Deklarimet e pasurive te deputeteve shqiptare

Hank

Valoris scriptorum
Ore se po na habisin keta deputet shqiptare.
A hane buke keta more?
Shoh deklarimet e pasurive jane rrogat e pastra. Te tyret dhe te bashkeshorteve. I mbledhin per nje vit e blejne nga nje shtepi, makine e ku e di une...
Po buke a hane keta? A shpenzojne per ndonje kile qumesht a per konsum mujor qe ate rrogen 1 milion qe marrin ne vit e con ne 0? A paguajne drita? A paguajne uje?
Si ka mundesi qe kursimet e tyre jane totali i mbledhur i rroges vjetore te familjes?

Ja po kap nja dy sa per shembull:
Eduard Halimi (PD)
- Shtim pasurie, kontratë paraprake për blerje trualli me sipërfaqe 1.100 m2 në Mullet në bashkëpronësi 50% 95.700 euro
- Pakësim llogarie bankare për shkak të kontratës së truallit 40.000 euro
- Të ardhura nga paga si deputet 2.480.000 lekë
- Të ardhura nga paga e bashkëshortes 700.000 lekë
- Të ardhura nga qiraja e zyrës te kullat binjake për vitin 2009 35.000 euro
- Detyrim i ri për vitin 2010 për shkak të kontratës së porosisë së truallit 1.100 m2 në Mullet 7.850 euro
- Shtim pasurie në llogari bankare nga detyra shtetërore të miat dhe të bashkëshortes, si burim të ardhurash 3.200.000 lekë
Ermonela Felaj (PS)
- Blerje automjeti, autoveturë e llojit “Mercedes Benz” E 320 në shumën 7.000 euro
- Gjendje cash nga kursimet e pagës si deputete 2.000 euro
- Paga si deputete e Kuvendit të Shqipërisë 1.667.068 lekë
- Paga për vitin 2010 e bashkëshortit, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat 600.000 lekë
- Të ardhura të përfituara nga interesa bankare të bashkëshortit 172 USD
- Të ardhura të përfituara prej meje nga interesat bankare 79 USD
 

Al-Punk

Still here
Ne te njejten teme si me siper, eshte e vertete qe politikanet shqiptare "mbahen" nga bashkeshortet e ndershem:
Zonja Olldashi punon në dy punë, paguhet sa dyfishi i të shoqit
Sokol Olldashi, i cili mban një prej portofoleve më të rëndësishme në qeveri, atë të Ministrit të Transporteve, është njëkohësisht personi që kontrollon procedura tepër të përfolura sa i përket tangenteve, korrupsionit e rryshfetit, siç janë tenderat, apo paratë që paguan qeveria për realizimin e projekteve infrastrukturore, siç janë rrugët e vepra të tjera. Mirëpo Olldashi vetë ka deklaruar si të ardhura personale për vitin 2010 vetëm 1.771.980 lekë dhe 1260 euro, që vijnë prej rrogave e dietave që merr si ministër, ndërkohë e shoqja, Enkelejda, ka deklaruar si të ardhura prej pagës si pedagoge në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë 1.161.108 lekë, dhe si pedagoge e jashtme pranë një universiteti privat, 14.040 euro. Zonja Enkelejda praktikisht fiton dyfishin e të shoqit, zotit Ministër të Transporteve. Me këto të ardhura, ata kanë paguar një kredi për blerje apartamenti, në të cilën ka mbetur për të shlyer vetëm 82 mijë lekë, ndërkohë që edhe kanë kursyer. Deri në fund të vitit, llogaria e bashkëshortëve Olldashi është shtuar me rreth 22 mijë euro.

