StepbyAlbania
Primus registratum
Deklarata PRO pavaresise
marrur nga Deklarata PRO pavaresise
Komiteti Ad Hok thotë se pavarësia e Kosovës do të pranohet më 10 qershor të këtij viti
Prishtinë - Kosova do ta marrë pavarësinë më 10 qershor të këtij viti. Kjo do të arrihet përmes dokumentit "Përkushtimi për paqe", të shprehur nga qytetarët e Kosovës. Kështu thotë Komiteti Ad Hok, të cilin sipas kryesuesit dr. Sami Rexhepi e përbëjnë njerëzit që veprojnë në fushat të ndryshme dhe ka përkrahjen edhe të ndërkombëtarëve.
Sipas Rexhepit, populli i Kosovës i është mirënjohës NATO-s të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe për ndihmën dhënë UÇK-së dhe intervenimin pa miratimin e OKB-së. Mirëpo tha dr. Rexhepi, të njëjtat vende nënvizuan se kjo ndërhyrje ishte humanitare dhe botërisht u deklaruan se nuk e përkrahin pavarësinë e Kosovës. Por, kohëve të fundit, tha ai, organizatat ndërkombëtare pranuan realitetin dhe deklarojnë se pavarësia është zgjidhje për statusin final të Kosovës, por duke kundërshtuar caktimin e ndonjë date.
Deklarata e publikuar, që shoqërohet me dokumentin "Përkushtimi për paqe", për të cilin do të deklarohen kosovarët, si dhe propozim-deklarata e Kosovës për pavërësi do t'i dorëzohet Kuvendit të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare.
-------------
Anderson: Pavarësia- zgjidhja e vetme afatgjate për Kosovën
Në një dokument të Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Britanik të miratuar ditë më parë, thuhet se statusi i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë pavarësia. Kryetari i këtij komiteti Donald Anderson thekson se kjo është zgjidhja e vetme afatgjate për Kosovën.
"Mendoj se kjo është absolutisht reale dhe se nuk ekziston asnjë vëzhgues i cili është në gjendje që Kosovën ta shohë në afat të gjatë në çfarëdo varësie me Beogradin dhe Serbinë. Bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar (Britaninë), në këtë drejtim duhet të ndihmojnë, kurse dialogu duhet të ekzistojë për t'u përcaktuar afatet e kalimit të statusit të Kosovës në pavarësi, si dhe kushtet nën të cilat ky status do të miratohej", ka thënë në një intervistë për BBC-në Donald Anderson.
-----
Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se e vetmja zgjidhje afatgjatë për Kosovën është pavarësia
Uashington - Frank Karluçi ish-sekretar amerikan i Mbrojtjes dhe njëkohësisht kryetar nderi i firmës investuese "Karlajl grup" (Carlyle Group) thotë se e vetmja zgjidhje afatgjatë për çështjen e Kosovës ëshatë vetëm pavarësia e saj, e cila do të sillte edhe stabilitetin në Ballkan. Ai e ka trajtuar ditët e fundit këtë çështje në një artikull të botuar për gazetën "Nju Jork tajms" me titull: "Lufta që nuk kemi përfunduar".
Ai thekson se shumica e ekspertëve janë dakord se ndarja e Kosovës do t'i acaronte tensionet etnike ekzistuese. Sipas tij përpjekjet për ndarjen e Kosovës do të ishin një proces zjarrëvënës, ka thënë Karluçi. Ai tha se ekziston rreziku i rënies në letargji duke u përqëndruar në standardet që janë të shumta pa krijuar një proces që do t'u ngjallte shpresat e dy palëve: shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, një proces që do t'u jepte zgjidhje disa prej çështjeve që ata kanë përballë. Ai i bëri këto komente në një intervistë për "Zërin e Amerikës".
"Për mendimin tim kjo është koha e përshtatshme për të folur për statusin përfundimtar të Kosovës. Jam i mendimit se Grupi i Kontaktit ka përgjegjësinë për ta bërë këtë, andaj duhet të veprojë", thotë Karluçi. Ai nënvizon se statusi i tanishëm i Kosovës është faktor destabiliteti.