Diddi shkakton kaos në një klub

Albforumi

Primus registratum
Diddi shkakton kaos në një klub

didi-150x150.jpg
P. Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, ka shkaktuar kaos para një klubi të natës në New York pas ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards gjatë të dielës. Ylli i muzikës hip-hop ishte duke u argëtuar në klubin e natës 10ak me një grup fytyrash tjera të famshme, përfshirë Justin Timberlake, Rihanna dhe Lady Gaga, kur ai dhe e dashura e tij e supozuar, Cassie, vendosën të largohen nga ndeja. Një turmë e njerëzve e kanë ndjekur dyshen në rrugë, duke nxitur një polic të fshehtë të kërkojë nga Diddy të rikthehet në vend, për të kontrolluar turmën. Por, meqë reperi kishte refuzuar, veturat e policisë ishin detyruar të bllokojnë rrugën për tu kujdesur për sigurinë e yllit dhe njerëzit e mbledhur. Ndërkohë për shkak të njerëzve të grumbulluar para lokalit, nga klubi janë detyruar me sigurim dhe me shpejtësi të largohen edhe Jessica Alba dhe Amanda Bynes.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/?p=583. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/?p=583
 
Top