Dekoratat e nënshkruara nga presidenti i Kosovës zotëri Rugova

redhat

Primus registratum
Dekoratat e nënshkruara nga presidenti i Kosovës zotëri Rugova

Rregullorja për dekoratat e Presidentit të Kosovës hyn në fuqi menjëherë.
Sipas Kornizës Kushtetuese të Kosovës, Presidenti ka autorizime të plota për ndarjen e dekoratave, urdhërave dhe titujve të nderit.

Presidenti i Kosovës jep këto dekorata:

1. Urdhëri Hero i Kosovës
2. Medalja e Artë e Lirisë
3. Medalja e Artë e Pavarësisë
4. Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
5. Dekorata Qytetar Nderi i Kosovës
6. Dekorata Crystalla Dardanica
7. Medalja Humaniste Nëna Tereze
8. Medalja Luftëtar i Lirisë Adem Jashari
9. Medalja e Paqes dhe Pajtimit Anton Çetta

10. Medalja Artist i Merituar
11. Medalja Mësues i Merituar
12. Dekorata Qytetar i Merituar i Kosovës
13. Medalja Presidenciale e Meritave
14. Medalja Civile për Shërbim të Kosovës
15. Medalja Ushtarake për Shërbim të Kosovës
16. Çmimi Presidencial "E" për shërbim të Eksportit
17. Çmimi Presidencial për Cilësi dhe Aftësi të Menaxhimit
18. Çmimi Presidencial për Inovime, Kërkime dhe Zhvillim
19. Çmimi i Presidentit për Siguri
20. Çmimi Presidencial për Studiues
21. Çmimi i Presidentit për Meritat e Ambientit
22. Trofeu i Presidentit
23. Çmimi Presidencial për suksese në prodhim dhe në biznes
24. Ambasador Nderi
25. Ambasador i Kombit të Kosovës
 

redhat

Primus registratum
Re: Dekoratat e nënshkruara nga presidenti i Kosovës zotëri Rugova

05.03.2003
Presidenti Rugova dekoron Adem Jasharin me dekoratën më të lartë të Kosovës


PRISHTINË, 4 MARS - “Me rastin e pesëvjetorit të rënies së Adem Jasharit, heroit të Kosovës dhe të flijimit të Familjes Jashari, presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka vendosur që Adem Jasharin ta dekorojë me dekoratën më të lartë të Kosovës, për të cilën gjë po punohet në Zyrën e presidentit”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e presidentit të Kosovës. Sipas komunikatës, “ceremonia e dekorimit do të bëhet pasi të jenë kryer përgatitjet meritore për një akt të tillë mirënjohjeje dhe nderimi”. Zëdhënësi i presidentit Rugova, Muhamet Hamiti, nuk dha detaje më të hollësishme rreth dekoratës në fjalë. Për këtë, tha Hamiti, “po punohet në Zyrën e Presidentit”. “Ceremonia e dekorimit do të bëhet pasi të jenë kryer përgatitjet meritore për një akt të tillë mirënjohjeje dhe nderimi”, tha ai. “Bëhet fjalë për një dekorim... dekorimi nuk është mundshme të bëhet pasnesër, por do të bëhet në kohën e duhur pas këtyre përgatitjeve”, ishte e tëra që mundi të thotë Hamiti. (L.P.)


****


6 maj 2004

Presidenti Rugova: Edhe pas pesë vjetësh në liri, kemi dhembje, por edhe krenari për Profesor Aganin


Prishtinë, 6 maj 2004 - Sot në Teatrin Kombëtar në Prishtinë u mbajt një Akademi përkujtimore kushtuar profesor Fehmi Aganit, në 5-vjetorin e vrasjes, e cila u organizua nën patronazhin e Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Merrin pjesë anëtarë të familjes së ngushtë Agani, zyrtarë të lartë të Kuvendit të Kosovës, ministra, deputetë, zyrtarë të LDK-së, kryetarë komunash, si dhe shumë pjesëmarrës, të cilët me praninë e tyre nderuan personalitetin dhe veprën e profesor Fehmi Aganit.

Fillimisht u këndua Himni Kombëtar dhe ai "Kur n'Kosovë ra kushtrimi" dhe pastaj me një minutë heshtje u nderua profesori i ndjerë Fehmi Agani.

Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, duke folur për personalitetin e profesor Aganit tha në fillim të fjalës së tij:

"Jemi tubuar sot këtu, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në këtë Akademi Përkujtimore në kujtim të 5 vjetorit të vrasjes së Akademik Prof. Dr. Fehmi Agani, Nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës".


- Profesor Agani mori pjesë aktive në aktet madhore të vendit tonë siç janë: Deklarata e Pavarësisë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Referendumi për Pavarësi dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës në bazë të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të Republikës së Kosovës të vitit 1992 - tha Presidenti Rugova, duke folur për aktivitetin politik të profesor Aganit.


http://www.trepca.net/2004/05/040506_ekreti_pres_rugova_agani_hero_kosoves.htm
 
Top