disa Fakte te Habitshme ne zgjedhje

Leopardii

Primus registratum
disa Fakte te Habitshme ne zgjedhje

Pretendime për abuzime dhe manipulime gjatë zgjedhjeve - Faktet e habitshme të një fushate të pafund.

Juristët e partisë së Idajet Beqirit kanë kontrolluar procesverbalet e 94 zonave zgjedhore në të gjithë vendin dhe atyre ju rezulton se janë 31,647 vota më shumë se votues. Faktet dhe llogaritjet e bëra janë paraqitur në protokollin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Kadri Isufaj, përfaqësuesi i koalicionit të Partisë Sociale Shqiptare dhe Partia e Unitetit Kombëtar ka dorëzuar këtë shkresë ku tregohet abuzimi që sipas tij është bërë nga komisionerët gjatë llogaritjes së votave në propocional.

Pretendime të tilla kanë paraqitur edhe parti të tjera të cilat kërkojnë të happen kutitë dhe të rinumërohen votat në propocional. Janë verifikuar procesverbalet në 94 zona zgjedhore dhe në 63 prej tyre rezulton se ka manipulime. Zëdhënësi i KQZ Erton Sinani, thotë se të gjitha çështjet janë në shqyrtim. Megjithatë një pjesë e madhe e pretendimeve për propocionalin janë rrëzuar nga ana e anëtarëve të KQZ.

Rastet e çuditshme
NË RROGOZHINË PJESMARRJA 100%
Gjatë shqyrtimit të ankesës së bërë nga ana e kandidatit të PS në zonën 50, Agron Dibra është paraqitur një fakt i votimit 100% në një qendër votimi. Procesverbali tregonte se të gjithë zgjedhësit në lista kishin votuar, edhe emigrantët në Itali e Greqi. rezultonte që kishin votuar edhe disa komisionerë të qëndrave të tjera.

ELBASAN, VULAT NGA PAS
Të gjitha fletët e votimit të një qendre në zonën ku kandidonte Sejdini i PS dhe Bylykbashi i PD dilnin që ishin vulosur në anën e pasme. Kjo u quajt e paligjshme por megjithatë këto vota ishin llogaritur në rezultatin përfundimtar.

SHKODËR, NJERËZ ME ARMË
LSI paraqiti një kasetë filmike nga momentet e numërimit të votave në Shkodër ku anëtarët e grupeve të numërimit ishin me pistoleta në brez dhe i tregonin qartësisht që të shiheshin edhe nga të tjerët. LSI e interpreton këtë si një mënyrë presioni për të manipuluar me votat.

LEZHË, VOTA MË SHUMË SE VOTUES
Në procesverbalin e zonës ku kandidon Zef Preçi (PS) dhe Aldo Bumçi (PD fitues) rezulton se numri i zgjedhësve në gjithë zonën është 14.220, ndërsa numri i fletëve të gjetura në kuti është 14.231, domethënë 11 fletëvotimi më shumë se çduhet të ishin në të vërtetë. Ndërkohë po në këtë tabelë në fillim shkruhet se vota të vlefshme janë 14024 dhe pasi bëhet mbledhja e gjithë votave të partive në propocional shuma del tërësisht e ndryshme, 14.120 ose 96 vota më shume nga se duhet të ishin.

LUSHNJE: PD-PS 600 ME 0
Në zonën e Et'hem Rugës dhe Ilir Banos rezulton që të jetë votuar 600 me zero në një qendër votimi në favor të kandidatit të PD. Në këtë qendër as komisionerë e PS nuk kanë votuar pro kandidatit.

TIRANË, VIDHET LZHK
Procesverbalet e para të përgatitura nga komisionerët e zonës 38 në Tiranë rezultonte se kandidati i LZHK Rudi Erebara kishte marrë 900 vota në mazhoritar. LLogaritja ishte bërë në 9 kutitë e para. Në fund të procesit kur u numëruan votat e mbi 50 kutive rezultoi se kandidati i LZHK kishte marrë vetëm 600 vota.

SKRAPAR, 7 MIJË VOTA PËR PR
Në zonën 79 në Skrapar ku në mazhoritar ka fituar kandidati i LSI Ilir Meta, rezulton se në propocional njerëzit kanë votuar për PR dhe jo për LSI. Janë 7 mijë vota për Partinë Republikane në sistemin propocional. LSI këtu është shumë më pas me vota.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: disa Fakte te Habitshme ne zgjedhje

hajde bote e trete hajde

me keq se enver hoxha keta


nejse, vari ariun

rendesi tani ka qe humbi nano dhe berisha nuk ndihet i plotfuqishem ne pushtet. Ishte rezultati me i mire i mundshem.

le te shpresojme ne ndonje hetim e ndjekje penale te fajtoreve.
qeveria e re le ta filloje nga ketu luften ndaj vjedhjeve e korrupsionit.
 
Top