Më mirë artist se sa ministër
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami gjithashtu drejton një sektor të rëndësishëm, që zë një pjesë të mirë të buxhetit të shtetit, sidomos pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, gjë që solli me vete detyrime për investime edhe më të mëdha në ushtri. Përveçse drejtues i një segmenti tepër të shtrenjtë, Imami është dhe drejtues i krahut më “macho” të shtetit shqiptar, pra i ushtrisë sonë që na bën krenarë kryesisht përmes pjesëmarrjeve të saj në misione luftarake e në stërvitje të përbashkëta me aleatët tanë të mëdhenj, amerikanët. Ta do mendja që Ministri i Mbrojtjes në edhe në shtëpinë e vet është kryekomandant, mirëpo prej deklarimit të të ardhurave nuk rezulton kështu. Të ardhurat më të mëdha në familjen Imami i siguron bashkëshortja, Najada Imami, piktore dhe pedagoge në Akademinë e Arteve. Arben Imami ka deklaruar si të ardhura vetëm pagën e tij vjetore, në masën e 1.6 milionë lekëve, ndërsa e shoqja krahas pagës prej rreth një milionë lekë të përfituar si pedagoge ka përfituar edhe 15 mijë euro nga aktiviteti i saj profesional, pra si piktore dhe kuratore. Nga këto para të fituara prej bashkëshortes, çifti ka mundur të kursejë 7 mijë euro. Ndërkaq dy bashkëshortët Imami kanë marrë një kredi me interesa minimalë, për strehim. Kreditë në fjalë jepen vetëm për zyrtarët e lartë të shtetit, me kushte shumë të mira, siç janë interesat e ulta (simbolike) dhe afati i gjatë i maturimit. Përgjatë vitit të shkuar, Imami ka shlyer 284 mijë lekë, ndërkohë që mbeten edhe 3.1 milionë lekë për t’u shlyer.

Ministrja Bregu fiton sa gjysma e së shoqit
Të ardhura të krahasueshme ka edhe Ministrja e Integrimit. Gjatë vitit të shkuar, Bregu ka përfituar rreth 27 mijë euro të ardhura nga lëshimi me qira i një ambienti privat tek banka nga e cila ajo ka marrë një overdraft prej 145 mijë euro. Krahas kësaj, gjatë një viti, bashkëshorti i Bregut deklaron se ka realizuar rreth 50 mijë euro të ardhura nga paga si dhe shpërblimet nga puna e tij. Krahas të ardhurave 1.3 milionë lekë nga paga vjetore, Bregu gjithashtu është pronarja e disa llogarive bankare në shuma të ndryshme. Në emër të ministres janë tre llogari bankare në euro, dollar dhe lek, të cilat në total kanë brenda tyre rreth 8 mijë euro.

Zoti Topalli fiton më shumë se Zonja Topalli
Jozefina Topalli, kreu i njërit prej pushteteve të pavarura konstitucionale në Shqipëri, pra i legjislativit, nuk paguhet pak. Të ardhurat e saj neto për vitin 2010 kanë qenë 3.168.500 lekë, prej pagave, shpërblimeve e dietave që përfiton si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, apo si numri dy i pushtetit në vend, menjëherë pas Presidentit të Republikës. Mirëpo gruaja më e pushtetshme në Shqipëri prapë paguhet më pak se i shoqi. Bashkëshorti i kryeparlamentares, noteri Ndoc Topalli fiton në vit 3.500.000 lekë, duke vërtetuar që edhe një zanat privat modest, si ai i noterit, mund të përfitojë më shumë se sa postet publike që i kanë zili të gjithë. Apo nuk është kështu?

Lindita, tre herë më shumë të ardhura se Edi
Edi Rama nuk kursen shumë, këtë e dimë tashmë prej deklarimeve të tij të pasurisë. Gjithsesi, të ardhurat e tij në vitin 2010, prej pagave e shpërblimeve si kryetar bashkie, kanë qenë 1.613.879 lekë, thuajse aq sa të ministrave të kabinetit. Kjo shumë është e pakrahasueshme me të ardhurat e gruas së tij, Lindita Ramës. Zonja Rama përfiton nga puna si pedagoge në një Universitet Privat 3423 euro në vit, nga puna si përgjegjëse e sektorit kërkimor në “Qendrën për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor” 540.000 lekë në vit, nga puna si kryetare e bordit në Fondacionin Soros 624.000 lekë në vit dhe nga ekspertiza e ofruar për “Qendrën për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor” ka përfituar 12.050 euro. Në total znj. Rama ka përfituar 1.164.000 lekë dhe 15.473 euro, pra thuajse dyfishin e të shoqit. Përveç kësaj, zonja Lindita Rama përfiton edhe 19.440 euro në vit prej një apartamenti të lëshuar me qera.

