Degjeneron ParlamentiBerisha-opozites Zhvishuni legena Deputetet e PS O Sali o kusar!

  • Thread starter http://shqiperia.com/feed
  • Data e fillimit
H

http://shqiperia.com/feed

Guest
Ashtu siç pritej seanca plenare e para për këtë vit është shoqëruar me debate të forta që kanë përfunduar në arenë sherri mes opozitës dhe mazhorancës. Seanca është ndërprerë disa herë pasi fillonin konfrontimet fizike. Deputetët e PS disa herë janë ngritur në këmbë sa herë që Berisha akuzonte familjen e kreut të PS-së Rama. Seanca filloi me një fjalë nga Gramoz Ruçi i cili me ironi i tha Berishës se po bën ofertën e fundit që të ikë pa zullume. Nga ana tjetër kryeministri Berisha dukshëm i nervozuar ka hedhur një seri akuzash opozitës. Berisha ka kujtuar akuzat për familjen e Edi Ramës.Qëndrimi i opozitësDuke folur në seancën e parë për vitin 2011 Ruçi ka deklaruar se edhe ky sesion do të dështojë për shkak të paaftësisë së kryeministrit Berisha për të qeverisur. “Edhe ky sesion parlamentar ashtu si të kaluarit është i destinuar të dështojë për shkak të paaftësisë së kryeministrit për të qeverisur. Sot shqiptarët janë më të varfër se kurrë më të shtypur se kurrë nga qeveria që është e zhytur në llumin e korrupsionit më të pashembullt në Evropë. Gjithashtu shqiptarët janë të shtangur nga ajo që tregoi veprimin më të turpshëm të korrupsionit” ka deklaruar Ruçi. Sipas tij pasojat e kësaj keqqeverisjeje po i ndjejnë qytetarët shqiptarë të cilët Evropa i la jashtë pikërisht për faj të pushtetit. “Më tej shefi i deputetëve socialistë ka prekur edhe çështjen e hetimit të zgjedhjeve të cilën sipas tij edhe pse e kërkoi faktori ndërkombëtar e bllokoi kryeministri për të fshehur skemat e tij të manipulimit.“Hetimin e zgjedhjeve e kërkoi BE e kërkoi Departamenti i Shtetit e kërkoi gjithë bota. Por Berisha nuk e lejoi atë. Sot i madh e i vogël e ka kuptuar se Saliu nuk lejoi hetimin e zgjedhjeve sepse e ndalon frika se skema e manipulimit të votave që zbatoi ai dhe kusarët e tjerë në qeveri do të zbardhej. Kaq shumë frikë nuk mund të ketë një kryeministër por vetëm një burracak që ka lepurin në bark” ka theksuar Ruçi.Përgjigja e BerishësKryeministri Berisha i është përgjigjur deklaratave të kreut të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi duke përdorur një ton të ashpër ndaj tij. “I nderuar zoti Ruçi këlyshët e bllokut lehin dhe nuk hanë zogjtë e bunkerit nuk fluturojnë” ka deklaruar Berisha i cili i ka kujtuar Ruçit edhe episode të së kaluarës. “Me rroba grash je larguar ti nga Shqipëria. Me rroba grash të ka denoncuar kryetari yt. Ia ke mbathur me kostum grash. Pse i veshe është puna jote. Por për kërcënimet po ta them këlyshët e bllokut dhëmbë nuk kanë dhe nuk kafshojnë. Ti vetëm sa nxore fytyrën si legen” i është drejtuar Berisha Ruçit.Sali Berisha“Kjo administratë punoi për qytetarët shqiptarë ndërkohë që krahu i bllokmenëve të rinj bëri gjithçka për të bllokuar procesin e liberalizimit të vizave bojkotonte kuvendin dhe orgji e të gjitha me radhë vetëm e vetëm duke u çjerrë si racistë në Kuvend. Ky vit ishte më i bekuari pasi shqiptarët i shpëtuan krizës më të rëndë ekonomike tha zoti Berisha duke