Disa gabime elementare në e-Portalin shtetëror të Kosovës

Albforumi

Primus registratum
Disa gabime elementare në e-Portalin shtetëror të Kosovës

eQeveria.png
Nuk do flas për sigurinë e këtij e-Portali por për disa gabime më të vërtetë elementare të cilat i hasa gjersa mu shfaq nevoja për të vizituar këtë portal aq shumë të përfolur nga qeveria.

Do fillojmë nga e para.

Gabimi i parë dhe më elementar i mundshëm, që tregon joprofesionalizmin e atyre që kanë punuar dhe që vazhdojnë të punojnë në këtë portal është se portali nuk mund të arrihet nëse nuk shtypim dhe www në fillim të adresës, përkatësisht portali nuk funksionon nëse shtypim http://rks-gov.net

Ja gabimi që shfaqet në këtë rast:
ePortali-gabimi-www.PNG

Një gabim tjetër ndoshta më pak i rendësishëm së gabimi i mëparshëm, në fakt do e quaja neglizhencë të atyre që kanë punuar portalin është se marrim një mesazh në gjuhen angleze gjersa shfletojmë sajtin në gjuhen shqipe.

ePortali-gabimi-kerko.png

Gabimi në foto na shfaqet atëherë kur shtypim butonin e kërkimit dhe si fjalë kërkuese nuk kemi shtypur asnjë term.

Ndoshta gabimi i lartëcekur është bërë nga neglizhenca, por nuk arrij të kuptoj fjalën “Rivendos fjalëkalimin” tek opcioni për kyçje (Login – e kanë shkruar qeveritarët se nuk e dinin se ekzistonte një fjalë adekuate në gjuhën shqipe), në llogarinë personale.

Në fakt në fillim as unë nuk e kuptova se për çfarë ishte fjala, por pasi klikova mbi “Rivendos fjalëkalimin” e kuptova se bëhej fjalë për rikthimin e fjalëkalimit të humbur. Por ndoshta më mirë do të ishte sikur në vend të kësaj të shkruhej “Ktheni fjalëkalimin e humbur” apo “Keni harruar fjalëkalimin?”.

Një tjetër gabim i madh mu shfaq gjatë krijimit të një llogarie, përkatësisht pasi plotësova formularin e krijimit të llogarisë, në vend që të merrja një mesazh konfirmimi se llogaria u krijua me sukses, unë mora një mesazh si në foto:

ePortali-gabimi-regjistrimi.png

Kulminacioni u arrit kur hapa emailin dhe pashë qe një email i ri më kishte ardhur nga Portali Qeveritar me subjekt “Membership Approved”. Hapa emailin dhe ja se çfarë shkruante në të:

ePortali-gabimi-konfirmimi-email.png

I gjithë teksti ishte në gjuhën angleze (edhe pse unë llogarinë e hapa gjersa shfletoja portalin në gjuhën shqipe), emri i portalit ishte “Fillimi”, dhe asnjë link që më kishte ardhur në email nuk ishte funksional.

Nuk po vazhdoj më tej, se sa më shumë që hulumtoj aq më shumë gabime gjej, dhe secili gabim me i madh se tjetri.

Kam vetëm një brengë në mendje: Sa të sigurta janë informacionet e dhëna nga qytetarët e Kosovës në këtë portal, kur shofim gjithë këto gabime elementare (për të mos folur për gabimet në sigurinë e portalit se ato gjëra as nuk duhet bërë publike).

P.S. Artikulli është shkruar vetëm për t’ju bërë të ditur atyre që kanë punuar këtë portal dhe atyre që kanë dhënë para nga taksat e qytetarëve të Kosovë (duke më përfshirë dhe mua këtu) se gjerat duhet marrur më seriozisht kur është fjala për projekte të tilla.

P.S.S. Shpresoj që këto gabime elementare do rregullohen shpejt dhe do punohet më shumë në sigurinë e informacioneve në këtë portal.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.besartbajrami.com/?p=175. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.besartbajrami.com/?p=175

Top