Harasani me fat, ka gruan në SHBA
Andis Harasani, një nga deputetët më kritikë ndaj Ramës ka deklaruar si të ardhura personale 1.379.177 lekë, ndërkohë që e shoqja në SHBA paguhet 93.345 dollarë amerikanë. Kjo ndoshta është edhe arsyeja kryesore që e bën Harasanin të shpenzojë më shumë kohë në SHBA se sa në Shqipëri (kuptohet, përveç faktit që atje ka dhe familjen e vet). Legjislatori shqiptaro-amerikan paguhet sa gjysma e çerekut të pagës së gruas së vet.

Ekonomisti Malaj fiton më pak se e shoqja
Një tjetër “reformator” në PS, është Arben Malaj. Paga e tij si deputet i Kuvendit bashkë me shpërblimet i sjell të ardhura prej 1.861.748 lekësh në vit, ndërsa e shoqja, Rajmonda Malaj, përfiton prej Agjensisë së Sigurimit të Depozitave rreth 2.481.177 lekë në vit, prej pagës së saj.
 

Sweety el

Locus omnem
Ironia e pasurive të deputetëve Shqiptarë

11 October 2006 @ 1:23 pm · në Politike · postuar nga vezhgues

Ndër 10 deputetët Shqiptarë më të pasur mbizotërojnë të majtët (60%) ndërsa ndër 10 më të varfërit mbizotërojnë të djathtët (80%)…..

