Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.

RobertdeNiro

Primus registratum
Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.

Meqenese gjate diskutimeve ketu ne forum u be e disata here qe lexoj shprehjen: „Sali Berisha eshte pergjegjes per hapjen e depove ne vitin 1997” , mendova qe te hap kete teme.
Tashme mbas 6 vjetesh eshte marre vesh, nga njerzit qe kane llogjike, qe hapja e depove u nxit nga agjentura te huaja dhe esponente te opozites te asaj kohe. Veprimin e kryen turma te irrituara njerzish nen drejtimin e krimineleve ordiner.
Le te flasim pa nerva dhe vetem me llogjike.
Fakt eshte qe Greket nuk e donin dhe nuk e duan Dr.Sali Berishen per politiken e tij qe nuk i merr udhezimet nga Athina.
Fakt eshte qe Serbet ishin te interesuar qe shqiperia te ishte ne kaos perpara luftes qe pritej.
Fakt eshte qe USA kishte interesa qe UÇK-ja te armatosej, por jo me arme te NATO-s.
Keta me ane te agjenturave te tyre dhe sipas mundesive vendosen ta shfrytezojne momentin.

Fakt eshte qe eksponente te PS,PAD dhe PSD ishin organizatoret politik te ketyre turmave.Lidhjet e tyre me kriminelet ordinere qe ishin ne shqiperi apo qe u liruan nga burgjet e Greqise ne ato kohe, dihen tashme.Ata donin patjeter te merrnin edhe nje here pushtetin qe e kishin fituar gjate luftes civile 1943-1944 dhe mbrojtur per 46 vjet .Kishin 5 vjet qe prisnin nje rast te tille.Dhe kesaj rradhe ishte : « O sot, o kurre ».

Dr.Sali Berisha si president nuk kishte interes ne hapjen e depove.Cili president armatos popullin ne menyre qe me vone te rrezohet nga keto arme ?!?! Fakti qe Dr.Sali Berisha sa ishte ne pushtet nuk lejoj vrasjen e as nje kundershtari politik,siç ndodhi me Arben Brocin ne Prill 91 apo Azem Hajdarin Shator 98,tregon se nuk eshte ai nga ata qe vrasin.

Ata qe e futen popullin shqiptar ne ate rruge pa krye jane ata qe sot kane pushtetin ne dore dhe partneret e tyre ortodoks.Jane ata, qe nuk bertasin me nerva momenti si Dr.Berish- malsori,por te qeshin,te perqafojne dhe te japin PUTHJEN E VDEKJES.


Une si fillim kaq po flas.Kush te doje le te diskutoj me llogjike , pa eksese dhe me mendime personale, jo me citate qe ka leshu Lam Bylyri.
 

usta_Qima

Primus registratum
Re: Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.

nuk du me u fut ne detaje te teperta dhe me hap debate per gjona qe dihen shum pak nga populli zakonshem,po desha me thon vetem qe depot e shkolles se bashkume me dt 12 mars "97 i ka hap SHIK-u i atehershem dhe ket se lu topi se i kom pa me syt e mi. tashi se kush e komandonte shik-un ne ato momente nuk jam ne gjendje ta them.dicka di mbi kte gje, po sigurisht nuk esht ky vendi per ta thene.
 

iriqi

Primus registratum
Re: Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.

Ka disa gabime llogjike dhe te trasha ne pergjigjen tenden "Isak", qe jo vetem Njutoni nuk do t'i bente, por asnje nxenes shkolle i klases se katert.
Se pari ti permend fjalen turme ne vend te fjales popull. Se dyti ti ke harruar ose ben sikur ke harruar se shkaku i revoltes ishte vjedhja e mbi 1 miliard dollareve nga boset e piramidave si Vehbi allmuçaj dhe nje tufe me injorante dhe maskarenj te tjere qe lulezuan ne kohen e Berishes. Se treti duhet thene se populli ishte zhgenjyer nga arbitrariteti dhe bajrraktarizmi karakteristik i Berishes. Po te kujtoj se ai humbi zgjedhjet kolake te 92-shit, referendumin ne 94 dhe vodhi votat ne 96, siç bene socialistet ne 2002. Per te gjitha keto arsye ai duhej te jepte doreheqjen, por jo vetem qe nuk e beri kete, por u perpoq ta shtypte Vloren me tanke dhe avione. Dhe keshtu Saliu e pesoi si Ramizi, askush nuk e mbrojti. As ushtria dhe as policia. Por e pesoi Shqiperia, nga kokefortesia e nje maloku ish-komunist.
 

