, doreheqja nuk kerkohet, doreheqja jepet. Askush nuk mund t'i kerkoje doreheqjen zotit Nano, eshte e drejta e tij dhe ai vendos per kete ceshtje.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Doreheqja juaj, a eshte nje perpjekje per te grumbulluar vota ne Parlament per te kundershtuar emerime apo miratime ministrash?[/list]

Nuk i shikoj keto ceshtje si probleme votash dhe probleme aritmetike. Keto jane probleme te medha parimore, konceptuale qe kane te bejne me te ardhmen e vendit, te institucioneve, te administrates dhe te funksionimit te saj, me te ardhmen e reformave ekonomike, pra ceshtje shume me te thella sesa ceshtje votash, sot apo neser ne Parlament.

<ul style="list-style-type: disc">[*]A mund te hyje qeverisja ne krize dhe cili do te jete pozicionimi juaj ne vijim?[/list]

Nuk mendoj se sot mund te kemi krize, por kemi akumulim te problemeve. Dhe kur nuk nderhyhet per t'i dhene rrugen e zgjidhjes, ato vetem sa shtohen dhe me pas sjellin krize. Shpresoj te mos ndodhe kjo e fundit. Lidhur me pozicionimin tim, ju siguroj se do te vazhdoj ne te gjitha pozicionet qe kam dhe qe do te kem. Qeverisja eshte nje koncept shume me i gjere se sa nje tavoline me disa karrige dhe PS pas 6 vitesh duhet te ndergjegjesohet se objektivi dhe synimi i saj nuk eshte thjesht te qendroje ne pushtet per hir te faktit se perballe kemi nje alternative te pabesueshme, sic eshte ajo e Berishes. Duhet te qendrojme ne pushtet per te bere reforma, per te afruar edhe me shume Shqiperine me Bashkimin Europian, per te permiresuar edhe me tej standartet ekonomike dhe sociale te qytetareve shqiptare, per te mbajtur premtimet elektorale te bera para dy vitesh.

<ul style="list-style-type: disc">[*]A do te kete ndonje bashkepunim te mundshem me opoziten per te ndryshuar qeverine?[/list]

Nuk kam ndermend te bej ndonje bashkepunim me opoziten per te ndryshuar qeverine, per arsye sepse edhe kjo do te ishte ceshtje aritmetike. Besoj se, jo vetem mazhoranca ka probleme serioze, por akoma me keq, ne kemi nje opozite qe nuk paraqet asnje alternative me te mire dhe me te besueshme. Te gjitha alternativat per permiresimin e qeverisjes, une i shikoj brenda forcave, jo vetem te PS-se, por edhe te mazhorances ne pergjithesi.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Si do t'u pergjigjeshit idese se kryeministri Nano per pergatit dosje korrupsioni per ju dhe bashkepunetoret tuaj?[/list]
Germimet arkeologjike qe ben zoti Nano ne arkivat e kryeministrise, jane teresisht te deshtuara, sikurse jane te turpshme dhe qesharake edhe ato materialet qe shperndau ate dite ne mbledhjen e kryesise, pa vule, pa koke, pa kembe, ku beheshin krahasime midis qeverise &quot;Nano&quot; dhe &quot;Meta&quot;, te cilat ishin teresisht spekullative dhe te paverteta. Por e paverteta dhe spekullimi jane pjese te karakterit dhe te moralit te zotit Nano dhe aq me teper te stafit dhe te keshilltareve te tij. U ben me shume se nje vit e gjysem qe une kam dhene doreheqjen dhe u ben me shume se nje vit e gjysem qe germohet edhe qe hetohet, le te vazhdojne germimet edhe hetimet. Jam i bindur ne ndershmerine e te gjithe vendimeve qe jane marre ne ate kohe. Por, perpjekjet per te hedhur shashka tymuese per korrupsionin qe rrjedh nga qeveria &quot;Meta&quot; apo ato te meparshme, nuk mund te me humbasin vigjilencen mua, juve (shtypit) dhe gjithe te tjereve per aferat, te cilat jane pergatitur dhe po pergatiten dhe te cilat rrezikojne integritetin e qeverise, por jo pak, por edhe pronen publike qe eshte e te gjithe neve. Persa i takon frikes, mund t'ju them se nuk kam pasur frike, as nga zoti Nano, as nga zoti Berisha dhe as nga te dy bashke.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Akuzat e Metes per Nanon[/list]

Shkel vendimet e KPD-se, nderron tere ato personalitete qe perfaqesojne PS, duke anashkaluar strukturat e partise.

Vazhdon politiken e spastrimit dhe percarjes se PS, duke shperdoruar mandatin e Kryeministrit.

Ne menyre te pabese, vazhdon ne te njejten linje te fillimit te personalizimit te qeverise dhe pushtetit.

Vazhdoje perpjekjet e pabesa per te denigruar Ministrine e Jashtme dhe per te realizuar menjanimin tim te plote nga pergjegjesite politike qeverisese.

Pergatit afera, te cilat rrezikojne integritetin e qeverise, por jo pak, por edhe pronen publike qe eshte e te gjithe neve.
 

kastriot

Primus registratum
Re: doreheqja e metes .meta doli i fituar apo i humbur

Fillimisht postuar nga albinos:
[qb] Shume mire qe ka dhane doreheqjen Meta.
Ai ishte nje mysliman(qe duhej larguar) nga qeveria e kryeministrit tone te nderuar dhe respektuar nga te gjithe organizmat nderkombetare......
[/qb]
<span style="font-weight: bold">IK ORE KOQE KANDARI SE NA E PESHTIROSE FARE.......</span>


Kastriot
 

alpacino

Primus registratum
Re: doreheqja e metes .meta doli i fituar apo i humbur

<span style="font-weight: bold">citu nga mondi - 002 mendoj qe meta i ka hapur rruge vetes per te ecur perpara ne nje kohe tjeter , dhe qe nano nuk e kishte parashikuar nje dorheqje te parevokueshme nga ana e tij . </span>


menoj, qe META, nuk esht se i ka hapur rrug vetes per te ecur me nji koh tjeter,un menoj qe META i ka hap rrug vetes, per te ecur ne nji rrug tjeter
por esht koha ajo qe do te tregoj se kush ka fituar, e kush ka gabuar.ciao mondi - 002
wave.gif
wub.gif
wub.gif
 
Top