Kush lexon raportin e hedhur në qarkullim dje nga Unëvotoj.com/Mjaft nuk mund të mos vërë re një fakt interesant në pjesën që flet për pasurinë e deputetëve, shpërndarjen e të majtëve dhe të djathtëev në listat e 10 deputetëve më të pasur dhe 10 deputetëve më të varfër. Teorikisht e ideologjikisht, mund të ngrihet hipoteza që ndër 10 më të varfërit duhet të mbizotërojnë të majtët e ndër 10 më të pasurit duhet të mbizotërojnë të djathtët. Por duke qënë se “me të thënë e me të bërë është në mes një det i tërë” dhe ne po flasim për Shqipërinë atëherë natyrisht që llogjika e zakonshme nuk qëndron, Ndër 10 më të pasurit mbizotërojnë të majtët (60%) ndërsa ndër 10 më të varfërit mbizotërojnë të djathtët (80%). Kjo po që është një përmbysje e plotë e llogjikës.
Disa arsye të shpejta për këtë “çudi” mund të jenë:
1) Kjo është vërtet qeveria (pushteti) i vegjëlisë (atyre pa para) siç shpalli Kryeministri. (S’ma merr mendja të jetë kështu por kjo të paktën do të përputhej me propagandën zyrtare.)
2) Ca nga të majtët janë treguar më të “ndershëm” në pasqyrimin e pasurisë së tyre e jo aq të “paditur” sa të shpallin vetëm 15,000 Lek pasuri si deputeti më i varfër i Kuvendit, antar i PR-së, përfaqsuese kjo teorikisht e pronarëve…..
3) Të djathtët janë “idealisët” e s’e vrasin mëndjen për para ndërsa të majtët janë të korruptuar siç i akuzon krahu tjetër (më duket se edhe këtu kemi një përmbysje të ideologjisë, tek ideali e kam fjalën).
4) Të majtët janë majmur këto 8 vite në qeveri ndërsa të djathtët kanë shtrënguar rripin. Në qoftë kjo e vërteta (unë votoj për këtë) atëherë Perëndia na mbroftë nga ujqit e rinj se do jenë po aq të uritur sa ujqit e vjetër.
Siç është thënë shpesh, çuditë e politikës Shqiptare janë pa fund e s’mund të mos tallesh me parti të djathta të përfaqsuara nga “rreckamanë” (relativë, në drejtim të kolegëve të tyre) e me parti të majta të përfaqsuara me miliarderë. S’po them që ata miliarderë e shumëmilionerë që përfaqsojnë të majtën i kanë fituar paratë me pandershmëri, kjo s’më takon. Por më çudit fakti që njerëz që kanë kaq shumë pasuri mund të mbështesin ideologjikisht një parti që s’duhet të ketë ndonjë dashuri të madhe ndaj të pasurve. A është e pamundur që një i pasur të mbështesë një parti të majtë? Jo, aspak. Por si klasë shoqërore, të pasurit s’duhet të kenë shumë për qejf një parti që synon “drejtësi sociale, barazi të shanseve dhe solidaritet”.
Gjithsesi, paragrafi i mësipërm është teorik e pa vlerë për Shqipërinë sepse siç e dimë parimet e përgjithshme s’vlejnë për ne. Fatkeqsisht ne vazhdojmë akoma “të ecim në shtigje të pashkelura”!
Llukan Tako
11 Tetor 2006
Më poshtë janë dy listat e përmendura.
Më të pasurit
Emri, Mbiemri——–Partia—–Totali i Përafërt i Pasurisë në LEKË
1—-Tom Doshi————PS———-1.090.171.465
2—-Sadri Abazi—— —-PS———– -556.101.795
3—-Pilo Keri————– PSD———–150.737.387
4—-Ndriçim Babasi——PD———– -127.153.108
5—-Sami Gjergji———-PD————–95.167.138
6—-Lulzim Basha——–PD—————83.264.591
7—-Genc Ruli————-PD—————65.050.816
8—-Paulin Stërkaj——–PS—————64.524.659
9—-Nikollaq Neranxi—–PAA————-57.070.000
10–Gëzim Musabelliu—PSD————-54.337.873
Më të varfërit
Emri, Mbiemri——–Partia—–Totali i Përafërt i Pasurisë në LEKË
1—Galip Ramadhi——-PR——————-15.000
2—Angjelina Kola——–PSD—————243.520
3—Aurel Bylykbashi—–PD—————–250.000
4—Bujar Nishani———PD—————–250.000
5—Gjovalin Prenga——PD—————–250.000
6—Rahim Kaleci———PD——————300.000
7—Besnik Jaçelli———PD——————400.000
8—Shkëlqim Ziri———-PD——————607.432
9—Arenca Trashani—–PD——————861.010
10–Arben Malaj———-PS—————–1.459.874
 