Ulza_M

Primus registratum
Re: Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.

Hey Isak!
Pak si kurioz me ben kur thua qe jane fakte, per greqine, serbine, dhe us, qe i qe ndikuan ne kete,
Nejse, me kurioz jam si e dike faktike qe us nuk ka desh ti jap UCK arme te natos, dhe prandaj u bo ajo ne 97,
A e dine qe eshte faktike, e ke pare me syte e tu apo me te nigjume?
 

kastriot

Primus registratum
Re: Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.

Fillimisht postuar nga iriqi:
[qb] Ka disa gabime llogjike dhe te trasha ne pergjigjen tenden "Isak", ..... Se dyti ti ke harruar ose ben sikur ke harruar se shkaku i revoltes ishte vjedhja e mbi 1 miliard dollareve nga boset e piramidave si Vehbi allmuçaj dhe nje tufe me injorante dhe maskarenj te tjere qe lulezuan ne kohen e Berishes. .........Por e pesoi Shqiperia, nga kokefortesia e nje maloku ish-komunist. [/qb]
<span style="font-weight: bold">Ore ashtu kot nje pyetje kam une:
Perse nuk jane denuar akoma nga Qeveria e sotme keta &quot;boset e Piramidave&quot; dhe ajo &quot;tufe injorantesh dhe maskarenjsh&quot; qe lulezuan simbas teje ne ate kohe????????????????
Mos valle per faktin se MASKARAI NUK MUND TA DENOJE MASKARAIN,ose HAJDUTI, HAJDUTIN tjeter??????????</span>


Kastriot
 

nardi71

Primus registratum
Re: Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.

