Dinosauria,Ne

poezi nga Charles Bukowski

postuar nga Igli Levani,aka Bubi Kaçurrel

Të lindur kështu
Mes këtyre
Ndërsa manikinët buzëqeshin
Ndërsa Zonjush Vdekja qesh
Ndërsa ashensorët prishen
Dhe kufinjtë politike bien
Ai çuni supermarketit që fut gjërat në qese për ty ka nji diplomë
Ndërsa peshqit e pistë nga nafta vjellin prenë e pist
Dhe dielli është i maskuar

Ne jemi
Lindur kështu
Lindur mes këtyre
Mes luftërash të çmendura që ndodhin me kaq kujdes
Mes boshllëkut të fabrikave të rrënuara me dritare të thyera
Mes bareve ku njerëzit nuk flasin më me njëri tjetrin
Zëniet me grushta përfundojnë me thika e të shtëna armësh

Lindur
Mes këtyre
Mes spitaleve të shtrenjta ku të vdesësh kushton më lirë
Mes avokatësh që akuzojnë aq shumë sa bëhet e lehtë që të deklarohesh i fajshëm
Në nji shtet ku burgjet janë plot dhe manikomet e mbyllyra
Mes masave që shndërrojnë budallenjtë në heronj të pasur

Të lindur mes kësaj
Ecën dhe jeton mes këtyre gjërave
Vdes për këtë shkak
Në heshtje
Të gjymtuar
Të korruptuar
Të lënë pa trashëgimi
Të budallepsur
Të përdorur nga kjo
Të mërzitur nga kjo gjë
Të bërë të çmendur dhe të sëmurë
Të bërë çnjerëzor
Nga kjo gjë

Zemra është bërë e zezë
Gishtat prekin fytin
Pistoletën
Thikën
Bombën
Duart i drejtohen nji zoti që nuk përgjigjet

Gishtat duan të prekin shishen
Ilaçet
Pluhurin

Lindur në këtë kohëvdekje të dhimbshme
Lindur me nji shtet që ka mbledhur borxhe në 60 vjet
Dhe së shpejti sdo mund të paguaj as interesat e borxheve
Bankat do digjen
Paraja do bëhet e pavlerë
Rrugëve vrasjet do bëhen zakon dhe nuk do ketë ndëshkim
Do ketë armë dhe grupe njerëzish të hutuar
Toka do jetë e pavlerë
Ushqimi do të pakësohet
Energjia bërthamore do bjerë në dorën e masave
Shpërthime të njëpasnjëshme do përshkojnë tokën

Njerëz radioaktiv do i ngrenë kurthe njëri tjetrit
Ndërsa të pasurit dhe të zgjedhurit vështrojnë nga platforma në hapsirë
Ferri i Dantes do duket si park lojrash për fëmijë

Dielli nuk do duket do jetë gjithmonë natë
Pemët do vdesin
Bimësia do vdesi
Njerëzit radioaktiv do hanë të gjallë njëri tjetrin
Deti do helmohet
Liqenet dhe lumenjtë do zhduken
Shiu do jetë floriri i ri

Në errësirë do përhapet erë e keqe kufomash njerëzish e kafshësh

Pak të mbijetuarit do preken nga sëmundje të reja e të fshehta

Platformat në hapsirë do përpihen nga prishja
Nga mbarimi i rezervave
Nga degjenerimi i përgjithshëm

Dhe do ketë një heshtje mahnitëse e pa dëgjuar ndonjëherë

Lindur nga kjo

Dhe dielli ende i fshehur diku atje

Duke pritur kapitullin tjetër .

Archiviato in:Ata që na kanë shpëtuar jetën, Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: bubi kacurrel, bukowski, dinosauria we, perkthime shqip, poezi
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4292