Dielli rrotullohet rreth meje?!

Ema

Goddes
Dielli rrotullohet rreth meje?!

Problemin e kam tek Dielli qe rrotullohet reth meje dhe tek ai qe rrotullohet rreth te tjereve.
Une krijoj sistemin qe me rrethon dhe te tjeret vine perqark si ne nje valle indiane,rrotullohenkur perplas duart,pastaj largohen kur s'me pelqejne me.
Keshtu vlera e te tjereve behet e barabarte me ZERO.

Por kur te tjeret rrotullohen rreth ndonje qendre tjeter,kur Dielli iken dhe me zor c'ushqen Henen,me lene te rrotullohem ne menyre te pameshirshme rreth vetes sime,gjersa te me hane mizat dhe krahet e kembet te me keputen e te bien permbi mua.
...

Sa vlere kane te tjeret?
Sa na duhen,sa i shfrytezojme,ne c'menyre lidhemi me ata qe na duan,na iludojne,na shtyjne,na rrahin.
Ne puthim doren qe na rreh.

Dielli rrotullohet rreth absurdes.Ne rrotullojme diellin dhe token,ne genjejme.Mendojme ne menyre krejt naive se askush s'ka nevoje per askend,ne asnje plan,ne asnje forme....

Diejt qe bien ne Had.... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Bora

Primus registratum
Re: Dielli rrotullohet rreth meje?!

I dashur Diell!
Desha te te puthja b*then per gjithe heret qe ngaqe tu afrova shume me dogje surratin dhe me shemtove.Jo se une isha ndonje qenie e bukur,por se me pelqente lekura e bardhe.
Desha te te falenderoj per kur me shkele me cizmet permbi melci.As sot s'e kam harruar si kerciste nen ty trupi im.
Desha te te them turrite ndera per kur me peshtyve ne fytyre dhe pastaj me zgjate shami per tu fshire.
Te te them sa shume te urrej se te dua per driten qe rrezaton.
Jo se ke ndonje drite ngazellyese po se je drita e vetme.
E ne fund,kur te me gjesh maje catise duketete pritur,hidhu nga catia tjeter.
Te tjeret presin...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Dielli rrotullohet rreth meje?!

/pf/images/graemlins/frown.gif

Nejse, pa ftyra te trishtume dhe pa meshire do thosha qe ne krijojme diej absurde rreth vetes, nje "diell" iamgjinar qe shpresojme te na ngrohe por nuk ndodh keshtu, sikunder nuk ndodhin te na realizohen shume situata imagjinare qe pa dashje i kemi vesh me aq shume lajle-lule sa jemi largu prej realitetit.

Ajo vallja indiane me ngja se valle mohikane, po ti ne raport me "diellin" kercen nje valle dyshe, e po qe se njeri nuk e di "koreografine" ose po s'deshi ta mesoje, vallja nuk hidhet vetem.
 

Anasykaltra

Primus registratum
Re: Dielli rrotullohet rreth meje?!

Mos i shih gjerat bardhe e zi sic nuk e ke zakon.
Dhe mos u fryj me ushqimet qe te servirin te tjeret, shijen e se ciles nuk e duron dot as me hunde.
Mos mendo negativisht dhe shihi gjerat nga dritarja jote jo e te tjereve.
Thithe diellin per aq sa te duhet ty,te tjeret dine vete te ngrohen.
Mos,mos...............mos keq.
E di vete ti cdua te them bebush. /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Dielli rrotullohet rreth meje?!

Kurse reth meje rrutullohet hena. /pf/images/graemlins/laugh.gif Ka njerez qe pelqejn jeten e dites ka dhe nga ata qe pelqejn jeten e nates.

Vlera njerzve? Gjthmon kam dashur te di sa kushtojn 50 kile rob. Por asnnje here nuk e kam ditur saktesisht. Gjithmon cmimi i robeve luhatet si ai i burses, por amplifikuar 1000 here. Cmimi i fucis se naftes varet nga njerezit qe luftojn, dhe cmimi i robeve varet nga njerezit qe arsyetojn, vlersojn.