Fillimisht postuar nga usta_Qima:
[qb] nuk du me u fut ne detaje te teperta dhe me hap debate per gjona qe dihen shum pak nga populli zakonshem,po desha me thon vetem qe depot e shkolles se bashkume me dt 12 mars &quot;97 i ka hap SHIK-u i atehershem dhe ket se lu topi se i kom pa me syt e mi. tashi se kush e komandonte shik-un ne ato momente nuk jam ne gjendje ta them.dicka di mbi kte gje, po sigurisht nuk esht ky vendi per ta thene. [/qb]
Megjithese betohem me vehten qe te mos vij te shfaq opinionin tim ne tema ku shoh se niveli informativ i atyre qe shkruajne varion nga animaliteti gjallor e deri tek spekullimi stalinist prape smund te rri te shoh e zeza mbi te bardhe ne faqe shqip ku mund te lexojne dhe ti marrin per te vertet pedrsona qe skane te bejne me keto ngjarje dhe i njohin vehtem permes thashethemeve.
Une qe rastesia me solli te lexoj ketu,dhe detyra me beri te isha prezent ne kete ngjrje qe ti pershkruan&quot; me bindje &quot; po te ve me dije se ne oficeret e shikut skemi vdekur,megjithese nje gje te tille tentuat ta benit ne vlore dhe vrate disa prej nesh,megjithese e kryet vepren penale ne sarande,gjirokaster e fier,e tepelene e permet,megjithese ngelet nje veper ne tentative te plote ngjaria e shkolles se bashkuar,prape deshira per te zbardhur te drejten ska per te humb as te gjiri i injerezve te thieshte.
Une kam qene oficer i sherbimit informativ ne aparatin qendror qe eshte ngjitur me shkollen e bashkuar,ne aparat kane qene ne kete kohe vetem 5 oficere drejtimi dhe personeli i rojes
Une jam leonard mehmeti
Aty ne detyre ka qene flamur ghymyshka,neltion merolli dhe harrun puci si dhe esat sopoti.
Nga roja i portes perndimore,pra nga rruga e dibres njoftohemi se nje kope me jevgj dhe qafeleshe po i afrohej portes dhe kerkonte te hynte ne instiotucion-personalisht dal vete dhe kerkoj te dialogoj me kete turme,u them pse kane ardh-duam arme-ketu ska arme dhe ky eshte nje institucion qe ka vetem letra ,keshtu qe ju lutem mos na vini ne veshtiresi se jemi te detyruar te kryejme detyren.U duk sikur u binden pas nje debati 10 minutesh dhe i kam shoqeruar deri tek porta e jashtme(per ata qe e njohin kete vend duhet te kuptojne qe largesia midis tyre eshte 50m dhe porta e jashtme eshte gjithnje e hapur se eshte rruge per nxenesit e gjimnazit,e kam mbyllur te dyja porta e hekurta dhe i kam lidh me nje z8inxhir me kych(por si dukej urdheri per ta ishte i prere nga komanda e shtabit te pushtimit te shqiperise dhe pa u futur mire ne zyren time ne katin e trete degjoj te shtena armesh-dal prape me shpejtesi dhe afrohem bashke me oficeret e tjere-cte shihje roja i obiektit kish qellu ne ajrer per te parlajmeruar (nje burre rreth te 50 me emrin sadik,,,qe punon dhe sot roje po ne aparatin qendror te shikut)por turma e zeze kish shkreh kallashet dhe ekish plagos,pastaj erdhen edhe tre roje te tjera te portes nga lindia dhe nje qe rrinte ne tarracen jugore-ne keto rrethana turma kaperxeu murin rrethues te shkolles se bashkuar dhe u fut andej,u degjuan te shtena pistolete por ata me vete kishin kallashe.

E mbyll ketu&gt;-
Ti kujton se ne qe ishim aty se dinim qe qellimi i ketij sulmi ishte pushtimi i shikut per te rrembyer dokumentacion dhe per ti shitur ato ashtu sic bete me dosjet ejugut ne eyp dhe sup.
TI kujton se ne kemi vdek dhe berthamen eketij krimi kerkon ta mbarsesh me nje krim te ri.

<span style="font-style: italic">Shenim nga Jula: Kam fshire vetem shprehjet e papershtashme qe do te acaronin me tej diskutimin. Kuptoj eksperiencen tuaj personale, por mos u kapni me njeri-tjetrin. Sinqerisht nuk doja te fshija, por ishe jashte rregullave. Flm.</span>
 

iriqi

Primus registratum
Re: Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.

S'kam çfare te shtoj se Kastrioti bashke me pyetjen ka dhene edhe pergjigjen
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.

