Do te pranoje te drejtoje KESH - pasi te lexosh kete?

komino

Valoris scriptorum
Do te pranoje te drejtoje KESH - pasi te lexosh kete?

Mjaft detyroi KESH te beje publik rraportin e experteve kontabel (D.T)

1
RAPORTI I AUDITORËVE TË PAVARUR
AKSIONERËVE TË KORPORATËS ELEKTROENERGJITIKE SHQIPTARE sh. a.
Ne audituam pasqyrën e bilancit bashkëngjitur të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare sh.a. (“Kompania”) për
fundin e vitit 31 Dhjetor 2002 dhe pasqyrat bashkëngjitur të të ardhurave dhe shpenzimeve, të ndryshimeve në
kapitalin aksionar dhe të rrjedhjes së parave. Këto pasqyra financiare janë përgjegjësi e drejtimit të komp anisë.
Përgjegjësia jonë është të japim një opinion mbi këto pasqyra financiare bazuar në auditimin tonë.
Pasqyrat financiare të Kompanisë për fundin e vitit 31 Dhjetor 2001 janë audituar nga një tjetër kompani auditimi,
raporti i të cilës i datuar më 28 Qershor 2002 nuk shpreh opinion për ato pasqyra financiare.
Përvec sa përmendet në pikat vijuese 1 deri 14, ne kryem auditimin tonë në përputhje me Standartet
Ndërkombëtare të Auditimit. Këto standarte kërkojnë që ne të planifikojmë dhe të kryejmë auditimin me qëllim
arritjen e një sigurie të arsyeshme nëse pasqyrat financiare janë pa gabime materiale. Një auditim përfshin
hetimin, në baza testimi dhe dokumentet mbështetëse të shumave të paraqitura në pasqyrat financiare. Një
auditim përfshin gjithashtu vlerësimin e parimeve kontabël të përdorura dhe vlerësimeve të rëndësishme të bëra
nga drejtuesit, si dhe vlerësimin mbi paraqitjen e përgjithshme të pasqyrave financiare. Ne mendojmë që auditimi
ynë jep një bazë të arsyeshme për opinionin tonë.
Kufizimet e punës
1. Inventari
Ne nuk ishim të pranishëm në numërimin e inventarit fizik më 31 Dhjetor 2002, meqenëse ne u caktuam për
kryerjen e këtij auditimi pas kësaj date dhe Kompania nuk ka kryer numërimin e vet të inventarit në këtë datë.
Duke parë standartet aktuale të regjistrimeve të inventarit të mbajtura nga Kompania, ne nuk mundëm të
siguroheshim për ekzistencën e inventarit në shumën 4,111,716 mijë LEKE në datën 31 Dhjetor 2002.
2. Toka, ndërtesa, makineritë dhe pajisjet
Ne nuk mundëm të konfirmonim pronësinë e ndërtesave të blera para 1993 pasi Zyra e Regjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme nuk ka regjistrime zyrtare të pronësisë.
Drejtimi i Kompanisë nuk mundi të na siguronte informacion në lidhje me ndërtesat, makineritë dhe pajisjet që
nuk ishin në përdorim më 31 Dhjetor 2002. Si pasojë ne nuk mundëm të përcaktonim provigjonin e mundshëm
për rënien e vlerës që do të kërkohej për këto mjete.ഊ2
3. Huatë afat-gjata
Kompania nuk ka regjistrime të përshtatshme kontabël dhe kontrolle të brendshme për hartimin e saktë dhe
monitorimin e pagesave të principalit dhe interesave të huave afatgjata. Për momentin ripagesat bëhen sipas
kërkesës së huadhënësve dhe nuk ka rakordime të rregullta me huadhënësit në lidhje me shumat e mbetura sipas
datave të bilancit. Disa nga kreditë e shënuara në pasqyrën e detajuar të huave që na dha Kompania nuk kanë as
marrëveshjen e huasë përkatëse. Për më tepër, deri tani ne nuk kemi marrë konfirmime direkte të mbetjes së
huasë më 31 Dhjetor 2002 nga asnjë huadhënës. Si pasojë ne nuk patëm mundësinë të vlerësojmë nëse huatë
afatgjata (përfshirë pjesën afatshkurtër) në shumën 19,531,901 mijë LEKE më 31 Dhjetor 2002 dhe interesat e
tyre të përllogaritura janë regjistruar saktë në atë datë apo nëse kushtet e dhënies së huave janë respektuar.
Shmangiet nga Standartet Ndërkombëtare Financiare të Raportimit
4. Inventari
Gjëndja e inventarit 4,111,716 mijë LEK më 31 Dhjetor 2002 përfshin një shumë 727,849 mijë LEK që lidhet me
pasurinë, makineritë dhe pajisjet që nuk janë vënë akoma në përdorim. Kjo gjëndja duhet të riklasifikohet si punë
në proces brenda zërit të tokës, ndërtesave, makinerive dhe pajisjeve. Si pasojë gjëndja e inventarit më 31 Dhjetor
2002 është mbivlerësuar me 727,849 mijë LEK dhe toka, ndërtesa, makineri dhe pajisje janë po ashtu të
nënvlerësuara për atë shumë.
Nuk është llogaritur asnjë rezervë për inventarin e dalë jashtë përdorimit apo për atë me lëvizje të ngadaltë brenda
shumës së përgjithshme të inventarit të Kompanisë LEK 4,111,716 mijë më 31 Dhjetor 2002. Në përputhje me
