Deputeti Vlones Iliopulos paraqet planet e Greqise ne Vlore
Mor shqyptare cka po nodh bre se qiky Ilopusi her shkon nKuks e her nVlon a thue asht drejtus ekonomie.
A duhet me e ba Shqypnen si Greqia se me ju than tdrejtn mahet men kur sala u thote shqyptarve ta baj Shqypnen si tan evropa merpo ja pa hajrin.
Iliopulos paraqet planet e Greqisë në Vlorë
Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Dimitris Iliopulos, zhvilloi dje një takim me biznesmenë të qytetit të Vlorës, në mjediset e Dhomës së Tregtisë të këtij qyteti. Gjatë këtij takimi, ku ishin të pranishëm edhe pjesëtarë të tjerë të stafit të ambasadës greke në Tiranë, Iliopulos evidentoi bashkëpunimin në rritje mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke u ndalur veçanërisht në fushën ekonomike. Ai kërkoi të njihej me problemet, me të cilat ndeshet biznesi në qytetin e Vlorës, duke ofruar ndihmën dhe bashkëpunimin e nevojshëm. Në këtë takim, u evidentua edhe programi i ndihmës prej 50 milionë eurosh, që Greqia ka financuar për Shqipërinë, prej të cilave 8 milionë euro janë parashikuar për nxitjen dhe zhvillimin e biznesit privat. Diplomatët grekë nënvizuan se biznesmenët vlonjatë mund të aplikojnë me projekte konkrete në programin e mësipërm dhe të bëhen pjesë e këtij programi.
Plani grek për rindërtimin e Ballkanit u paraqit pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe synon të investojë rreth 500 milionë euro për të zgjeruar lidhjet e vendeve të Ballkanit, veçanërisht Serbisë, me Greqinë, duke e bërë fqinjin tonë jugor një pikë referimi për ekonominë e rajonit