Nuk na the i her cin ke rrejt dhe kush te ka rrejt.
 

Ema

Goddes
Re: Dielli rrotullohet rreth meje?!

Dedikim(se keshtu e deshi):

Per te gjithe heret qe te kam dashur,
per te gjitha mungesat
per tere heret qe s'munda te te kem...
Per kohet qe qeshem bashke,
per lumturite qe me ke dhuruar,
per ditet me shi,
per vecantine e asaj qe di te jesh vec ti!

Per dhimbjen e dashurise tende,
per gjithe fjalet qe s'mundem ti thonim...
Per te te thene se je gjithnji ne zemren time,
se te dua sot dhe perhere,
se te perkas ashtu si gjaku yt.
Me cdo kusht...
Para se te shkojme,
nje tjeter "te dua"!


monet.jpg
 

Ema

Goddes
Re: Dielli rrotullohet rreth meje?!

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] /pf/images/graemlins/frown.gif

Nejse, pa ftyra te trishtume dhe pa meshire do thosha qe ne krijojme diej absurde rreth vetes, nje "diell" iamgjinar qe shpresojme te na ngrohe por nuk ndodh keshtu, sikunder nuk ndodhin te na realizohen shume situata imagjinare qe pa dashje i kemi vesh me aq shume lajle-lule sa jemi largu prej realitetit.

Ajo vallja indiane me ngja se valle mohikane, po ti ne raport me "diellin" kercen nje valle dyshe, e po qe se njeri nuk e di "koreografine" ose po s'deshi ta mesoje, vallja nuk hidhet vetem. [/qb]
Vallen e hedhin te tjeret,e hedhin atehre kur ne na pelqen qe ta hedhin e kur s'i duam me,kur na ushtojne veshet nga tamburet i perzeme e qetesohemi.
S'dua te them me kete se i duhet dedikuar jeta turmave.Por vetem fakti qe kur linda me rrethuan me ben te heq dore prej ndonje hipoteze vetmitare.
(keshtu ne pergjithesi e,s'kam noi pike referimi fikse ne lidhje me antaret e turmes) /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Ema

Goddes
Re: Dielli rrotullohet rreth meje?!

Fillimisht postuar nga Le_Routard:
[qb] Kurse reth meje rrutullohet hena. /pf/images/graemlins/laugh.gif Ka njerez qe pelqejn jeten e dites ka dhe nga ata qe pelqejn jeten e nates.

Vlera njerzve? Gjthmon kam dashur te di sa kushtojn 50 kile rob. Por asnnje here nuk e kam ditur saktesisht. Gjithmon cmimi i robeve luhatet si ai i burses, por amplifikuar 1000 here. Cmimi i fucis se naftes varet nga njerezit qe luftojn, dhe cmimi i robeve varet nga njerezit qe arsyetojn, vlersojn.

Nuk na the i her cin ke rrejt dhe kush te ka rrejt. [/qb]
RIGHT!
-Vlera e te tjereve luhatet,varion nga momentet tona,nese jemi ngritur permbys na duken perbindesha,tjeterlloj na duken engjej.Kur na kap ndonje faze dashurie-pasioni-mirekuptimi na duken te gjithe te mire,vlejne.
Po s'desha te pyesja per kete,se kjo eshte mese e qarte.
Desha te di keshtu ne pergjithesi,ne rrugen e gjate te jetes se njeriut,sa vlere ka te jesh i rrethuar nga halabake apo barbone,nga miq te mire apo nga kalamanj jetimoreje?
C'rendesi kane turmat,mjedisi dhe te tjeret tek rritja e nje personaliteti.

Dhe ne fund:Ku eshte kufiri mes dashurise per veten dhe per tjetrin?Ku eshte limiti?Deri ne c'pike duhet vetja,me c'altruizem duhen te tjeret,per c'arsye madhore(ose jo)???

