Deri kur keshtu me emigrantet shqiptare ne Greqi?
Duket se historia e shqiptareve emigrante ne Greqi do te futet ne librin Gines ose ne librat historike te Arshives greke per menyren e perdorimit te tyre me filozofine e konvertimit ne greke.
Ja pra se cfare qeverie shqiptare kemi edhe sepse ne pushtet u ngjit i pari "Orthodoks" mbas 600 viteve te qeverisjes turke dhe qe krenohej si pasardhesi i Skenderbeut.
Mos valle njerezit duhet te mendojne se ka arritur puna deri aty sa, me mire shqiptaret te quhen greke se sa shqiptare myslimane.
Cfare ofendimi kombetar te trajtohen shqiptaret ne kete menyre.
Tek i sheh se si shkojne si bagetia pa Zot duke kerkuar zyre me zyre nje cope dokument per te qendruar te pakten per nje periudhe relative te qete (sepse policet greke edhe i shqyejne shpesh)pa probleme, njeriu ndien keqardhje sepse nuk po luajne me fene por po luajne me kombin, me shqiptaret, po luajne me karta gllaberimi dhe jo miqesie, po luajne me githshka per ti humbur edhe ate pak identitet qe kemi ne si shqiptare.
Greket jane te zote dhe duhen falenderuar, duhen falenderuar edhe ata qe flasin greqisht dhe e kane njeren nga dy gjuhet qe nena i ka mesuar, duhen falenderuar sepse me shume i hedhin syte nga atje ku flitet gjuhe e dyte e nenes dhe ku ka konsensus, tolerance, mirekuptim, miqesi, dashuri, pune,para kosto me te vogel per te ndertuar nje te ardhme relative, perkedhelje por nganjehere edhe dajakun etj etj.
Ja pra ky eshte kombi yne i cjerre me shqiptare ose pa shqiptare.
Greqi, skadon sot afati për legalizimin e emigrantëve. Nga 600 000, përfitojnë leje qëndrimi vetëm 450 000
Greqi, dita e fundit për legalizimin e emigrantëve
Qeveria: Të tjerët mund t’i blejnë “ditët e siguruara”. Rrezikojnë të kthehen mijëra shqiptarë
Altin Metaj/ Athinë
Sot është dita e fundit për ata qindra e mijëra emigrantë që duan të ripërtërijnë lejen e qëndrimit. Për shumicën sot mund të jetë edhe mundësia e fundit, në qoftë se do të arrijnë të fusin dokumentet e duhura. Sërisht dje qeveria greke ka theksuar edhe një herë se nuk do të jepet më kohë për të gjithë ata që nuk do të mund të dorëzojnë dokumentet deri në fund të muajit. Zv/ministri i Brendshëm Papadhima ka theksuar dy ditë më parë se do t’u jepet mundësia të gjithë atyre që nuk kanë 150 ditë të siguruara (ensima), për t’i blerë ato, dhe se numri i lejeve të qëndrimit që do të shpërndahen nuk do të jetë 600 000, por më i vogël, rreth 450 000. Gjatë gjithë kësaj jave radhët e emigrantëve përpara zyrave të periferive kanë qenë më të gjatat e gjithë këtyre viteve. Mijëra emigrantë po presin me orë të tëra mes vapës, nën shoqërinë e policëve dhe të avokatëve, përballë zyrave me nëpunës të pakët.
Ultimatumi
Vendimi për mosshtyrjen e afatit për dorëzimin e dokumenteve, ka krijuar një konfuzion të vërtetë në Greqi. Nga njëra anë mijëra emigrantë, të cilët presin me orë të tëra në radhë, dhe nga ana tjetër numri i pakët i nëpunësve të vënë për t’u shërbyer u ka dhënë zyrave të bashkive dhe komunave një pamje tjetër. Gjithsesi të dyja palët ende kanë shpresa se diçka do të bëhet si gjithmonë në minutat e fundit, megjithëse një gjë e tillë këtë herë duket e pamundur. “Asnjë shtyrje e re kohore nuk do të jepet nga qeveria, për legalizimin e emigrantëve”,- deklaroi edhe një herë dje në mesditë zv/ministri i Brendshëm grek Papadhima. Sipas tij, emigrantët të cilët presin të marrin përgjigje, pas dorëzimit të dokumenteve nuk do të ketë asnjë problem.
