Demonstratë kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Drin

Primus registratum
Demonstratë kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Edhe pse Kosova është shpallur si shtet i pavarur, një sërë faktesh dëshmojnë që Kosova vazhdon të mbetet e varur, pra, pa sovranitet.

Një fakt që e shpërfaq mungesën e sovranitetit është edhe lejimi i mbajtes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.
Zgjedhjet e Serbisë do të mbahen më 11 maj. Edhe pse Serbia përveq mosnjohjes, ka edhe pretendime territoriale publike ndaj Kosovës, UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovës në mënyrën më të turpshme morrën vendim që VETËM TË MOS I NJOHIN KËTO ZGJEDHJE e jo ta ndalojnë mbajtjen e tyre në territorin e Kosovës.
Kjo i bie kështu: p.sh. fqinji juaj fillon ta ndërtojë një shtëpi në oborrin tuaj, dhe ju reagoni duke deklaruar se "unë nuk e njoh këtë ndërtim"!!!

Nëpërmjet këtyre zgjedhjeve, Serbia ndërton institucione paralele në Kosovë, që është parakusht për ndarjen e vendit.

Prandaj, më 9 maj 2008, qytetarët e Kosovës do të demonstrojnë kundër vendimit të UNMIK-ut dhe qeverisë së Kosovës për lejimin e mbajtes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Demonstrata është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Ju lutem, jipni komentet tuaja rreth kësaj çështjeje.
 

Eniali

Primus registratum
Re: Demonstratë kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Kjo nuk me duket aq e thjeshte sa ndertimi i nje shtepie ne oborrin tuaj nga fqinji...

Besoj se vendimi per te mos penguar zgjedhjet ne Kosove ka te beje me presionin nderkombetar dhe me ruajtjen e njefare stabiliteti ne zone.

Kjo nuk do te thote qe jam dakord me vendimin, perkundrazi, perkrah demonstraten. Dua vetem te them se nje qeveri qe pati guximin te beje nje hap te tille si shpallja e pavaresise, nuk besoj se nuk i ka marre parasysh te gjitha rrethanat.
Mosnjohja e zgjedhjeve nuk duhet te lejoje asnje institucion Serb ne Kosove (megjithese kisha ortodokse serbe eshte nje nga institucionet me te forta serbe qe mund te kete).

Me sukses demonstraten!
 

Drin

Primus registratum
Re: Demonstratë kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Çështja është shumë e thjeshtë Alien. Një shtet sovran asnjëherë nuk do të lejonte mbajten e zgjedhjeve të shtetit të tij armik, në territorin e vet.

Edhe nëse Qeveria apo Unmiku nuk i njohin zgjedhjet, kjo nuk është shenjë sovraniteti. Organizimi i zgjedhjeve tregon që ti ke sovranitet. Në rastin tonë, Serbia po organizon zgjedhje e Qeveria nuk po intervenon.

Është e vërtetë që kjo Qeveri e shpalli pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, duhet të kemi kujdes në një drejtim: Çfarë pavarësie është shpallur???
- Pavarësi... pas shpalljes të së cilës Serbia vazhdon të ketë qasje në territorin e Kosovës sikur në "shtëpi" të vet??? kjo nuk është pavarësi.
- Pavarësi... pas shpalljes të së cilës vazhdon kontrollimi i institucioneve të Kosovës nga UNMIK-u apo cilido mision tjetër ndërkombëtar??? as kjo nuk është pavarësi.

Vetëm një aspekt është i mirë në gjithë këtë: njohja nga ana e shumë shteteve që janë shumë të fuqishme.

Mirëpo këtë avantazh nuk po e përdor Qeveria e Kosovës. Nëse Bushi deklaron se KOSOVA ËSHTË SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN, ndërkaq, STATE DEPARTMENT-i i SHBA-së deklaron se është Kundër ZGJEDHJEVE TË SERBISË NË KOSOVË, kjo është shenjë shumë e qartë nga SHBAja: KENI BEKIMIN TONË... SHTRIJENI SOVRANITETIN... MOS I LEJONI ZGJEDHJET E SERBISË NË TERRITORIN TUAJ...

