Depolitizimi i Njё Krize Politike

liridashes

Primus registratum
Depolitizimi i Njё Krize Politike

Depolitizimi i Njё Krize Politike
BLENDI KAJSIU
gazeta metropol
31 Gusht Tё mblidhet apo jo Kuvendi, ky ёshtё debati qё po trajtohet me mjaft zell pёr momentin. Mediat janё pushtuar nga analiza tё holla dhe tё trasha tё Kushtetutёs dhe Kodit Zgjedhor. Konstitucionalistёt janё kthyer nё analistё, dhe analistёt nё konstitucionalistё, teksa interpretojnё herё gёrmёn dhe herё frymёn e Kushtetutёs. Dhe kjo ёshtё diçka e mirё, pasi nuk e kufizon debatin thjesht tek ‘ekspertёt’, tё cilёt shpesh i fshehin opinionet e tyre nё njё sёrё detajesh ligjore. Debate mbi çёshtje tё tilla madhore ёshtё mirё tё jenё tё hapura, ndonёse shpesh kjo hapёsirё mё shumё shёrben pёr tё krijuar konfuzion sesa qartёsi.

Ky ёshtё edhe rasti konkret. Pёr lexuesin, debati ёshtё kufizuar aq shumё nё aspektin ligjor saqё ёshtё bёrё pothuajse i pakuptueshёm. Dhe ky ёshtё pikёrisht edhe elementi mё problematik i çёshtjes nё fjalё. Mbledhja e Kuvendit ёshtё kthyer thjesht nё njё çёshtje kushtetuese, duke e eliminuar tёrёsisht burimin e krizёs qё ёshtё thellёsisht politik. Nё frymёn e depolitizimit tё mosmarrëveshjeve midis dy forcave kryesore politike, analistёt si pёrherë kanё marrё pozicionin ‘asnjanёs’, duke u kufizuar thjesht tek interpretimi legal i Kushtetutёs, a thua se kjo e fundit ёshtё thjesht njё kontratё shitje-blerje. Kur nё fakt nё themel tё Kushtetutёs dhe mbrojtjes sё saj qёndron, ose duhet tё qёndrojё, njё vullnet i qartё politik. Edhe nё rastin konkret kriza nё fjalё buron nga mungesa e plotё e vullnetit tё palёs humbёse pёr tё bashkёpunuar me palёn fituese nё tejkalimin e kёsaj krize tejet artificiale.

Me pak fjalё e gjithё kjo zallamahi e panevojshme mund tё kalohej mjaft lehtё nёse pala humbёse, Partia Socialiste, do tё pranonte publikisht humbjen, qё tashmё ёshtё e qartё, dhe sё bashku me Partinё Demokratike do tё shkonin te Presidenti pёr tё pёrcaktuar datёn e mbledhjes sё Kuvendit. Pothuajse dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare, kur rezultati elektoral ёshtё mjaft i qartё, nuk ka arsye se pёrse tё zvarritet pafundёsisht formёsimi i maxhorancёs sё re. Çdokush ka tё drejtё qё ta akuzojё PD-nё se po nxitohet. Por, pёr tё qenё ‘tё paanёshёm’, duhet shtruar edhe pyetja ‘pёrse po e zvarrit procesin PS-ja’. Mbase Gramoz Ruçi ka tё drejtё kur e emёrton ‘puç institucional’ nxitimin e PD-sё (nёse mund tё quhet i tillё pas 2 muajsh pritjeje) pёr ta mbledhur vetё Kuvendin, por çfarё emri duhet t’i vemё Kabinetit Nano, qё vazhdon tё qeverisё, sikur tё mos kishin ndodhur aspak zgjedhjet? Si duhet tё ndihet shumica e votuesve kur shikon fytyrёn e qeshur tё Memushit, qё flet pёr tё ardhmen e arsimit dy muaj pasi ata votuan pikёrisht qё Memushi tё mos fliste mё pёr kёtё çёshtje?

Nё kёto rrethana ёshtё absurde qё t’i kёrkosh durim opozitёs sepse kёrkon tё qeverisё dy muaj pasi ka fituar zgjedhjet, pa ushtruar presion mbi PS-nё qё vazhdon tё qeverisё dy muaj pasi i ka humbur ato. Njё sinjal i qartё nga ana e PS-sё si ndaj KQZ-sё ashtu edhe ndaj Presidentit do tё ishte zgjidhja mё e shpejtё dhe e mirё e kёsaj krize, pёr tё paktёn tri arsye. Sё pari, KQZ-ja do e shpallte rezultatin pa presione, dhe Presidenti do mblidhte Kuvendin pa hezitim. Sё dyti, krijohet njё precedent pozitiv pёr tё ardhmen. Dhe sё treti, sepse kjo zvarritje ka njё kosto tё lartё ekonomike, financiare, politike, dhe shoqёrore pёr vendin. Mjafton tё rikujtojmё lexuesin se administrata ёshtё e paralizuar, korrupsioni nё dogana nё rritje dhe rendi publik ёshtё i kёrcёnuar. Pra, kujtdo qё i dhimbset vendi duhet tё kuptojё se Kushtetuta ёshtё nё funksion tё Shqipёrisё dhe jo anasjelltas. Nё tё kundёrt do tё na duhet tё pohojmё që le tё shkojё nё djall vendi pёr sa kohё respektohet gёrma e Kushtetutёs.