Zoti Iriq.Une i quajta turma sepse ato turma ishin.Cdo grupim njerezish qe leviz dhe ben veprime te paplanifikuara por vetem duke ju bindur zerave qe dalin nga mesi i tyre ne moment, quhen turma.E di shume mire qe populli u irritua per humbjet e parave.Edhe une personalisht humba si shume te tjere parate e kursyera ne disa vjet dhe te fituara me veshtiresi.
Fajet per kete une dhe ata i kishim vete.Ne vendosem vete me bindje te plote qe paret tja japim Vebiut,Xhaferrit etj,etj.Ne kur lidhem kontratat me ta, nuk i kerkuam qeverise shqiptare nje siguri per kapitalin qe po ia jepnim ketyre firmave.Gje qe sigurisht qeveria do na e hidhte poshte.Keshtu qe qeveria nuk na kishte borxh.Ne donim te fitonim para duke bo &quot;biznes&quot;,por biznesi keshtu e ka,her humb e shume her fiton.
O.k le te themi qe njerzit u irrituan,u nervozuan dhe meqenese nuk ishin mesuar te vendosnin vete per dicka por gjithmone me urdher te shtetit,vendosen te dalin ne demostrime kunder qeverise.
Por ajo qe ndodhi ne Vlor eshte kriminele dhe e ndershkueshme.Te sulmosh nje komisariat policie dhe te vrasesh e te djegesh policet eshte kriminele.Ne cdo vend te botes do merrej ai vendim qe u mor nga Dr.Berisha.Venia e rendit me ane te ushtrise dhe ndershkimi i autoreve.Gje qe fatkeqesisht nuk u zbatua ne Shqiperi.Shqiperia do te kishte ca kriminele me pak dhe nuk do ndodhte ajo qe ndodhi.
Turmat e drejtuara nga kriminelet ordiner dhe te shtyre nga persona antishqiptare nuk u kenaqen me kaq por vendosen te sulmojne depot ushtarake.
Po turmat tek e fundi turma jane dhe nuk i dine pasojat qe do shkaktonte kjo ndermarrje kriminele.
Udheheqesit e tyre politik ata i kane borxh Shqiperise gjakun e mijra njerezve qe u vrane dhe rrenimin social e ekonomik.

Sa per armatimin e UCK ajo dihet qe 90% te armatimit e mori nga keto arme.Po le ta zeme se nuk mori as edhe nje arme nga shqiperia.Cili person ne bote nuk do e besonte legjenden se UCK u krijua vete dhe u armatos me armet e Shqiperise.Vetem duke perhapur kete legjende USA mund te nderhynte, fatmiresisht,ne Kosove.
Une vertet nuk kam pare personalisht me syte e mi shume gjera sepse eshte e pamundur,por kjo sdo te thote qe te mos e fusim trurin ne pune.
 

politikani

Primus registratum
Re: Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.

Per Isaac Newton,

ti thua se Sala deshiroi te vinte rendin me ushtrine , por kjo s'eshte aspak e vertete :

Sales iu kerkua nga te tjere qe te vinte gjendjen e jashtezakonshme me date 25-26 janar 97 por ai s'pranoi. Iu kerkua me vone (nga fillimi i shkurtit ) dhe prape s'pranoi . Gjendja e jashtezakonshme u vendos me votim te parlamentit
gjate nates 2-3 mars (rreth ores 1 te nates) .
Nqs. Sala donte ta bente kete nderhyrje pse s'e beri?
Duhet te dish dicka : vetem presidenti dhe parlamenti e kishn ne dore shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme (sic thuhet ne kushtetute).

Keshtu qe pavaresisht qe une isha dakort me vendjen e gjendjes se jashtezoknshme , te kundershtoj kur thua se Dr. Berisha mori ate vendim. Perkundrazi ai vazhdoi me budalliqet e tija kur me date 9 mars zgjodhi Bashkim Finon si kryeminister, vendim ky i cili i lejoi PS te bente si donte me zgjedhjet e qershorit.

Nga keto qe thashe me siper besoj se del qarte nje konkluzion : Berisha kishte interesa personale per te vepruar ne kete menyre. Ndoshta thjesht zbatonte urdherat e ish-shefave te PPSH-se . Sidoqofte ai nuk veproi ne te miren e Shqiperise dhe mbi te gjitha nuk zbatoi ligjin.
 

NYC_GUY

Primus registratum
Re: Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.

Ju ftoj nqs ketu ka ndonje njeri me llogjike qe argumenton me fakte dhe jo me sy te errur nga ngjyrat partiake te mendoni keto fakte .

- Sllogani i Berishes ne zgjedhjet e 96 dhe i perforcuar me vone reth fundit te vitit 1996 ne TVSH &quot; PARATE E SHQIPTAREVE NE FIRMA JANE TE PASTRA &quot; . ( megjithese IMF dhe shume ekonomiste nga vendi ishin shprehur shume here qe keto firma ishin piramidale dhe duheshin kontrolluar nga shteti .

