Re: doreheqja e metes .meta doli i fituar apo i humbur
Ilir Meta nepermjet intervistes se tij nxjerr ne pah te metat e qeverisjes se sotshme.
Kryeministri shqiptar akuzohet nga Meta per personalizim te qeverise dhe pushtetit.
Jam dakort me doreheqjen e tij sepse nje qeverisje pa moral nuk ka jetegjatesi.
<ul style="list-style-type: disc">[*]Me poshte eshte dhe intervista e Ilir Metes.[/list]
<ul style="list-style-type: disc">[*]Meta:[/list]
Nuk do rrezoj qeverine "Nano"
Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem sqaron arsyet qe e shtyne te largohej nga ekzekutivi. Ai akuzon Kryeministrin per pabesi dhe afera qe cenojne pronen publike, por hedh poshte mundesine e nje krize
Ergys GJENCAJ
Zv/kryeministri dhe minister i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, nje dite pas doreheqjes, duke bere nje ekspoze te arritjeve te insitucionit qe drejtoi prej afro 12 muajsh, i eshte pergjigjur pretendimeve te ngritura ne analizen e qeverise. Meta, gjate nje konference per shtyp, te thirrur enkas per te dhene aresyet e largimit nga posti i numrit dy te kabinetit qeveritar, ka renditur disa nga aktivitetet me te sukseshme te Ministrise ne politiken e jashtme me vendet fqinje dhe te tjera. Por, ai eshte fokusuar me shume ne deklaraten e tij, ne pergjigje, sipas tij, te pikpamjeve te ndryshme qe ndan me Kryeministrin Fatos Nano. "Ndaj koncepte teresisht te ndryshme me Kryeministrin Fatos Nano, jo vetem per politiken e jashtme, por edhe mbi shtetin dhe qeverisjen ne pergjithesi". "Morali im politik dhe institucional nuk mund te pranoje nje qeverisje te tille dhe per te gjitha keto paraqita doreheqjen time te parevokueshme ne mbledhjen e qeverise", tha Meta. I cili ka sulmuar shefin e ekzekutivit shqiptar, duke e akuzuar ate per nje sere aferash, te mbeshtetura nga keshilltaret e tij. Ai ka theksuar se doreheqja e tij nuk ka si qellim rrezimin e qeverise se drejtuar nga Nano, por "distancimin tim te plote nga kjo menyre qeverisese e vendit, qe nuk sjell stabilitet, por vetem akumulon probleme dhe pjelle kriza institucionale, politike dhe ekonomike". Ish-kryeminister dhe tashme zv/kryeminister i dorehequr, ka theksuar se Partia Socialiste po humb konrollin mbi qeverine dhe qeverisjen, pasi sipas Metes, ajo eshte e uzurpuar nga Nano. "Ajo, gjithnje e me shume po shnderrohet nga nje qeveri dhe qeverisje e PS-se, ne nje qeveri dhe qeverisje e Fatos Nanos dhe te nje rrethi te ngushte personal te tij".
<ul style="list-style-type: disc">[*]A do te ndikoni me mbeshtetesit tuaj ne Parlament per te arritur rrezimin e qeverise?[/list]
Asnjehere nuk kam patur synim rrezimin e qeverise se zotit Nano, per arsye sepse une bashkohem me nje kolegun tim politikan, qe ka thene se "ne Shqiperi nuk eshte burreri te rrezosh qeverine, por eshte burreri te mbash qeverine". Ne kuptimin, qe qeverite mund te rrezohen shume lehte, per arsye se cdo qeveri eshte e detyruar te perballet me probleme dhe me sfida te rendesishme, te cilat nuk eshte e lehte per t'i zgjidhur. Me kete doreheqje une nuk synoj rrezimin e qeverise, perkundrazi, une synoj distancimin tim te plote nga kjo menyre qeverisese e vendit, qe per mendimin tim nuk sjell stabilitet, por vetem akumulon probleme dhe pjelle kriza institucionale, politike dhe ekonomike dhe po keshtu ndryshimin e kesaj situate nuk e shoh thjesht ne nderrimin e disa emrave ne kabinetin qeveritar, gje qe e kam shprehur edhe me perpara, por e shoh ne ndryshimin e konceptit per qeverine, per drejtimin e saj dhe njekohesisht ne ate qe PS te ushtroje pergjegjesite e saj politike per qeverisjen e vendit. Sepse, sipas mendimit tim, asaj i ka dale krejtesisht nga kontrolli politik qeverisja e vendit. Ajo, gjithnje e me shume po shnderrohet nga nje qeveri dhe qeverisje e PS-se, ne nje qeveri dhe qeverisje e Fatos Nanos dhe te nje rrethi te ngushte personal te tij.