Keto me shpjegoni icik....
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Dielli rrotullohet rreth meje?!

Fillimisht postuar nga Le_Routard:
Gjthmon kam dashur te di sa kushtojn 50 kile rob. Por asnnje here nuk e kam ditur saktesisht.
Ku paska pas vetem femna mbi peshe ne krahe /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Dielli rrotullohet rreth meje?!

Poplli thot 'dielli eshte jorgani fukarait', poplli nxjer trupin lakuriq qe te ngrofet me teper nga rrezet e tij, te ngrofet ashtu sic ngrofet nga jorgani, por ndodh qe edhe digjet nga dielli.

Pastaj dielli eshte edhe mashtrues, ai ngrof shume bote, dhe i perket seciles prejt tyre. Kur nje re pengon rrezet e tij te ngrohin nje bote ateher me rrezet e tjera ai ngroh nje tjeter. Dhe ne mendojm gjithmon qe eshte i joni.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Dielli rrotullohet rreth meje?!

Dhe ne fund:Ku eshte kufiri mes dashurise per veten dhe per tjetrin?Ku eshte limiti?Deri ne c'pike duhet vetja,me c'altruizem duhen te tjeret,per c'arsye madhore(ose jo)???

Keto me shpjegoni icik....


Ema, duke kerkuar te gjesh nje pergjigje per nje pyetje krejt direkte, je haperda aq evazivisht sa s'te ndjek dot me.

C'do gje eshte personale, nuk mund te duash dike pertej vetes, do veten dhe dike qe te te doje per ate qe je, kjo mbetet nje shkendije qe shperthen ose jo, varet nga rrethanat, ndodh qe shkendija jote leshon drite e ti verbohesh e nuk sheh qe andej tutje nga kopshti nuk ka pas shkenija fare.E ka fajin shkendija jote qe s'te le te shohesh. /pf/images/graemlins/wink.gif
Altruizmi ne dashuri nuk ka kuptim, ndoshta sakrifica se per altruizem nuk dashuron kush.

Dashurojme se se duam te na dashurojne dhe kaq.

Ka kufi mes dashurise per veten dhe tjetrin, po u perqendrove tek dashuria per tjetrin ke harru me dasht veten, ke harru me kuptu c'ke dashur nga vetja por ke fillu me pa c'do ai, dhe pa dashje je futur ne nje vorbull imagjinare ku rregullat qe vendosen nuk jane me te tuat dhe ja ku jemi tek kapercimi i kufujve.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Dielli rrotullohet rreth meje?!

Pastaj dielli eshte edhe mashtrues, ai ngrof shume bote, dhe i perket seciles prejt tyre. Kur nje re pengon rrezet e tij te ngrohin nje bote ateher me rrezet e tjera ai ngroh nje tjeter. Dhe ne mendojm gjithmon qe eshte i joni.

Ngaterrese perkatesish thua ti.Epo sic e ke thene edhe vete, nje diell dhe nje popull fukara(fundja si perhere) qe mendon se dielli(mashtrues) ngrof si jorgani. Mbetet qe te themi qe ne nuk gjeme kurre ate qe prisnim edhe kur mednuam se e gjetem qenkeshim mashtruar...

A thua s'dime c'kerkojme...pakez diell kerkojme.... e te nxjerresh vec nje kembe jashte jorganit une them qe prape nje garanci eshte se po te perveloi shume e terheq serish brenda.Mbase s'duhet dale prej jorganit krejt e menjehere :confused:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Dielli rrotullohet rreth meje?!

Desha te di keshtu ne pergjithesi,ne rrugen e gjate te jetes se njeriut,sa vlere ka te jesh i rrethuar nga halabake apo barbone,nga miq te mire apo nga kalamanj jetimoreje?
C'rendesi kane turmat,mjedisi dhe te tjeret tek rritja e nje personaliteti.