- Nuk me kujtohen te saktat po kane qene marramendese shumat qe GJalica dhe Vefa i kane dhene PDs per te financuar fushaten e zgjedhjeve ne 1996 .

- Revolte popullore u be vetem ne Vlore dhe pak fare ne Sarande . Ne te gjitha rethet e tjera kur filloi rremuja , kur filluan krismat ( akoma depot e armeve nuk ishin hapur ) dhe u hapen depot me vone ato u hapen nga njerez te armatosur . Ne ate kohe te armatosur kane qene vetem anetaret e PDs , te cilet u armatosen me liste nga partia e tyre qe ne fund te dhjetorit , sepse skenari dihej qe ne ate kohe .

- Te gjithe ata qe kane qene ne ushtri ne ate kohe ose kane patur familjare ne ushtri e dine shume mire se pasi vlora ra ne dore te &quot;rebeleve&quot; urdhri nga lart ishte i prere te mos mbrohet asnje repart ushtarak .

Edhe ne 1990 u be revolte popullore shume here me e madhe se kjo por nuk u prek asnje repart ushtarak . Jo se kam ndonje simpati per keta te sotmit por mos i hapi depot Nanoja nga burgu apo Serveti Pellumbi qe sa here dilte ne shesh i hynin policet dru ???? Depot nuk i hapa Sala jo , qeveria e tij dha urdhrin qe repartet te mos ruhen dhe oficeret dhe ushtaret te largohen .
 

politikani

Primus registratum
Re: Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.

Per NYC_GUY :

A mund te thuash kush qe ai qeveritar qe paska dhene urdherin qe te mos ruhen depot ?
A mund te na thuash se si valle i dike kaq mire ato ngjarje?
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.

Per nje gje duhet te biem dakort te gjithe: 1997 tregoi se populli shqiptar deshtoi ne ndertimin e shtetit demokratik.

Le ta argumentojme. Deri me 1996 u duk se Shqiperia po stabilizonte demokracine dhe kjo ishte nje fitore e madhe. Mirepo:

1) ne nga zgjedhjet e majit PD-ja doli me 90 per qind fitore shifer kjo e denje per Enverin dhe Sadamin. Nuk dua te komentoj pse, por njerezit qe kane llogjike duhet te pakten te pranojne se nuk eci dicka ne kete test shume te rendesishem per demokracine.

2) kur kriza e firmave piramidale doli jashte kontrollit u pa qarte qe Shqiperia nuk eshte nje vend demokratik.

Mos kerkoni fajtoret. Te gjitha palet jane fajtore. I humbur doli populli shqiptar.

Pala ne pushtet me ne krye Berishen u armiqsua me Amerikanet. Pas luftes se ftohte Amerika nuk kishte me ndermend qe Shqiperia te kthehej ne vrime te zeze te terrorizmit nderkombtar. Berisha qe prej qershorit 1996 kur perzuri te derguarin e posacem amerikan e dinte qe do goditej nga perandoria me e madhe e historise se njerzimit dhe nuk morri asnje mase per te evituar konfliktin vetem atehere kur u pa se do vdiste ne krye te detyres.

Pala ne opozite pranoi mbeshtetjen e Greqise vetem e vetem per te ardhur ne pushtet. Kjo aleance e castit e ka lidhur tashme Shqiperine ne menyre te pandashme me interesat greke ne Ballkan dhe veshtire se mund te mendohet per nje Shqiperi te pavarur nga interesat greke ne te ardhmen.

Sa per faktet qe rreshtohen ne shkrimet e kesaj teme, ato nuk bejne gje tjeter vese ilustrojne deshtimin e shqiptareve per te bere vete shtetin demokratik.