<ul style="list-style-type: disc">[*]Si e konceptoni kerkesen e Kryeministrit per doreheqjen tuaj pas mbledhjes se kryesise se PS?[/list]
Mendoj se kerkesa e zotit Nano per terheqjen apo doreheqjen time pas mbledhjes se kryesise dhe miratimit te rezolutes, ishte nje veprim i nxituar, i papjekur, hakmarres dhe primitiv, per arsye se ai e beri nje kerkese te tille, pra qe kjo kerkese te perfshihej ne rezoluten e kryesise se PS-se, gje qe nuk u pranua nga kryesia. U shpreh se pranonte rezoluten dhe po keshtu, ne menyre te pabese dhe tinzare, pas deklarates se sekretarit te Pergjithshem ne emer te kryesise se PS, doli me qellim per te provokuar nje nxitim nga ana ime per te reaguar ne nje menyre te papershtatshme. Por, nese nuk dhashe doreheqjen para dy javesh, sepse nuk mund te jepja doreheqjen se ma kerkoi zoti Nano, sepse nuk mendoj se nuk kam permbushur detyrat e mia politike dhe qeverisese, pervec ne ato raste kur jam shmangur me qellim ndaj zotit Nano dhe njekohesisht nuk kisha asnje arsye te terhiqesha nga problemet qe kisha ngritur, sot pas dy javesh, pas perpjekieve qe bera ne zbatim te rezolutes se kryesise se PS, per te vendosur marredhenie sa me normale bashkepunuese me Kryeministrin Nano, duke pare se ai vazhdon qe ne menyre te pabese te provokoje, jo vetem zotin Meta si minister i Jashtem apo zv/kryeminister, por edhe nje institucion te tere. Duke qene se ai vazhdon te perpiqet te eliminoje, jo vetem institucionin e Ministrise se Puneve te Jashtme dhe zotin Meta, si perfaqesues te ketij instutcioni, une vendosta qe te distancohem nga ajo qe e quajta, "falsiteti dhe hipokrizia qeverisese e zotit Nano". Edhe kur dhashe doreheqjen nga posti i Kryeministrit, nuk ika se me hoqi zoti Nano, sepse mund t'ju bej te qarte se zoti Nano, as atehere nuk mund te me hiqte dot dhe as tani nuk me heq dot. Atehere ika, sepse nuk mund te vazhdoja ne ate kohe te isha nje Kryeminister pa dinjitet, cilido tjeter mund te vazhdoje si Kryeminister pa dinjitet, vecanerisht kur lidhje me dinjitetin dhe moralin nuk ka.
<ul style="list-style-type: disc">[*]Doreheqja juaj, a ka lidhje me zhvillimin e Kongresit te ardhshem ne PS? Dhe c'qendrim do te mbani ne zgjedhjet vendore?[/list]
Asnjehere nuk nuk kam permendur dhe nuk kam ndermend te merrem me Kongresin e ardhshem te PS, por jam perqendruar ne problemet e qeverisjes se vendit, duke synuar te kontribuoj per thellimin e mireqeverisjes, per ndalimin e degradimit te qeverisjes se vendit. Persa i takon zgjedhjeve vendore, do te vazhdoj te kontribuoj qe mazhoranca te konfirmohet perseri si e tille dhe te ruaje te pakten pozitat e zgjedhjeve te meparshme vendore. Persa i takon perpjekjeve te zotit Nano per te faturuar pergjegjesine e ndonje rezultati tek zoti Meta, dua t'ju bej te qarte te gjitheve se cdo fature i takon zoti Nano.
<ul style="list-style-type: disc">[*]A do te kerkoni doreheqjen e zotit Nano?[/list]
Persa i takon doreheqjes se zotit Nano, ajo eshte individuale dhe eshte nje akt qe bazohet ne vullnetin e lire te cilitdo. Sikurse e tille eshte edhe doreheqja ime. Se dyti, doreheqja nuk kerkohet, doreheqja jepet. Askush nuk mund t'i kerkoje doreheqjen zotit Nano, eshte e drejta e tij dhe ai vendos per kete ceshtje.
<ul style="list-style-type: disc">[*]Doreheqja juaj, a eshte nje perpjekje per te grumbulluar vota ne Parlament per te kundershtuar emerime apo miratime ministrash?[/list]
Nuk i shikoj keto ceshtje si probleme votash dhe probleme aritmetike. Keto jane probleme te medha parimore, konceptuale qe kane te bejne me te ardhmen e vendit, te institucioneve, te administrates dhe te funksionimit te saj, me te ardhmen e reformave ekonomike, pra ceshtje shume me te thella sesa ceshtje votash, sot apo neser ne Parlament.
