Deklarata e Nanos kunder Berishes

Albinos

Primus registratum
Deklarata e Nanos kunder Berishes

<span style="font-weight: bold">Nano: Berisha në pozita fondamentaliste</span>

<ul style="list-style-type: disc">[*]&amp;#8220;Ju doni të mbani peng Shqipërinë me reformat e saj, gjë që ne nuk mund dhe nuk na lejohet ta tolerojmë&amp;#8221;[/list]


TIRANË &amp;#8211; Kryeministri Fatos Nano ka replikuar dje sërish po aq ashpër sa në seancën e mëparshme parlamentare me kundërshtarin e tij demokrat Berisha. Nano ka akuzuar Berishën se po vazhdon të bllokojë punën e administratës publike, të cilës i ka shkaktuar 5.7 miliardë lekë humbje në këto 6 javë debate si dhe punën e Kuvendit. &amp;#8220;Ju po shkoni larg zoti Berisha, si përherë emocionaliteti juaj i pakontrolluar ju shtyu në mënyrë recitiviste në adresimin e kësaj lufte politike kundër proceseve të integrimit euroatlantik të vendit, si dhe përcaktimeve të rëndësishme gjeostrategjike për atdheun tonë të dashur, që na sigurojnë zhvillim, integrim dhe mbrojtje dhe stabilitet të sigurtë të atdheut tonë të dashur&amp;#8221;, -deklaroi Nano. Sigurisht, tha ai, unë nuk mund të bie në pozitat e disa kritizerëve që mendojnë së këto porosi ju vazhdoni t&amp;#8217;i merrni nga ish- shefi juaj i SHIK-ut, Gazidede që jep mësim në shkolla fondamentaliste islamike. &amp;#8220;Pra më lejohet të paragjykoj, ju dhe veprimet tuaja në përgjithësi, por këmbëngulja juaj për të mos bashkëpunuar, për të bërë reforma, për të nxitur institucionet të punojnë edhe për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin më bën të kuptoj që janë shumë e shumë njerëz që mendojnë pikërisht kështu, se ju në emër të pozitave fondamentaliste kërkoni të bllokoni arritjet e standardeve perëndimore në Republikën e Shqipërisë. Pra ju doni të mbani peng Shqipërinë me reformat e saj, gjë që ne nuk mund dhe nuk na lejohet ta tolerojmë&amp;#8221;, -theksoi kryeministri. &amp;#8220;Ju zoti Berisha po vazhdoni të jepni mundësinë të bëjmë detyrën tonë, të tregojmë se kush jemi dhe çfarë përfaqësojmë realisht përballë mungesës së alternativave dhe luftës boshe që ju vazhdoni të zhvilloni&amp;#8221;, -u shpreh kryeministri. Duke iu drejtuar Berishës, Nano tha se &amp;#8220;qëllimi i kërkesës suaj nuk është aspak siç pretendoni, lufta kundër korrupsionit, por vetëm rrënimi dhe degradimi i figurës së një kryetari të suksesshëm të bashkisë së kryeqytetit, që është Edi Rama dhe kjo bëhet me qëllime të dukshme elektorale&amp;#8221;. &amp;#8220;Jeni mësuar edhe të hetoni, edhe të bëni pretencën , dhe të urdhëroni arrestimin dhe të vendosni se si të gjykojnë e të marrin vendime gjykatësit, pastaj pasi i dënoni për të gjithë jetën filloni i falni pak nga pak&amp;#8221;, -tha Nano. Ndërsa shprehu qëndrimin e maxhorancës që përfaqëson, Nano tha se ajo është e vendosur të mbrojë Kushtetutën. &amp;#8220;Ju kërkoni kaos institucional. Ne vazhdojmë të demonstrojmë me prova se jemi të vendosur për të forcuar shtetin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit&amp;#8221;, -shtoi Nano. &amp;#8220;Ne nuk duam më ekuivoke në këtë vend dhe ne nuk mund të rishfaqim edhe në këtë Kuvend dallimin parimor dhe ligjor, përveç rezultateve që prekin të gjithë njerëzit, midis mënyrës dhe kohës që keni aktivizuar ju pushtetin vendor dhe qendror, si dhe mënyrës dhe kohës që ne administrojmë pushtetin vednor nga viti 2000 e këtej, pushtetin qendror nga viti 1997 e këtej, prandaj unë besoj se jo vetëm që jeni të respektuar dhe të integruar në angazhimin e Kuvendit dhe të institucioneve të specializuara të tij për hetim dhe luftë kundër abuzimit, korrupsionit, krimit të organizuar etj., etj.,&amp;#8221;, -nënvizoi kryeministri.
Darina Tanushi


