Ditën që u mbyll G99

Albforumi

Primus registratum
Ditën që u mbyll G99

Ditën që u mbyll G99

Andi Kananaj

Ditën që lexova se nga Lëvizja G99 u larguan Erjon Veliaj dhe disa drejtues të tjerë, më erdhi natyrshëm të mendoja për mbylljen e kësaj tentative të vështirë. Eri dhe drejtuesit e tjerë kanë kaluar në kampin e socialistëve duke siguruar vazhdimësinë e karrierës së tyre dhe në kushtet e një Shqipërie brutale, ndoshta është dhe i vetmi shteg ku të shpie logjika e shëndoshë e vetëkonservimit. Djemtë dhe vajzat e G99 ishin lajmëruar edhe më parë për rrugën e vështirë pa dritë në fund të ndonjë tuneli futuristo-politik. Keqardhja ime ka argumenta për fat të keq. Largimi i tyre pa zhurmë duke lënë pas posterat plot ngjyra të zgjedhjeve tregon se mundësia për patur të rinj që ecin vetë, pa u mbështetur në ingranazhin e krijuar me kujdes në fillim të viteve 90 nuk është reale. Kryelajmi për sot është: G99, e vetmja provë e të rinjve dështoi. Vetëm prova e parë merret seriozisht. E dyta përmasohet si imitim qesharak, déjà vu perverse që nuk ngjall më emocion.

Ndjej keqardhje sepse partia G99 nuk e provoi asnjëherë kapacitetin e vet (dhe tonin në këtë perspektivë) përballë elektoratit të të rinjve. Pa filluar ende gara, ajo filloi të bënte llogaritë për të dalë fituese. Si duket (përtej simpative personale), kjo mënyrë të menduari e lë pa rezistencë të mirëfilltë një parti satelit. Nuk ka asgjë të keqe të përfitosh nga pesha e një partie të madhe për të çuar përpara idetë e tua. Por cilat ishin këto ide për të cilat duhej votuar forca e re? Kush ishin kushtet për të cilat kjo parti do të qëndronte deri në fund, pa realizimin e të cilave nuk do të kishte kurrsesi një koalicion? Ku ishte pika e thyerjes? Ku fillonte karakteri i kësaj force nëse do të votohej? Për çfarë po luftonin djemtë dhe vajzat e reja që u kthyen nga jashtë? Votën e emigrantëve? Nëse ishte e domosdoshme atëherë, pse nuk është më tani? Cila është arsyeja që nuk flitet më me pasionin elektoral, me pasionin ekstra që duhet të karakterizojë të rinjtë e rinj?

A  është problem edhe sot për qytetarët që jetojnë me të ardhura të ulëta çmimi i kartës së identitetit që u paraqit si problematik në atë kohë? Apo mesa duket banorët jashtë rrethit të unazës cool të Tiranës, janë fantazma politike që mishërohen vetëm ditët përpara fushatës zgjedhore. Meqë jetojnë me frymën e shenjtë të partive, ata (qytetarët periferikë), gjejnë vëmendje për problemet e tyre vetëm gjatë zgjedhjeve elektorale dhe ekskluzivisht për çështje që kanë të bëjnë me këtë proces të delegimit të pushtetit. Pikat e planit të të rinjve e humbën sublimitetin e tyre ditën pas zgjedhjeve. Kjo sjellje ishte në të njëjtën linjë me sjelljen spekulative të pushtetarëve të të gjitha qeverive përpara G99.

Megjithatë zhgënjimi dukej i paralajmëruar me kohë. Daullet kishin rënë nga të gjitha anët. G99 duket se u krijua për të trukuar lojën. Objekti i idelogjisë së saj ishte dukshëm përplasja me lëvizjen pa sens LSI. Esenca politike e G99 ishte përballja e saj me Lëvizjen tjetër brenda të majtës, duke krijuar agresivitetin absurd të dy lëvizjeve absurde.  Gjithçka e  nisur nga përplasja e Metës me Nanon e më pas me Ramën. Lufta anormale mes burrash me super-ego dhe pa qëllim tjetër pëveç pushtetit anormal të shqiptarëve.

Fenomeni i përdorjes në Shqipëri është profilizuar në mënyrë të pagabueshme edhe pse jeton në kufijtë e të besueshmes. Përdorimi i tejskajshëm i aleatit përballë gjykimit të opinionit publik duket se përkufizohet qartë (për aq sa është e mundur) kur aleati shndërrohet gradualisht  në mjet per përdorime nga me personalet, ku qartas vetëm përdoruesi mbetet i kënaqur. Shembull i qartë ishte televizioni Klan, por dhe G99 e mori seriozisht rolin e vet deri ditën që mbylli qepenat.