Standartin Ndërkombëtar Financiar të Raportimit nr.2 mbi inventarin, inventari duhet të regjistrohet me vlerën më
të ulët midis kostos dhe vlerës neto te realizueshme me qëllim që mjetet të mos ngarkohen me shuma shtesë të
pritshme për tu realizuar nga shitja apo përdorimi i tyre. Për shkak të mungesës së një sistemi të saktë të
menaxhimit të inventarit në lidhje me identifikimin dhe rezervën për artikujt e dalë jashtë përdorimit apo me
lëvizje të ngadaltë, efekti i kësaj praktike në mjetet neto të Kompanisë më 31 Dhjetor 2002 nuk është i matshëm.
5. Kontabilizimi për ndërtesat, makineritë dhe pajisjet
Kompania, në përputhje me vendimin e Ministrisë së Financave nr.9 të datës 27 Qershor 1995 ka rivlerësuar
tokën,ndërtesat, makineritë dhe pajisjet e blera para 31 Dhjetorit 1991 të paraqitura më 31 Dhjetor 1994.
Metodologjia e përdorur nga Kompania (siç shpjegohet në shënimin 4) ishte rritja e kostos bruto dhe amortizimit
të akumuluar me koefiçentin 5.4.
Kjo metodologji nuk është në përputhje me Standartin Ndërkombëtar Financiar të Raportimit nr.16 mbi pasurinë,
makineritë dhe pajisjet i cili thotë që toka, ndërtesat, makineritë dhe pajisjet duhet të rivlerësohen me një vlerë të
arsyeshme në datën e rivlerësimit. Në mungesë të vlerësimit profesional të pavarur të vlerës së tokës, ndërtesave,
makinerive dhe pajisjeve në datën e rivlerësimit ne nuk kishim mundësi të masnim efektin e kësaj çështjeje.
Amortizimi i ndërtesave, makinerive dhe pajisjeve është llogaritur në bazë të normave të parashikuarar në Ligjin
nr. 8438 datë 28 Dhjetor 1998 dhe udhëzimin nr.3 datë 10 Mars 1999 të Ministrisë së Financave. Ne nuk jemi në
gjendje të komentojmë mbi arsyeshmërinë e këtyre normave në mungesë të raporteve teknike, që përcaktojnë
kohën e përdorimit të mjeteve. Llogaritja e amortizimit, bazuar në këto norma, është kryer duke marrë balancën
totale të çdo kategorie të ndërtesave, makinerive dhe pajisjeve pa marrë parasysh vitin e blerjes së çdo mjeti në
veçanti. Si pasojë ka mundësi që të jetë llogaritur amortizim i tepërt për ato mjete tashmë plotësisht të
amortizuara. Efekti i këtij gabimi të mundshëm është jo i matshëm për shkak të mungesës së një regjistri të
detajuar të pasurisë, makinerive dhe pajisjeve, i cili të tregojë amortizimin e akumuluar për çdo mjet në veçanti.ഊ3
6. Kontabilizimi i llogarive të arkëtueshme afatgjata
Kompania nuk ka paraqitur veçmas pjesën afatgjatë të llogarive të arkëtueshme nga punonjësit më 31 Dhjetor
2002 siç kërkohet nga Standarti Ndërkombëtar Financiar i Raportimit nr.1 mbi paraqitjen e pasqyrave financiare.
Llogaritë e arkëtueshme nga punonjësit në shumën LEK 122,485 mijë më 31 Dhjetor 2002 do të arkëtohen
shumica në një afat të gjatë.
7. Kontabilizimi i granteve qeveritare
Kompania nuk është në gjendje të sigurojë një analizë të detajuar sipas çdo granti për totalin e granteve qeveritare
LEK 956,691 mijë më 31 Dhjetor 2002. Sipas nesh këto grante lidhen me pronat, makineritë dhe pajisjet e
dhuruara nga Qeveria e Shqipërisë që duhet të amortizohen në pasqyrën e të ardhurave brenda së njëjtës periudhë
kohe sa është jetëgjatësia e aktivit të marrë nga granti. Duke mos patur informacion në lidhje me qëllimin e
grantit ose si janë përdorur këto grante nga Kompania ne e kishim të pamundur të vlerësonim nëse gjëndja e
grantit më 31 Dhjetor 2002 për LEK 956,691 mijë së bashku me shumën e përfshirë te të ardhurat gjatë vitit është
paraqitur saktë dhe nëse trajtimi kontabël përputhet me Strandartet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.
8. Kontabilizimi i rezervës së rivlerësimit
Rezerva e rivlerësimit më 31 Dhjetor 2002 për LEK 1,320,592 mijë, siç paraqitet në pasqyrat financiare, paraqet
vetëm pjesën e shtesës që vjen nga rivlerësimi i tokës,ndërtesave, makinerive dhe pajisjeve (siç detajohet në
shënimin 4 mbi pasqyrat financiare). Pjesa e mbetur e shtesës fillestare të rivlerësimit është paraqitur te kapitali
aksionar. Për më tepër rezerva e rivlerësimit është korigjuar më pas për çështje që nuk lidhen me rivlerësimin e
pasurisë, makinerive dhe pajisjeve, përfshirë kalimin tek provigjoni për llogaritë e arkëtueshme të dyshimta. Sipas
Standarteve Ndërkombëtare Financiare të Raportimit, shtesa e plotë që vjen nga rivlerësimi i tokës,ndërtesave,