akuzuar lidershipin e opozitës se po bën të pamundurën që t’u mëshojë në mendje shqiptarëve se qeveria do t’u ulë pagat e pensionet pas 8 Majit”.Gramoz Ruçi“Zoti kryeministër nëse mendon se hesapin e zgjedhjeve me opozitën e ke mbyllur e ke gabim” i është drejtuar Ruçi Berishës të cilit duke e quajtur si një kryeministër në ikje i ka bërë ofertën e fundit të opozitës. “Ik largohu dhe hapi rrugë vendit. Largohu dhe hapi rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Kjo është oferta jonë e fundit e shumicës së vërtetë shqiptare. Ke vetëm një rrugë që ta pranosh atë” ka thënë Ruçi.Ili Meta“Edi Rama tashmë kryetari i sektit të spiunëve të Shqipërisë kjo fundërrinë e pashembullt morale e shoqërisë shqiptare ky njeri që mohoi atësinë e të birit në gjyq ky njeri që akuzoi babain e tij si babain e djalit të tij ky njeri i pander i pafamilje pa asnjë normë shoqërore dhe morale synoi të bënte një puc përmes një përgjimi kriminal të paligjshëm dhe të pashembullt duke përdorur si dëshmitar një fundërrinë të paparë që e kishte akuzuar Edi Ramën si një njeri që e kishte parë duke marrë kokainë në zyrën e kryetarit të Bashkisë”.Përplasje mes Berishës dhe BallësMomente tensioni janë regjistruar në seancën e parë parlamentare të këtij viti. Shkak është bërë një mosmarrëveshje mes kreut të LSI Ilir Meta dhe kryetarit të grupit socialist Gramoz Ruci për marrjen e fjalës. Pas ndërhyrjes së deputetit Taulant Balla i cili iu drejtua Metës ka reaguar ashpër kryeministri Berisha. “Një përfaqësues i klaneve të drogës ai i Gjurës. Mos kini merak këtu do jeni. Dëgjo ti Taulant Gjura kur të kërcënosh ti njeri këtu do futesh në shpellat e Gjurës. Ik more qelbanik” i është drejtuar Berisha Ballës. Pas këtij debati Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka kërkuar mbylljen e seancës por ajo ka rifilluar menjëherë.Tension në seancëTensione të ashpra janë verifikuar në këto momente në Parlament pasi kryeministri Sali Berisha ka përdorur një sërë akuzash personale ndaj liderit të opozitës Edi Rama. Duke folur për videon “e montuar” Berisha ka theksuar se atë e ka bërë një njeri që ka akuzuar babain e tij. “Pak ditë më parë kryetari juaj shfaqi një video. Me çakallin e tij e kishte bërë siç donte ai. Kishte montuar një pjesë që thoshte kryeministri direktivë për tenderin. Kam ndjerë një kënaqësi të madhe. Pse sepse kur ta bën këtë ai që ka akuzuar të atin për baba të djalit të tij që ka paditur të atin Kristaq Ramën në gjykatë dhe s’ka pranuar të bëjë analizën...” ka deklaruar Berisha.Batutat në KuvendBerisha Këlyshët e Bllokut nuk kanë dhëmbë lehin por nuk të kafshojnë. Ti Gramoz ke ikur me rroba grash për në Greqi.Ruçi Kryeministër unë s’të kam frikë ty dhe kërcënimet e tua nuk më trembin mua. Ti je një kryeministër në ikje.Ruçi Kam një propozim të fundit për ju zoti Berisha. Të them që të ikësh me të mira përpara se të të heqë populli.Berisha Propozimi i fundit i imi është ky...shkoni para selisë se PS-se dhe zhvishuni lakuriq...hiqini hiqini zhvishuni lakuriq lakuriq...më shumë më shumë...po po...do zhvisheni ju apo E doni më tutje apo me kaq jeni mire.... ikni mor legena aty.

Lexoni me tej
 
Top