Dies iræ
Dies iræ! dies illa

ditë e kotë, dhe bosh, dhe bosh

avuj alkooli, qytet sarhosh

tërhiqen jevgjit prej koshi në kosh

Solvet sæclum in favilla:

krahë hollakë që formojnë pyje

gjith trazohet ndën arsye

tek zhbëhen mend, shndërmenden krye

Teste David cum Sibylla!

nsa diell lindka prej perndimit

yje sshuhen pas agimit

nsa ka thelb poshtë vernikimit

Quantus tremor est futurus,

puthen e ndërzehen zhgane

dashuri amerikane

feeling cold në rruspihane

Quando iudex est venturus,

si ndëshkim të vjen cektësia

ndjenje zvjerdhur, anemia

zemër hiç, emaile mija

Cuncta stricte discussurus!

nëpër prekje e në shikime

shpres e lindur mbi thërrime

zhvaren njerëz, zhbëhen krime

Tuba, mirum spargens sonum

pashë tek endej nëpër natë

veç fustani i saj i gjatë

rrjetash gjumi i kapur mat

Per sepulchra regionum,

ndisa duar i ndotur, zhgrryer

fërkuar vajrash, parfumesh lyer

nca mendime, shklyer, shkërdhyer

Coget omnes ante thronum.

spërdridhen femra në formë ngjale

drita reklame, aromë speciale

gjendet parajsa nga halja në halé

Mors stupebit, et natura,

kundër-e-kuqja në mendt e tua

shterpë është ambienti, me dua-sdua

përplasen engjëj nën gjurmë potkua

Cum resurget creatura,

çka quaj vete, veten përmbys

çka shpallet lindje, diellin e ngrys

su bëka Njëshi me dy e gjys

Iudicanti responsura.

lutesh për kohën, kohën ta jap

gjithçka që do, merre ta jap

veç ma jep verën, se do pi prapë

Liber scriptus proferetur,

çohesh dhe ikën boll më qëndrim

zhvishesh nga vetja, kryen mbarim

sheh rrotull krimba, dhe sndihesh trim

In quo totum continetur,

hapi sytë bosh që flenë patrazuar

lotësh dhe uji të kripëruar

shihmë në sy, e jo më ndë duar

Unde mundus iudicetur.

ca përthyer, ca në shpinë

skandali bëhet rutinë

akuarium ku peshqit rrinë

Iudex ergo cum sedebit,

një dritë rozë në rrugën tej

rrymë e rënduar, tension në dej

çka shkon matanë, çka vjen këtej

Quidquid latet, apparebit:

një katërkëndësh plot me shkëndija

një tru për ty, i ndarë në kutia

bar-code shpirtrash me vija-vija

Nil inultum remanebit.

turpi i ngritur përmbi kollona

shtyllat janë ngulur në ëndrra tvona

ska eksplodim sot në pantallona

Quid sum miser tunc dicturus?

ka keqkuptim transatlantik

dhe shkapërdhim anaerobik

e nxive faqen, tash ik, tash ik

Quem patronum rogaturus,

nën brinjë tholla po erren zemra

po zbehet baltë që del nga femra

përmbi ca kokë kërcejnë ca thembra

Cum vix iustus sit securus?

që nga gropa thellë nën fjalë

rreket mendimi të dalë, të dalë

mbi buzë, a sy e mbi gjoks a shalë

Shpërndaje.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1389
Dies iræ! dies illa

ditë e kotë, dhe bosh, dhe bosh

avuj alkooli, qytet sarhosh

tërhiqen jevgjit prej koshi në kosh

Solvet sæclum in favilla:

krahë hollakë që formojnë pyje

gjith trazohet ndën arsye

tek zhbëhen mend, shndërmenden krye

Teste David cum Sibylla!

nsa diell lindka prej perndimit

yje sshuhen pas agimit

nsa ka thelb poshtë vernikimit

Quantus tremor est futurus,

puthen e ndërzehen zhgane

dashuri amerikane

feeling cold në rruspihane

Quando iudex est venturus,

si ndëshkim të vjen cektësia

ndjenje zvjerdhur, anemia

zemër hiç, emaile mija

Cuncta stricte discussurus!

nëpër prekje e në shikime

shpres e lindur mbi thërrime

zhvaren njerëz, zhbëhen krime

Tuba, mirum spargens sonum

pashë tek endej nëpër natë

veç fustani i saj i gjatë

rrjetash gjumi i kapur mat

Per sepulchra regionum,

ndisa duar i ndotur, zhgrryer

fërkuar vajrash, parfumesh lyer

nca mendime, shklyer, shkërdhyer

Coget omnes ante thronum.

spërdridhen femra në formë ngjale

drita reklame, aromë speciale

gjendet parajsa nga halja në halé

Mors stupebit, et natura,

kundër-e-kuqja në mendt e tua

shterpë është ambienti, me dua-sdua

përplasen engjëj nën gjurmë potkua

Cum resurget creatura,

çka quaj vete, veten përmbys

çka shpallet lindje, diellin e ngrys

su bëka Njëshi me dy e gjys

Iudicanti responsura.

lutesh për kohën, kohën ta jap

gjithçka që do, merre ta jap

veç ma jep verën, se do pi prapë

Liber scriptus proferetur,

çohesh dhe ikën boll më qëndrim

zhvishesh nga vetja, kryen mbarim

sheh rrotull krimba, dhe sndihesh trim

In quo totum continetur,

hapi sytë bosh që flenë patrazuar

lotësh dhe uji të kripëruar

shihmë në sy, e jo më ndë duar

Unde mundus iudicetur.

ca përthyer, ca në shpinë

skandali bëhet rutinë

akuarium ku peshqit rrinë

Iudex ergo cum sedebit,

një dritë rozë në rrugën tej

rrymë e rënduar, tension në dej

çka shkon matanë, çka vjen këtej

Quidquid latet, apparebit:

një katërkëndësh plot me shkëndija

një tru për ty, i ndarë në kutia

bar-code shpirtrash me vija-vija

Nil inultum remanebit.

turpi i ngritur përmbi kollona

shtyllat janë ngulur në ëndrra tvona

ska eksplodim sot në pantallona

Quid sum miser tunc dicturus?

ka keqkuptim transatlantik

dhe shkapërdhim anaerobik

e nxive faqen, tash ik, tash ik

Quem patronum rogaturus,

nën brinjë tholla po erren zemra

po zbehet baltë që del nga femra

përmbi ca kokë kërcejnë ca thembra

Cum vix iustus sit securus?

që nga gropa thellë nën fjalë

rreket mendimi të dalë, të dalë

mbi buzë, a sy e mbi gjoks a shalë

Shpërndaje.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1389