makinerive dhe pajisjeve duhet të kalohet si rezervë rivlerësimi dhe kjo rezervë mëpas duhet të korigjohet për
pjesë të rezervës që lidhen me amortizimin shtesë të aktiveve të qëndrueshme të rivlerësuara ose me ato që lidhen
me nxjerrjen nga përdorimi të aktiveve të rivlerësuara.
9. Kontabilizimi i diferencave nga kurset e këmbimit
Siç përshkruhet në shënimin 9 dhe 15, lllogaritë e tjera të arkëtueshme/të pagueshme më 31 Dhjetor 2002
përfshijë shumat LEK 461,355 mijë dhe LEK 179,521 mijë të lidhura me fitimin/humbjen e parealizuar nga
këmbimi për balancat e llogarive të pagueshme dhe huave afatgjata. Në përputhje me Standartet Ndërkombëtare
Financiare të Raportimit këto shuma duhet të kalojnë në pasqyrën e të ardhurave.
10. Kontabilizimi i investimeve në njësi
Gjatë 1999, Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit lëshoi një numër urdhëresash (Nr. 264 datë 9 Korrik
1999 në lidhje me njësinë e shpërndarjes Elbasan Pilot dhe nr.263 datë 9 Korrik 1999 në lidhje me njësinë e
shpërndarjes Pilot Shkodër dhe Vlorë) duke kaluar 70% të kapitalit aksionar të njësive të shpërndarjes pilot tek
Kompania. Kalimi i pronësisë së këtyre aksioneve është regjistruar në gjykatat shqiptare gjatë 1999 (vendimi i
gjyqit Nr. 12665/2 datë 16 Shtator 1999 për njësinë e shpërndarjes pilot Elbasan, vendimi i gjyqit Nr. 12739/2
datë 16 Shtator 1999 për njësinë e shpërndarjes pilot Vlore dhe vendimi i gjyqit Nr. 12672/2 datë 14 Shtator 1999
për njësinë e shpërndarjes pilot Shkoder). Më 31 Dhjetor 2002 pasqyrat financiare të Kompanisë nuk janë
përgatitur të konsoliduara duke mos përfshirë rezultatin e këtyre njësive pilot të shpërndarjes. Ne nuk jemi në
gjendje të sigurohemi për efektin financiar të kësaj shmangie nga Standarti Ndërkombëtar Financiar i Raportimit
nr.27 mbi “Pasqyrat financiare të konsoliduara dhe kontabilizimi i investimeve ne njësi”.ഊKontabilizimi dhe regjistrimi i gabimeve dhe pasigurive
11. Llogaritë e arkëtueshme
Më 31 Dhjetor 2002 ekziston një provigjon për kërkesa të arkëtueshme të dyshimta 14,429,927 mijë LEK. Në
bazë të informacionit të siguruar nga Kompania ne nuk e kishim të mundur të përcaktonim nëse ky provigjon
është i përshtatshëm dhe i saktë.
12. Tatim fitimi i arketueshem
Përfshirë në kërkesa të tjera për t’u arkëtuar më 31 Dhjetor 2002 ka një shumë të arkëtueshme nga autoritetet e
taksave 192,867 mijë LEK që lidhet me tatimin mbi fitimin e arkëtueshëm për kompaninë. Kjo shumë përbëhet
nga transferta të marra nga llogaritë bankare të Kompanisë nga autoritetet e taksave së bashku me pagesat
vullnetare të taksave nga Kompania. Nuk ka asnjë rakordim me autoritetet e taksave në lidhje me këtë shumë dhe
si pasojë ne nuk kemi asnjë siguri në lidhje me mundësinë e arkëtimit të kësaj shume.
13. Furnitorë për blerje dhe shërbime
Furnitorë për blerje dhe shërbime më 31 Dhjetor 2002, përfshijnë një shumë 3,647,336 mijë LEK për energjinë e
importuar. Nuk ka rakordime të rregullta me furnizuesit përkatës dhe deri më sot ne nuk kemi marrë konfirmim
direkt me shkrim nga këta furnizues mbi detyrimet e kompanisë. Në mungesë të letrave të tilla të konfirmimit dhe
të procedurave alternative të besueshme ne nuk mundëm të siguroheshim nëse kjo shumë është paraqitur saktë më
31 Dhjetor 2002.
14. Aktivet e patrupëzuara
Më 31 Dhjetor 2002 shuma prej 1,043,863 mijë LEK është regjistruar nga Kompania si aktive të patrupëzuara.
Kjo shumë lidhet me shërbimet e konsulencës që i janë dhënë kompanisë duke filluar nga viti 2000 që duhet të
regjistrohen në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve, sepse të tilla shpenzime nuk plotësojnë kriteret e
aktiveve të patrupëzuara siç thuhet në Standartin Ndërkombëtar Financiar te Raportimit nr.38 mbi aktivet e
patrupëzuara.
Opinioni i auditimit
Për shkak të rëndësisë së çështjeve të referuara në paragrafët e mëparshëm qëllimi i punës sonë nuk u plotësua në
masën që të na lejonte të jepnim, dhe ne nuk japim, një opinion mbi pasqyrën e bilancit të Kompanisë më 31
Dhjetor 2002 dhe rezultatin e veprimtarisë së saj, ndryshimet në kapitalin aksionar dhe të rrjedhjes së parave për
këtë vit.
Deloitte & Touche sh.p.k.
Tiranë, 10 Qershor 2003
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Do te pranoje te drejtoje KESH - pasi te lexosh kete?

