Ditën e parë shiten 700.000 iPad

ValmirM

Webmaster
Ditën e parë shiten 700.000 iPad

Ditën e parë shiten 700.000 iPad

Duket se as parashikimet më optimiste për 300.000 njësi të cilat do të shiteshin nuk kanë qenë të mjaftueshme – në ditën e parë të paraqitjes në treg janë shitur hiq më pak se 700.000 iPad.
Sipas edicionit online të Mercury News, madje edhe optimistët më të mëdhenj e kanë “huq” kur kanë dhënë parashikimet e tyre për numrin e pajisjeve të shitura iPad në ditën e parë. Pasi që turmat janë shpërndarë dhe janë bërë llogaritjet, ka dalë se të shtunën Apple në dyqanet e veta dhe nëpërmes Best Buy ka shitur mbi 700.000 iPad.
ipadcmenduria.jpg


Ditën e parë në shitje kanë qenë vetëm pajisjet WiFi çmimi fillestar i të cilave fillon nga 500 dollarë, derisa ata të pajisur me lidhjen 3G do të duhej të dalin në shitje brenda javësh me çmim prej 830 dollarësh për njësi.
 
Top