Përsa i përket problemit të 150 ditëve të siguruara që u kërkohen emigrantëve, zv/ministri grek premton se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt. Pas 30 qershorit do të kalojë në Parlamentin grek një ligj, i cili do të lejojë që emigrantët që nuk i plotësojnë 150 ditë të siguruara (ensima) për 6 -mujorin e parë të 2003, do t’u jepet mundësi t’i blejnë ato. Kështu që të gjithë zyrtarët grekë janë të detyruar të pranojnë kërkesën për ripërtëritje të lejes së qëndrimit edhe të kësaj kategorie. Sipas shifrave të bëra publike dje nga z. Papadhima në gjithë Greqinë, janë pranuar deri në fund të muajit maj 217.168 kërkesa për leje qëndrimi - nga këto 84. 983 janë dhënë ndërsa 133.000 janë në pritje për t’u dhënë. “Numri i përgjithshëm i lejeve të qëndrimit që do të jepen nuk mund të llogaritet dot para 30 qershorit, datë që mbaron edhe afati i dorëzimit të dokumenteve”,- tha Papadhima. Sipas tij, ky numër nuk do t’i kalojë 450 000, dhe në asnjë mënyrë ky numër nuk do të jetë 600 000, sipas disa deklaratave të mëparshme.
Radhët e gjata të pritjes
Sot është dita e fundit, ndoshta edhe mundësia e fundit për të gjithë ata që do të duan të vazhdojnë të qëndrojnë të ligjshëm në Greqi. Nga ana e Ministrisë së Brendshme është premtuar se zyrat do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën. Por shpresat që ndonjëri të mbarojë punë pranë zyrave me pak nëpunës brenda dhe shumë policë dhe emigrantë jashtë, duken të pakta. Në qendër të Athinës, ndodhet një prej pikave të Bashkisë së Athinës, e cila pranon dokumentet e emigrantëve. Të shumtë janë ata, të cilët zënë radhën që në darkë, dhe që kalojnë gjithë natën në radhë për të mbaruar punë. Në orët e para të mëngjesit radha pothuajse ka arritur kulmin. Policë të shumtë mundohen të mbajnë rregull, dhe në shumicën e rasteve godasin dhe nxjerrin nga radha të padisiplinuarit. Të vetmit që mund të hyjnë lirshën janë avokatët. Për ta ky është edhe momenti i artë për të fituar. Vetëm për të dorëzuar dokumentet ata kërkojnë 120 euro. Ata janë të shumtë dhe ofrojnë shërbimin e tyre, gjatë gjithë trotuarit që shtrihet radha. Kush nuk do të rrijë në radhë pranon edhe t’i paguajë, ndërsa të shumtët presin me durim në radhë, në mes të vapës.
Shumica ankohen se kanë ardhur disa herë dhe nuk është e vërtetë ajo që thuhet se e lanë për ditën e fundit, por na kanë kthyer mbrapa për shkaqe të ndryshme, duke humbur kështu kohë dhe ditë pune.
Por ankthi se mos ngelen pa dokumente i detyron disa t’u drejtohen dhe rrugëve të tjera të jashtëligjshme. Kështu gjatë javës që kaloi, tre nëpunës grekë u dënuan me nga 2 vjet burg, pasi premtuan përkundrejt pagesës prej 500 euro t’u “bënin” dokumentet pesë emigrantëve shqiptarë.
Në fillim të këtij procesi ministri i Brendshëm grek, Kosta Skandalidhi premtoi personel shtesë dhe pika të tjera për dorëzimin e dokumenteve, por një gjë e tillë siç duket nuk u bë.
Zvarritja e legalizimit do të lërë jashtë këtij procesi shumë emigrantë, ndërkohë që shumë janë ata të cilët janë përgatitur për t’u larguar, pasi e dinë që nuk i plotësojnë dot kushtet. Në qoftë se numri prej 600 000 i cili u deklarua në fillim u ul në 450 000, tregon se pa leje qëndrimi do të ngelin një numër i madh, ku pjesa më e madhe do të jenë shqiptarë.
Reagimi
Demokracia e re, në krahë të emigrantëve
Partia e opozitës greke Demokracia e Re me anë të një deklarate, ka sulmuar qeverinë “Simitis” në lidhje me atë që po ndodh këto ditë me emigrantët. “Pamjet e sotme, ku qindra emigrantë presin të marrin lejen e qëndrimit përpara zyrave me nëpunës të papërgjegjshëm e vë qeverinë “Simitis” përpara përgjegjësive të rënda. Pas mungesës së një politike emigracioni dhe kontrolli të hyrjes së emigrantëve, e cila prej vitesh e ka kthyer Greqinë në një han pa porta, vjen tani edhe mungesa e një plani dhe programi për t’i bërë ata të ligjshëm”, - thuhet në një deklaratë për shtyp të Demokracisë së Re.