Sweety el

Locus omnem
ILDKP zbardh deklaratën e pasurisë për kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij.Në formularin prej 10 faqesh, kreu i qeverisë, bashkëshortja e tij, si dhe fëmijët Shkëlzeni e Argita kanë detajuar të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet që kanë kryer gjatë vitit 2010.
Shkëlzen Berisha
Në deklarimin e pasurisë, djali i kreut të Ekzekutivit ka pasur të ardhura nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme 150 000 euro si dhe 3.6 milionë lekë të reja të ardhura neto nga aktiviteti për konsulencë juridike. Në formularin e tij të deklarimit të pasurisë është edhe një kontratë qiramarrje për një shtëpi në kompleksin Garden Vila në Lundër me vlerë 1 mijë euro në muaj, në total 12 mijë euro në vit. Për sa i përket llogarive të tij bankare, në llogarinë e tij në bankën Intesa San Paolo janë shtuar 130 mijë euro. Gjithashtu gjatë vitit 2010 ai ka paguar pesë mijë euro për një makinë tip Audi, ndërkohë që ka për të paguar edhe 13 mijë euro.
Argita Malltezi
Vajza e kryeministrit Sali Berisha në formularin e saj të pasurisë ka deklaruar një apartament me sipërfaqe 195 m2 në rrugën Mustafa Matohiti në katin e tetë me vlerë 200 mijë euro. Në deklarimin e pasurisë thuhet se kjo vlerë është paguar tërësisht me të ardhurat e bashkëshortit. Të ardhurat e Argita Malltezit gjatë vitit 2010 kanë ardhur nga dy drejtime: rroga nga mësimdhënia në Fakultet dhe mbledhja e qirave të dy apartamenteve. Konkretisht, nga Fakulteti i Drejtësisë vajza e kreut të qeverisë ka marrë për vitin 2010 një rrogë vjetore 1.1 milionë lekë. Gjithashtu, ajo ka përfituar nga mësimdhënia në fakultete private 6.6 milionë lekë dhe 10.251 euro. Përveç këtyre të ardhurave, Malltezi ka marrë gjatë vitit të kaluar 10 800 euro nga dhënia e një apartamenti me qira në godinën e ETC-së, si dhe 14 040 euro nga dhënia e një apartamenti me qira në rrugën Lidhja e Prizrenit.
Kryeministri
Në deklarimin e pasurisë rezulton se kryeministri Berisha ka përfituar gjatë vitit të kaluar një rrogë prej 2.2 milionë lekësh, si dhe dieta për udhëtimet jashtë vendit 2.720 euro dhe 160 USD. Ndërkohë që të ardhurat nga pensioni i Liri Berishës për vitin e kaluar ishin 285 mijë lekë.
Deklarimi i pasurisë së familjes së Kryeministrit
Sali Berisha

Faksimile e deklarimit të pasurisë së familjes Berisha​
- Llogari në emër të Liri Berisha në Tirana Bank (gjendja deri në 31.12.2010) 420.721 lekë
- Llogari në emër të Liri Berisha në Tirana Bank (gjendja deri në 31.12.2010) 158 lekë
- Llogari në emër të Sali dhe Liri Berisha, Banka San Paolo (gjendja deri në 31.12.2010) 1.150.600 lekë
- Llogari në emër të Sali dhe Liri Berisha, Banka San Paolo (gjendja deri në 31.12.2010) 3.910 euro
- Intesa San Paolo, llogari në emër të Sali Berishës (gjendja deri në datë 31.12.2010) 2.007 USD
- Llogari në emër të Liri Berisha, për efekt të derdhjes së pensionit, në Bankën Credins (gjendja deri në datën 30.12.2010) 1.405.725 lekë
- Llogari në emër të Liri Berisha, në Raiffeisen Bank (gjendja deri në datën 31.12.2010) 1.510.291 lekë
- Llogari në emër të Liri Berisha, Raiffeisen Bank (gjendja deri në datën 31.12.2010) 43.887.86 lekë
- Llogari në emër të Sali Berisha, Raiffeisen Bank (gjendja deri në datën 31.12.2010) 125.473 lekë
- Llogari në emër të Sali Berisha, Raiffeisen Bank (gjendja deri më 31.12.2010) 3.972 lekë
- Të ardhura nga paga dhe shpërblime si Kryeministër 2.233.186 lekë
- Të ardhura nga pensioni, Liri Berisha 285.672 lekë
- Dieta për udhëtime jashtë vendit si Kryeministër 2.720 Euro
- Dieta për udhëtime jashtë vendit si Kryeministër 160 USD
Argita Malltezi
- Emporiki Bank, llogari rrjedhëse +20 USD; + 10.222 euro
- Chavy Chase Bank/ Capital One Bank (kjo është gjendja aktuale) 6199 USD
- UNFCU, llogari kursimi dhe llogari rrjedhëse 0
- Raiffeisen Bank +5 euro; + 108.688 lekë
- Banka Credins + 10.521 euro
- Intesa San Paolo Bank (ABA) 70.036 euro; – 35 USD
- BKT +634.073 lekë
- Procredit Bank + 7.193.138 lekë
- Apartament 195 m2, Rr. M. Matohiti, kati 8, paguar tërësisht me të ardhurat e bashkëshortit 200.000 euro
- Rroga neto vjetore në Fakultetin e Drejtësisë dhe shpërblime 1.137.294 lekë
- Nga mësimdhënia në fakultete private 6.635.600 lekë + 10.251 euro
- Nga dhënia me qira e një apartamenti, godina ETC 900 euro/muaj x 12 muaj
- Nga dhënia me qira e një apartamenti, Rr. Lidhja e Prizrenit 1170 euro/muaj x 12 muaj
Shkëlzen Berisha
- Shtuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo +130.203 euro
- Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo 3.600 lekë
- Shtuar llogaria rrjedhëse private në Bankën SEB- Suedi +23.802 SEK
- Llogaria rrjedhëse në Bankën Credins nuk ka ndryshime nga deklarimi i fundit (gjendja më 31.12.2010 është 462.371 lekë)
- Të ardhura neto nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme 150.000 euro
- Të ardhura neto nga aktiviteti privat si person fizik (konsulencë juridike) 3.632.528 lekë
- Kontratë qiramarrjeje të një banese në adresën: Vila B9, kompleksi Garden Vila, fshati Lundër, komuna Farkë, Tiranë për vlerën 1 mijë euro në muaj
- Kontratë për blerjen e një makine Audi Allroad (e deklaruar në vitin 2009) 5 mijë euro