Per mendimin tim eshte me teper nje ceshtje memorje. Rendsi ka se ke harron dhe ke kujton, kush te harron dhe kush te kujton. Personaliteti i perket personit dhe jo turmes, ndryshe do flitej per 'Turmalitetin e njeriut' /pf/images/graemlins/laugh.gif

Dhe ne fund:Ku eshte kufiri mes dashurise per veten dhe per tjetrin?

Aty ku mbaron dashuria per veten fillon ajo per tjetrin. E duam tjetrin se na pelqen Ne, jo se na pelqen ai. Dukem i cik si egoist, por po ta shikosh mire edhe dashuria ashtu eshte.

Ku eshte limiti?

Simbas formules matematike te limitit Akili nuk do arrinte kurr ta kapte breshken me vrap. Me i llaf varet ku ja ve limitin vetes dhe si e shef ate, me matematik apo me njohuri praktike, me ate me xham ose me ate pa xham. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Deri ne c'pike duhet vetja,me c'altruizem duhen te tjeret,per c'arsye madhore(ose jo)???

Harron apo nuk harron ajo eshte ceshtja. /pf/images/graemlins/laugh.gif Jo po sa me shume ta vrasesh mendjen dhe veten aq me shume i largohesh zgjidhjes.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Dielli rrotullohet rreth meje?!

Ku paska pas vetem femna mbi peshe ne krahe

Car ke mi ti me femrat mbi pesh. Masnej varet se ne c'pjes te trupit eshte mbi pesha. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Dielli rrotullohet rreth meje?!

Masnej varet se ne c'pjes te trupit eshte mbi pesha.

/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ka kaptina mer pra qe ti rendoje nga nalt poshte me surrat ka dielli qe ta shofi e te verbohet qe gjetsh belane ti ishalla /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Dielli rrotullohet rreth meje?!

Fillimisht postuar nga IF:
[qb] I dashur Diell!
Desha te te puthja b*then per gjithe heret qe ngaqe tu afrova shume me dogje surratin dhe me shemtove.Jo se une isha ndonje qenie e bukur,por se me pelqente lekura e bardhe.
Desha te te falenderoj per kur me shkele me cizmet permbi melci.As sot s'e kam harruar si kerciste nen ty trupi im.
Desha te te them turrite ndera per kur me peshtyve ne fytyre dhe pastaj me zgjate shami per tu fshire.
Te te them sa shume te urrej se te dua per driten qe rrezaton.
Jo se ke ndonje drite ngazellyese po se je drita e vetme.
E ne fund,kur te me gjesh maje catise duketete pritur,hidhu nga catia tjeter.
Te tjeret presin... [/qb]
...!
 

Guest
Re: Dielli rrotullohet rreth meje?!

Ema ky dielli mos esh nonje person ? :rolleyes:
 

Ema

Goddes
Re: Dielli rrotullohet rreth meje?!

Fillimisht postuar nga Dhelpra_Dinake:
[qb] Ema ky dielli mos esh nonje person ? :rolleyes: [/qb]
Jo yll,dielli ajne te gjithe ata qe na rrethojne,cdo gje qe ka rendesi per ne,si te them:jam apo jo une qendra e botes?E nese jam vertet Une qendra e botes ca rendesie kane bota? :confused:
 

Guest
Re: Dielli rrotullohet rreth meje?!

ok e kuptova /pf/images/graemlins/smile.gif
ti je qendra rrushe /pf/images/graemlins/smile.gif te tjeret skane piken e rendesise /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Ema

Goddes
Re: Dielli rrotullohet rreth meje?!

Fillimisht postuar nga Dhelpra_Dinake:
[qb] ok e kuptova /pf/images/graemlins/smile.gif
ti je qendra rrushe /pf/images/graemlins/smile.gif te tjeret skane piken e rendesise /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
Po cer thu ri goc?
Alinose po t'pelqe If-ja e? :kiss:
 
Top