Nano-Berishës
Ju po shkoni larg zoti Berisha, si përherë emocionaliteti juaj i pakontrolluar ju shtyu në mënyrë recitiviste në adresimin e kësaj lufte politike kundër proceseve të integrimit euroatlantik të vendit. Unë nuk mund të bie në pozitat e disa kritizerëve që mendojnë se këto porosi ju vazhdoni t&amp;#8217;i merrni nga ish- shefi juaj i SHIK-ut, Gazidede që jep mësim në shkolla fondamentaliste islamike.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Në fakt, më duhet të pranoj se një frikë me ngelet se potenca elektorale e zotit Rama, do të vihej në balancë serioze, nëse, Ju zoti Berisha do të konkurronit për Kryetar bashkie, me idenë gjeniale të tuneleve të famshme nëntokësore në Lanë.[/list]

Më bën të kuptoj që janë shumë e shumë njerëz që mendojnë si ju në emër të pozitave fondamentaliste kërkoni të bllokoni arritjen e standardeve perëndimore në Republikën e Shqipërisë. Ju doni të mbani peng Shqipërinë dhe reformat e saj dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë gjë.
Po kërkoni të krijoni një klimë militantizmi antireformë.
Po u jepni mundësi kriminelëve, të korruptuarve, hajdutëve, trafikantëve të vërtetë, të fshihen në mjegullën e konfliktualitetin tuaj.
Ju po bllokoni edhe luftën kundër korrupsionit, trafiqeve dhe krimit të organizuar
 

Albinos

Primus registratum
Re: Deklarata e Nanos kunder Berishes

Mendoj qe deklarata eshte tendicioze dhe me shume se nje llafallogji, ajo eshte bere per kredibilitet.

Sali Berisha meqe eshte mysliman, nuk eshte aspak fondamentalist,kete e deklaroj une si katolik.
Qe nje kryeminister shqiptar te flase keshtu, kjo do te thote qe dicka nuk shkon.
Marr nje shembull te thjeshte nga Greqia.
Kur une jetoja ne Greqi, te gjithe myslimanet i shihja me urrejtje, ndoshta ngaqe ndikimi i fese orthodokse ishte si nje opium per popullin.
Megjithate mbas disa viteve, une e lashe ate shtet me gjithe respektin qe kam per disa greke qe njoha atje dhe dashamiresise se tyre, duke ecur ndoshta edhe per pak kohe me ate mentalitet ballkanas.
Kur une shkova ne Portugali disa vite me pas vjen edhe nje shqiptar nga Greqia i cili urrente myslimanet dhe nje dite kur po bisedonim ndermjet shokesh, ai thoshte(shqiptari qe kish jetuar ne Greqi dhe sapo kish ardhur)se myslimanet jane rrace e keqe.
U mendova dhe kuptova disa dite me pas se perse ky njeri urrente myslimanet.

Me vjen keq te paragjykoj shqiptaret e mi, pavaresisht se cfare feje i perkasin, por:
Te fusesh dallimin fetar ne ceshtje te tilla dhe kryeministri deshiron ta krahasoje Berishen me Ladenin,mua do me dukej si dicka jo e kendshme dhe aq me shume keqndjellese.

Une e di se Berisha e nenshkroi pranimin e Shqiperise ne Konferencen Islamike dhe per kete do te jape llogari, sepse Mirditen nuk ka per ta pasur kurre ne krah, der ne ate dite qe do pranoje gabimin, por qe vete Berisha te na dale Fondamentalist, kjo me duket tejet qesharake.
Nuk jemi as turq , nuk jemi as greke, nuk jemi as italiane, por jemi shqiptare.
Te gjithe kemi bere gabime, por ju lutem vellezer ti lem marrezite e shekujve te kaluar menjane dhe te bashkohemi.

Kam shkruar edhe une ketu ne albforum kunder myslimaneve ekstremiste, apo atyre qe deshirojne te provokojne dinjitetin e shqiptareve katolike dhe me force te madhe biles, por:
Ata qe kane lexuar shkrimet e mija , besoj kane arritur te kuptojne se ato lloj marifetesh nuk kane vend ndermjet nesh.
Te dua, te respektoj, te vellazeroj, pijme gjakun e njerit tjetrit duke pranuar vellazerine, por nuk pranoj te me thuash as katolikocentrike dhe as fondamentalist mysliman dhe as te ma dredhesh e as te me tregosh ne njeren ane fytyren e engjellit dhe ne anen tjeter fytyren e djallit e as te me qash diten dhe te me vrasesh naten.
Keta qe i fryejne ketyre ererave , nuk jane gje tjeter vecse percares te kombit te tyre.

Thjesht , deklarata ve ne pah mungesen e sinqeritetit te politikaneve tane.
Nuk e di ne se Berisha i ka thene ndonjehere Nanos , grekofil.
 
Top