Domeinët më të rrezikshëm botërorë

Sweety el

Locus omnem
Kompania për siguri të kompjuterëve, McAfee ka lëshuar raportin e fundit “Hartimi i web-it të Dëmshëm”. Për të kartën herë, raporti tregon domeinët në shkallën më të lartë për rrezik. Këtu janë pesëshja për këtë vit:
  • .COM (Tregtar ose komercial) 31.3%
  • .INFO (Informacion) 30.7%
  • .VN (Vietnam) 29.4%
  • .CM (Kamerun) 22.2%
  • .AM (Armenia) 12.1%
McAfee hulumtoi faqet në domeine të ndryshme për rreziqet nëpërmjet dashakeqëve (ang. Malware), shfrytëzimet e shfletuesit (ang. Browser Exploits), spam-i , ngritjet e ashpra dhe ndikimet e dyshimta. Kompania përdori bazën e të dhënave të Intelegjencës Globale për Rreziqe, e cila mbledh informata nga rreth 150 milionë senzorë të vendosur në 120 shtete.

Duke përdorur këto kritere të ngjajshme, këtu janë pesë domeinët më të sigurtë:
  • .TRAVEL (Industria për Udhëtim dhe Turizëm) .02%
  • .EDU (Edukative) .05%
  • .JP (Japonia) .08%
  • .CAT (Kataloni) .09%
  • .GG (Guernsey) .10%
“Çdo vit , kriminelët zhvillojnë më teknika të reja dhe të ndërlikuara për të fshehur veprimet e tyre.”
Për të përmbushur Top 10 Domeinët e këqinj, ja ku është lista:
  • .CC (Ishujt Cocos) 10.5%
  • .ASIA (Azia-Paqësor) 10.3%
  • .NET (Network- Rrjet punues) 10.1%
  • .RU (Russia) 10.1%
  • .WS (Western Samoa – Samoa Perëndimore) 8.3%
Ndërmjet këtyre gjetjeve ishin që rreziku mbi të gjitha u ngjit në një rekord 6.2% — nga 27 milionë domeine aktive — nga 5.8% që ishte në vitin 2009. Kjo është një ngritje e ndjeshme dhe s’ka arsye për të besuar që kjo s’do të vazhdojë. Gjithashtu, robotët e rrjetit kompjuterik “paraqesin një ndikim të madh në kategorinë e faqeve keqdashëse.”
Gjithashtu domeini i devotshëm për celularë, MOBI, është një nga të sigurtit. McAffe thotë që kjo fushë e lulëzuar meriton një shqyrtim më të afërt në siguri gjatë zhvillimit.

http://www.kosovabyte.net/lajme/domeinet-me-te-rrezikshem-boterore/
 
Top