Shqiperia ka deshtur hitorikisht per te bere shtetin e vet. Deri para luftes e kishte Italia. Qe prej 8 nentorit 1941 e deri me 1997 e drejtone Jugosllavia e Seriba, kurse pas 1997 Greqia. Dhe nese Shqiperia ekziston sot ne harte, duhet t'i biem te gjithe ne gjunje Amerikes dhe Perendimit ne pergjithesi dhe te ulim koken e te bejme cfare thone ata.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.

Fillimisht postuar nga Blue Gene:
[qb] Per nje gje duhet te biem dakort te gjithe: 1997 tregoi se populli shqiptar deshtoi ne ndertimin e shtetit demokratik............. [/qb]
<span style="font-weight: bold">Cfare marifeti te bukur keni mesuar ju. Per cdo gje ja veshni POPULLIT te shkrete. Pse ore POPULLI i armatosi Hajdutet e Greqise me arme???
Populli i veshi IMAMET me uniformen e gjeneralit grek?????????
POPULLI i mbeshteti &quot;Komitetet&quot; apo i mbeshteti Ppapandreu, Xhorxh Tenet, Vranicki dhe Romano Prodi qe me paturpesine me te madhe u ul edhe hengri edhe dreka me keta kriminela ordinere qe shkaterruan vendin
Prandaj mos kujtoni se mund te genjeni dhe te pergenjeshtroni cdo gje qe nuk ju pelqen.

Ai POPULLI i shkrete i din te gjitha, dhe AI NUK HARRON!!!</span>


Kastriot
 

une_une

Primus registratum
Re: Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.

Fillimisht postuar nga usta_Qima:
[qb] nuk du me u fut ne detaje te teperta dhe me hap debate per gjona qe dihen shum pak nga populli zakonshem,po desha me thon vetem qe depot e shkolles se bashkume me dt 12 mars &quot;97 i ka hap SHIK-u i atehershem dhe ket se lu topi se i kom pa me syt e mi. tashi se kush e komandonte shik-un ne ato momente nuk jam ne gjendje ta them.dicka di mbi kte gje, po sigurisht nuk esht ky vendi per ta thene. [/qb]
Jo ne i kemi pare ne enderr shikasit! Ne besoj me shume besoj syte e mire. Usta Qima ka qene nje nga deshmimtaret! Po fjaline e Sales &quot;Parate jane te pastra te firmave&quot; kush e pa? Shume vete thone se e pane. Shume vete mundohen te genjejne por ate qe thote Ustai une e kam pare me syte e mi. Rasti me i kundert (dhe i pabesueshem) do jete se do jene te tjere qe kishin be operacione plastike me ftyra si elemente te shikut.
 

atleti

Primus registratum
Re: Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.

I DIME KUSH I UDHEHOQI TURMAT E 97 POR AMA DOKTORI
ISHTE PRESIDENTI I VENDIT DHE DUHET TA RUANTE ATE.
MIQTE QE AI VETE I ZGJODHI NE KRYE TE USHTRISE DHE
POLICISE NUK VEPRUAN TE TERE PA PERJASHTIM RUAJTEN
VETEN DUKE SJELLE NJE ANARKI QE PO E VUAJME SOT
DHE DO E VUAJME EDHE PER SHUME KOHE.
DOKTORI KA PJESEN E TIJ POR EDHE PS NUK DO GJEJE
KURE QETESI PA GJETUR PERGJEGJESINE E SAJ NE ATE
KATRAHURE ANTISHQIPETARE!
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb]
Fillimisht postuar nga Blue Gene:
[qb] Per nje gje duhet te biem dakort te gjithe: 1997 tregoi se populli shqiptar deshtoi ne ndertimin e shtetit demokratik............. [/qb]
<span style="font-weight: bold">Cfare marifeti te bukur keni mesuar ju. Per cdo gje ja veshni POPULLIT te shkrete. Pse ore POPULLI i armatosi Hajdutet e Greqise me arme???
Populli i veshi IMAMET me uniformen e gjeneralit grek?????????
POPULLI i mbeshteti &quot;Komitetet&quot; apo i mbeshteti Ppapandreu, Xhorxh Tenet, Vranicki dhe Romano Prodi qe me paturpesine me te madhe u ul edhe hengri edhe dreka me keta kriminela ordinere qe shkaterruan vendin
Prandaj mos kujtoni se mund te genjeni dhe te pergenjeshtroni cdo gje qe nuk ju pelqen.