Por, kujt ti thuash se??? politikanëve të Kosovës që janë zhytur në luks dhe nuk ju intereson fare interesi kombëtar???
 

Eniali

Primus registratum
Re: Demonstratë kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Drin, çështja është e thjeshtë kur flitet per zgjedhjet lokale (bashkiake) të cilat qeveria Kosovare duhet ti shpallë të paligjshme dhe ti ndalojë. Vetëm qeveria e Kosovës duhet të ketë të drejtë të organizojë zgjedhje lokale.

Cështja bëhet më e komplikuar kur flitet për zgjedhjet parlamentare Serbe, për të cilat serbët e Kosovës (ata që kanë dy-shtetësinë) duhet të kenë të drejtë të votojnë.

Në përgjithësi, të gjithë ata që ndodhen në vende të huaja kanë të drejtë të votojnë për parlamentin e vendit të tyre dhe këto votime zakonisht organizohen nëpër ambasadat e konsullatat përkatëse (vetëm ne, shtetasit shqiptarë nëpër botë nuk e kemi këtë të drejtë...). Këtë të drejtë duhet ta kenë edhe serbët e Kosovës, por problemi është se ata nuk besoj se kane ambasada apo konsullata ku të votojnë. Prandaj çështja bëhet e koklavitur.

Sa për politikanët që janë të zhytur ne lluks, më thuaj cili prej tyre nuk është i tille? Mos vallë ndonjë nga politikanët shqiptarë? Apo politikanët Italianë? Apo vallë politikanët Amerikanë, e me rradhë të të gjitha vendeve Evropiane?
 

Drin

Primus registratum
Re: Demonstratë kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Alien</div><div class="ubbcode-body"> Cështja bëhet më e komplikuar kur flitet për zgjedhjet parlamentare Serbe, për të cilat serbët e Kosovës (ata që kanë dy-shtetësinë) duhet të kenë të drejtë të votojnë.

...Këtë të drejtë duhet ta kenë edhe serbët e Kosovës, por problemi është se ata nuk besoj se kane ambasada apo konsullata ku të votojnë. Prandaj çështja bëhet e koklavitur.</div></div>

1. Do të duhej të kishin të drejtë Drin, por vetëm pasi që Serbia ta pranojë dhe ta njoh shtetin e Kosovës.
2. Edhe në zgjedhjet parlamentare, serbët e Kosovës do të votojnë për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Serbisë e kjo prap është e pa pranueshme.
 

Eniali

Primus registratum
Re: Demonstratë kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Për pikën 1: Besoj se qeveria e Kosovës do ti lejojë serbët Kosovarë të votojnë për parlamentin Serb qe ti tregoje Serbisë dhe Evropës që Kosova është një shtet demokratik.
Por, ky është një mendim i imi dhe mund të jetë edhe i gabuar...

Për pikën 2: Mendoj se e ke gabim. Unë banoj në Itali dhe mund të të them se parlamenti Italian ka disa parlamentarë që zgjidhen vetëm prej italianëve jashtë Italisë, pra me voten e tyre.
 

Drin

Primus registratum
Re: Demonstratë kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Për pikën 1: Kosova nëse bën lëshime të tilla, i tregon botës që është shtet i qullët, dhe paramendojeni: LEJON MBAJTJEN E ZGJEDHJEVE TË SHTETIT ARMIK QË PËR ÇDO DITË E KËRCËNON, në territorin e saj... cili shtet i botës do ta lejonte këtë??

ndërsa, për pikën 2: (edhe pse unë nuk jam i informuar për një gjë të tillë - dmth patjetër që ti e di më mirë këtë) besoj që ata parlamentar duhet të jenë qytetar ITALIAN... e jo qytetar të vendeve jasht Italisë (pra këtu është fjala për kandidatët e jo për votuesit)
 

Eniali

Primus registratum
Re: Demonstratë kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Drin,

Per piken 1 çdo koment i imi i metejshem do te ishte shume subjektiv prandaj po e le ketu.

Per piken 2. Eshte e vertete, kandidatet jane qytetare italiane me rezidence ne Itali.
 
Top