Natyrisht kjo nuk do tё thotё aspak qё tё shkelet Kushtetuta. Por duhet tё kemi parasysh qё si Kushtetuta, ashtu edhe kodi zgjedhor kanё njё sёrё hapёsirash qё mund tё abuzohen. Mjafton tё japim njё rast konkret; nёse brenda 2 shtatorit dikush ankohet pёr procesin nё tre zonat ku u rivotua mё 21 gusht, do na duhet tё presim vendimin e KQZ-sё, mё pas atё tё Kolegjit Zgjedhor, dhe kur tё jetё zgjidhur çёshtja nё fjalё mund tё kemi edhe ndonjё ankimim tjetёr qё e rifillon kёtё cikёl. Pёr kёtё arsye vullneti politik dhe jo zёnka legale ёshtё edhe çelёsi i krizёs nё fjalё. Problemi qendron se pёrtej mangёsive tё qenёsishme tё legjislacionit shumё nga krizat thellohen nga dёshira pёr tё abuzuar me boshllёqet ligjore, tё cilёt janё tё shumtё, pasi asnjё ligj apo kushtetutё nuk mund t’i parashikojё krizat me detaje dhe jashtё bon sensit njerёzor. Nё rastin konkret, Partia Socialiste po fshihet pas paqartёsive kushtetuese dhe ligjore pёr tё zvarritur procesin. Nё kёto kushte, ndonёse ёshtё mёse e drejtё qё Kushtetuta tё shikohet me lente zmadhuese, nuk mund tё shikohet me lente zvogёluese burimi politik i ngёrçit aktual.

Rrjedhimisht, mё shumё sesa tё specializohen nё aktet kushtetuese, do tё ishte mirё qё edhe analistёt tё fokusoheshin nё dimensionin politik tё krizёs, pavarёsisht nga neveria qё ata mund tё ushqejnё pёr politikёn nё pёrgjithёsi. Burimi i problemeve kushtetuese vjen si pasojё e mungesёs sё njё tradite tё mirёfilltё politike, e cila mё pas institucionalizohet nё akte normative, ligjore apo kushtetuese. Nё fakt, çdo kushtetutё ёshtё njё marrëveshje politike qё sanksionon njё sёrё vlerash apo procedurash brenda tё cilave zhvillohet loja politike. Nuk ёshtё rastёsi qё Britania ka njё kushtetutё sa tё mirё aq edhe tё pashkruar, pasi ajo bazohet te njё element sa i padukёshёm aq edhe themelor; tradita. Nё mungesё tё njё tradite tё tillё natyrisht qё edhe nё tё ardhmen Shqipёria do tё ketё kriza tё tilla kushtetuese, gjithmonё me burim te procesi politik.

Qasje mё e gabuar nё kёto kushte do tё ishte ta depolitizonim krizёn, sikurse po ndodh nё rastin konkret, duke u marrё me simptomёn dhe jo me shkakun. Nё kёtё mёnyrë jo vetёm qё nuk do tё ndёrtonim njё traditё tё shёndoshё politike, qё ёshtё edhe garancia mё e mirё pёr eliminimin e krizave institucionale, por nё tё kundёrt do tё kalonim pa e kuptuar nga njёra krizё institucionale te tjetra. Ashtu sikurse ka ndodhur deri tani. Krizat politike janё fshehur pas detajeve ligjore, ndёrsa presioni nga media dhe opinioni publik ka anashkaluar tёrёsisht dimensionin politik tё krizёs duke shёrbyer nё thellimin dhe jo lehtёsimin e saj. Mjafton tё pёrmendim kёtu qё qё nё vitin 1991 Ramiz Alia e fshihte mungesёn e vullnetit politik pёr pluralizmin partiak, duke iu referuar Kushtetutёs dhe duke e parashtruar çёshtjen si njё problem thjesht legal. Shumё nga krizat e mёpasshme kanё qenё tё ndryshme pёr nga detajet, por tё ngjashme nga natyra.

Fatkeqёsisht, mёsimet qё janё nxjerrё nga kjo e kaluar kanё qenё tё gabuara. Deri tani mёsimi ka qenё qё, meqenёse fajin e ka politika, hajde ta depolitizojmё politikёn apo ta mёnjanojmё atё nga kriza. Gjё sa e pamundur, aq edhe e padёshirueshme. Kёshtu, pas çdo krize, qasja ёshtё depolitizuar akoma dhe mё shumё, ndonёse nё çdo qasje apo analizё pёrtej gёrmёs sё ligjit fshihet njё preferencё e caktuar politike. Nё rastin konkret mjafton tё lexosh analizat ‘objektive’ dhe kushtetuese nё shtyp dhe tё kuptosh cilёt janё ata qё simpatizojnё tё majtёn dhe cilёt ndihen mё pranё tё djathtёs, kuptohet pa pёrjashtuar edhe autorin e kёtyre radhёve. Nuk ёshtё turp tё kesh preferenca, opinione apo pёrkatёsi politike. Ama t’i fshehёsh kёto preference pas detajeve kushtetuese, nuk pёrbёn asgjё mё shumё sesa hipokrizi, me apo pa dashje. Dhe tё kontribuosh me hipokrizi nё njё krizё qё nё themel ka mungesёn e sinqeritetit politik do tё thotё t’i hedhёsh benzinё zjarrit. Fatёkeqёsisht, zjarrvёnia mbetet njё nga traditat tona mё tё konsoliduara.
 
Top