une per vete

ncuq

Ai vend eshte per ne person se do shkoje "mish per top" ose do te detyrohet te sakrifikoje gjithe financieret e korporates
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Do te pranoje te drejtoje KESH - pasi te lexosh kete?

Po s'deshe ti e drejton lali! Sa t'hyja n'pune, gjoja e pare qe do boja do ishte nenvleftesimi drastik i llogarive -- bile edhe me posht se shuma aktuale. Pjesen e tepert do e fusja n'xhep, kurse per vlerat qe mbeten, do ja veja fajin drejtuesve te meparshem.


VOTONI >> CAPUNI PER DREJTOR KESH-i!! :thumbsup:
 

fjorent

Primus registratum
Re: Do te pranoje te drejtoje KESH - pasi te lexosh kete?

Kur nje levizje detyron nje kompani te beje publike raportin qe me ligj duhet ta beje, mendoni sa e paster eshte kjo kompani. Pastaj vura re qe kane pasyruar raportin e fundvitit 2002. Kompanite ne perendim po publikojne rezultatet e 2003 dhe ne publikojme ato te 2002. 1 vit me vonese. C?kuptim ka qe i kane publikuar tani? Me mire mos t'i dinim fare se mos kane pare ndonjehere bilancet ata qe vendosin drejtoret dhe se mos kane pare ndonjehere bilancet ata qe drejtojne kompanite shteterore.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Do te pranoje te drejtoje KESH - pasi te lexosh kete?

DELOITE nuk pranoi te jepje gjykimin mbi kesh

bilancet e 2003 nuk do te ndryshojne shume nga keto

une votoj per capunin

pastaj i themi burgut hapu

po, si thote populli, burgu per burrat eshte

ka ardhur koha qe dikush te paguaje

Kesh me ngjan me nje firme piramidale
 

fabiola

Primus registratum
Re: Do te pranoje te drejtoje KESH - pasi te lexosh kete?

mbi keto argumente mund te thuhet shume dhe asgje.eshte e kote te diskutohet.gjithsecili mendon te rregulloje xhepin e tij.shqiperia eshte dhe do te vazhdoje te mbetet nese je ne poste te larta te hierarkise se shtetit nje "ELDORADO".
 
Top