Ditar i nje te panjohure.

bedbug

Primus registratum
Ditar i nje te panjohure.

Disa dite me pare, ndersa zbulova kete forum, i kisha para syve gjithe personazhet e ditarit tim. Sot, tek shpenzova 5 minuta para ekranit te kompjuterit duke menduar per nje 'username', m'u zhduken dhe personazhet. Te pakten po thyej akullin, personazhet patjeter (?) do vijne me vone....me vone pas 5 minutash, 5 oresh, a 5 ditesh.
 

bedbug

Primus registratum
Re: Ditar i nje te panjohure.

U shtriva te fle. Kompjuterin e mora me vete per te shkruar emailat e dites. M.J.-se nuk i kam kthyer akoma pergjigje, duhet te prese ai tani - sikur ia bejme per inat njeri-tjetrit. Do flas me teper per te me vone.
Pertej murit degjoj E.B. ne telefon. Po ndahet nga e dashura, ne fakt kane dy jave qe 'ndahen'. Ajo sot i thote qe kerkon closure. Ky s'di c'eshte closure, e si gjithmone erdhi te mua per keshilla. Ndersa shikoja televizor e haja darke, arrita te artikuloj ca keshilla. Ndihem e lodhur te mendoj dhe per hallet e tij.
 

Mono

Forumium praecox
Re: Ditar i nje te panjohure.

5 jetesh! Sepse e mira eshte qe ne vdesim disa here ne kete jete! Dhe sa here vdesim, shkruajme tek diapazoni
 

bedbug

Primus registratum
Re: Ditar i nje te panjohure.

I hodha nje sy meditimeve ketu, dhe me pushtoi trishtimi. Sa shpirtra te vrare, e zemra te vetmuara ka kjo bote. Ndalova se lexuari pas 4 postimeve te para, kam filluar te pengoj me cdo kusht depertimin e deshperimit te te tjereve tek mua. Thjesht me kujtojne per miserabilitetin tim sporadik. Kete menyre te izoluari ma ka mesuar EX-i. I jam fale per shume gjera atij njeriu, i jam fale per dashurine e vertete qe njoha, i jam fale per koherat e bukura qe kaluam, i jam fale per gezimin, e sidomos dhimbjen....Ju ka ndodhur ndonjehere te doni aq shume dike, sa te ndjeni dhimbje thelle ne kocke kur e mendoni...Mos qeshni, mua keshtu me ndodhte....me ndodh, edhe pse e ndava, e lashe vete, nuk e dashuroj me....mendoj se nuk e dashuroj me, por prape e dua shume. Nuk e mendoj dot jeten time pa te. Jo, nuk e dashuroj. Kam dale e kam fjetur me te tjere pas ndarjes, kam provuar eksperienca me te mira ne krevat dhe jashte tij, por prape ne fund asnjeri nuk krahasohej me te. I kam lene dhe te tjeret, sigurisht. Madje ndjej te jem bere tahmaqare, sa me shume ofrojne, aq me teper kerkoj.

M.J.-se mendoj t'i kthej pergjigje neser. Kam filluar te luaj dating games, sa qesharake. Bashke kalojme mire kur dalim, sexi eshte, ah sexi eshte mind-boggling. Ne fakt nje nate vetem kemi kaluar bashke, druhem se mos hera e dyte nuk do jete aq e mire sa e para dhe do zhgenjehemi te dy. Por nga ana tjeter, do me jape nje arsye per ta lene. Gjithmone ne kerkim te arsyeve per t'u ndare, sigurisht. Nuk jam kurve (ketu duke bere sikur turperohem nga lexuesi), madje shume larg kurves. EX-i ishte i dyti me te cilin fjeta (jeta ime ka dy cikle: pre-EX dhe post-EX), te parin (D) e kam larguar nga memorja se s'ishte histori domethenese. Asgje s'ishte e vecante per te, ishte aq i thjeshte sa me merziste. D. kaloi nje anxiety attack kur e lashe, dhe e cuan ne spital. Mamaja e tij me merr ne telefon e kerkon te jem aty me ta. I mbylla telefonin gjithe politese, dhe iu ktheva shikimit te televizorit. Kur ia thashe mamase sime te gjitha keto ne telefon me vone, me tha kujdes si sillesh me te tjeret, se mund te pesosh te njejten gje nje dite. Budallacke naive dhe kjo - mendova, por s'pipetiva. E lashe te kenaqej duke menduar se ia degjoja keshillat. Prape, ajo eshte shoqja ime me e mire, e marr ne telefon perdite dhe i tregoj per diten time. Pasi mbaroj une, nga ana tjeter e telefonit fillojne kritikat (shume rralle aprovime). Eshte nje pakt i paze ky i yni. Une mqse jam tip qe nuk hapem me asnjeri, prape kam nevojen te flas dhe vetem te ajo kam besim, dhe ajo nga ana tjeter mqse me ka femijen e vetem dhe s'ka ku tjeter te coje dem keshillat, vjen shfryhet te mua.

Kam pire shume whisky sot ne darke, po i le derdellitjet. Kjo eshte pjesa me e gjate qe kam shkruar ne shqip pas 13 vitesh se foluri ne gjuhe te huaj, po i jap vetes nje duartrokitje e pse jo, nje tjeter shot whisky. Gjithashtu, naten vetes.
 
Top