Doping, Fabio Kanavaro rezulton pozitiv
Mbrojtësi i Juventusit dhe kapiteni i kombëtares italiane Fabio Kanavaro ka rezultuar pozitiv në një kontroll anti-dopingu. Në fakt, vetë ai e pati deklaruar më parë se për shkak të pickimit të një grenxe, kishte përdorur një substancë anti-alergjike. Megjithatë, Juventusi nuk ka dërguar dokumentacionin e plotë në Komitetin Olimpik.</p>
ROME- Kapiteni i Italisë Fabio Kanavaro ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping, megjithëse edhe vetë i pati lajmëruar organet e kontrollit se kishte përdorur një medikament anti-alergjik me përmbajtje kortizoni. Kanavaro është pickuar nga një grenxë rreth një muaj më parë dhe menjëherë më pas ka marrë një antialergjik, për të cilin ishte në dijeni edhe klubi i Juventusit. Bëhet fjalë për një çështje paksa të komplikuar, pasi në përfundim të ndeshjes Roma-Juventus, klubi bardhezi nuk ka dërguar dokumentacionin e plotë në organet e Komitetit Olimpik. Si rrjedhim, Kanavaro i është nënshtruar testit, nga i cili ka rezultuar pozitiv. Prokuroria e Komitetit Olimpik ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se ditën e premte do të dëgjohet vetë sportisti si edhe mjeku i tij dhe më pas do të merren masat e mundshme. Përpos kësaj, fakti që mbrojtësi e ka deklaruar që më përpara se çfarë kishte përdorur, mund të krijojë rrethana tepër lehtësuese për të dhe gjithçka të kalojë me një gjobë në adresë të klubit.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4770. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4770