Keqardhja në këtë pikë duket sikur ka një përse. Nodshta një ditë Tv Klan, duke mos qenë në pushtet dhe duke mos financuar dot më me shifra të çuditshme programet e veta, ndërron biznes duke imituar TV Shijakun. Por të rinjtë që do të duan një shans tjetër në politikë nuk do ta kenë më. E trishtueshme por nuk do kenë asnjë arsye që tu dalin përpara qytetarëve dhe ti bindin se do ti përfaqësojnë më keq se paraardhësit e tyre tani të shkuar në moshë, por identikë në sjellje. Sdo të kenë gojë për të hapur përpara faktit se të rinjtë sa herë e provojnë, ngecin në stadin e maskotave naive tërësisht të papërdorshme pas ditës së zgjedhjeve. Ata mbeten përmirësues të përkohshëm të imazhit të liderëve të përjetshëm.

Anomalia në sjellje dhe paqartësia në përqasje nuk çoi asnjeherë në një analizë më të mirë për të rinjtë e G99, pas 28 qershorit të famshëm. U mjaftuan me krahasimin se për rrugët e Shqipërisë G99 ishte Lamborgini dhe se njerëzit nuk ishin gati për ta. Egoja e lënduar gjeti paqe me fjalët e bukura si vetë narcizismi i moshës. Ka mirëkuptim nëse qëllimi ishte të bëhej seks me veten. Niveli i testosteronit i ngritur prapë me vrullin e adoleshencës nuk po bën që dhe për logjikën të ketë vend, të paktën një ditë të vetme. Egoja u ngop edhe me sulmin e përqendruar mbi provincializmin e partisë së Metës. Sikur të kish mungesë batutash dhe më parë për këtë argument në modë për tu ridikolizuar.

Keqardhja është për një parti që forcën e gjen tek thashethemet për kundërshtarët dhe jo tek vetja. Është arkaik misioni i krijimit të një grupi me qëllimin e vetëm për të treguar kundërshtarin si e keqja më e madhe. Më arkaik se vetë natyra jonë ballkanike. Goditjet nën brez u justifikuan shpesh me sistemin, apo thjesht me emrin e Berishës. Përgjigjia që lufta e shenjtë po bëhej me qëllimin për të arritur të keqen më të vogël, ishte e para. Sa keq që na u desh përsëri të negocionim me të keqen më anemike, më të voglën, më joshësen, më të papërdorurën. Ideja që të krijosh një forcë progresive sepse brenda vetes ke arsyet e duhura më dukej dhe më duket ende më pozitive, por kjo nuk u tentua asnjëherë nga G99.

Mesa duket humbja e paralajmëruar nuk i ndihmoi njerëzit e G99 të bënin një analizë për të kuptuar pse patën reagim negativ përpara zgjedhjeve nga ata që shpesh u etiketuan si miqtë që pabesisht dhe pa paralajmërim i goditën pas shpine. Edhe pse beteja u humb nuk pati momente reflektimi serioz.

Në një eksperiment të kryer tek fëmijët për të kuptuar si ndikon tek ata rritja dhe strukturat e mëdha, u pa reagim shume i fortë. Fëmijët 5 vjeçarë e shikonin vetën plot ngjyra, plot jetë, omnipotentë. Pas dy vjetësh ngjyrat ndryshonin. Ishin me afër grisë, e zgjedhur kjo me vullnet të lirë nga fëmijët. Forca e tyre pa kufi kishte humbur. Kreaviteti dukej i presuar nga strukturat dhe në stade shumë më të kufizuara. Kjo ndoshta do tu ndodhë dhe njerëzve të G99 që nuk po priten më me lule tek oborri përpara lokalit të Shefikatit.

Eksperimenti i të rinjve dështoi se ndoshta nuk u krye me vullnetin e duhur. Ndoshta të rinjtë ishin shumë të parashikueshëm me fjalitë e tyre të ndërtuara si mbi struktura betoni. Ndoshta dështoi se pjesa më e madhe e revolucionit u harxhua duke marrë urdhëra dhe duke bërë thashetheme kundër atyre që e mendonin ndryshe. Ndoshta se të rinjtë që e provuan ishin një rreth i mbyllur dhe nuk pranuan asnjëherë asnjë këshillë që vinte nga jashtë. Ose aty brenda rrethit nuk mendohej, por priteshin urdhërat me sms. Ska më rëndësi për fat të keq. Ajo që është e sigurtë siodoqoftë, është se tashmë të futur në strukturën e madhe, me rregullat e reja do të jenë siç thotë Hegeli:

Statuja si ato greket ku shpirti ka ikur me kohë, apo si himne ku fjalët janë por besimi ka humbur.

Më vjen keq, në mënyrë gati mazokiste.

Shpërndaje.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1467

Top