<ul style="list-style-type: disc">[*]A mund te hyje qeverisja ne krize dhe cili do te jete pozicionimi juaj ne vijim?[/list]
Nuk mendoj se sot mund te kemi krize, por kemi akumulim te problemeve. Dhe kur nuk nderhyhet per t'i dhene rrugen e zgjidhjes, ato vetem sa shtohen dhe me pas sjellin krize. Shpresoj te mos ndodhe kjo e fundit. Lidhur me pozicionimin tim, ju siguroj se do te vazhdoj ne te gjitha pozicionet qe kam dhe qe do te kem. Qeverisja eshte nje koncept shume me i gjere se sa nje tavoline me disa karrige dhe PS pas 6 vitesh duhet te ndergjegjesohet se objektivi dhe synimi i saj nuk eshte thjesht te qendroje ne pushtet per hir te faktit se perballe kemi nje alternative te pabesueshme, sic eshte ajo e Berishes. Duhet te qendrojme ne pushtet per te bere reforma, per te afruar edhe me shume Shqiperine me Bashkimin Europian, per te permiresuar edhe me tej standartet ekonomike dhe sociale te qytetareve shqiptare, per te mbajtur premtimet elektorale te bera para dy vitesh.
<ul style="list-style-type: disc">[*]A do te kete ndonje bashkepunim te mundshem me opoziten per te ndryshuar qeverine?[/list]
Nuk kam ndermend te bej ndonje bashkepunim me opoziten per te ndryshuar qeverine, per arsye sepse edhe kjo do te ishte ceshtje aritmetike. Besoj se, jo vetem mazhoranca ka probleme serioze, por akoma me keq, ne kemi nje opozite qe nuk paraqet asnje alternative me te mire dhe me te besueshme. Te gjitha alternativat per permiresimin e qeverisjes, une i shikoj brenda forcave, jo vetem te PS-se, por edhe te mazhorances ne pergjithesi.
<ul style="list-style-type: disc">[*]Si do t'u pergjigjeshit idese se kryeministri Nano per pergatit dosje korrupsioni per ju dhe bashkepunetoret tuaj?[/list]
Germimet arkeologjike qe ben zoti Nano ne arkivat e kryeministrise, jane teresisht te deshtuara, sikurse jane te turpshme dhe qesharake edhe ato materialet qe shperndau ate dite ne mbledhjen e kryesise, pa vule, pa koke, pa kembe, ku beheshin krahasime midis qeverise "Nano" dhe "Meta", te cilat ishin teresisht spekullative dhe te paverteta. Por e paverteta dhe spekullimi jane pjese te karakterit dhe te moralit te zotit Nano dhe aq me teper te stafit dhe te keshilltareve te tij. U ben me shume se nje vit e gjysem qe une kam dhene doreheqjen dhe u ben me shume se nje vit e gjysem qe germohet edhe qe hetohet, le te vazhdojne germimet edhe hetimet. Jam i bindur ne ndershmerine e te gjithe vendimeve qe jane marre ne ate kohe. Por, perpjekjet per te hedhur shashka tymuese per korrupsionin qe rrjedh nga qeveria "Meta" apo ato te meparshme, nuk mund te me humbasin vigjilencen mua, juve (shtypit) dhe gjithe te tjereve per aferat, te cilat jane pergatitur dhe po pergatiten dhe te cilat rrezikojne integritetin e qeverise, por jo pak, por edhe pronen publike qe eshte e te gjithe neve. Persa i takon frikes, mund t'ju them se nuk kam pasur frike, as nga zoti Nano, as nga zoti Berisha dhe as nga te dy bashke.
<ul style="list-style-type: disc">[*]Akuzat e Metes per Nanon[/list]
Shkel vendimet e KPD-se, nderron tere ato personalitete qe perfaqesojne PS, duke anashkaluar strukturat e partise.
Vazhdon politiken e spastrimit dhe percarjes se PS, duke shperdoruar mandatin e Kryeministrit.
Ne menyre te pabese, vazhdon ne te njejten linje te fillimit te personalizimit te qeverise dhe pushtetit.
Vazhdoje perpjekjet e pabesa per te denigruar Ministrine e Jashtme dhe per te realizuar menjanimin tim te plote nga pergjegjesite politike qeverisese.
Pergatit afera, te cilat rrezikojne integritetin e qeverise, por jo pak, por edhe pronen publike qe eshte e te gjithe neve.