Topalli blen tokë për shtëpi verore, 5.2 milionë lekë
Paguan 1 milion lekë për shkollimin e vajzës në Francë
Gjatë vitit 2010, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka pasur një rrogë prej 3.1 milionë lekë, përfshi këtu edhe shpërblimet. Ajo ka shpenzuar 1 milion lekë për studimet e vajzës në Francë dhe ka shtuar gjendje cash në kursimet familjare 500 mijë lekë të reja. Në deklarimin e pasurisë së bashkëshortit, Ndoc Topalli, rezulton se gjatë vitit të kaluar ai ka blerë një truall prej 670 m2 dhe ka ndërtuar një shtëpi verore në Malësinë e Madhe me vlerë 5.2 milionë lekë. Të ardhurat e tij vjetore nga puna si noter dhe të ardhurat nga qiratë e pronave të familjes janë llogaritur 3.5 milionë lekë. Gjatë vitit të kaluar, ai ka hapur një llogari të përbashkët me vajzën në shumën 11 mijë USD.
Pasuria e Topallit
- Llogaria në Bankën Credins pakësuar me 942.940 lekë
- Shtuar gjendje cash nga kursimet familjare me 500.000 lekë
- Rroga dhe shpërblime si Kryeparlamentare 3.168.500 lekë
- Shpenzime për shkollimin e vajzës në Francë 1.000.000 lekë
Pasuria e bashkëshortit
- Llogari në Pro Credit Bank shtuar me + 3.672 euro
- Depozitë në Intesa San Paolo pakësuar me 2.527 USD
- Llogari në Bankën Intesa San Paolo pakësuar me 4.226 euro
- Blerje trualli 670 m2 dhe ndërtimin e një shtëpie verore në Malësinë e Madhe me vlerë 5.200.000 lekë
- Hapje llogarie në emrin tim dhe të vajzës +6.770 euro
- Tërhequr nga llogaria dyemërore 11.000 USD
- Të ardhura nga aktiviteti privat si noter dhe të ardhura nga qiratë
 

gangsterja

Primus registratum
Sa me shume ti shtohet pasuria deputeteve tane aq me shume deme ne kurriz te popullit.Fajet i kemi ne qe zgjedhim keto lloj deputetesh qe mbushin xhepat e tyre.
 
Top