Ai POPULLI i shkrete i din te gjitha, dhe AI NUK HARRON!!!</span>


Kastriot [/qb]
Kastriot, e ke keqkuptuar fjaline. Nuk eshte populli qe e pati fajin per ate qe ndodhi me 1997, por e pare historikisht ne deshtuam si popull te ndertojme demokracine vete. Nuk ka rendesi aresyeja, si izolimi 50 vjecar etj., thjesht nuk arritem te zgjedhim perfaqsuesit me te denje te atij populli te shumevuajtur. Shqiptaret kudo qe jane nuk e dine cfare eshte demokracia perfshi dhe ata qe jetojne jashte pas 1991-shit. Duhet te pakten nje brez te arrish te kuptosh se si funksionon sistemi.

Megjithate ti mos u deshpero Shqiperia do behet vend demokratik. Kjo eshte detyra qe ka marre mbi vete Perendimi dhe me ne fund shqiptaret do jen ne gjendje te hajne nje cope buke ne qetesi. Po ta ndertonim vete demokracine jo vetem qe do hanim buke por do zoteronim edhe Shqiperine. Ky shans na iku nga dora.
 

mostro

Putraku
Re: Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.

NUK ka rendesi kush i hapi apo kush i mbylli.97 tregoi nivelin e larte te kombit tone....nje nivel sa kafshe po dhe aq armdashes.
kush mund te fyhet le ta bej qe tani pa humb kohe.syte ne balle i patem te gjithe kur shikonim djem te rinj,burra familjar,kalamoj idiota duke zbardhur dhembet sepse po gjunin me nji pushke.
kjo eshte natyra e vertet e popullit tone.
mos i morem paret mbrapsh joo.mbushem me duart tona varrezat.
Hajde patriota shqipetar hidhuni tju shikojme nji cike &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

I love new york

Primus registratum
Re: Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.

shume tema kontroversale dhe debatndjellese hap ti Newton, me duket se ke nevoje per attention!!!!
nuk e shtron pyetjen psh, Kush i hapi depot por del pernjehere ne konkluzion sikur te kesh qene aty me ata ish-shiksat ose kundeshtaret e tyre duke i hapur.......
 

ilir llalla

Primus registratum
Re: Depot e armeve ne 1997 nuk i hapi Dr.Sali Berisha,por pushtetaret e sotem.

per mendimin tim ngharjet e 1997 kan ndikuar shum faktor .1:SPINUZHI HDE ANGJETURAT E HUJA:&quot;2.:nga nje sistem dikture ne demokraci populli shqiptar ishte ipapregatitur per tju ber ball sfidave te kohes.3:filtrimi i kaskes komuniste ne partit opzites beri te mundur qe forcat e demokratike te paralizohen dhe mos te jen vigjlent per rrezikun e qe kanosej nga klasa rrezuar nga pushteti 50 vjecar.un e bazoj kete mendim sepse un nuk di qe ndo nje nga boset e firmave i perkiste pd apo sali berishes.te gjith boset ishin te lidhur me ps dhe ish sigurimin e shtetit te enver hoxhes.prandaj un mendoj qe ky ka qenje komplot i parapergatitur qe fatkeqsisht shteti i asaj kohe nuk e nuhati ne kohen duhur.un i le faj berishes vetem per naivitetin e zgjedhjeve te njerzve qe kishte per rreth.mua do me dukej vetja shum i ulet neqoftese un do besoja se ngjarja e 1997 do te kishte shkakun kryesor humbjen e parave ne firmat piramidale.
 
Top